Translations:Otuz Birinci Söz/273/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden
    08.57, 22 Ocak 2025 tarihinde Said (mesaj | katkılar) tarafından oluşturulmuş 208776 numaralı sürüm ("Dhe meqenëse Sunduesi është Sovrani i Gjithëlavdishëm sipas dëshmisë së të gjitha çështjeve të urta që Ai kryen dhe i veprave të mëdha që Ai shfaq; dhe meqenëse Ai është Mbështetësi më Mëshirëplot, sipas mirësive që Ai demonstron, dhe një Autor që e do artin e Tij sipas shembujve të bukur të Tij që Ai ekspozon. Dhe meqenëse Ai është Krijuesi i Gjithurtë i Cili dëshiron të tërheqë për tek veprat e Tij të artit vë..." içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu)
    (fark) ← Önceki sürüm | Güncel sürüm (fark) | Sonraki sürüm → (fark)

    Dhe meqenëse Sunduesi është Sovrani i Gjithëlavdishëm sipas dëshmisë së të gjitha çështjeve të urta që Ai kryen dhe i veprave të mëdha që Ai shfaq; dhe meqenëse Ai është Mbështetësi më Mëshirëplot, sipas mirësive që Ai demonstron, dhe një Autor që e do artin e Tij sipas shembujve të bukur të Tij që Ai ekspozon.

    Dhe meqenëse Ai është Krijuesi i Gjithurtë i Cili dëshiron të tërheqë për tek veprat e Tij të artit vështrimet admiruese me ngulm të qënieve të vetëdijshme nëpërmjet zbukurimeve dhe mjeshtërive që Ai demonstron.

    Dhe meqenëse mund të kuptohet se Ai dëshiron t’u bëjë të njohur qënieve të vetëdishme kuptimin e zbukurimeve, i cili habit mendjet, Ai shfaq në krijimin e Botës , dhe për t’i njoftuar ata nëpërmjet urtësisë së Hyjnisë së Tij se nga vijnë krijesat dhe ku do të shkojnë, sigurisht ky Sundimtar i Gjithurtë dhe ky Autor i Gjithëditur dëshiron të demonstrojë Hyjninë e Tij.