Fjala e Pesëmbëdhjetë

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden
    Bu sayfa On Beşinci Söz sayfasının çevrilmiş sürümü ve çeviri %96 tamamlandı.


    بِسْمِ اللّٰهِ الرَّحْمٰنِ الرَّحِيمِ

    Me Emrin e All-llahut, i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti!

    وَلَقَد۟ زَيَّنَّا السَّمَٓاءَ الدُّن۟يَا بِمَصَابٖيحَ وَجَعَل۟نَاهَا رُجُومًا لِلشَّيَاطٖينِ

    “Dhe vërtetë që Ne e kemi zbukuruar qiellin më të afërt me drita dhe Ne i kemi bërë drita të tilla gjuajtëse për të larguar shejtanët.”([1])

    O Ti që ke studiuar në shkollat moderne çështje të pashpirta në astronomi dhe që mendja jote ka zbritur tek syri, nuk pranon veçse atë çfarë syri shikon dhe nuk mund ta përfshish misterin e madh të vërsetit të lartëpërmendur me mendjen tënde të ngushtë! Dije se qielli i këtij vërseti mund të arrihet nëpërmjet një shkalle që ka shtatë shkelëza. Atëherë, eja le të ngjitemi tek ato së bashku!

    Shkelëza e parë:

    E vërteta dhe urtësia kërkojnë që qiejt të kenë banorë që t’u përshtaten atyre, ashtu siç ka toka. Sipas gjuhës së sheriatit, ato qënie të ndryshme quhen “Melekë dhe qënie shpirtërore”.

    Po, realiteti kërkon që ajo të jetë kështu, sepse pavarësisht masës së saj të vogël dhe të ultësisë në krahasim me qiellin, toka duke u mbushur me qënie të gjalla e të vetëdijshme, dhe pastaj duke u boshatisur nga koha në kohë, përsëri ripopullohet e gjallërohet, sugjeron ose më mirë bën të qartë, se edhe qiejt gjithashtu të cilët kanë yjësi madhështore dhe që janë si pallate të stolisur, duhet të jenë të mbushur me krijesa të vetëdijshme e perceptuese. Ashtu si njerëzit dhe xhindët ato krijesa gjithashtu janë spektatorët e pallatit të universit, vëzhguesit e librit të universit, dhe lajmëtarët e sovranitetit Hyjnor, sepse universi është i veshur e i stolisur me zbukurime të panumërta, me dekorata e stolisje dhe në mënyrë të vetëkuptueshme kërkon shikimet e vëmendshme e të matura që do ta vlerësojnë atë dhe që do të mahniten prej tij.

    Po, në të vërtetë, bukuria kërkon një të dashur, ashtu siç i jepet ushqimi një të urituri. Por ama njeriu dhe xhindi janë të mundur vetëm të kryejnë një të miliontën e kësaj detyre të pafundme, të këtij shikimi madhështor dhe të këtij adhurimi të gjërë. Domethënë, llojet e pafundme të engjëjve dhe të qënieve shpirtërore janë të domosdoshme për t’i kryer këto detyra të pafundme dhe këtë adhurim të paanë.

    Sipas treguesve të disa rrëfenjave dhe sipas urtësisë në rregullin e universit, mund të thuhet se disa lloje të trupave udhëtues, duke filluar nga planetët udhëtuese dhe duke mbaruar me pikëlat e vogëla të ujit, janë mjete transporti për një lloj melekësh. Ato u hypin atyre trupave me lejen e Zotit xh.sh., dhe shëtisin e shikojnë Botën e dukshme. Dhe gjithashtu mund të thuhet se një lloj prej trupave të kafshëve, duke filluar nga zogjtë e Xhennetit, të cilët quhen “Zogjtë jeshilë” në një hadith, dhe duke përfunduar me mizat dhe mushkonjat në tokë, janë aeroplanë për një lloj të qënieve shpirtërore. Ato shpirtëra futen tek ato krijesa, me urdhërin e Zotit xh.sh. udhëtojnë rreth botës fizike dhe vëzhgojnë mrekullitë e krijimit nëpërmjet dritareve të shqisave të trupave të tyre.

