Translations:Otuz İkinci Söz/746/sq
Atëherë, nga kjo mund të kuptohet se, ato tregojnë aftësitë e brendaqenësishme të bukurisë dhe të stolisë. Meqenëse kjo është kështu, atëherë ajo që e bën mjeshtërinë dhe kujdesin të funksionojnë, është dëshira për të zbukuruar dhe qëllimi për të dekoruar. Prandaj ato sundojnë nga prapa artit dhe kujdesit dhe janë pikërisht këto që e bëjnë artistin të fillojë të zbukurojë e ndriçojë. Ai u jep një gjendje buzëqeshjeje dhe një formë të gjallë statujës dhe lules.