64.622
düzenleme
("Të gjitha provat dhe dëshmitë që provojnë vërtetësinë e Kur’anit, dhe madje të gjitha librat qiellorë dhe mrekullitë e provat që vërtetojnë profetësinë e të dashurit të Zotit xh.sh. dhe madje atë të gjithë profetëve, tregojnë realitetin e botës tjetër, që është pjesa më e lartë e asaj që pretendojnë librat dhe mesazhierët. Gjithashtu, shumica e provave dhe e dëshmive për ekzistencën dhe Njësinë e Krijuesit, Qënies..." içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu) Etiketler: Mobil değişiklik Mobil ağ değişikliği |
Değişiklik özeti yok |
||
(Aynı kullanıcının aradaki diğer 4 değişikliği gösterilmiyor) | |||
139. satır: | 139. satır: | ||
Megjithëse ai meritoi dhe ishte i përshtatshëm të merrte shpërblimin për një periudhë të pafund kohe për shërbimet e tij të çmueshme të pafund, që ai kreu shërbime që zakonisht do të merrnin miliona vite për t’u kryer, pavarësisht të gjitha këtyre, atij iu dha një jetë shumë e shkurtër, jo më shumë se gjashtëdhejtë e tre vjeç, dhe ajo gjithashtu kaloi në luftë e mundim. A do të ishte e mundur, e përfytyru- eshme dhe e konceptueshme që të mos ringjallet ai personalitet, së bashku me të gjithë të tjerët si ai dhe më të dashurit e tij? Apo të mos jetë edhe tani i gjallë me shpirtin e tij? Apo të zhduket në një zbrazëtirë të përjetshme? Jo, njëqindmijë herë jo!.. Po, i gjithë universi dhe të gjitha realitetet kozmike kërkojnë ringj-alljen e tij, kërkojnë jetën e tij nga Pronari i kozmosit... | Megjithëse ai meritoi dhe ishte i përshtatshëm të merrte shpërblimin për një periudhë të pafund kohe për shërbimet e tij të çmueshme të pafund, që ai kreu shërbime që zakonisht do të merrnin miliona vite për t’u kryer, pavarësisht të gjitha këtyre, atij iu dha një jetë shumë e shkurtër, jo më shumë se gjashtëdhejtë e tre vjeç, dhe ajo gjithashtu kaloi në luftë e mundim. A do të ishte e mundur, e përfytyru- eshme dhe e konceptueshme që të mos ringjallet ai personalitet, së bashku me të gjithë të tjerët si ai dhe më të dashurit e tij? Apo të mos jetë edhe tani i gjallë me shpirtin e tij? Apo të zhduket në një zbrazëtirë të përjetshme? Jo, njëqindmijë herë jo!.. Po, i gjithë universi dhe të gjitha realitetet kozmike kërkojnë ringj-alljen e tij, kërkojnë jetën e tij nga Pronari i kozmosit... | ||
Dhe meqenëse, Trajtesa “El-Ajetul Kubra” (Shenja më e Madhe), e cila është Rrezja e Shtatë, ka vërtetuar me tridhjetë e tre mendime të pajtuara me unanimitet, secili aq i fuqishëm sa një mal, se universi është vepra e një Dore të Vetme, dhe se bota është pronë e vetëm Një të Vetmi. Kanë treguar në mënyrë të vetëkuptueshme se Njësia është boshti i plotësimit Hyjnor. Ato kanë shpjeguar se, me unitet e Njësi, i gjithë universi transformohet dhe fiton aspektin e shërbëtorit të bindur dhe të nëpunësit të nënshtruar të Atij Krijuesi të Vetëm. Gjithashtu, me ardhjen e botës së përtejme dhe me ekzistencën e saj, realizohen plotësimet e All-llahut xh.sh., mbrohen nga rrëzimi dhe mbrohet Drejtësia e Tij Absolute nga tallja e nga tradhtia e plotë, nga kotësia e idiotizmi; merr Mëshira e Tij Gjithëpërfshirëse sferën e saj dhe shpëton nga dhënia e torturimit diskretitues; duket krenaria dhe fuqia e Tij absolute dhe shpëtojnë nga pafuqia e mjerë, si dhe shenjtërohet secili nga Atributet Madhështorë të All-llahut. | |||
Kijameti do të ndodhë me një siguri absolute. Ringjallja do të ndodhë, dyert e banesës së shpërblimit dhe dënimit do të hapen për arsye të “Tetë meqenëseve” të shtjelluara më lartë, nga qindra pika që lidhen me besimin tek All-llahu xh.sh.. Vetëm atëherë do të përmbushet dome-thënia e vërtetë e tokës dhe e pozicionimit të saj qëndror, si dhe kuptimi i vërtetë dhe vlera e njeriut. Atëherë drejtësia, urtësia, mëshira dhe Mbret-ërimi i Sundimtarit të Gjithurtë i Cili është Krijuesi dhe Mbështetësi i tokës dhe i njeriut, do të vendosen e shfaqen rishtas. Atëherë miqtë e vërtetë dhe dashuruesit e përmalluar të All- llahut të Përjetshëm do të shpëtojnë nga asgjësimi i përhershëm, dhe më i madhi e më i vlefshmi i atyre miqve do të marrë shpërblimin për shërbimet e shenjta me të cilat ai kënaqi gjithë kozmosin. Atëherë plotësimet e Mbretit të përjetësisë do të shenjtërohen, do të pretendojnë lartësinë e tyre dhe qënien e tyre larg çdo mangësie e defekti; do të lartësohet e largohet Fuqia e Tij nga pafuqia, Urtësia e Tij nga marrëzia, dhe Drejtësia e Tij nga të gjitha llojet e padre-jtësisë. | |||
