Translations:Otuz İkinci Söz/682/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden
    08.01, 24 Ocak 2025 tarihinde Said (mesaj | katkılar) tarafından oluşturulmuş 209616 numaralı sürüm
    (fark) ← Önceki sürüm | Güncel sürüm (fark) | Sonraki sürüm → (fark)

    Në qoftë se i ftohti dhe uria zhduken, atëherë kënaqësia e vërtetë, dashuria, plotësimi dhe virtyti janë të tilla që ato nuk janë ndërtuar mbi të imagjinuarit e diçkaje tjetër, ato ekzistojnë në vetvete. Ato janë esenciale, të vërteta të bashkëlindura.

    Cilësi të tilla vijuese janë, si: “Kënaqësitë e ekzistencës, jetës, dashurisë, njohjes, besimit, qëndrueshmërisë, mëshirës dhe dhembshurisë, dhe bukuria e dritës, bukuria e shikimit, bukuria e të folurit, bukuria e bujarisë, bukuria e karakterit të mirë, dhe bukuria e formës; plotësimi i esencës, dhe plotësimi i atributeve dhe plotësimi në veprat.” Sido që të jetë, ndodhet apo nuk ndodhet diçka tjetër, këto cilësi nuk do të ndryshojnë.