Onuncu Söz/sq: Revizyonlar arasındaki fark
("Për shembull, وَلِلّٰهِ الْمَثَلُ الْاَعْلٰ Ndërsa “Për All-llahun është krahasimi më i lart ”(<ref>Kur’an, 16: 60</ref>), –dhe nuk ka gabim në krahasim–. Dielli, ashtu siç e dërgon, edhe sikur nga –vetë dëshira e tij–, dritën e tij me lehtësi të plotë tek një grimcë e vetme, po ashtu ai dërgon dritën me të njëjtën lehtësi tek të gjitha gjërat e tejdukshme që janë të pakufishme; dhe kjo..." içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu) |
("Tani këto vërsete e përgatisin mendjen dhe e bëjnë gati zemrën për të pranuar realitetin e ringjalljes, sepse ato kanë demonstruar krahasime të ringjalljes në veprimet e kësaj bote." içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu) |
||
(Aynı kullanıcının aradaki diğer 69 değişikliği gösterilmiyor) | |||
713. satır: | 713. satır: | ||
Dhe në përputhje me misterin e '''"Rregullit"''', fëmija ashtu siç mund të lëvizë një anije lodër (kukull) me gishtin e tij, po ashtu ai mund ta lëvizë me të njëjtën lehtësi edhe anijen e vërtetë. | Dhe në përputhje me misterin e '''"Rregullit"''', fëmija ashtu siç mund të lëvizë një anije lodër (kukull) me gishtin e tij, po ashtu ai mund ta lëvizë me të njëjtën lehtësi edhe anijen e vërtetë. | ||
Në përputhje me misterin e '''"Nënshtrimit"''' një komandant bën që një ushtar i këmbësorisë të ecë me të dhënë urdhrin “ec”, po ashtu, me të njëjtën fjalë, ai mund ta bëjë një ushtri e madhe të lëvizë. | |||
Në përputhje me misterin e '''"Drejtpeshimit"''', le të imagjinojmë se në hapësirë ekziston një peshore aq e ndjeshme, aq e madhe dhe aq e saktë sa që do ta ndjente peshën e dy arrave nëse ato do të vendoseshin në pjatat e saj, dhe në të njëjtën kohë pikërisht ajo peshore mund të peshojë dy diejt. Tani e njëjta fuqi që i shkakton njërës nga arrat të ngrihet lartë në qiell dhe tjetrës të ulet poshtë, është ajo fuqi që do t’u shkaktonte dy diejve, njërit të ngrihej lart në fron dhe tjetrit të ulej poshtë në tokë. | |||
