Translations:Otuz Birinci Söz/399/sq
'Përgjigjja: Meqenëse “Çarja më dysh e Hënës” u demonstrua si një dëshmi e Profetësisë dhe ndodhi menjëherë gjatë natës kur njerëzit ishin në gjumë dhe para një tubimi të cilët, megjithëse e dëshmuan një dëshmi të tillë, e mohuan; dhe meqenëse kishte pengesa që bllokonin shikimin e saj, të tilla si mjegulla, retë dhe diferencat e kohës midis pjesëve të ndryshme të botës; dhe meqenëse në atë kohë shkenca e qytetërimi nuk ishin përhapur gjërë dhe vëzhgimi studimor i qiejve ishte shumë i kufizuar dhe vetë ngjarja ishte e jashtëzakonshme dhe e veçantë, atëherë nuk kishte asgjë që të bënte të domosdoshme që “Çarja më dysh e Hënës” duhej të ishte shikuar anembanë botës dhe të kishte hyrë në librat e historisë.