    Sigurisht, Krijuesi Gjithëbujar i Cili në mënyrë të vazhdueshme krijon një jetë të hollë dhe krijesa të ndritshme perceptuese nga dheu i ngjeshur e i dendur dhe nga uji i turbullt, padyshim Ai krijon gjithashtu lloje të qënieve të vetëdijshme të përshtatshëm për shpirtin dhe jetën nga ato dete drite dhe madje edhe nga ato oqeane errësire. Dhe Ai i krijon ato me një bollëk të madh. Ekzistenca e engjëjve dhe e qënieve shpirtërore është provuar me sigurinë, si dy edhe dy bëjnë katër, tek trajetsa ime e titulluar: “Nokta” “Një pikë nga njohja e Zotit xh.sh.” dhe në “Fjalën e Njëzet e Nëntë.” Në qoftë se dëshiron, mund t’u referohesh atyre.

    Shkelëza e dytë:

    Toka dhe qiejt kanë lidhje me njëra-tjetrën, ashtu si dy vende nën një qeveri. Midis tyre ka lidhje dhe marrëveshje të rëndësishme. Gjërat e domosdoshme për tokën si drita, nxehtësia, bekimet dhe mëshira e të tjera të ngjashme me këto vijnë nga qielli, domethënë ato dërgohen prej andej. Dhe sipas konsensusit të feve qiellore të cilat mbështeten në shpalljen Hyjnore dhe sipas pajtimit dhe unanimitetit të të gjithë atyre të cilëve u shfaqen misteret e universit, duke u mbështetur në atë çfarë ata kanë dëshmuar, vërtetohet se melekët dhe qëniet shpirtërore vijnë duke zbritur nga qiejt në tokë.

    Nga kjo mund të kuptohet nëpërmjet intuitës dhe mund të merret me mend në mënyrë aq të sigurtë, sa që ajo pothuajse mund të ndjehet e përjetohet se për banorët e tokës ka një rrugë për t’u ngjitur në qiell.

    Në të vërtetë, mendja e çdokujt, imagjinata dhe shikimi drejt qiejve në mënyrë të vazhdueshme dhe gjithashtu shpirtërat e profetëve, të evlijave, shenjtorëve, të cilët janë lehtësuar duke lënë prapa të gjitha peshat e tyre dhe shpirtërat e të vdekurve të cilët kanë hequr (zhveshur) trupat e tyre, ngjiten me leje të Zotit xh. sh. në Qiell. Meqenëse janë bërë të lehtë dhe të hollë, ata ngjiten atje. Nuk ka dyshim se një lloji prej banorëve të tokës dhe të ajrit të cilëve u është veshur ajo çfarë i ngjason një trupi, të cilët janë të lehtë e të hollë si shpirtërat, mund të ngjiten në qiell.

    Shkelëza e tretë:

    Heshtja dhe qetësia e qiejve, organizimi dhe rregullsia e tyre, gjërësia dhe dritësia e tyre, tregojnë se banorët e tyre nuk janë si ata të tokës. Ata janë të bindur, ata bëjnë çfarëdo që urdhërohen. Nuk ndodhet asgjë që të shkaktojë mbingarkim, mbipopullim e grindje, sepse mbretëria është e gjërë, natyrat e tyre janë të pastërta, ato janë të pafajshëm dhe stacionet e pozitat e tyre janë të caktuara e të qëndrueshme.

    Ndërsa në tokë, të kundërtat vijnë bashkë, të këqinjtë janë përzier me të mirët dhe grindje e polemika fillojnë midis tyre. Për këtë arsye lindin konfliktet dhe vuajtjet. Dhe me këtë u hap provimi dhe gara dhe u shfaqën shkallët e ngjitjes dhe nivelet e zbritjes, pra ndodhi përparimi dhe prapakthimi. Urtësia në këto fakte është si më poshtë vijon:

