Translations:Otuz Birinci Söz/408/sq
Në disa libra është shkruar se: “Pasi u ça hëna në dy gjysma ajo ra në tokë”, por dijetarët e saktë i kanë refuzuar shtesa të tilla duke thënë se ato ndoshta u shtuan nga hipokritët me qëllim që ta zhvlerësonin e zvogëlonin në asgjë vlerën e kësaj mrekullie të qartë.