Sekizinci Söz/sq: Revizyonlar arasındaki fark
("اَللّهُ لاَ اِلهَ اِلاَّ هُوَ الْحَىُّ الْقَيُّومُ ❊ اِنَّ الدِّينَ عِنْدَ اللّهِ اْلاِسْلاَمُ “Me Emrin e All-llahut, i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti. All-llahu, Nuk ka zot tjetër përveç Atij, i Gjalli i Përjetshëm, Vetëekzistuesi i Pafillim e i Pambarim.”(<ref>Kur’an, 2: 255</ref>) “Padyshim se feja tek All-llahu është Islami.”(<ref>Kur’an, 3: 1..." içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu) |
("Goja e kuçedrës që transformohet në një derë për tek kopshti është një shenjë se varri është burgu i vetmisë, i harresës, i braktisjes dhe u ngushtësisë, dhe ai është si barku i kuçedrës për njerëzit e çudhëzimit e të mosbindjes. Ndërsa për njerëzit e Kur’anit dhe të besimit, ajo është një derë e cila hapet nga burgu i kësaj bote për në fushat e përjetësisë, nga arena e provimit për tek kopshtet e Parajsës, dhe..." içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu) Etiketler: Mobil değişiklik Mobil ağ değişikliği |
||
(Aynı kullanıcının aradaki diğer 3 değişikliği gösterilmiyor) | |||
17. satır: | 17. satır: | ||
Dhe tani le ta ndjekim, me imagjinatën tonë, këtë njeri që ec në atë rrugë, e cila në pamje të jashtme duket e lehtë, por që në realitet është në një gjendje të rëndë. | Dhe tani le ta ndjekim, me imagjinatën tonë, këtë njeri që ec në atë rrugë, e cila në pamje të jashtme duket e lehtë, por që në realitet është në një gjendje të rëndë. | ||
Kështu, ky njeri kaloi nëpër gropa e sopa derisa u gjend në një shkretëtirë të vetmuar me pamje të trishtuar. Papritmas dëgjoi një zë të tmerrshëm dhe pa se një luan i madh u shfaq nga pylli dhe gati po e sulmonte. Ai iku prej tij. Ndërkohë ai ndeshi rastësisht një pus pa ujë gjashtëdhjetë metra të thellë, dhe nga frika u hodh brenda duke kërkuar shpëtim. Gjatë rënies, dora e tij hasi një pemë dhe u kap fort pas saj. Pema, e cila ishte rritur në muret e pusit, kishte dy rrënjë. Dy minj, njëri i bardhë dhe njëri i zi, po sulmonin e gërmisnin nëpër to. Ai ngriti kokën lartë dhe pa se luani po e priste në maje të pusit si një rojë. Pastaj ai e hodhi shikimin poshtë dhe pa një kuçedër të lemerishme, e cila ngriti kokën e saj dhe e afroi afër këmbëve të tij kur ai ishte tridhjetë metra larg. Ajo kishte një gojë aq të madhe sa gryka e pusit. Ndërkohë ai e hodhi vështrimin tek muret e pusit dhe pa se parazitë e insekte thumbues e helmues ishin grumbulluar rreth tij. Hodhi vështrimin në majë të pemës dhe pa se ajo ishte një pemë fiku. Por nuk ishte një pemë e zakonshme, ajo prodhonte fruta të pemëve të ndryshme duke filluar nga arrat e duke përfunduar tek shegat. | |||
Kështu, për shkak të konceptimit të gabuar dhe të marrëzisë, ky njeri nuk e kuptoi se kjo çështje nuk ishte e zakonshme, se këto gjëra nuk ishin këtu rastësisht, dhe se ndodheshin sekrete misterioze të fshehura në këto qënie të huaja. Dhe ai nuk e kuptoi se ishte një Autor i Madhërishëm që i drejtonte ato. | |||
Tani, ndërsa zemra e këtij burri, shpirti, dhe mendja po qanin në mënyrë të fshehur, e po vajtonin me kujë për këtë situatë të trishtueshme, kur nefsi i tij urdhërues për të liga pretendoi se aty nuk ishte asgjë; ai i mbylli veshët e tij tek vajtimi i zemrës dhe i shpirtit, dhe duke mashtruar vetveten, filloi të hajë frutin e pemës sikur të ishte në një kopsht, pavarësisht se disa nga frutat ishin helmues e të dëmshëm. | |||
All-llahu i Madhërishëm thotë në një hadith Kudsi: | |||
اَنَا عِنْدَ ظَنِّ عَبْدِي بِي | |||
“Unë jam tek mendimi i shërbëtorit Tim për Mua.” Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi. | |||
Domethënë, '''Unë e trajtoj robin tim në mënyrën që ai më njeh | |||
Mua.''' | |||
Kështu, për shkak të marrëzisë dhe të keqkuptimit, ky njeri fatkeq | |||
e mendoi atë çfarë pa si të ishte diçka e zakonshme, pa qëllim e pa urtësi si të ishte ajo pikërisht e vërteta. Dhe si pasojë, u trajtua kështu dhe kështu trajtohet dhe do të trajtohet!.. Dhe prandaj ai vazhdon të kthehet në zjarrin e torturës, ku as nuk mund të vdesë që të shpëtojë, dhe as nuk mund të jetojë. Dhe kështu, Ne do ta lemë këtë njeri ogurzi të rrotullohet e të kthehet në torturimin e tij, dhe le të mësojmë rreth situatës së vëllait tjetër. | |||
Ky njeri fatbardhë e i zgjuar vazhdoi rrugën e tij pa vuajtur brenga e mjerime ashtu si vëllai i tij. Sepse, për shkak të sjelljeve të tij të larta, ai mendoi për gjëra të mira, dhe imagjinoi gjëra të bukura e të këndshme. Çdo gjë ishte miqësore dhe e njohur për të. Dhe nuk vuajti ndonjë vështirësi apo mundim si vëllai i tij, sepse e njihte rregullin dhe e ndoqi atë. Ai e gjeti atë të lehtë. Ai vazhdoi rrugën e tij i lirë dhe në paqe e siguri. | |||
Atëherë, ai hasi rastësisht një kopsht në të cilin ndodheshin lule të bukura dhe fruta të shijshëm, megjithëse aty ndodheshin edhe kërma kafshësh dhe gjëra të kalbura e të ndyra të shpërndara sa andej këtej për shkak të moskujdesjes ndaj atij kopshti. | |||