Meqenëse gjëja më e madhe barazohet me gjënë më të vogël, dhe gjëra të panumërta shfaqen të barabarta me një gjë të vetme në këto krijesa të gjëra të mundshme të kësaj bote –të cilat janë të mangëta, kalimtare e të zakonshme– nëpërmjet mistereve të '''“Dritësisë”, “Tejdukshmërisë”, “Rregullit”, “Nënshtrimit”''', dhe '''“Drejtpeshimit”'''. | |||
Atëherë me siguri do të jenë të barabarta, përpara të Plotëfuqishmit Absolut, e pakta dhe e shumta, e vogla dhe e madhja, ringjallja e një njeriu të vetëm dhe ringjallja e të gjithë njerëzve me një rënie të vetme të borisë dhe kjo për shkak të shfaqjes së misterit të '''“Dritësisë”''' absolute dhe të Fuqisë absolute të Esencës së Tij që është e pafund; për shkak të shfaqjes së misterit të '''“Tejdukshmërisë”''' në dimensionet e brendshme të gjërave; për shkak të shfaqjes së misterit të '''“Rregullit”''' të Urtësisë dhe të Paracaktimit; për shkak të shfaqjes së misterit të '''“Nënshtrimit”''' të plotë të të gjitha gjërave ndaj urdhërave të Tij krijuese dhe për shkak të shfaqjes së misterit të '''“Drejtpeshimit”''' të mundësisë, që është barazia e gjërave të mundshme në ekzistencë e në mosekzistencë. | |||
Për më tepër, shkallët e fuqisë e të dobësisë që një gjë posedon, përcaktohen nga ndërhyrja e të kundërtës së asaj gjëje në të. Për shembull, shkallët e nxehtësisë përcaktohen nga ndërhyrja e të ftohtit; shkallët e bukurisë përcaktohen nga ndërhyrja e shëmtisë; fazat e dritës përcaktohen nga ndërhyrja e errësirës. Por në qoftë se diçka ekziston nga vetvetja dhe nuk është e rastit, atëherë e kundërta e saj nuk mund të ndërhyjë tek ajo, sepse, atëherë, logjikisht, do të duhej të ndodhte bashkimi i dy të kundërtave, gjë e cila është e pamundur. | |||
Domethënë, në diçka që ekziston nga vetvetja, nuk mund të ketë shkallë. Atëherë në qoftë se forca e Zotëruesit të Fuqisë Absolute i përket Esencës së Tij, ajo gëzon Plotësim Absolut dhe nuk është aksidentale ashtu si qëniet e mundshme. Kështu, është e pamundur që e kundërta e saj, që është pafuqia, të ndërhyjë në të. | |||
