Translations:Otuzuncu Söz/291/sq
Dhe meqenëse ai Krijues Gjithëbujar, duke i nënshtruar kafshët për të zbatuar ligjin e fuqishëm të riprodhimit, të ngjizjes, u jep atyre një kënaqësi të pjesshme si një shpërblim për kryerjen e asaj detyre nga ana e tyre, dhe u jep kafshëve që vihen në shërbim për të ekzekutuar urdhrat Hyjnorë, si bilbili dhe bleta, një shpërblim të lartë plotësimi dhe një pozitë që ngjall entuziazëm dhe kënaqësi. Dhe brenda kësaj të vërtete shfaqet një maje prej një ligji madhështor, i cili është “Ligji i Bujarisë”.