Translations:Otuz İkinci Söz/744/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden
    08.43, 24 Ocak 2025 tarihinde Said (mesaj | katkılar) tarafından oluşturulmuş 209809 numaralı sürüm ("Kur një piktor i aftë ose skulptor dëshiron të pikturojë e të përshkruajë një pikturë të një luleje të bukur ose të gdhendë një skulpturë të një bukurie të madhe që i përket gjinisë së bukur njerëzore, së pari ai përcakton format e përgjithshme të atyre dy objekteve me disa vija. Ky përcaktim i tij bëhet nëpërmjet rregullimit, ndreqjes e përshtatjes dhe me anë të një përllogaritjeje dhe matjeje. Kjo do të bëhet n..." içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu)
    (fark) ← Önceki sürüm | Güncel sürüm (fark) | Sonraki sürüm → (fark)

    Kur një piktor i aftë ose skulptor dëshiron të pikturojë e të përshkruajë një pikturë të një luleje të bukur ose të gdhendë një skulpturë të një bukurie të madhe që i përket gjinisë së bukur njerëzore, së pari ai përcakton format e përgjithshme të atyre dy objekteve me disa vija. Ky përcaktim i tij bëhet nëpërmjet rregullimit, ndreqjes e përshtatjes dhe me anë të një përllogaritjeje dhe matjeje.

    Kjo do të bëhet në përputhje me rregullat dhe limitet e përcaktuara nga gjeometria. Rregullimi dhe matja demonstrojnë se ato kryhen me njohje, urtësi ose me qëllim.