68.380
düzenleme
Değişiklik özeti yok |
("'''O Krijuesi i tokës dhe i qiejve! O i Gjithëlavdishëm!'''" içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu) |
||
83. satır: | 83. satır: | ||
Nëpërmjet aktivitetit Tënd në atmosferë, Fuqia Jote, që në mënyrë të vazhdueshme shfaq shembujt e ringjalljes së të vdekurve dhe të Tubimit të madh dhe që e transformon verën në dimër dhe dimrin në verë gjatë një ore, që një botë e sjell dhe një tjetër e dërgon tek e Padukshmja, si dhe akte të tjera të ngjashme... këto tregojnë dhe japin shenja se ajo do ta transformojë këtë dynja në Ahiret dhe atje do të shfaqë aktet e saja të përhershme. | Nëpërmjet aktivitetit Tënd në atmosferë, Fuqia Jote, që në mënyrë të vazhdueshme shfaq shembujt e ringjalljes së të vdekurve dhe të Tubimit të madh dhe që e transformon verën në dimër dhe dimrin në verë gjatë një ore, që një botë e sjell dhe një tjetër e dërgon tek e Padukshmja, si dhe akte të tjera të ngjashme... këto tregojnë dhe japin shenja se ajo do ta transformojë këtë dynja në Ahiret dhe atje do të shfaqë aktet e saja të përhershme. | ||
'''O i Gjithëfuqishëm i Gjithëlavdishëm!''' | |||
Ajri, retë, shiu, rrufeja dhe shkreptima në atmosferë janë të nënshtruara dhe të vëna në punë në Sundimin Tënd, nëpërmjet urdhrit, forcës dhe fuqisë Tënde. Këto krijesa, të cilat nga natyra janë kaq të ndryshme me njëra-tjetrën shenjtërojnë Sundimtarin dhe Komandantin e tyre, i Cili i ka bërë ato t'u nënshtrohen menjëherë urdhërave të Tij shumë të shpejta; ato lavdërojnë e lartësojnë mëshirën e Tij. | |||
'''O Krijuesi i tokës dhe i qiejve! O i Gjithëlavdishëm!''' | |||
Nëpërmjet instruksionit të Kuranit të gjithurtë dhe mësimit të profetit më të nderuar a.s.m., unë besoj dhe di se ashtu siç dëshmojnë qiejt për domosdoshmërinë e ekzistencës dhe të Unitetit Tënd nëpërmjet yjeve të tyre, atmosferës dhe nëpërmjet gjithçkaje që ato përmbajnë, po ashtu toka, nëpërmjet të gjitha krijesave të saj dhe me gjendjet e saj jep dëshmi e tregues sa numri i qënieve të saj për ekzistencën dhe për Unitetin Tënd. | |||
Po, nuk ka ndonjë transformim në tokë, dhe as ndonjë ndryshim në të, të tilla si ato të pemëve dhe të kafshëve duke ndryshuar veshjet e tyre në çdo vit, qofshin universale apo të pjesshme veçse tregojnë nëpërmjet rregullit, harmonisë dhe simetrisë së tyre ekzistencën dhe Unitetin Tënd. | |||
Dhe nuk ka ndonjë kafshë veçse, nëpërmjet ushqimit që i shkon asaj me mëshirë në lidhje me nevojat e saj dhe me dobësinë duke iu dhënë të gjitha gjymtyrëve dhe aftësive të domosdoshme për të vazhduar jetën e saj, dëshmon për ekzistencën dhe për Unitetin Tënd. | |||
Dhe nuk ka ndonjë bimë apo kafshë të krijuar para syve tonë në pranverë veçse të bën Ty të njohur nëpërmjet artit të saj të çuditshëm, stolisë së saj të hollë dhe qënies së saj duke u dalluar nga të gjitha krijesat e tjera, si dhe nëpërmjet rregullit dhe balancimit të saj. | |||