    Njeriu është fruti i pemës së krijimit, është pjesa më e skajshme e saj. Dihet mirë se fruti është më e largëta e pjesëve të pemës, është më gjithëpërfshirësja, më e holla dhe pjesa më e rëndësishme. Prandaj, meqenëse njeriu, i cili është fruti i universit, është më gjithëpërfshirësi, më i mrekullueshmi i krijesave të Fuqisë Hyjnore, më i pafuqishmi, më i dobëti dhe më delikati, atëherë toka e cila është djepi dhe vendbanimi i këtij njeriu.. është zemra dhe qendra e të gjithë universit për sa ka të bëjë me kuptimin dhe artin, pavarësisht qënies së saj të vogël fizike e të ulët në krahasim me qiellin. Toka është një ekspozitë dhe shpjeguese e të gjitha mrekullive të artit Hyjnor.. është një vend ekspozimi dhe një pikë fokusimi për të gjitha manifestimet e Emrave të Bukur Hyjnorë.. është vendi i grumbullimit dhe reflektim i aktivitetit të pafund Hyjnor.. është tregu i paraqitjes së krijueshmërisë së pafundme Hyjnore bujaria e të Cilit është veçanërisht e dukshme në speciet e shumta të vogëla të bimëve dhe të kafshëve.. është vendi i modeleve të zvogëluara të artifakteve që do të gjenden sigurisht në botët e gjëra të Ahiretit.. është një fabrikë që punon me shumë shpejtësi për të prodhuar tekstilet e përjetshme dhe të panoramave të përhershme që ndryshojnë shpejt.. është fusha e ngushtë e përkohshme për të mbjellë e kultivuar që lulëzojnë shpejt për kopshte të pafundme të përjetshme.

    Kështu, për shkak të kësaj madhështie jolëndore të tokës([2]) dhe të rëndësisë së saj lidhur me artin, Kur’ani Gjithurtësi e bën atë të barabartë me qiejt, ndonëse ajo është një frut i vockël i një peme gjigante. Kur’ani e vendos tokën në njërën nga dy pjatat e peshores dhe vendos qiejt dhe pjesën tjetër të universit i vendos në pjatën tjetër. Ai në mënyrë të përsëritur thotë: رَبُّ السَّمٰوَاتِ وَ ال۟اَر۟ضِ “Mbështetësi (Krijuesi) i qiejve dhe i tokës.”

    Për më tepër, shpejtësia, ndryshimi i vazhdueshëm dhe transformimi i tokës, të cilat shkaktohen nga shembujt e urtësisë që u përmendën më lart, kërkon që ndryshime të ngjashme me to, të ndodhin edhe tek banorët e saj.

    Kështu toka, megjithëse është e kufizuar, ka fituar shfaqje të pakufizuara të Fuqisë Hyjnore, dhe kjo me moskufuzimin natyral të fuqive dhe të aftësive të banorëve të saj, njerëzve dhe xhindëve, të cilët janë banorët e saj më të rëndësishëm, dhe jo si gjallesat e tjera. Si rezultat i kësaj ata kanë shfaqur ngjitje të pafund dhe zbritje të pafund. Një fushë e madhe provimi e testimi është hapur, duke filluar nga profetët dhe evlijatë dhe duke përfunduar me Nimrudët dhe Shejtanët. Meqenëse kjo është kështu, natyrisht, me të këqijat e tyre të pafundme, Faraonët si shejtanë do të hedhin gurë tek qielli dhe tek banorët e tij.

    Shkelëza e katër:

    I Gjithëlavdishmi i Vetëm, i Cili është Mbështetësi, Kontrollori dhe Krijuesi i të gjitha botëve, ka shumë parime e rregulla, ka shumë atribute, tituj dhe Emrat më të Bukur, të cilat janë që të gjithë të ndryshëm. Për shembull: Emri dhe titulli, i cili bën të domosdoshëm dërgimin e melekëve për të luftuar përkrah Sahabëve me profetin A.S.M. në luftë kundër mohuesve, është gjithashtu pikërisht ai Emër dhe vetë Ai titull i cili kërkon të ketë luftë midis engjëjve dhe djajve dhe dyluftim midis banorëve të mirë të qiejve dhe midis banorëve të këqinj të tokës. Në të vërtetë, i Gjithëfuqishmi i vetëm i Gjithëlavdishëm i Cili mban brenda kapjes së Fuqisë së Tij shpirtërore frymorët dhe personat, nuk i zhduk ata me një urdhër të vetë madje as me një klithmë, përkundtrazi, Ai hap fushën e provimit dhe të dyluftimit me titullin e Tij të Hyjnisë universale dhe me Emrat e Tij të Bukur, I Gjithurti dhe Kontrollori.

