Translations:Otuz Birinci Söz/277/sq
Meqenëse çdo njeri nuk mund ta çlirojë vetveten nga e pjesshmja, e parëndësishmja dhe nga gjërat e ulëta dhe të ngrihet tek pozita më e lartë dhe universale, dhe si pasojë, ata nuk mund ta marrin vetë adresimin universal të Sunduesit, atëherë sigurisht, disa individë të veçantë midis qënieve njerëzore do të caktohen për atë detyrë me qëllim që ajo të mund të jetë e lidhur me dy drejtime përnjëherësh: I Pari, me qëllim që t’i mësojë qëniet njerëzore, ai duhet të jetë vetë një qënie njerëzore. Dhe gjithashtu, me qëllim që të jetë i aftë të marrë adresim drejtpërdrejtë, ai të mund të jetë jashtëzakonisht i lartësuar shpirtërisht.