Kështu për All-llahun e Gjithëlavdisë është aq e lehtë të krijojë një pranverë, sa krijimi i një luleje. Por, në qoftë se krijimi do t’i atribuohej shkakësisë, atëherë krijimi i një luleje të vetme do të ishte aq e vështirë, sa krijimi i pranverës. Për All-llahun (xhel-le sha’nuhu) është aq e lehtë t’i ringjallë e t’i grumbullojë të gjithë njerëzit, sikur të ringjallte një njeri të vetëm. | |||
E gjitha ajo që kemi shpjeguar deri tani, në lidhje me Ringjalljen dhe të gjitha krahasimet që e tregojnë atë dhe të vërtetat e saj, burojnë nga shkëlqimi i Kur’anit Gjithurtësi. Qëllimi i saj i vetëm është vetëm të përgatisë shpirtin për t’u nënshtruar dhe të përgatisë zemrën për të pranuar. I përket vetëm Kur’anit e drejta për të folur, sepse ai është folja e vërtetë dhe e gjithë fjala është Fjala e Tij. Atëherë, le ta dëgjojmë Kur’anin: | |||
فَلِلّٰهِ الْحُجَّةُ الْبَالِغَةُ | فَلِلّٰهِ الْحُجَّةُ الْبَالِغَةُ | ||
فَانْظُرْ اِلٰٓى آثَارِ رَحْمَتِ اللّٰهِ كَيْفَ يُحْيِي الْاَرْضَ بَعْدَ مَوْتِهَا اِنَّ ذٰلِكَ لَمُحْيِي الْمَوْتٰى وَهُوَ عَلٰى كُلِّ شَىْءٍ قَد۪يرٌ ❀ قَالَ مَنْ يُحْيِي الْعِظَامَ وَهِىَ رَم۪يمٌ ❀ قُلْ يُحْي۪يهَا الَّذ۪ٓي اَنْشَاَهَٓا اَوَّلَ مَرَّةٍ وَهُوَ بِكُلِّ خَلْقٍ عَل۪يمٌ ❀ يَٓا اَيُّهَا النَّاسُ اتَّقُوا رَبَّـكُمْ اِنَّ زَلْزَلَةَ السَّاعَةِ شَىْءٌ عَظ۪يمٌ ❀ يَوْمَ تَرَوْنَهَا تَذْهَلُ كُلُّ مُرْضِعَةٍ عَمَّٓا اَرْضَعَتْ وَتَضَعُ كُلُّ ذَاتِ حَمْلٍ حَمْلَهَا وَتَرَى النَّاسَ سُكَارٰى وَمَا هُمْ بِسُكَارٰى وَلٰكِنَّ عَذَابَ اللّٰهِ شَد۪يدٌ ❀ اَللّٰهُ لَٓااِلٰهَ اِلَّاهُوَ لَيَجْمَعَنَّكُمْ اِلٰى يَوْمِ الْقِيٰمَةِ لَا رَيْبَ ف۪يهِ وَمَنْ اَصْدَقُ مِنَ اللّٰهِ حَد۪يثًا | |||
فَانْظُرْ اِلٰٓى آثَارِ رَحْمَتِ اللّٰهِ كَيْفَ يُحْيِي الْاَرْضَ بَعْدَ مَوْتِهَا اِنَّ ذٰلِكَ لَمُحْيِي الْمَوْتٰى وَهُوَ عَلٰى كُلِّ شَىْءٍ قَد۪يرٌ ❀ قَالَ مَنْ يُحْيِي الْعِظَامَ وَهِىَ رَم۪يمٌ ❀ قُلْ يُحْي۪يهَا الَّذ۪ٓي اَنْشَاَهَٓا اَوَّلَ مَرَّةٍ وَهُوَ بِكُلِّ خَلْقٍ عَل۪يمٌ ❀ يَٓا اَيُّهَا النَّاسُ اتَّقُوا رَبَّـكُمْ اِنَّ زَلْزَلَةَ السَّاعَةِ شَىْءٌ عَظ۪يمٌ ❀ يَوْمَ تَرَوْنَهَا تَذْهَلُ كُلُّ مُرْضِعَةٍ عَمَّٓا اَرْضَعَتْ وَتَضَعُ كُلُّ ذَاتِ حَمْلٍ حَمْلَهَا وَتَرَى النَّاسَ سُكَارٰى وَمَا هُمْ بِسُكَارٰى وَلٰكِنَّ عَذَابَ اللّٰهِ شَد۪يدٌ ❀ اَللّٰهُ لَٓااِلٰهَ اِلَّاهُوَ لَيَجْمَعَنَّكُمْ اِلٰى يَوْمِ الْقِيٰمَةِ لَا رَيْبَ ف۪يهِ وَمَنْ اَصْدَقُ مِنَ اللّٰهِ حَد۪يثًا | |||
