Translations:Otuz Birinci Söz/274/sq
Dhe meqenëse Ai dëshiron ta bëjë Vetveten të njohur dhe të dashur për qëniet e vetëdijshme nëpërmjet shumë veprave mirëbërësie dhe mëshire dhe nëpërmjet çudirave të artit që Ai shfaq, Ai, sigurisht, do t’u bënte të njohur atyre nëpërmjet një lajmëtari besnik se çfarë dëshiron Ai prej tyre dhe me çfarë gjërash do të kënaqet prej tyre.
Meqenëse është kështu, Ai do të caktojë njërin prej qënieve të vetëdijshme dhe do ta shpallë Hyjninë e Vet nëpërmjet tij. Ai do ta nderojë një thirrës lajmëtar, me afrimitetin tek prania e Tij dhe do ta bëjë atë mjetin e ekspozimit të artit që Ai do. Dhe Ai do ta caktojë njërin prej tyre si mësues me qëllim që t’i njoftojë qëniet e tjera të vetëdijshme për ato qëllime të larta dhe të shfaqë plotësimet e Tij.
Dhe Ai sigurisht do të caktojë një udhëzues, me qëllim që misteri i përfshirë në univers dhe enigma e Hyjnisë që Ai e ka fshehur brenda qënieve, të mos mbetet pa kuptim. Dhe Ai do të caktojë një udhërrëfyes i cili do të japë mësim qëllimet e përfshira në bukuritë e artit që Ai shfaq, dhe t’i përhapë ato si një spektakël, shfaqje, për ta vështruar të gjithë me ngulm me qëllim që ato të mos mbeten të padobishme e më kot. Për më tepër, me qëllim që të shpallë gjërat që e kënaqin Atë për qëniet e vetëdijshme, Ai do ta ngrejë njërin prej tyre në rang mbi të tjerët, dhe do ta njoftojë atë për ato gjëra që do ta kënaqnin Atë dhe do t’ua dërgojë atë atyre.