Translations:Otuz Birinci Söz/217/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden
    08.28, 22 Ocak 2025 tarihinde Said (mesaj | katkılar) tarafından oluşturulmuş 208699 numaralı sürüm ("'''[Kujtesë: Mi’raxhi -ngjitja e Pejgamberit A.S.M. në qiej është një çështje që rezulton nga esencat dhe shtyllat e besimit. Ajo është një dritë që mbështetet nga dritat e shtyllave të imanit. Sigurisht Mi’raxhi nuk mund të provohet në mënyrë të pavarur për ateistët femohues të cilët nuk i pranojnë shtyllat e imanit, besimit, sepse ajo nuk mund të diskutohet me ata të cilët as nuk e njohin All-llahun xh.sh., as nuk e vër..." içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu)
    (fark) ← Önceki sürüm | Güncel sürüm (fark) | Sonraki sürüm → (fark)

    [Kujtesë: Mi’raxhi -ngjitja e Pejgamberit A.S.M. në qiej është një çështje që rezulton nga esencat dhe shtyllat e besimit. Ajo është një dritë që mbështetet nga dritat e shtyllave të imanit. Sigurisht Mi’raxhi nuk mund të provohet në mënyrë të pavarur për ateistët femohues të cilët nuk i pranojnë shtyllat e imanit, besimit, sepse ajo nuk mund të diskutohet me ata të cilët as nuk e njohin All-llahun xh.sh., as nuk e vërtetojnë Pejgamberin Muhammed A.S.M., as nuk i pranojnë melekët si dhe mohojnë ekzistencën e qiejve. Së pari për ta duhet të provohen ato shtylla. Meqenëse çështja është kështu, ne do t’ia adresojmë diskutimin një besimtari i cili, meqenëse e konsideron atë të pamundur, ka dyshime e mosbesim lidhur me Mi’raxhin, dhe ne do t’ia shpjegojmë atij. Megjithatë, herë pas here do ta marrim parasysh ateistin, i cili është në pozitën e dëgjuesit dhe do t’ia shtjellojmë çështjen edhe atij. Disa shkreptima të së vërtetës së Mi’raxhit janë përmen-dur në disa Fjalë të tjera. Me ngulmimin e vëllezërve të mi ne kërkuam përkujdesje nga Zoti i Plotëfuqishëm për t’i bashkuar të gjitha ato shkreptima me thelbin e realietit, dhe me të gjitha ato formohet një pasqyrë ku të reflektohet përnjëherësh bukuria e plotësimeve të Profetit Muhammed Alejhis-salatu ves-selam].