    Për shembull, dhe nuk ka gabim në krahasim ne shohim se një mbret ka shumë tituj të ndryshëm dhe Emra që lidhen me zona të ndryshme të sundimit të tij. Për shembull, në sistemin juridik ai njihet me emrin e “Gjykatësit të Drejtë”; në ushtri njihet si “Komandant i Përgjithshëm”, në zyrën e Shejhul Islamit, njihet si “Kalif”, dhe në administratë shtetërore njihet si “Sulltan”. Nënshtetasit e Tij të bindur e quajnë Atë “Mbreti Mëshirëplotë”, ndërsa kundërshtarët e quajnë Atë “Sundimtari Dënues”. Ti mund të sjellësh shembuj të tjerë krahasimi me këtë.

    Kështu, ndonjëherë ndodh që një mbret i lartë i tillë si Ai nënshtetasit e të Cilit janë të gjithë nën fuqinë e Tij, nuk lëshon urdhër për t’u ekzekutuar një rebel i pafuqishëm dhe i përbuzur, por e dërgon tek një gjykatë me emrin e tij Gjykatësi i drejtë. Gjithashtu Ai e njeh një nëpunës që është i aftë dhe i ndershëm dhe që meriton të favorizohet. Megjithatë, ai nuk e favorizon atë me njohjen e tij të veçantë nëpërmjet një telefoni privat. Ai hap një fushë konkursi, organizon një pritje zyrtare, urdhëron ministrat e tij dhe i bën ftesë popullit që të shikojë konkursin, pastaj e shpërblen atë zyrtar me titujt e Tij që lidhen me madhështinë e sovranitetit dhe me administratën e qeverisë. Pastaj e bën publike shpërblimin e tij në atë fushë për qëndrueshmërinë e tij dhe për sjelljen e drejtë, domethënë, e nderon atë dhe e favorizon në prani të një asambleje të shquar tek e cila marrin pjesë njerëz të lartë, pas provimit e testimit të madh e të lartë. Atëherë Ai shpall vlerën e tij në prani të tyre. Edhe ju mund të mendoni për shembuj të tjerë në të njëtën mënyrë...

    Kështu, وَ لِلّٰهِ ال۟مَثَلُ ال۟اَع۟لٰى “Dhe për All-llahun është krahasimi më i larti”. Monarku i Parapërjetësisë dhe i Paspërjetësisë ka shumë Emra të Bukur. Nëpërmjet manifestimit të Lavdisë së tij dhe shfaqjeve të Bukurisë së Tij, Ai ka shumë Atribute e tituj. Dhe Emri, titulli, dhe Dinjiteti, i cili kërkon ekzistencën e dritës dhe të errësirës, të verës dhe të dimrit, të Xhennetit dhe të Xhehennemit kërkon gjithashtu shumë ligje të përgjithshme, ashtu si ligji i riprodhimit (ngjizjes), ato të konkursit dhe të ndihmës së ndërsjellë, dhe kërkon gjithashtu përgjithësimin e ligjit të dyluftimit. Gjithashtu kërkon gjithëpërfshirjen dhe përgjithësimin e ligjit të dyluftimit, duke filluar nga dyluftimi midis frymëzimve dhe pëshpëritjeve djallëzore që zhvillohen rreth zemrës dhe duke përfunduar tek dyluftimi që ndodh midis melekëve dhe shejtanëve në horizontet e qiejve.