❀ اِنَّ الْاَبْرَارَ لَف۪ي نَع۪يمٍ ❀ وَ اِنَّ الْفُجَّارَ لَف۪ي جَح۪يمٍ ❀ | ❀ اِنَّ الْاَبْرَارَ لَف۪ي نَع۪يمٍ ❀ وَ اِنَّ الْفُجَّارَ لَف۪ي جَح۪يمٍ ❀ | ||
اِذَا زُلْزِلَتِ الْاَرْضُ زِلْزَالَهَا ❀ وَاَخْرَجَتِ الْاَرْضُ اَثْقَالَهَا ❀ وَقَالَ الْاِنْسَانُ مَالَهَا ❀ يَوْمَئِذٍ تُحَدِّثُ اَخْبَارَهَا ❀ بِاَنَّ رَبَّكَ اَوْحٰى لَهَا ❀ يَوْمَئِذٍ يَصْدُرُ النَّاسُ اَشْتَاتًا لِيُرَوْا اَعْمَالَهُمْ ❀ فَمَنْ يَعْمَلْ مِثْقَالَ ذَرَّةٍ خَيْرًا يَرَهُ ❀ وَمَنْ يَعْمَلْ مِثْقَالَ ذَرَّةٍ شَرًّا يَرَهُ ❀ | اِذَا زُلْزِلَتِ الْاَرْضُ زِلْزَالَهَا ❀ وَاَخْرَجَتِ الْاَرْضُ اَثْقَالَهَا ❀ وَقَالَ الْاِنْسَانُ مَالَهَا ❀ يَوْمَئِذٍ تُحَدِّثُ اَخْبَارَهَا ❀ بِاَنَّ رَبَّكَ اَوْحٰى لَهَا ❀ يَوْمَئِذٍ يَصْدُرُ النَّاسُ اَشْتَاتًا لِيُرَوْا اَعْمَالَهُمْ ❀ فَمَنْ يَعْمَلْ مِثْقَالَ ذَرَّةٍ خَيْرًا يَرَهُ ❀ وَمَنْ يَعْمَلْ مِثْقَالَ ذَرَّةٍ شَرًّا يَرَهُ ❀ | ||
اَلْقَارِعَةُ ❀ مَا الْقَارِعَةُ ❀ وَمَٓا اَدْرٰيكَ مَا الْقَارِعَةُ ❀ يَوْمَ يَكُونُ النَّاسُ كَالْفَرَاشِ الْمَبْثُوثِ ❀ وَتَكُونُ الْجِبَالُ كَالْعِهْنِ الْمَنْفُوشِ ❀ فَاَمَّا مَنْ ثَقُلَتْ مَوَاز۪ينُهُ ❀ فَهُوَ ف۪ي عِيشَةٍ رَاضِيَةٍ ❀ وَاَمَّا مَنْ خَفَّتْ مَوَازِينُهُ ❀ فَاُمُّهُ هَاوِيَةٌ ❀ وَمَٓا اَدْرٰيكَ مَاهِيَهْ ❀ نَارٌ حَامِيَةٌ | |||
اَلْقَارِعَةُ ❀ مَا الْقَارِعَةُ ❀ وَمَٓا اَدْرٰيكَ مَا الْقَارِعَةُ ❀ يَوْمَ يَكُونُ النَّاسُ كَالْفَرَاشِ الْمَبْثُوثِ ❀ وَتَكُونُ الْجِبَالُ كَالْعِهْنِ الْمَنْفُوشِ ❀ فَاَمَّا مَنْ ثَقُلَتْ مَوَاز۪ينُهُ ❀ فَهُوَ ف۪ي عِيشَةٍ رَاضِيَةٍ ❀ وَاَمَّا مَنْ خَفَّتْ مَوَازِينُهُ ❀ فَاُمُّهُ هَاوِيَةٌ ❀ وَمَٓا اَدْرٰيكَ مَاهِيَهْ ❀ نَارٌ حَامِيَةٌ | |||
❀ وَ لِلّٰهِ غَيْبُ السَّمٰوَاتِ وَالْاَرْضِ وَمَٓا اَمْرُ السَّاعَةِ اِلَّا كَلَمْحِ الْبَصَرِ اَوْ هُوَ اَقْرَبُ اِنَّ اللّٰهَ عَلٰى كُلِّ شَىْءٍ قَد۪يرٌ ❀ | ❀ وَ لِلّٰهِ غَيْبُ السَّمٰوَاتِ وَالْاَرْضِ وَمَٓا اَمْرُ السَّاعَةِ اِلَّا كَلَمْحِ الْبَصَرِ اَوْ هُوَ اَقْرَبُ اِنَّ اللّٰهَ عَلٰى كُلِّ شَىْءٍ قَد۪يرٌ ❀ | ||