Vëllai i tij fatkeq kishte pas hyrë gjithashtu përpara në një kopsht të tillë, veçse ai u preokupua me shikimin e kërmave dhe të gjërave të ndyra ç’ka i çuan të përziera atij dhe ia pështirosën. Atëherë e la atë dhe vazhdoi rrugën pa qenë i mundur të pushonte fare. Sa për këtë vëlla, duke vepruar sipas rregullit, '''“Shiko tek ana e mirë e çdo gjëje”''', ai nuk u dha aspak rëndësi kërmave dhe gjërave të kalbura. Ai kishte përfituar shumë nga gjërat e mira të kopshtit, dhe pasi kishte bërë një pushim të mirë, ishte larguar e kishte vazhduar në rrugën e tij. | |||
Më vonë, gjithashtu, si vëllai i parë, ai kishte hyrë në një shkretëtirë të madhe dhe papritmas kishte dëgjuar vrumbullimën e një luani që po e sulmonte. U frikësua, por jo aq sa i vëllai..., sepse; morali i tij i bukur i ka dhënë mendim të mirë. Kurse mendimi i mirë, i tregon atij pamjen e bukur të çdo gjëje. | |||
Ai mendoi me vete: ‘Kjo shkretëtirë ka një sundues, dhe ky luan mundet të jetë një shërbëtor nën urdhrin e sundimtarit’, dhe gjeti ngushëllim. Por megjithatë, ai iku deri sa hasi me një pus bosh gjashtëdhjetë metra i thellë. Ai u hodh në të. Ashtu si vëllai i tij, dora i kapi një pemë në mes të rrugës poshtë pusit dhe qëndroi i varur pezull në ajër. Ai hodhi vështrimin dhe pa dy kafshë duke brejtur përmes dy rrënjëve të pemës. Hodhi lart vështrimin dhe pa luanin, pastaj shikoi poshtë dhe pa kuçedrën. Ashtu si vëllai i tij, ai po shihte situatën më të çuditshme. U frikësua si ai, por frika e tij ishte një mijë herë më e vogël se sa frika e vëllait të tij..., sepse moralet e tij të mira i kishin dhënë atij mendime të mira, dhe mendimet e mira tregojnë anën e mirë të çdo gjëje. Kështu, për shkak të kësaj, ai mendoi si më poshtë: | |||
“Këto ndodhi të çuditshme janë të lidhura me njëra-tjetrën. Gjithashtu, duket se ato veprojnë në përputhje me një urdhër. Prandaj, këto çështje përmbajnë një talisman. Po, ato kanë lidhje me urdhrin e një Sundimtari të fshehur. Prandaj, unë nuk jam i vetëm, Sundimtari i fshehur më shikon dhe Ai po më provon, Ai po më shtyn mua për tek ndonjë vend për ndonjë qëllim, dhe po më bën ftesë për atje.” | |||
Një kureshtje lindi nga kjo frikë e këndshme dhe nga këto mendime të mira duke më nxitur të them: “Po kush është Ai i Cili po më provon, që dëshiron ta bëjë Vetveten të njohur dhe që po më shtyn për tek ndonjë qëllim në këtë rrugë të çuditshme?” | |||
Dashuria për Pronarin e talismanit buroi nga dëshira për ta zgjidhur atë. Dhe nga ajo dëshirë lindi vullneti për të fituar cilësi të mira të cilat do ta kënaqnin Pronarin e talismanit. | |||
Ndërkohë hodhi vështrimin tek pema dhe pa se ajo ishte një pemë fiku, në majën e degëve të saj kishte me mijëra fruta nga pemët e ndryshme. Kështu, e gjithë frika që pati kishte ikur përfundimisht prej tij, sepse ai e kuptoi me siguri se pema e fikut ishte si një listë, një indeks dhe si një ekspozitë. Sundimtari i fshehur duhet t’i ketë bashkangjitur pemës modelet e frutave që ndodhen në kopshtet e në pemishtet e tij me një urtësi të mrekullueshme dhe e ka stolisur atë pemë me ato, duke treguar secilin nga ushqimet që Ai ka përgatitur për miqtë e Tij. Përndryshe, kurrësesi nuk do të mundej një pemë e vetme të prodhonte frutat e mijëra pemëve të ndryshme. | |||
Atëherë ai filloi të bëjë dua e të lutej derisa u frymëzua me çelësin e talismanit. Ai thirri: | |||
'''“O Sundimtari i këtij vendi e i këtyre horizonteve! Unë rash në kaderin Tënd. Unë kërkoj strehim tek Ti. Unë jam shërbëtori yt dhe dua të të kënaq Ty. Unë jam në kërkimin Tënd.''' | |||
Pasi ai kishte bërë këtë lutje, befas muret e pusit u çanë dhe një derë u hap nga një kopsht i mrekullueshëm, i këndshëm dhe i pastër. Në të vërtetë, goja e kuçedrës u transformua në një derë, dhe të dyja, kuçedra dhe luani morën format e dy shërbëtorëve, ato e ftuan atë të hynte në kopsht. Madje luani u bë si një kalë i shtruar e i zbutur për të. | |||
Dhe kështu, o shpirti im përtac, dhe o shoku im i përfytyruar! Ejani, le të krahasojmë pozitën e këtyre dy vëllezërve, me qëllim që të mund të shohim se si e mira sjell të mirën, dhe e keqja të keqen. Le ta zbulojmë: | |||