    Shkelëza e pestë:

    Meqenëse ndodhet shkuarje, ngjitje, nga toka në qiej dhe ardhje prej andej, atëherë zbritja nga qielli dhe ngjitja tek ai ekziston gjithashtu; madje gjërat më të rëndësishme e më të domosdoshme të tokës dërgohen prej andej. Dhe meqenëse shpirtërat e mirë ngrihen për në qiej nga toka, atëherë, padyshim, edhe shpirtërat e këqinj duke i imituar të mirët. Do të përpiqen gjithashtu të shkojnë në botën e qiejve, sepse ato janë të lehtë e të hollë për sa ka të bëjë me qëniet e tyre.

    Dhe padyshim ato do të kthehen mbrapsh dhe nuk do të pranohen nga banorët e qiellit, madje ata do t’i përzënë, sepse nga natyra ato janë të këqinj dhe fatzinj.

    Gjithashtu, padyshim, duhet të ekzistojë një shenjë, një tregues për këtë trajtim e këmbim të rëndësishëm dhe për këtë dyluftim jolëndor, jashtë botës së materies në Botën e dukshme, sepse urtësia e Sovranitetit të Hyjnisë kërkon që të vendosë një shenjë dhe të lë një tregues për njeriun në veçanti, detyra më e rëndësishme e të cilit është të shikuarit, të dëshmuarit, mbikëqyrja dhe të vepruarit si lajmëtar për këto dispozita dhe akte të mëdha Hyjnore tek e Padukshmja. Ashtu siç e ka bërë Zoti xh.sh. shiun një tregues për mrekullitë e pranverës dhe i ka bërë shkaqet e jashtme një shenjë për mrekullitë e artit Hyjnor, me qëllim që t’u bëjë ftesë njerëzve të Botës së dukshme që t’i dëshmojnë ato mrekulli, nuk ka dyshim se Ai i tërheq shikimet e të gjithë banorëve të qiellit dhe banorëve të tokës për tek ajo ekspozitë e madhe e çuditshme. Domethënë Ai e shfaq atë qiell madhështor si një kështjellë të fortë ose si një qytet të stolisur me kulla mbi të cilat janë vendosur rojtarë të zgjedhur, me qëllim që ata të mund të reflektojnë lidhur me madhështinë e Hyjnisë.

    Meqenëse urtësia kërkon që të ketë një shpallje për këtë dyluftim të lartë, atëherë, sigurisht, duhet të ekzistojë një tregues i tij. Por përveç yjeve qëlluese, gjuajtëse, asnjë ngjarje e përshatshme për këtë shpallje nuk duket midis ngjarjeve të atmosferës dhe qiejve; nuk ka asgjë më të përshtatshme se kjo. Sepse mund të kuptohet qartë se sa të përshtatshme për dëbimin e zmbrapsjen e shejtanëve janë këto ngjarje yjore, të cilat u ngjasojnë raketave dhe raketave sinjalizuese që lëshohen nga yjësitë e fortë të kështjellave të larta.

    Ndërsa përveç këtij qëllimi, kësaj urtësie e synimi, asnjë qëllim i përshtatshëm për këto ndodhi nuk njihet. Ndodhitë e tjera nuk janë si këto. Për më tepër, ky qëllim dhe kjo urtësi, pra gjuajtja e shejtanëve, është e famshme qysh nga koha e Ademit a.s., dhe është dëshmuar nga ata të cilët e njohin realitetin e gjërave.

    Shkelëza e gjashtë:

    Meqenëse njeriu dhe xhindi kanë një aftësi të pakufishme për të keqe dhe për mohim, ata të dy janë të aftë edhe për kryeneçësi e kundërshtim të pafund. Prandaj Kur’ani i Gjithurtë i ndalon ata nga kundërshtimi e mosbindja me elokuencën e tij të mrekullueshme, me stile aq të larta e të qarta, dhe me krahasime e tregime aq të çmueshme e sublime, saqë e bëjnë universin të dridhet.