'''Shkurtazi:''' Meqenëse All-llahu ekziston, sigurisht edhe Bota e përtejme ekziston. | |||
''' | |||
Atëherë, tre shtyllat e besimit, që u shtjelluan më lartë, e vërtetojnë dhe dëshmojnë ringjalljen me të gjitha dëshmitë e provat. Gjithashtu, dy shtyllat e mbetura të besimit të përfshira në këto Fjalë: | |||
وَ بِمَلٰئِكَتِهٖ وَ بِال۟قَدَرِ خَي۟رِهٖ وَ شَرِّهٖ مِنَ اللّٰهِ تَعَالٰى | |||
“Dhe (besoj) dhe në engjëjt e Tij, dhe në Paracaktimin Hyjnor (Kaderin), e mira e tij dhe e keqja janë nga All-llahu i Plotëfuqishëm”, bëjnë të domosdoshëm ringjalljen dhe dëshmojnë e tregojnë botën e përjetësisë në mënyrën më të fuqishme. | |||
Të gjitha provat, shikimet e dëshmitë e pafund dhe bisedat që provojnë ekzistencën e engjëjve dhe funksionin e tyre të robërisë ndaj All-llahut xh.sh., gjithashtu vërtetojnë në mënyrë të tërthortë ekzistencën e botës së shpirtërave, të botës së padukshme, të botës së përtejme, banesës së lumturisë dhe ekzistencën e Xhennetit dhe të Xhehennemit që do të mbushen me xhinde e njerëz. Sepse engjëjt kanë mundësi me lejen e All-llahut që t’i shikojnë ato botëra e të hyjnë në to, dhe të gjithë engjëjt e afërm me Fronin e All-llahut xh.sh., të tillë si Hazreti Xhebraili, i cili komunikon me njerëz, njoftojnë ekzistencën e atyre botëve që u përmendën dhe përshkruajnë me unanimitet udhëtimin e tyre nëpër to. Ashtu siç pranojmë pa diskutim ekzistencën e kontinentit të Amerikës, të cilin ne vetë kurrë nuk e kemi parë, nga njoftimet e udhëtarëve që vijnë nga ai kontinent, po ashtu, ne duhet të besojmë me gjithë sigurinë, siç besojmë me të vërtetë, në ekzistencën e botës së përjetësisë së Ahiretit, ekzistencën e Xhennetit e të Xhehennemit, duke u mbështetur mbi njoftimet e dhëna nga engjëjt, njoftime që kanë autoritetin e njëqind rrëfenjave të pakundërshtueshme. | |||
Dhe, përsëri, të gjitha provat e përfshira në Trajtesën e Paracaktimit Hyjnor ose Kaderit, e cila është Fjala e Njëzet e Gjashtë, duke vërtetuar shtyllën e Besimit në Paracaktimin Hyjnor, në mënyrë të tërthortë vërteton ringjalljen, shpërndarjen e regjistrave të punëve dhe peshimin e veprave të njeriut që do të ndodhin tek peshorja e madhe. Sepse ngjarjet në ekzistencën e të gjitha gjërave regjistrohen para syve tanë nëpër Pllakat e rregullit e të balancës; biografia e çdo qënie të gjallë është gdhendur në aftësinë e kujtesës së saj, në farishten e saj, dhe në Tablo të tjera të ngjashme; veprat e çdo qënie të pajisur me shpirt, dhe veçanërisht ato të njeriut, janë regjistruar në Pllakat e Ruajtura. Kështu, gjithë ky parapërcaktim nga Kaderi gjithëpërfshirës, ky caktim kaq i urtë, ky regjistrim kaq i përpiktë dhe kjo skalitje kaq e saktë, mund të jetë vetëm për hir të një shpërblimi të përhershëm dhe të një dënimi që do të jepen në Gjyqin e Madh si rezultat i një Gjykate të Lartë. Përndryshe, ai regjistër gjithëpërfshirës e i përpiktë dhe ai regjistrim, do të ishin krejtësisht kot e pa kuptim. Kjo do të ishte në kundërshtim me Urtësinë dhe Realitetin. | |||
Për më tepër, në qoftë se nuk do të ndodhte ringjallja, të gjitha kuptimet e vërtetuara që janë skalitur në librin e universit nga Pena e Paracaktimit Hyjnor do të shkatërroheshin. Kjo do të ishte një gjë krejtësisht e pamundur, do të ishte aq absurde dhe madje një përçartje e tillë, si të mohoje ekzistencën e universit... | |||
( | |||
'''Përmbledhje:''' Pesë shtyllat e besimit, së bashku me të gjitha provat e tyre, tregojnë e kërkojnë ndodhjen dhe ekzistencën e ringjalljes, ekzistencën e botës së Ahiretit, dhe hapjen e dyerve të saj. Ato e dëshmojnë atë dhe e bëjnë të domosdoshme. | |||
Për shkak se ndodhen mbështetje e prova të tilla madhështore e të patundura për të vërtetën e ringjalljes, krejtësisht të denja për madhështinë e saj, Kur’ani i shpjegimit të mrekullueshëm i kushton rreth një të tretën e përmbajtjeve të tij Ringjalljes dhe Ahiretit, dhe e bën atë gurin themeltar për të gjitha të vërtetat e tij dhe ndërton gjithçka mbi bazat e saj... | |||
(Parathënia përfundoi.) | |||
<div lang="tr" dir="ltr" class="mw-content-ltr"> | <div lang="tr" dir="ltr" class="mw-content-ltr"> |
düzenleme