Translations:Otuz İkinci Söz/634/sq
Të gjitha këto fruta dhe farëra brenda tyre janë secila një mrekulli e urtësisë Hyjnore.. Një çudi e artit Hyjnor.. Një dhuratë e mëshirës materiale Të Unitetit Hyjnor.. një mbajtëse e sihariqeve, që mirësitë Hyjnore do të jepen në Ahiret. Ashtu siç janë ato të gjitha dëshmitarë të vërtetë për fuqinë e Tij gjithëpërfshirëse dhe për njohjen, secila nga ato është gjithashtu një pasqyrë duke vërtetuar Unitetin e Tij në të gjitha qoshet e Botës së shumësisë dhe në të gjitha pjesët e botës së kësaj peme, një botë që është bërë e shumëfishtë dhe e larmishme.