Mrekullitë e fuqisë Tënde të cilat mbushin tokën dhe të cilat njihen si bimët dhe kafshët, krijimi i tyre nga farat, vezët, pikat e spermës, lëngu etj., në mënyrë perfekte, pa gabim, në mënyrë të zbukuruar, secili me tiparet e veta dalluese, formojnë një dëshmi më të ndritshme e më të fuqishme se sa dielli për ekzistencën, unitetin, urtësinë dhe për fuqinë e pafundme të Krijuesit të tyre të Gjithurtë. | |||
Gjithashtu, nuk ka ndonjë element, të tilla si ajri, uji, drita, zjarri dhe dheu veçse jep dëshmi për unitetin dhe për ekzistencën Tënde, nëpërmjet kryerjes së funksioneve të vet me vetëdije e në mënyrë të plotë pavarësisht se nuk ka vetëdije, dhe duke qenë mjeti për arritjen e frutave dhe prodhimeve të shumëllojshme me rregullsinë më të madhe prej thesarit të së Padukshmes pavarësisht qënies së atij elementi i thjeshtë, pa rregull, duke shkelur e shtypur njëra-tjetrën dhe të shpërndara në çdo vend. | |||
'''O Krijues, O i Gjithëfuqishëm! O Hapësi i formave, O i Gjithëditur! O Krijues Aktiv!''' | |||
Ashtu si së bashku me të gjithë banorët e saj, toka dëshmon për qënien e Krijuesit të tyre i Domosdoshëm për të ekzistuar, po ashtu ajo dëshmon për Unitetin dhe Njësinë Tënde, O i Vetëm!, O Unik! O i Dhembshur! O Mirëdashës! O Dhurues Gjithëbujar! O Furnizues! nëpërmjet stampës në fytyrën e saj dhe stampave në fytyrat e të gjithë banorëve të Tu, dhe unitetit të tyre dhe qënies së tyre njëri brenda tjetrit dhe, duke ndihmuar njëri-tjetrin dhe, nëpërmjet të gjithë Emrave dhe akteve të Hyjnisë që i shohin ato duke qenë të njëjtat, ajo dëshmon me qartësinë më të madhe Unitetin dhe Njësinë Tënde; në të vërtetë ajo jep dëshmi aq sa numri i krijesave, dëshmi të vetëkuptueshme. | |||
Gjithashtu, toka nëpërmjet qënies së saj e ngjashme me një fushim ushtarak, një ekspozitë, një vend instruksioni, dhe nëpërmjet të gjithë katërqind mijë kombeve të ndryshëm të pranishëm në divizionet e bimëve dhe të kafshëve të saj në mënyrë të rregullt duke iu dhënë të gjithë atyre pajimet e domosdoshme, -toka- tregon madhështinë e Hyjninë Tënde dhe faktin se Fuqia Jote depërton në të gjitha gjërat. | |||
Gjithashtu, llojet e ndryshme të ushqimit të gjallesave të panumërta duke iu dhënë atyre me mëshirë, me bujari, pikërisht në kohën e duhur nga dheu i thjeshtë dhe i thatë dhe, bindja dhe nënshtrimi i plotë i atyre individëve të panumërt ndaj urdhërave Hyjnorë, demonstron se mëshira Jote i përfshin të gjitha gjërat dhe sundimi Yt i rrethon ato. | |||
Gjithashtu, dërgimi i karvaneve të krijesave, të cilat janë në një gjendje ndryshimi të vazhdueshëm në tokë, dhe shtyrja e tyre nëpërmjet ndërkëmbimit të jetës dhe vdekjes, dhe administrimi e drejtimi i bimëve dhe i kafshëve, dhe kjo bëhet e mundur vetëm se nëpërmjet një njohje që është e lidhur me çdo gjë dhe një urtësie që sundon në të gjitha gjërat; kjo tregon për gjithëpërfshirjen e njohjes dhe të Urtësisë Tënde. | |||
<div lang="tr" dir="ltr" class="mw-content-ltr"> | <div lang="tr" dir="ltr" class="mw-content-ltr"> |
düzenleme