Shikoni: udhëtari fatkeq i rrugës nga e majta po dridhet gjithë kohën nga frika duke pritur të futet në gojën e kuçedrës, ndërsa fatbardhit i bëhet ftesa për të hyrë në një kopsht të lulëzuar, të shkëlqyer e plot fruta. Dhe zemra e atij fatkeqi, po i copëtohet fort nga frika e tmerrshme dhe tmerri i dhimshëm, kurse fatbardhi po i sodiste e po i shikonte gjërat e çuditshme si një mësim i mahnitshëm me një frikë të këndshme e një njohje të dashur. Gjithashtu fatkeqi, po vuan tortura në vetmi, në dëshpërim e shkretim, kurse fatbardhi merr kënaqësi në shpresë, në përmallim dhe në njohje. Për më tepër, fatkeqi e sheh vetveten si një i burgosur dhe i zbuluar ndaj sulmeve të kafshëve të egra, kurse fatbardhi është një mysafir i nderuar i cili gëzon kënaqësinë e qënies mik i dashur, dhe e kënaq vetveten me shërbëtorët e çuditshëm të Mikpritësit Bujar tek i Cili ai është mysafir. Gjithashtu fatkeqi po përshpejton torturat e tij duke u zhytur në frutat, të cilat në pamje të jashtme janë të shijshme, por që në fakt janë helmuese. Sepse ato fruta janë vetëm modele; leja është dhënë vetëm sa për t’i provuar në mënyrë të tillë që të kërkohen origjinalet dhe të sigurohen blerësat për to, por nuk ka leje për t’i gllabëruar ato si një kafshë. Sa për këtë fatbardh, ai i shijon ato dhe e kupton çështjen, ai e shtyn për më vonë ngrënien e tyre dhe merr kënaqësi në pritje. Përveç kësaj, fatkeqi po i bën padrejtësi vetvetes, për shkak të mungesës së mendjemprehtësisë, ai po transformon të vërteta të shndritshme si dita, dhe situata të bukura të ndritshme duke i bërë ato si errësira e frika mbytëse dhe si iluzione të skëterrshme. Atëherë ky njeri, as nuk meriton keqardhje, as nuk ka të drejtë t’i ankohet ndokujt. | |||
Për shembull, në qoftë se një person i cili është në një banket të këndshëm në një kopsht të bukur në stinën e verës midis shokëve të tij, dhe duke qenë i pakënaqur e dehet me pije alkoolike dehëse –pije të ndyra– dhe ndërkohë e imagjinon vetveten të urritur e lakuriq në mes të dimrit midis kafshëve të egra dhe nëse fillon të bërtasë e të qajë, atëherë ky njeri nuk meriton të mëshirohet e të të vijë keq për të... ai po i bën padrejtësi vetvetes dhe po fyen miqtë e tij, duke i imagjinuar ata si egërsira. Pra gjithashtu, kështu është ky fatkeq. Ndërsa ai fatbardhi, e shikon të vërtetën, dhe e vërteta në vetvete është e bukur. Duke e perceptuar bukurinë e të vërtetës, ai respekton plotësimin e Pronarit të së vërtetës. Kështu ai meriton Mëshirën e Tij. | |||
< | Prandaj, kuptimi i dekretit Kur’anor: '''“Çfarëdo e mirë që të vjen, ajo është prej All-llahut, kurse çfarëdo e keqe që të bie ty, ajo është nga vetja jote”'''(<ref>Kur’an, En-Nisa’: 79</ref>), bëhet i qartë. | ||
</ | |||
Në qoftë se do të bëje krahasime për ndryshimet e tjera në të njëjtën mënyrë, ti do të kuptoje se nefsi urdhërues për të liga i vëllait të parë ka përgatitur një lloj ferri për të, ndërsa qëllimi i mirë, vullneti i mirë, karakteri i mirë dhe mendimet e mira të vëllait tjetër, i kanë lejuar atij të marrë mirësi të mëdha e lumturi, dhe një virtyt të shndritshëm dhe mirëqënie. | |||
O nefsi im, dhe o ti që po e dëgjon këtë tregim bashkë me nefsin | |||
''' | tim! | ||
'''Në qoftë se nuk dëshiron të jesh si vëllai fatkeq, dhe nëse | |||
dëshiron të jesh si vëllai fatbardh, dëgjoje Kur’anin, nënshtroju urdhërave të tij! Kapu pas tyre! Dhe vepro në përputhje me to!..''' | |||
Në qoftë se i ke kuptuar të vërtetat në këtë krahasim, ti do të jesh i aftë t’i bësh ato t’u përgjigjen të vërtetave të fesë, botës, njeriut dhe besimit. Unë do të të them ty ato më të rëndësishmet, atëherë nxirri vetë çështjet më të imta. | |||
Atëherë, shiko! Nga dy vëllezërit, njëri është shpirti i besimtarit dhe zemra e të drejtit. Tjetri është shpirti i jobesimtarit dhe zemra e të shthururit. | |||
Sa për rrugët, ajo nga e djathta është rruga e Kur’anit dhe e besimit, ndërsa ajo nga e majta është rruga e mosbindjes dhe e mohimit. | |||
Kopshti në rrugë është jeta e përkohshme sociale në shoqërinë njerëzore dhe në qytetërimin njerëzor ku e mira dhe e keqja, gjërat e pastërta e të papastërta, gjenden krah për krah. Njeri i ndjeshëm është ai i cili vepron në përputhje me rregullin خُذْ مَا صَفَا دَعْ مَا كَدَرْ “Merre atë që është e këndshme dhe e pastër dhe lëre atë që është e turbullt e mbytëse”, dhe vazhdon rrugën e tij me qetësinë e zemrës. | |||
Shkretëtira, është dynjaja dhe kjo tokë. Luani është vdekja dhe exheli, çasti i fundit i jetës. Pusi është trupi i njeriut dhe koha e jetës së tij, ndërsa gjashtëdhjetë metra thellësi tregon jetëgjatësinë mesatare, mosha e gjashtëdhjetë vjetëve. | |||
Pema është periudha e jetës dhe substanca e jetës. Dy kafshët, njëra e bardhë dhe tjetra e zezë, janë nata dhe dita. | |||
Kuçedra, është rruga për në botën e ndërmjetme “Berzah” dhe pavioni i Botës së përtejme, goja e të cilës është varri. Veçse ajo gojë për besimtarin është një derë që hapet nga burgu për tek kopshti. | |||
Sa për parazitët e insektet helmuese, ato janë fatkeqësitë e kësaj bote. Por për besimtarin janë si paralajmërime të ëmbëla Hyjnore dhe mirësitë e të Gjithëmëshirshmit për ta zgjuar e ndaluar besimtarin nga rëshqitja për tek gjumi i pakujdesisë. | |||
Frutat në pemë janë mirësitë e kësaj bote të cilat Gjithëbujari Absolut i ka bërë në formën e një indeksi për mirësitë e botës tjetër, si shembuj të tyre, si përkujtues dhe si modele duke u bërë ftesë blerësve të frutave të Parajsës. | |||
