Translations:Otuz Birinci Söz/255/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden
    08.47, 22 Ocak 2025 tarihinde Said (mesaj | katkılar) tarafından oluşturulmuş 208750 numaralı sürüm ("Për shembull, Ai e ka emrin Gjykatësi i Drejtë në ministrinë e drejtësisë; ka titullin e Mbretit në administratën shtetërore, ka emrin Komandant i përgjithshëm në ushtri, dhe titullin Kalif në institucionin e sheriatit, e kështu me radhë… Po ashtu është e njëjta me emrat dhe me titujt e tij të tjerë. Në çdo sferë ai ka një vend ose një karrige, e cila ka kuptimin e një froni. Mbreti i vetëm është i aftë të ketë njëmij..." içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu)
    (fark) ← Önceki sürüm | Güncel sürüm (fark) | Sonraki sürüm → (fark)

    Për shembull, Ai e ka emrin Gjykatësi i Drejtë në ministrinë e drejtësisë; ka titullin e Mbretit në administratën shtetërore, ka emrin Komandant i përgjithshëm në ushtri, dhe titullin Kalif në institucionin e sheriatit, e kështu me radhë… Po ashtu është e njëjta me emrat dhe me titujt e tij të tjerë. Në çdo sferë ai ka një vend ose një karrige, e cila ka kuptimin e një froni. Mbreti i vetëm është i aftë të ketë njëmijë emra e tituj në ato sfera të sovranitetit dhe në nivelet e qeverisë. Ai është i aftë të ketë njëmijë frone sovraniteti njëri brenda tjetrit; është tamam sikur ai sundues të ishte i pranishëm e të gjendej në çdo sferë të qeverisë së tij, dhe të dinte çfarë ndodhet në to nëpërmjet personalitetit të tij kolektiv dhe nëpërmjet telefonit të tij të veçantë, ai sheh dhe shihet në çdo klasë nëpërmjet ligjit të tij, rregullit dhe përfaqësuesve; administron e vëzhgon nga prapa perdes në çdo nivel nëpërmjet urdhërit të tij, njohjes, fuqisë dhe ka një seli të ndryshme dhe zyra qëndrore në çdo sferë. Dekretet e tij janë të gjitha të ndryshme nga njëra-tjetra, dhe nivelet e tij janë të gjitha të ndryshme nga njëri-tjetri.