    Për shembull:

    يَا مَع۟شَرَ ال۟جِنِّ وَال۟اِن۟سِ اِنِ اس۟تَطَع۟تُم۟ اَن۟ تَن۟فُذُوا مِن۟ اَق۟طَارِ السَّمٰوَاتِ وَال۟اَر۟ضِ فَان۟فُذُوا لَا تَن۟فُذُونَ اِلَّا بِسُل۟طَانٍ ۝ فَبِاَىِّ اٰلَٓاءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ۝ يُر۟سَلُ عَلَي۟كُمَا شُوَاظٌ مِن۟ نَارٍ وَ نُحَاسٌ فَلَا تَن۟تَصِرَانِ ۝

    “O grupimi i xhindeve dhe i njerëzve! Po patët fuqi për të kaluar përtej Hapësirës së qiejve dhe të tokës, atëherë i kaloni! Por ju kurrë nuk do të mundeni t’i kaloni përveç me fuqi (nga All-llahu)! Atëherë, pra, cilën nga mirësitë e Zotit tuaj ju (njerëz dhe xhindë) e mohoni?”

    “Do të çohet kundër jush (ju xhindëve dhe njerëzve) flakë zjarri pa tym dhe tunxh (i shkrirë) dhe nuk do të mundeni të mbroni veten tuaj.”([3])

    Vështroje me kujdes paralajmërimin e tmerrshëm, kërcënimin e ashpër dhe ndalimin e rreptë në këto vërsete; këto shprehin kuptimin e mëposhtëm:

    “O njeri dhe xhind! Në qoftë se ju nuk keni ndërmend që t’iu bindeni urdhërave të Mia, ejani kaloni përtej caqeve të botëve të Mia, në qoftë se do të kishit mundësi!” Me një elokuencë të mrekullueshme, ai thyen e copëton kryeneçësinë dhe rebelimin e njeriut dhe të xhindit; shpall pafuqinë e tyre, dhe tregon se sa të pafuqishëm dhe të mjerë janë ato përpara Madhështisë së Sovranitetit dhe gjërësisë së Hyjnisë së Tij xh.sh. Është sikur ai vërset dhe vërseti tjetër të shprehnin këtë:

    وَجَعَل۟نَاهَا رُجُومًا لِلشَّيَاطٖينِ

    “Dhe vërtetë që Ne e kemi zbukuruar qiellin më të afërt me drita dhe Ne i kemi bërë drita të tilla gjuajtëse për të larguar shejtanët.”([4])

    “O njerëz dhe xhinde, mburracakë e kryeneçë brenda aftësisë suaj dhe kokëfortë e të pabindur brenda dobësisë dhe varfërisë suaj! Si jeni ju kaq të guximshëm saqë të kundërshtoni me kryengritjen tuaj urdhërat e Një Monarku kaq të lavdishëm, saqë yjet, hënat dhe diejt u binden urdhërave të Tij si ushtarë në gatishmëri të plotë për të marrë urdhëra. Me këtë mosbindjen tuaj ju po kundërshtoni një Sundues madhështor të Gjithëlavdishëm, i Cili ka ushtarë të bindur aq të fuqishëm, saqë në qoftë se do të supozonim se shejtanët tuaj do t’u rezistonin atyre, ato do t’i gjuanin me predha që janë me përmasat e maleve. Dhe me mosmirënjohjen tuaj, ju po ngreni krye në mbretërinë e Një Zoti Madhështor të Gjithëlavdishëm, i Cili ka ushtarë e shërbëtorë të mëdhenj që kanë mundësi t’i godasin jo vetëm krijesa të vogla e të dobëta si ju, por po të supozonim të pamundurën, nëse ju do të kishit qenë armiqtë pa fe edhe me madhësinë e tokës dhe të maleve – duke hedhur yje zjarri, predha flakëruese, dhe metal të shkrirë, me përmasat e maleve dhe të tokës mbi, dhe do t’ju shpartallojnë e dërrmojnë ju. Dhe ju po kundërshtoni një ligj që është i tillë saqë ata të cilët janë të lidhur me të kanë mundësi dhe, nëse do të ishte nevoja, do ta hedhnin tokën në fytyrat tuaja dhe do të lëshonin mbi ju yje si predha me madhësinë e globit!”

    Po, në Kur’an ndodhen disa “grupime forcash” të rëndësishme të cilat nuk burojnë nga fuqia e Armikut, por nga shkaqe të tjera, si shfaqja e madhështisë së Hyjnisë dhe për të treguar poshtërimin dhe ligësinë e armiqëve.