Dhe pema që prodhonte fruta të shumta të ndryshme, pavarësisht se ishte një pemë e vetme, është një shenjë e Vulës së Fuqisë së Krijuesit të Përjetshëm dhe e stampës së Perëndisë dhe Sovranitetit Hyjnor. | |||
Si rrjedhojë, “Të bësh gjithçka prej një gjëje”, domethënë të prodhosh të gjitha bimët dhe frutat nga dheu, dhe t’i krijosh të gjitha kafshët nga një lëng, dhe të krijosh të gjitha gjymtyrët e organet e kafshëve nga i njëjti ushqim, bashkë me “bërjen e një gjëje të vetme nga gjithçkaja”, domethënë, artet e endjes së një lëkure të vetme dhe bërja e mishit, e veçantë për çdo kafshë, nga një shumëllojshmëri e madhe ushqimesh që hanë kafshët, kjo është një stampë e paimitueshme dhe një vulë e veçantë për Sundimtarin e parapërjetësisë dhe të paspërjetësisë, i Cili është i Vetëm dhe i Përjetshëm. Sigurisht, ta bësh një gjë gjithçka, dhe gjithçkanë një gjë, është një shenjë, dhe një tregues i veçantë për Krijuesin e të gjitha gjërave dhe për të Plotëfuqishmin mbi gjithçka. | |||
Talismani është misteri i urtësisë në krijim i cili zgjidhet e zbulohet nëpërmjet misterit të besimit. Dhe çelësi është: | |||
يَا اَللّٰهُ ❀ لَااِلٰهَ اِلَّااللّٰهُ ❀ اَللّٰهُ لااِلٰهَ اِلَّاهُوَ الْحَىُّ الْقَيُّومُ“All-llahu, nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut, Nuk ka Zot tjetër përveç Atij i Gjalli i Përjetshëm, Vetëekzistuesi i Pafillim e i Pambarim.” | |||
Goja e kuçedrës që transformohet në një derë për tek kopshti është një shenjë se varri është burgu i vetmisë, i harresës, i braktisjes dhe u ngushtësisë, dhe ai është si barku i kuçedrës për njerëzit e çudhëzimit e të mosbindjes. Ndërsa për njerëzit e Kur’anit dhe të besimit, ajo është një derë e cila hapet nga burgu i kësaj bote për në fushat e përjetësisë, nga arena e provimit për tek kopshtet e Parajsës, dhe nga mundimet e jetës për tek Mëshira e të Gjithëmëshirshmit. Luani i egër duke u shndërruar në një shërbëtor miqësor dhe në një kalë të shtruar e të zbutur, është një aluzion se: | |||
Vdekja, për njerëzit e çudhëzimit është një ndarje e hidhur dhe e përjetshme nga të gjithë të dashurit, dëbim nga parajsa mashtruese e kësaj bote, hyrje në vetminë e burgut të izoluar të varrit dhe humbje. Ndërsa për njerëzit e udhëzimit e të Kur’anit, vdekja është një udhëtim për në Botën e përtejme, është një mjet për të takuar të gjithë të dashurit dhe miqtë e vjetër, të cilët tashmë janë larguar nga kjo botë, dhe mjet për të hyrë tek atdheu i tyre i vërtetë dhe tek banesa e lumturisë së përjetshme. Është një ftesë për tek lëndinat e Parajsës nga burgu i kësaj bote, dhe pritje për marrje shpërblimi që dhurohet nga Bujaria e të Gjithëmëshirshmit për shërbimet ndaj Tij, është një çlirim nga vështirësitë e detyrave të jetës dhe një pushim nga ushtrimi e instruksioni i adhurimit dhe i provimit... | |||
'''Shkurtazi:''' Kushdo që e bën këtë jetë të përkohshme qëllimin e tij dhe synimin, në fakt ai është në zjarr edhe pse në dukje është në Parajsë. Dhe kushdo që kthehet me të gjithë seriozitetin e tij drejt jetës së përjetshme, ai fiton lumturinë në të dyja botët. Sado e vështirë dhe e pikëllueshme të jetë kjo botë për të, meqenëse ai e shikon atë si një paradhomë për Parajsën, ai duron dhe i jep falënderime Krijuesit të tij... me durim... | |||
اَللّٰهُمَّ اجْعَلْنَا مِنْ اَهْلِ السَّعَادَةِ وَالسَّلَامَةِ وَالْقُرْآنِ وَالْاِيمَانِ آمِينَ ❀ اَللّٰهُمَّ صَلِّ وَسَلِّمْ عَلٰى سَيِّدِنَا مُحَمَّدٍ وَعَلٰى آلِهِ وَصَحْبِهِ بِعَدَدِ جَمِيعِ الْحُرُوفَاتِ الْمُتَشَكِّلَةِ فِي جَمِيعِ الْكَلِمَاتِ الْمُتَمَثِّلَةِ بِاِذْنِ الرَحْمٰنِ فِي مَرَايَا تَمَوُّجَاتِ الْهَوَاءِ عِنْدَ قِرَائَةِ كُلِّ كَلِمَةٍ مِنَ الْقُرْآنِ مِنْ كُلِّ قَارِئٍ مِنْ اَوَّلِ النُّزُولِ اِلٰى آخِرِ الزَّمَانِ وَارْحَمْنَا وَوَالِدَيْنَا وَارْحَمِ الْمُؤْمِنِينَ وَالْمُؤْمِنَاتِ بِعَدَدِهَا بِرَحْمَتِكَ يَا اَرْحَمَ الرَّاحِمِينَ ❀ آمِينَ وَالْحَمْدُ لِلّٰهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ | اَللّٰهُمَّ اجْعَلْنَا مِنْ اَهْلِ السَّعَادَةِ وَالسَّلَامَةِ وَالْقُرْآنِ وَالْاِيمَانِ آمِينَ ❀ اَللّٰهُمَّ صَلِّ وَسَلِّمْ عَلٰى سَيِّدِنَا مُحَمَّدٍ وَعَلٰى آلِهِ وَصَحْبِهِ بِعَدَدِ جَمِيعِ الْحُرُوفَاتِ الْمُتَشَكِّلَةِ فِي جَمِيعِ الْكَلِمَاتِ الْمُتَمَثِّلَةِ بِاِذْنِ الرَحْمٰنِ فِي مَرَايَا تَمَوُّجَاتِ الْهَوَاءِ عِنْدَ قِرَائَةِ كُلِّ كَلِمَةٍ مِنَ الْقُرْآنِ مِنْ كُلِّ قَارِئٍ مِنْ اَوَّلِ النُّزُولِ اِلٰى آخِرِ الزَّمَانِ وَارْحَمْنَا وَوَالِدَيْنَا وَارْحَمِ الْمُؤْمِنِينَ وَالْمُؤْمِنَاتِ بِعَدَدِهَا بِرَحْمَتِكَ يَا اَرْحَمَ الرَّاحِمِينَ ❀ آمِينَ وَالْحَمْدُ لِلّٰهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ | ||
