Translations:Otuz İkinci Söz/613/sq
Secili nga ato shkaqe është vetëm një kontenier -enë, zarf-; një mbulesë për veprat Hyjnore, një mbajtës tabakaje për dhuratat e të Gjithëmëshirshmit të Vetëm.
Natyrisht, ena për një dhuratë të mbretit, ose shamia në të cilën ajo mbështillet, ose indvidi që e sjellë dhuratën, e cila është vendosur në dorën e tij, kurrësesi nuk mund të jenë ortakë në sovranitetin e mbretit. Kushdo që do të supozonte se ato janë ortakë, ai imagjinon absurditetet më të pakuptimta. Në të njëjtën mënyrë, shkaqet e jashtme dhe ndërmjetësit nuk mund të kenë absolutisht pjesë në mbështetjen që Zoti xh.sh. u jep krijesave të Tij. Pjesa e tyre është vetëm të kryejë një shërbim adhurimi.