    Dhe ndonjëherë vërseti Kur’anor mobilizon kundra gjësë më të vogël e më të dobët shkaqet më të mëdha e më të fuqishme me qëllim që të tregojë rregullin perfekt, drejtësinë e plotë, njohjen e gjërë dhe fuqinë e urtësisë, dhe i mban ato sipër saj, por nuk i bën ato të bien mbi të apo të bëjnë agresion ndaj saj. Për shembull, shiko tek ky vërset:

    وَاِن۟ تَظَاهَرَا عَلَي۟هِ فَاِنَّ اللّٰهَ هُوَ مَو۟لٰيهُ وَجِب۟رٖيلُ وَصَالِحُ ال۟مُؤ۟مِنٖينَ وَال۟مَلٰٓئِكَةُ بَع۟دَ ذٰلِكَ ظَهٖيرٌ

    “Por nëse ju e ndihmoni njëra-tjetrën kundër tij (Muhammedit A.S.M.), atëherë sigurisht që All-llahu është mbrojtësi i tij, edhe meleku Xhebrail, edhe të drejtët nga radhët e besimtarëve, dhe akoma më tej, melekët janë ndihmuesit e tij.” ([5])

    Vërseti tregon se sa respekt i denjë tregohet, lidhur me Profetin (A.S.M.) dhe sa mëshirë e gjërë është ajo ndaj të drejtave të grave të tij! Ky grupim i rëdësishëm forcash është vetëm për të shprehur me mëshirë madhështinë dhe respektin për profetin A.S.M. dhe rëndësinë e ankesave të dy grave të dobëta dhe ruajtjen e të drejtave të tyre.

    Shkelëza e shtatë:

    Ashtu si engjëjt dhe peshqit, ka gjithashtu lloje të mdryshme yjesh. Disa janë shumë të vegjël dhe disa janë shumë të gjërë e të mëdhenj, saqë madje çdo gjë që ndriçon në qiell, quhet yll. Kështu një lloj nga yjet është për të stolisur faqen e hollë të qiellit; është sikur Krijuesi i Gjithëlavdishëm dhe Mjeshtri Hirplotë i krijoi ato si fruta të shndrit-shëm të asaj peme, ose si peshq lavdërues të Zotit të atyre deteve, si mijëra vendbanime për melekët, si dhe krijoi gjithashtu një lloj të vogël prej yjeve si mjete për të gjuajtur shejtanët. Kështu, këto yje gjuajtës që lëshohen për të kthyer mbrapsht e për të dëbuar shejtanët mund të kenë tri kuptime:

    I pari: Ato janë një shenjë dhe një tregues se ligji i dyluftimit është gjithashtu në fuqi edhe tek sfera e gjërë e ekzistencës.

    I dyti: Ndodhen rojtarë vigjilentë dhe banorë të bindur në qiell. Yjet gjuajtës janë një njoftim dhe tregues se ka forca Hyjnore që gjenden atje, të cilët janë të zemëruar me kundërshtimin dhe mosbindjen e banorëve të këqinj të tokës; dhe nuk pranojnë që këta të këqinj të përzihen me ta e t’i përgjojnë.

    I treti: Është refuzimi dhe dëbimi me yje gjuajtës si predha ose si raketa sinjalizuese për të llahtarisur shejtanët spiunë, të cilët janë përfaqësuesit e neveritshëm të ndyrësisë së tokës. Përzënia e tyre nga porta e qiellit bëhet që këto të mos ndotin qiellin e pastër i cili është vendbanimi i të pastërve; që t’i pengojnë ata nga përgjimi e spiunimi për llogari të shpirtërave të këqinj dhe për të trembur spiunët e pasjellshëm.

    Dhe kështu, o astronom që i mbështetesh fenerit të kokës tënde të mangët e të ngushtë, që drita e të cilit nuk e kalon atë të xixëllonjës! O ti që i mbyll sytë ndaj diellit të Kur’anit! Hapi sytë e tu, hiqe mënjanë fenerin e kokës tënde dhe shikoje kuptimin e vërsetit Kur’anor në dritën e mrekullisë së tij aq të kthjellët sa qartësia e ditës, dhe merr një yll prej një të vërtete të vetme nga qielli i atij vërseti dhe gjuaje me të shejtanin që rri tek koka jote dhe dëboje djallin tënd!..

