Translations:Otuz Birinci Söz/383/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden
    21.46, 22 Ocak 2025 tarihinde Said (mesaj | katkılar) tarafından oluşturulmuş 209074 numaralı sürüm ("'''Për shembull:''' supozo se ti dhe unë jemi së bashku në një mbretëri të gjërë. Ne shohim se çdo gjë është armiqësore ndaj nesh dhe ndaj njëra tjetrës, dhe çdo gjë është e huaj për ne.. Gjithandej është plot kufoma të lemerishme e ngjethëse.. Zërat që dëgjohen janë vajtimi i jetimëve dhe qarja e të shtypurve, e atyre që u është bërë padrejtësi. Dhe kështu, në qoftë se dikush do të vinte kur ne jemi në një situ..." içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu)
    (fark) ← Önceki sürüm | Güncel sürüm (fark) | Sonraki sürüm → (fark)

    Për shembull: supozo se ti dhe unë jemi së bashku në një mbretëri të gjërë. Ne shohim se çdo gjë është armiqësore ndaj nesh dhe ndaj njëra tjetrës, dhe çdo gjë është e huaj për ne.. Gjithandej është plot kufoma të lemerishme e ngjethëse.. Zërat që dëgjohen janë vajtimi i jetimëve dhe qarja e të shtypurve, e atyre që u është bërë padrejtësi. Dhe kështu, në qoftë se dikush do të vinte kur ne jemi në një situtatë të tillë dhe sjell disa lajme të gëzueshme për të gjithë nga ana e mbretit të asaj mbretërie.. nëpërmjet të cilave ato nga vartësit e tij që për ne janë të huaj morën formën e të dashurve dhe ato që ishin armiq u shndërruan në vëllezër.. kufomat e lemerishme e ngjethëse u shikuan secila të ishte një adhurues duke lartësuar, lavdëruar e falënderuar me një përulësi të thellë dhe nënshtrim.. dhe në qoftë se ai vajtim i mjerueshëm bëhet si lavdërim, lartësim e mirënjohje.. dhe ato vdekje, plaçkitje dhe pretime transformohen në çmobilizim dhe lirim nga detyra.. dhe në qoftë se ne do ta bashkonim gëzimin e çdokujt tjetër bashkë me gëzimin tonë; atëherë sigurisht ti do kuptoje se sa lajm i gëzueshëm dhe i lumtur do të ishte ai sihariq.