Duke dëgjuar këto dhe vërsetet e tjera të qarta të Kur’anit, le të themi, '''“Po, ne besojmë dhe japim miratimin tonë.”''' | |||
آمَنْتُ بِاللّٰهِ وَمَلٰئِكَتِهِ وَكُتُبِهِ وَرُسُلِهِ وَالْيَوْمِ الْآخِرِ وَبِالْقَدَرِ خَيْرِهِ وَشَرِّهِ مِنَ اللّٰهِ تَعَالٰى وَالْبَعْثُ بَعْدَ الْمَوْتِ حَقٌّ وَاَنَّ الْجَنَّةَ حَقٌّ وَالنَّارَ حَقٌّ وَاَنَّ الشَّفَاعَةَ حَقٌّ وَاَنَّ مُنْكَرًا وَنَكِيرًا حَقٌّ وَاَنَّ اللّٰهَ يَبْعَثُ مَنْ فِي الْقُبُورِ | آمَنْتُ بِاللّٰهِ وَمَلٰئِكَتِهِ وَكُتُبِهِ وَرُسُلِهِ وَالْيَوْمِ الْآخِرِ وَبِالْقَدَرِ خَيْرِهِ وَشَرِّهِ مِنَ اللّٰهِ تَعَالٰى وَالْبَعْثُ بَعْدَ الْمَوْتِ حَقٌّ وَاَنَّ الْجَنَّةَ حَقٌّ وَالنَّارَ حَقٌّ وَاَنَّ الشَّفَاعَةَ حَقٌّ وَاَنَّ مُنْكَرًا وَنَكِيرًا حَقٌّ وَاَنَّ اللّٰهَ يَبْعَثُ مَنْ فِي الْقُبُورِ | ||
Unë besoj në All-llahun, në engjëjt e Tij në librat e Tij, në profetët e Tij, dhe në Ditën e Fundit. Unë besoj se e mira dhe e keqja e paracaktimit janë nga All-llahu i Plotëfuqishëm, se Ringjallja pas vdekjes është një realitet; se Xhenneti është një realitet, se Ferri është një realitet, se shefa’ati (ndërmjetësimi) është një realitet; se Munker dhe Nekir janë realitet; dhe se All-llahu (xhel-le sha’nuhu) do t’i ringjallë ata që janë në varreza. | |||
اَشْهَدُ اَنْ لَااِلٰهَ اِلَّااللّٰهُ وَاَشْهَدُ اَنَّ مُحَمَّدًا رَسُولُ اللّٰهِ | اَشْهَدُ اَنْ لَااِلٰهَ اِلَّااللّٰهُ وَاَشْهَدُ اَنَّ مُحَمَّدًا رَسُولُ اللّٰهِ | ||
Unë dëshmoj se nuk ka zot tjetër përveç All-llahut, dhe unë dëshmoj se Muhammedi është i dërguari i All-llahut (xhel-le sha’nuhu). | |||
اَللّٰهُمَّ صَلِّ عَلٰى اَلْطَفِ وَاَشْرَفِ وَاَكْمَلِ وَاَجْمَلِ ثَمَرَاتِ طُوبَاءِ رَحْمَتِكَ الَّذِي اَرْسَلْتَهُ رَحْمَةً لِلْعَالَمِينَ وَوَسِيلَةً لِوُصُولِنَا اِلٰى اَزْيَنِ وَاَحْسَنِ وَاَجْلٰى وَاَعْلٰى ثَمَرَاتِ تِلْكَ الطُّوبَاءِ الْمُتَدَلِّيَةِ عَلٰى دَارِ الْآخِرَةِ اَىِ الْجَنَّةِ ❀ اَللّٰهُمَّ اَجِرْنَا وَاَجِرْ وَالِدَيْنَا مِنَ النَّارِ وَاَدْخِلْنَا وَاَدْخِلْ وَالِدَيْنَا الْجَنَّةَ مَعَ الْاَبْرَارِ بِجَاهِ نَبِيِّكَ الْمُخْتَارِ آمِينَ | اَللّٰهُمَّ صَلِّ عَلٰى اَلْطَفِ وَاَشْرَفِ وَاَكْمَلِ وَاَجْمَلِ ثَمَرَاتِ طُوبَاءِ رَحْمَتِكَ الَّذِي اَرْسَلْتَهُ رَحْمَةً لِلْعَالَمِينَ وَوَسِيلَةً لِوُصُولِنَا اِلٰى اَزْيَنِ وَاَحْسَنِ وَاَجْلٰى وَاَعْلٰى ثَمَرَاتِ تِلْكَ الطُّوبَاءِ الْمُتَدَلِّيَةِ عَلٰى دَارِ الْآخِرَةِ اَىِ الْجَنَّةِ ❀ اَللّٰهُمَّ اَجِرْنَا وَاَجِرْ وَالِدَيْنَا مِنَ النَّارِ وَاَدْخِلْنَا وَاَدْخِلْ وَالِدَيْنَا الْجَنَّةَ مَعَ الْاَبْرَارِ بِجَاهِ نَبِيِّكَ الْمُخْتَارِ آمِينَ | ||
O All-llah! Jepi bekime frutit më të hollë, më fisnik, më të plotë dhe më të bukur të Tubas (Pemës) së Mëshirës Tënde, atij të cilin Ti e dërgove si mëshirë për të gjitha botët, dhe si mjet për arritjen e frutave më të bukur, më të mira, më të pastërta e më të larta të Asaj Tubaje, degët e së cilës janë shtrirë mbi botën e përtejme e mbi Xhennet; O All-llah! Na mbro neve dhe prindërit tanë nga zjarri dhe na bëj ne dhe prindërit tanë të hyjmë në Xhennet me të drejtit, për hir të Profetit Tënd të zgjedhur. Amin! | |||
'''O vella gê po e studion kêtë trajtesë me paanshmëri!''' | |||
Mos thuaj: "Pse nuk mund ta kuptoj menjëherë ketê "Fjalên e Dhjete" me të gjitha detajet? Dhe mos u deshpëro për moskuptimin e saj plotësisht, sepse madje edhe një gjeni i filozofisë, për shembull Ibn Sina, ka thënë: | |||
اَلْحَشْرُ لَيْسَ عَلٰى مَقَايِيسَ عَقْلِيَّةٍ “Ringjallja nuk mund të kuptohet me kritere racionale, të arsyeshme.” Gjykimi i tij ishte se ne duhet të besojmë në ringjalljen, por mendja nuk mund të ecë në këtë rrugë. | |||
Gjithashtu, të gjithë dijetarët e Islamit kanë rënë dakord me unanimitet se: “Çështja e ringjalljes është një çështje që mbështetet krejtësisht mbi provat e transmetuara, domethënë argumentet e saj janë transmetime tradicionalisht; ajo nuk mund të shqyrtohet logjikisht e racionalisht”. Natyrisht, një rrugë kaq e thellë, dhe njëkohësisht kaq e lartë, në kuptim nuk mund të bëhet menjëherë një rrugë e përgjithshme racionale që të mund ta ndiqte çdo udhëtar. | |||