    Dhe ne gjithashtu duhet të bëjmë të njëjtën gjë. Le të themi së bashku, رَبِّ اَعُوذُ بِكَ مِن۟ هَمَزَاتِ الشَّيَاطٖينِ O Mbështetësi im! Unë të kërkoj mbrojtje prej pëshpëritjeve dhe sugjerimeve të shejtanëve.”

    فَلِلّٰهِ ال۟حُجَّةُ ال۟بَالِغَةُ وَ ال۟حِك۟مَةُ ال۟قَاطِعَةُ All-llahut i përkasin prova elokuente dhe urtësia më vendimtare.

    سُب۟حَانَكَ لَا عِل۟مَ لَنَٓا اِلَّا مَا عَلَّم۟تَنَٓا اِنَّكَ اَن۟تَ ال۟عَلٖيمُ ال۟حَكٖيمُ

    “Lavdia të takon Ty! Ne nuk dimë asgjë më tepër nga ç’na ke mësuar Ti. Vërtetë që vetëm Ti je i Gjithëdituri, i Gjithurti.”([6])

    SHTOJCA E FJALËS SË PESËMBËDHJETË



    Fjala e Katërmbëdhjetë ⇐ | Fjalët | ⇒ Fjala e Gjashtëmbëdhjetë

    1. Kur’an, 67: 5
    2. Në të vërtetë, pavarësisht përmasës së tij të vogël, globi tokësor mund të mendohet se është i barabartë me qiejt, sepse mund të thuhet se “një çezme e vazhdueshme është më e madhe se sa një liqe i madh i cili nuk ka burime, që nuk i vjen gjë nga jashtë”, dhe megjithëse një produkt - grumbull gurë- me madhësinë e një mali në pamje të jashtme, duket të jetë mijëra herë më e madhe se një peshore, por meqenëse ai grumbull i gjithi ka kaluar nëpër peshore dhe është transferuar në një vend tjetër, peshorja mund të duket si në ekuilibër dhe e barabartë me grurin. Dhe ekzaktësisht në të njëjtën mënyrë është çështja e globit tokësor; All-llahu i Plotëfuqishëm e ka krijuar atë si një vend për të shfaqur artin e Tij, një vend ku është përqëndruar krijueshmëria e Tij, si një bosht i urtësisë së Tij, një vend për shfaqjen e fuqisë së Tij, një kopsht i mëshirës së Tij, një fushë për Parajsën e Tij, dhe për kozmosin e pafund, dhe si njësia matëse për botët e krijesave, dhe si një çezme prej të cilit rrjedhin (krijesat) për tek detet e së shkuarës dhe për tek Bota e padukshme. Ai e krijoi atë (tokën), sipër së cilës Ai ndryshon në çdo vit rrobat e saj të endura e të stolisura me mrekullitë e artit të Tij, shtresa të vëna një mbi një, me qindra e mijëra të formave të ndryshme.
      Tani shqyrtoji para shikimit tënd ato botëra të ripërtërira të cilat derdhen në Botën e të Padukshmes dhe ato rroba tej mase të shumta të cilat toka i vesh dhe i heq, domethënë supozoje të gjithë të shkuarën të jetë prezent, pastaj krahasoje me qiejt që janë monotonë dhe të thjeshtë nga një këndvështrim: ti do të shohësh se, edhe në qoftë se toka nuk peshon më shumë se qiejt, veçse ama ajo gjithashtu nuk peshon as edhe më pak se ato; Kështu, ti mund ta perceptosh kuptimin e vërsetit رَبُّ السَّمٰوَاتِ وَ ال۟اَر۟ضِ “Mbështetësi, Krijuesi i qiejve dhe i tokës. ” (Autori)
    3. Kur’an, 55: 33-35
    4. Kur’an, 67: 5
    5. Kur’an, 66: 4
    6. Kur’an, 2: 32