O All-llah! Na bëj ne nga njerëzit e lumturisë, të shpëtimit, të Kur’anit dhe të besimit. Amin! O All-llah! Jepi paqe e bekime shkëlqesisë sonë, Muhammedit Alejhis-salatu ves-selam, familjes së tij dhe sahabëve, sa numri i të gjitha shkronjave të Kur’anit të formuara në të gjitha fjalët e tij që përfaqësohen me lejen e të Gjithëmëshirshmit në pasqyrat e valëve të ajrit tek leximi i çdo fjale të Kur’anit nga çdo lexues qysh nga fillimi i shpalljes së tij gjer në fundin e kohës, dhe na mëshiro neve, prindërit tanë dhe mëshiroji besimtarët e besimtaret sa numri i atyre fjalëve, nëpërmjet mëshirës Tënde, o më i Mëshirshmi i mëshiruesve. Amin! E gjithë lavdia i takon All-llahut, Furnizuesit të të gjitha botëve. | |||
------ | ------ | ||
<center> [[Yedinci Söz]] ⇐ | [[Sözler]] | ⇒ [[Dokuzuncu Söz]] </center> | <center> [[Yedinci Söz/sq|Fjala e Shtatë]] ⇐ | [[Sözler/sq|Fjalët]] | ⇒ [[Dokuzuncu Söz/sq|Fjala e Nëntë]] </center> | ||
------ | ------ | ||
11.16, 9 Aralık 2024 itibarı ile sayfanın şu anki hâli
بِسْمِ اللّٰهِ الرَّحْمٰنِ الرَّحِيمِ
اَللّهُ لاَ اِلهَ اِلاَّ هُوَ الْحَىُّ الْقَيُّومُ ❊ اِنَّ الدِّينَ عِنْدَ اللّهِ اْلاِسْلاَمُ
“Me Emrin e All-llahut, i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti. All-llahu, Nuk ka zot tjetër përveç Atij, i Gjalli i Përjetshëm, Vetëekzistuesi i Pafillim e i Pambarim.”([1]) “Padyshim se feja tek All-llahu është Islami.”([2])
Në qoftë se dëshiron të kuptosh se ç’është dynjaja, cili është roli i shpirtit njerëzor në të, dhe cila është natyra dhe vlera e fesë brenda njeriut, dhe si në qoftë se nuk do të ekzistonte feja e vërtetë, do të transformohej dynjaja në një burg të tmerrshëm, dhe se njeriu pa fe bëhet më i mjeruari i krijesave, dhe se لَااِلٰهَ اِلَّااللّٰهُ dhe يَا اَللّٰهُ “Ja All-llah – O All-llah! Dhe “La ilahe il-lall-llah –Nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut” janë ato që e zgjidhin dhe zbulojnë enigmën e kësaj bote dhe që e shpëtojnë shpirtin njerëzor nga errësira, dëgjoje dhe shqyrtoje këtë krahasim:
Në një kohë shumë të hershme, dy vëllezër u nisën për një udhëtim të gjatë. Ata të dy vazhduan në udhën e tyre derisa rruga u nda në dy drejtime. Tek ndarja e rrugës ata panë një burrë serioz, dhe e pyetën: “Cila nga të dyja rrugët është më e mira?”
Ai iu përgjigj: “Në rrugën nga e djathta njeriu është i detyruar të respektojë ligjin dhe rregullin, por brenda kësaj përgjegjësie ka siguri e lumturi. Ndërsa në rrugën nga e majta ka liri dhe jo kufizime, por brenda lirisë së saj qëndron rrezik e mjerim. Tani zgjedhja është e juaja.”
Pas dëgjimit të kësaj fjale, duke thënë: تَوَكَّلْتُ عَلَى اللّٰهِ “Unë e vë besimin tim tek All-llahu.”([3]) vëllai me karakter të mirë ndoqi rrugën nga e djathta dhe iu përmbajt ligjit dhe rregullave. Ndërsa vëllai tjetër, i cili ishte i pamoral e përtac, zgjodhi rrugën nga e majta thjesht për mospasjen e kufizimeve në të.
Dhe tani le ta ndjekim, me imagjinatën tonë, këtë njeri që ec në atë rrugë, e cila në pamje të jashtme duket e lehtë, por që në realitet është në një gjendje të rëndë.
Kështu, ky njeri kaloi nëpër gropa e sopa derisa u gjend në një shkretëtirë të vetmuar me pamje të trishtuar. Papritmas dëgjoi një zë të tmerrshëm dhe pa se një luan i madh u shfaq nga pylli dhe gati po e sulmonte. Ai iku prej tij. Ndërkohë ai ndeshi rastësisht një pus pa ujë gjashtëdhjetë metra të thellë, dhe nga frika u hodh brenda duke kërkuar shpëtim. Gjatë rënies, dora e tij hasi një pemë dhe u kap fort pas saj. Pema, e cila ishte rritur në muret e pusit, kishte dy rrënjë. Dy minj, njëri i bardhë dhe njëri i zi, po sulmonin e gërmisnin nëpër to. Ai ngriti kokën lartë dhe pa se luani po e priste në maje të pusit si një rojë. Pastaj ai e hodhi shikimin poshtë dhe pa një kuçedër të lemerishme, e cila ngriti kokën e saj dhe e afroi afër këmbëve të tij kur ai ishte tridhjetë metra larg. Ajo kishte një gojë aq të madhe sa gryka e pusit. Ndërkohë ai e hodhi vështrimin tek muret e pusit dhe pa se parazitë e insekte thumbues e helmues ishin grumbulluar rreth tij. Hodhi vështrimin në majë të pemës dhe pa se ajo ishte një pemë fiku. Por nuk ishte një pemë e zakonshme, ajo prodhonte fruta të pemëve të ndryshme duke filluar nga arrat e duke përfunduar tek shegat.
Kështu, për shkak të konceptimit të gabuar dhe të marrëzisë, ky njeri nuk e kuptoi se kjo çështje nuk ishte e zakonshme, se këto gjëra nuk ishin këtu rastësisht, dhe se ndodheshin sekrete misterioze të fshehura në këto qënie të huaja. Dhe ai nuk e kuptoi se ishte një Autor i Madhërishëm që i drejtonte ato.
Tani, ndërsa zemra e këtij burri, shpirti, dhe mendja po qanin në mënyrë të fshehur, e po vajtonin me kujë për këtë situatë të trishtueshme, kur nefsi i tij urdhërues për të liga pretendoi se aty nuk ishte asgjë; ai i mbylli veshët e tij tek vajtimi i zemrës dhe i shpirtit, dhe duke mashtruar vetveten, filloi të hajë frutin e pemës sikur të ishte në një kopsht, pavarësisht se disa nga frutat ishin helmues e të dëmshëm.
All-llahu i Madhërishëm thotë në një hadith Kudsi:
اَنَا عِنْدَ ظَنِّ عَبْدِي بِي
“Unë jam tek mendimi i shërbëtorit Tim për Mua.” Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi.
Domethënë, Unë e trajtoj robin tim në mënyrën që ai më njeh Mua.
