Translations:Otuz İkinci Söz/691/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden
    08.09, 24 Ocak 2025 tarihinde Said (mesaj | katkılar) tarafından oluşturulmuş 209634 numaralı sürüm ("Në të njëjtën mënyrë, ky pallat i universit, kjo vepër e përkryer dhe e stolisur arti, në mënyrë të vetëkuptueshme, tregojnë veprimet e plotësimit më të skajshëm, sepse plotësimet në veprat e Artit burojnë nga plotësimi i veprimit dhe e demosntrojnë atë. Dhe plotësimi i veprimeve tregon një Autor të Përkryer dhe Emrat e përkryer të Atij Autori. Domethënë, në lidhje me veprat e artit, ato tregojnë plotësimin e Emrave të..." içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu)
    (fark) ← Önceki sürüm | Güncel sürüm (fark) | Sonraki sürüm → (fark)

    Në të njëjtën mënyrë, ky pallat i universit, kjo vepër e përkryer dhe e stolisur arti, në mënyrë të vetëkuptueshme, tregojnë veprimet e plotësimit më të skajshëm, sepse plotësimet në veprat e Artit burojnë nga plotësimi i veprimit dhe e demosntrojnë atë. Dhe plotësimi i veprimeve tregon një Autor të Përkryer dhe Emrat e përkryer të Atij Autori. Domethënë, në lidhje me veprat e artit, ato tregojnë plotësimin e Emrave të tillë si, Planifikuesi, Formëdhënësi, i Gjithurti Mëshirëplotë dhe Zbukuruesi.

    Për më tepër, plotësimi i Emrave dhe i titujve, pa dyshim, tregon Atributet e përkryera të Autorit, sepse në qoftë se Atributet nuk do të ishin të përkryer, atëherë emrat dhe titujt të cilët burojnë nga atributet nuk do të ishin të përkryer. Dhe plotësimi i Atributeve, në mënyrë të vetëkuptueshme, tregon plotësimin e Esencës së Tij funksionuese, sepse është esenca funksionuese nga e cila burojnë Atributet. Dhe plotësimi i funksioneve esenciale, sigurisht tregon plotësimin e Esencës funksionuese. Dhe ato tregojnë plotësimin e saj që është e përshtatshme për çka vijon: Megjithëse drita e plotësimit kalon përmes perdeve të funksioneve, Atributeve, Emrave, akteve dhe veprave të artit, ajo përsëri demonstron mirësinë, bukurinë dhe plotësimin për t’u shikuar deri në këtë shtrirje të madhe në univers.