Translations:Otuz Birinci Söz/281/sq
Ne do të përgjigjeshim: Zoti i Plotfuqishëm është më afër gjithçkaje se çdo gjë tjetër. Por çdo gjë është pafundësisht larg prej Tij. Në qoftë se dielli do të posedonte vetëdije dhe fuqinë e të folurit, ai do të ishte në gjendje të bisedonte me ty nëpërmjet një pasqyre që mbahet në dorën tënde. Ai do të kishte fuqi në dispozicion mbi ty si të dëshironte. Por, megjithëse ai do të ishte më afër teje se sa bebja e syrit tënd, e cila është si një pasqyrë, ti do të ishe përafërsisht katërmijë vite largësi prej tij dhe kurrësesi nuk do të mund të afroheshe më afër tij. Në qoftë se ti do të përparoje e të ngjiteshe në pozitën e Hënës dhe të vije tek një pikë e të qënit ballë për ballë me të, ti përsëri do të ishe i aftë të ishe vetëm një lloj pasqyre për të.