Kështu, për shkak të marrëzisë dhe të keqkuptimit, ky njeri fatkeq e mendoi atë çfarë pa si të ishte diçka e zakonshme, pa qëllim e pa urtësi si të ishte ajo pikërisht e vërteta. Dhe si pasojë, u trajtua kështu dhe kështu trajtohet dhe do të trajtohet!.. Dhe prandaj ai vazhdon të kthehet në zjarrin e torturës, ku as nuk mund të vdesë që të shpëtojë, dhe as nuk mund të jetojë. Dhe kështu, Ne do ta lemë këtë njeri ogurzi të rrotullohet e të kthehet në torturimin e tij, dhe le të mësojmë rreth situatës së vëllait tjetër.
Ky njeri fatbardhë e i zgjuar vazhdoi rrugën e tij pa vuajtur brenga e mjerime ashtu si vëllai i tij. Sepse, për shkak të sjelljeve të tij të larta, ai mendoi për gjëra të mira, dhe imagjinoi gjëra të bukura e të këndshme. Çdo gjë ishte miqësore dhe e njohur për të. Dhe nuk vuajti ndonjë vështirësi apo mundim si vëllai i tij, sepse e njihte rregullin dhe e ndoqi atë. Ai e gjeti atë të lehtë. Ai vazhdoi rrugën e tij i lirë dhe në paqe e siguri.
Atëherë, ai hasi rastësisht një kopsht në të cilin ndodheshin lule të bukura dhe fruta të shijshëm, megjithëse aty ndodheshin edhe kërma kafshësh dhe gjëra të kalbura e të ndyra të shpërndara sa andej këtej për shkak të moskujdesjes ndaj atij kopshti.
Vëllai i tij fatkeq kishte pas hyrë gjithashtu përpara në një kopsht të tillë, veçse ai u preokupua me shikimin e kërmave dhe të gjërave të ndyra ç’ka i çuan të përziera atij dhe ia pështirosën. Atëherë e la atë dhe vazhdoi rrugën pa qenë i mundur të pushonte fare. Sa për këtë vëlla, duke vepruar sipas rregullit, “Shiko tek ana e mirë e çdo gjëje”, ai nuk u dha aspak rëndësi kërmave dhe gjërave të kalbura. Ai kishte përfituar shumë nga gjërat e mira të kopshtit, dhe pasi kishte bërë një pushim të mirë, ishte larguar e kishte vazhduar në rrugën e tij.
Më vonë, gjithashtu, si vëllai i parë, ai kishte hyrë në një shkretëtirë të madhe dhe papritmas kishte dëgjuar vrumbullimën e një luani që po e sulmonte. U frikësua, por jo aq sa i vëllai..., sepse; morali i tij i bukur i ka dhënë mendim të mirë. Kurse mendimi i mirë, i tregon atij pamjen e bukur të çdo gjëje.
Ai mendoi me vete: ‘Kjo shkretëtirë ka një sundues, dhe ky luan mundet të jetë një shërbëtor nën urdhrin e sundimtarit’, dhe gjeti ngushëllim. Por megjithatë, ai iku deri sa hasi me një pus bosh gjashtëdhjetë metra i thellë. Ai u hodh në të. Ashtu si vëllai i tij, dora i kapi një pemë në mes të rrugës poshtë pusit dhe qëndroi i varur pezull në ajër. Ai hodhi vështrimin dhe pa dy kafshë duke brejtur përmes dy rrënjëve të pemës. Hodhi lart vështrimin dhe pa luanin, pastaj shikoi poshtë dhe pa kuçedrën. Ashtu si vëllai i tij, ai po shihte situatën më të çuditshme. U frikësua si ai, por frika e tij ishte një mijë herë më e vogël se sa frika e vëllait të tij..., sepse moralet e tij të mira i kishin dhënë atij mendime të mira, dhe mendimet e mira tregojnë anën e mirë të çdo gjëje. Kështu, për shkak të kësaj, ai mendoi si më poshtë:
“Këto ndodhi të çuditshme janë të lidhura me njëra-tjetrën. Gjithashtu, duket se ato veprojnë në përputhje me një urdhër. Prandaj, këto çështje përmbajnë një talisman. Po, ato kanë lidhje me urdhrin e një Sundimtari të fshehur. Prandaj, unë nuk jam i vetëm, Sundimtari i fshehur më shikon dhe Ai po më provon, Ai po më shtyn mua për tek ndonjë vend për ndonjë qëllim, dhe po më bën ftesë për atje.”
Një kureshtje lindi nga kjo frikë e këndshme dhe nga këto mendime të mira duke më nxitur të them: “Po kush është Ai i Cili po më provon, që dëshiron ta bëjë Vetveten të njohur dhe që po më shtyn për tek ndonjë qëllim në këtë rrugë të çuditshme?”
Dashuria për Pronarin e talismanit buroi nga dëshira për ta zgjidhur atë. Dhe nga ajo dëshirë lindi vullneti për të fituar cilësi të mira të cilat do ta kënaqnin Pronarin e talismanit.
Ndërkohë hodhi vështrimin tek pema dhe pa se ajo ishte një pemë fiku, në majën e degëve të saj kishte me mijëra fruta nga pemët e ndryshme. Kështu, e gjithë frika që pati kishte ikur përfundimisht prej tij, sepse ai e kuptoi me siguri se pema e fikut ishte si një listë, një indeks dhe si një ekspozitë. Sundimtari i fshehur duhet t’i ketë bashkangjitur pemës modelet e frutave që ndodhen në kopshtet e në pemishtet e tij me një urtësi të mrekullueshme dhe e ka stolisur atë pemë me ato, duke treguar secilin nga ushqimet që Ai ka përgatitur për miqtë e Tij. Përndryshe, kurrësesi nuk do të mundej një pemë e vetme të prodhonte frutat e mijëra pemëve të ndryshme.
Atëherë ai filloi të bëjë dua e të lutej derisa u frymëzua me çelësin e talismanit. Ai thirri:
“O Sundimtari i këtij vendi e i këtyre horizonteve! Unë rash në kaderin Tënd. Unë kërkoj strehim tek Ti. Unë jam shërbëtori yt dhe dua të të kënaq Ty. Unë jam në kërkimin Tënd.
Pasi ai kishte bërë këtë lutje, befas muret e pusit u çanë dhe një derë u hap nga një kopsht i mrekullueshëm, i këndshëm dhe i pastër. Në të vërtetë, goja e kuçedrës u transformua në një derë, dhe të dyja, kuçedra dhe luani morën format e dy shërbëtorëve, ato e ftuan atë të hynte në kopsht. Madje luani u bë si një kalë i shtruar e i zbutur për të.
