Translations:Otuz Birinci Söz/306/sq
Ne do t’i përgjigjeshim: Ndodhen aq shumë shembuj të ngjashëm me Mi’raxhin sa që ato nuk mund të llogaritën. Për shembull, gjithkush posedon shikim që mund të ngjitet me sytë e tij nga toka tek planeti Neptun për një sekondë. Gjithkush që ka njohje mund të shkojë me mendjen e tij duke hipur në ligjet e astronomisë dhe udhëton matanë yjeve në një minutë. Gjithkush që ka besim, duke e hipur mendimin e tij mbi veprimet e namazit dhe mbi shtyllat e faljeve të detyruara, nëpërmjet një lloji Mi’raxhi,e lë prapa universin dhe shkon aq larg deri tek prania Hyjnore. Gjithkush që shikon me zemrën e tij dhe çdo shenjtor i plotë, nëpërmjet udhëtimit të tij shpirtëror, mund të përshkojë dyzet ditë Fronin Hyjnor në sferën e Emrave dhe të Atributeve Hyjnore.
Madje, disa persona si Shejh Gejlani dhe Imam Rabbani, me vërtetësi përmendën ngjitjet (mi’raxhet) e tyre shpirtërore aq larg deri tek Arshi, të cilat zgjatën një minutë. Dhe, për më tepër, ndodhet ardhja dhe shkuarja e melekëve, të cilët janë trupa të ndritshëm, nga Froni Hyjnor për në tokë dhe nga toka tek Froni në një periudhë të shkurtër kohe. Edhe njerëzit e Parajsës ngjiten tek kopshtet e Parajsës nga fusha e ringjalljes në një hapësirë të shkurtër kohe.