Dhe kështu, o shpirti im përtac, dhe o shoku im i përfytyruar! Ejani, le të krahasojmë pozitën e këtyre dy vëllezërve, me qëllim që të mund të shohim se si e mira sjell të mirën, dhe e keqja të keqen. Le ta zbulojmë:
Shikoni: udhëtari fatkeq i rrugës nga e majta po dridhet gjithë kohën nga frika duke pritur të futet në gojën e kuçedrës, ndërsa fatbardhit i bëhet ftesa për të hyrë në një kopsht të lulëzuar, të shkëlqyer e plot fruta. Dhe zemra e atij fatkeqi, po i copëtohet fort nga frika e tmerrshme dhe tmerri i dhimshëm, kurse fatbardhi po i sodiste e po i shikonte gjërat e çuditshme si një mësim i mahnitshëm me një frikë të këndshme e një njohje të dashur. Gjithashtu fatkeqi, po vuan tortura në vetmi, në dëshpërim e shkretim, kurse fatbardhi merr kënaqësi në shpresë, në përmallim dhe në njohje. Për më tepër, fatkeqi e sheh vetveten si një i burgosur dhe i zbuluar ndaj sulmeve të kafshëve të egra, kurse fatbardhi është një mysafir i nderuar i cili gëzon kënaqësinë e qënies mik i dashur, dhe e kënaq vetveten me shërbëtorët e çuditshëm të Mikpritësit Bujar tek i Cili ai është mysafir. Gjithashtu fatkeqi po përshpejton torturat e tij duke u zhytur në frutat, të cilat në pamje të jashtme janë të shijshme, por që në fakt janë helmuese. Sepse ato fruta janë vetëm modele; leja është dhënë vetëm sa për t’i provuar në mënyrë të tillë që të kërkohen origjinalet dhe të sigurohen blerësat për to, por nuk ka leje për t’i gllabëruar ato si një kafshë. Sa për këtë fatbardh, ai i shijon ato dhe e kupton çështjen, ai e shtyn për më vonë ngrënien e tyre dhe merr kënaqësi në pritje. Përveç kësaj, fatkeqi po i bën padrejtësi vetvetes, për shkak të mungesës së mendjemprehtësisë, ai po transformon të vërteta të shndritshme si dita, dhe situata të bukura të ndritshme duke i bërë ato si errësira e frika mbytëse dhe si iluzione të skëterrshme. Atëherë ky njeri, as nuk meriton keqardhje, as nuk ka të drejtë t’i ankohet ndokujt.
Për shembull, në qoftë se një person i cili është në një banket të këndshëm në një kopsht të bukur në stinën e verës midis shokëve të tij, dhe duke qenë i pakënaqur e dehet me pije alkoolike dehëse –pije të ndyra– dhe ndërkohë e imagjinon vetveten të urritur e lakuriq në mes të dimrit midis kafshëve të egra dhe nëse fillon të bërtasë e të qajë, atëherë ky njeri nuk meriton të mëshirohet e të të vijë keq për të... ai po i bën padrejtësi vetvetes dhe po fyen miqtë e tij, duke i imagjinuar ata si egërsira. Pra gjithashtu, kështu është ky fatkeq. Ndërsa ai fatbardhi, e shikon të vërtetën, dhe e vërteta në vetvete është e bukur. Duke e perceptuar bukurinë e të vërtetës, ai respekton plotësimin e Pronarit të së vërtetës. Kështu ai meriton Mëshirën e Tij.
Prandaj, kuptimi i dekretit Kur’anor: “Çfarëdo e mirë që të vjen, ajo është prej All-llahut, kurse çfarëdo e keqe që të bie ty, ajo është nga vetja jote”([4]), bëhet i qartë.
Në qoftë se do të bëje krahasime për ndryshimet e tjera në të njëjtën mënyrë, ti do të kuptoje se nefsi urdhërues për të liga i vëllait të parë ka përgatitur një lloj ferri për të, ndërsa qëllimi i mirë, vullneti i mirë, karakteri i mirë dhe mendimet e mira të vëllait tjetër, i kanë lejuar atij të marrë mirësi të mëdha e lumturi, dhe një virtyt të shndritshëm dhe mirëqënie.
O nefsi im, dhe o ti që po e dëgjon këtë tregim bashkë me nefsin tim!
Në qoftë se nuk dëshiron të jesh si vëllai fatkeq, dhe nëse dëshiron të jesh si vëllai fatbardh, dëgjoje Kur’anin, nënshtroju urdhërave të tij! Kapu pas tyre! Dhe vepro në përputhje me to!..
Në qoftë se i ke kuptuar të vërtetat në këtë krahasim, ti do të jesh i aftë t’i bësh ato t’u përgjigjen të vërtetave të fesë, botës, njeriut dhe besimit. Unë do të të them ty ato më të rëndësishmet, atëherë nxirri vetë çështjet më të imta.
Atëherë, shiko! Nga dy vëllezërit, njëri është shpirti i besimtarit dhe zemra e të drejtit. Tjetri është shpirti i jobesimtarit dhe zemra e të shthururit.
Sa për rrugët, ajo nga e djathta është rruga e Kur’anit dhe e besimit, ndërsa ajo nga e majta është rruga e mosbindjes dhe e mohimit.
Kopshti në rrugë është jeta e përkohshme sociale në shoqërinë njerëzore dhe në qytetërimin njerëzor ku e mira dhe e keqja, gjërat e pastërta e të papastërta, gjenden krah për krah. Njeri i ndjeshëm është ai i cili vepron në përputhje me rregullin خُذْ مَا صَفَا دَعْ مَا كَدَرْ “Merre atë që është e këndshme dhe e pastër dhe lëre atë që është e turbullt e mbytëse”, dhe vazhdon rrugën e tij me qetësinë e zemrës.
Shkretëtira, është dynjaja dhe kjo tokë. Luani është vdekja dhe exheli, çasti i fundit i jetës. Pusi është trupi i njeriut dhe koha e jetës së tij, ndërsa gjashtëdhjetë metra thellësi tregon jetëgjatësinë mesatare, mosha e gjashtëdhjetë vjetëve.
Pema është periudha e jetës dhe substanca e jetës. Dy kafshët, njëra e bardhë dhe tjetra e zezë, janë nata dhe dita.
Kuçedra, është rruga për në botën e ndërmjetme “Berzah” dhe pavioni i Botës së përtejme, goja e të cilës është varri. Veçse ajo gojë për besimtarin është një derë që hapet nga burgu për tek kopshti.
Sa për parazitët e insektet helmuese, ato janë fatkeqësitë e kësaj bote. Por për besimtarin janë si paralajmërime të ëmbëla Hyjnore dhe mirësitë e të Gjithëmëshirshmit për ta zgjuar e ndaluar besimtarin nga rëshqitja për tek gjumi i pakujdesisë.
Frutat në pemë janë mirësitë e kësaj bote të cilat Gjithëbujari Absolut i ka bërë në formën e një indeksi për mirësitë e botës tjetër, si shembuj të tyre, si përkujtues dhe si modele duke u bërë ftesë blerësve të frutave të Parajsës.
Dhe pema që prodhonte fruta të shumta të ndryshme, pavarësisht se ishte një pemë e vetme, është një shenjë e Vulës së Fuqisë së Krijuesit të Përjetshëm dhe e stampës së Perëndisë dhe Sovranitetit Hyjnor.
Si rrjedhojë, “Të bësh gjithçka prej një gjëje”, domethënë të prodhosh të gjitha bimët dhe frutat nga dheu, dhe t’i krijosh të gjitha kafshët nga një lëng, dhe të krijosh të gjitha gjymtyrët e organet e kafshëve nga i njëjti ushqim, bashkë me “bërjen e një gjëje të vetme nga gjithçkaja”, domethënë, artet e endjes së një lëkure të vetme dhe bërja e mishit, e veçantë për çdo kafshë, nga një shumëllojshmëri e madhe ushqimesh që hanë kafshët, kjo është një stampë e paimitueshme dhe një vulë e veçantë për Sundimtarin e parapërjetësisë dhe të paspërjetësisë, i Cili është i Vetëm dhe i Përjetshëm. Sigurisht, ta bësh një gjë gjithçka, dhe gjithçkanë një gjë, është një shenjë, dhe një tregues i veçantë për Krijuesin e të gjitha gjërave dhe për të Plotëfuqishmin mbi gjithçka.
Talismani është misteri i urtësisë në krijim i cili zgjidhet e zbulohet nëpërmjet misterit të besimit. Dhe çelësi është:
يَا اَللّٰهُ ❀ لَااِلٰهَ اِلَّااللّٰهُ ❀ اَللّٰهُ لااِلٰهَ اِلَّاهُوَ الْحَىُّ الْقَيُّومُ“All-llahu, nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut, Nuk ka Zot tjetër përveç Atij i Gjalli i Përjetshëm, Vetëekzistuesi i Pafillim e i Pambarim.”
Goja e kuçedrës që transformohet në një derë për tek kopshti është një shenjë se varri është burgu i vetmisë, i harresës, i braktisjes dhe u ngushtësisë, dhe ai është si barku i kuçedrës për njerëzit e çudhëzimit e të mosbindjes. Ndërsa për njerëzit e Kur’anit dhe të besimit, ajo është një derë e cila hapet nga burgu i kësaj bote për në fushat e përjetësisë, nga arena e provimit për tek kopshtet e Parajsës, dhe nga mundimet e jetës për tek Mëshira e të Gjithëmëshirshmit. Luani i egër duke u shndërruar në një shërbëtor miqësor dhe në një kalë të shtruar e të zbutur, është një aluzion se:
Vdekja, për njerëzit e çudhëzimit është një ndarje e hidhur dhe e përjetshme nga të gjithë të dashurit, dëbim nga parajsa mashtruese e kësaj bote, hyrje në vetminë e burgut të izoluar të varrit dhe humbje. Ndërsa për njerëzit e udhëzimit e të Kur’anit, vdekja është një udhëtim për në Botën e përtejme, është një mjet për të takuar të gjithë të dashurit dhe miqtë e vjetër, të cilët tashmë janë larguar nga kjo botë, dhe mjet për të hyrë tek atdheu i tyre i vërtetë dhe tek banesa e lumturisë së përjetshme. Është një ftesë për tek lëndinat e Parajsës nga burgu i kësaj bote, dhe pritje për marrje shpërblimi që dhurohet nga Bujaria e të Gjithëmëshirshmit për shërbimet ndaj Tij, është një çlirim nga vështirësitë e detyrave të jetës dhe një pushim nga ushtrimi e instruksioni i adhurimit dhe i provimit...
Shkurtazi: Kushdo që e bën këtë jetë të përkohshme qëllimin e tij dhe synimin, në fakt ai është në zjarr edhe pse në dukje është në Parajsë. Dhe kushdo që kthehet me të gjithë seriozitetin e tij drejt jetës së përjetshme, ai fiton lumturinë në të dyja botët. Sado e vështirë dhe e pikëllueshme të jetë kjo botë për të, meqenëse ai e shikon atë si një paradhomë për Parajsën, ai duron dhe i jep falënderime Krijuesit të tij... me durim...
اَللّٰهُمَّ اجْعَلْنَا مِنْ اَهْلِ السَّعَادَةِ وَالسَّلَامَةِ وَالْقُرْآنِ وَالْاِيمَانِ آمِينَ ❀ اَللّٰهُمَّ صَلِّ وَسَلِّمْ عَلٰى سَيِّدِنَا مُحَمَّدٍ وَعَلٰى آلِهِ وَصَحْبِهِ بِعَدَدِ جَمِيعِ الْحُرُوفَاتِ الْمُتَشَكِّلَةِ فِي جَمِيعِ الْكَلِمَاتِ الْمُتَمَثِّلَةِ بِاِذْنِ الرَحْمٰنِ فِي مَرَايَا تَمَوُّجَاتِ الْهَوَاءِ عِنْدَ قِرَائَةِ كُلِّ كَلِمَةٍ مِنَ الْقُرْآنِ مِنْ كُلِّ قَارِئٍ مِنْ اَوَّلِ النُّزُولِ اِلٰى آخِرِ الزَّمَانِ وَارْحَمْنَا وَوَالِدَيْنَا وَارْحَمِ الْمُؤْمِنِينَ وَالْمُؤْمِنَاتِ بِعَدَدِهَا بِرَحْمَتِكَ يَا اَرْحَمَ الرَّاحِمِينَ ❀ آمِينَ وَالْحَمْدُ لِلّٰهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ
O All-llah! Na bëj ne nga njerëzit e lumturisë, të shpëtimit, të Kur’anit dhe të besimit. Amin! O All-llah! Jepi paqe e bekime shkëlqesisë sonë, Muhammedit Alejhis-salatu ves-selam, familjes së tij dhe sahabëve, sa numri i të gjitha shkronjave të Kur’anit të formuara në të gjitha fjalët e tij që përfaqësohen me lejen e të Gjithëmëshirshmit në pasqyrat e valëve të ajrit tek leximi i çdo fjale të Kur’anit nga çdo lexues qysh nga fillimi i shpalljes së tij gjer në fundin e kohës, dhe na mëshiro neve, prindërit tanë dhe mëshiroji besimtarët e besimtaret sa numri i atyre fjalëve, nëpërmjet mëshirës Tënde, o më i Mëshirshmi i mëshiruesve. Amin! E gjithë lavdia i takon All-llahut, Furnizuesit të të gjitha botëve.