Por me shkëlqimin e Kur’anit Ploturtësi dhe me Mëshirën e Krijuesit Mëshirëplotë që na dhuroi neve ecjen në këtë rrugë të lartë e të thellë, në këtë shekull në të cilin është rrënuar besimi me imitim dhe është prishur dëgjueshmëria e nënshtrimi, ne duhet t’i paraqesim mijëra falënderime Krijuesit Mëshirëplotë për mirësitë e Tij të mëdha, pasi kjo sasi është e mjaftueshme për të shpëtuar besimin tonë dhe për ta siguruar atë. Duke qenë të kënaqur me sasinë që kemi mundur ta kuptojmë, ne duhet të rilexojmë e të kërkojmë të rrisim shkallën e kuptimit tonë. | |||
Një nga arsyet që është e pamundur t’i afrohesh çështjes së Ringjalljes përmes të kuptuarit me mend është se, meqenëse tubimi i madh i Ringjalljes ndodh nëpërmjet shfaqjes së Emrit më të Madh, atëherë vetëm duke parë e demonstruar veprat e mëdha që vijnë nga shfaqja e Emrit më të Madh dhe nga shfaqja e shkallës më të Lartë të çdo Emri prej Emrave të Bukur Hyjnorë, Ato e bëjnë të sigurt vërtetimin e Ringjalljes, dhe ne besojmë në mënyrë të palëkundur se Ringjallja e madhe është aq e kollajt sa pranvera. | |||
Kështu duken çështjet dhe kështu ato tregohen në këtë '''“Fjalën e Dhjetë” (Ringjallja dhe Bota e Përtejme)''', nëpërmjet shkëlqimit të Kur’anit. Po të mos ishte ky shkëlqim, dhe po të lihej mendja jonë në kriteret e saja të vogëla e të ngushta, ajo do të bëhej e pafuqishme dhe do të dënohej të besonte në ringjallje përmes imitimit... | |||
<nowiki>*</nowiki> * * | <nowiki>*</nowiki> * * | ||
== PJESA E PARË E SHTESËS SË FJALËS SË DHJETË DHE NJË SHTOJCË E SAJ E RËNDËSISSHME == | |||
بِسْمِ اللّٰهِ الرَّحْمٰنِ الرَّحِيمِ | بِسْمِ اللّٰهِ الرَّحْمٰنِ الرَّحِيمِ | ||
فَسُبْحَانَ اللّٰهِ ح۪ينَ تُمْسُونَ وَح۪ينَ تُصْبِحُونَ وَلَهُ الْحَمْدُ فِي السَّمٰوَاتِ وَالْاَرْضِ وَعَشِيًّا وَح۪ينَ تُظْهِرُونَ ❀ يُخْرِجُ الْحَىَّ مِنَ الْمَيِّتِ وَيُخْرِجُ الْمَيِّتَ مِنَ الْحَىِّ وَيُحْيِي الْاَرْضَ بَعْدَ مَوْتِهَا وَكَذٰلِكَ تُخْرَجُونَ ❀ وَمِنْ آيَاتِـه۪ٓ أَنْ خَلَقَكُمْ مِنْ تُرَابٍ ثُمَّ اِذَٓا أَنْتُمْ بَشَرٌ تَنْتَشِرُونَ ❀ وَمِنْ آيَاتِـه۪ٓ أَنْ خَلَقَ لَكُمْ مِنْ أَنْفُسِكُمْ أَزْوَاجًا لِتَسْكُنُٓوا إِلَيْهَا وَجَعَلَ بَيْنَكُمْ مَوَدَّةً وَرَحْمَةً إِنَّ ف۪ي ذٰلِكَ لَاٰيَاتٍ لِقَوْمٍ يَتَفَكَّرُونَ ❀ وَمِنْ آيَاتِـه۪ خَلْقُ السَّمٰوَاتِ وَالْاَرْضِ وَاخْتِلَافُ أَلْسِنَتِكُمْ وَأَلْوَانِكُمْ اِنَّ ف۪ي ذٰلِكَ لَاٰيَاتٍ لِلْعَالِم۪ينَ ❀ وَمِنْ آيَاتِـه۪ مَنَامُكُمْ بِالَّيْلِ وَالنَّـهَارِ وَابْتِغَٓاؤُكُمْ مِنْ فَضْلِـه۪ اِنَّ ف۪ي ذٰلِكَ لَاٰيَاتٍ لِقَوْمٍ يَسْمَعُونَ ❀ وَمِنْ آيَاتِـه۪ يُر۪يكُمُ الْبَرْقَ خَوْفًا وَطَمَعًا وَيُنَزِّلُ مِنَ السَّمَٓاءِ مَٓاءً فَيُحْيِي بِهِ الْاَرْضَ بَعْدَ مَوْتِهَا اِنَّ ف۪ي ذٰلِكَ لَاٰيَاتٍ لِقَوْمٍ يَعْقِلُونَ ❀ وَمِنْ آيَاتِـه۪ٓ اَنْ تَقُومَ السَّمَٓاءُ وَالْاَرْضُ بِأَمْرِه۪ ثُمَّ اِذَا دَعَاكُمْ دَعْوَةً مِنَ الْاَرْضِ اِذَٓا أَنْتُمْ تَخْرُجُونَ ❀ وَلَهُ مَنْ فِي السَّمٰوَاتِ وَالْاَرْضِ كُلٌّ لَهُ قَانِتُونَ ❀ وَهُوَ الَّذ۪ي يَبْدَؤُا الْخَلْقَ ثُمَّ يُع۪يدُهُ وَهُوَ أَهْوَنُ عَلَيْهِ وَلَهُ الْمَثَلُ الْاَعْلٰى فِي السَّمٰوَاتِ وَالْاَرْضِ وَهُوَ الْعَز۪يزُ الْحَك۪يمُ | |||
فَسُبْحَانَ اللّٰهِ ح۪ينَ تُمْسُونَ وَح۪ينَ تُصْبِحُونَ وَلَهُ الْحَمْدُ فِي السَّمٰوَاتِ وَالْاَرْضِ وَعَشِيًّا وَح۪ينَ تُظْهِرُونَ ❀ يُخْرِجُ الْحَىَّ مِنَ الْمَيِّتِ وَيُخْرِجُ الْمَيِّتَ مِنَ الْحَىِّ وَيُحْيِي الْاَرْضَ بَعْدَ مَوْتِهَا وَكَذٰلِكَ تُخْرَجُونَ ❀ وَمِنْ آيَاتِـه۪ٓ أَنْ خَلَقَكُمْ مِنْ تُرَابٍ ثُمَّ اِذَٓا أَنْتُمْ بَشَرٌ تَنْتَشِرُونَ ❀ وَمِنْ آيَاتِـه۪ٓ أَنْ خَلَقَ لَكُمْ مِنْ أَنْفُسِكُمْ أَزْوَاجًا لِتَسْكُنُٓوا إِلَيْهَا وَجَعَلَ بَيْنَكُمْ مَوَدَّةً وَرَحْمَةً إِنَّ ف۪ي ذٰلِكَ لَاٰيَاتٍ لِقَوْمٍ يَتَفَكَّرُونَ ❀ وَمِنْ آيَاتِـه۪ خَلْقُ السَّمٰوَاتِ وَالْاَرْضِ وَاخْتِلَافُ أَلْسِنَتِكُمْ وَأَلْوَانِكُمْ اِنَّ ف۪ي ذٰلِكَ لَاٰيَاتٍ لِلْعَالِم۪ينَ ❀ وَمِنْ آيَاتِـه۪ مَنَامُكُمْ بِالَّيْلِ وَالنَّـهَارِ وَابْتِغَٓاؤُكُمْ مِنْ فَضْلِـه۪ اِنَّ ف۪ي ذٰلِكَ لَاٰيَاتٍ لِقَوْمٍ يَسْمَعُونَ ❀ وَمِنْ آيَاتِـه۪ يُر۪يكُمُ الْبَرْقَ خَوْفًا وَطَمَعًا وَيُنَزِّلُ مِنَ السَّمَٓاءِ مَٓاءً فَيُحْيِي بِهِ الْاَرْضَ بَعْدَ مَوْتِهَا اِنَّ ف۪ي ذٰلِكَ لَاٰيَاتٍ لِقَوْمٍ يَعْقِلُونَ ❀ وَمِنْ آيَاتِـه۪ٓ اَنْ تَقُومَ السَّمَٓاءُ وَالْاَرْضُ بِأَمْرِه۪ ثُمَّ اِذَا دَعَاكُمْ دَعْوَةً مِنَ الْاَرْضِ اِذَٓا أَنْتُمْ تَخْرُجُونَ ❀ وَلَهُ مَنْ فِي السَّمٰوَاتِ وَالْاَرْضِ كُلٌّ لَهُ قَانِتُونَ ❀ وَهُوَ الَّذ۪ي يَبْدَؤُا الْخَلْقَ ثُمَّ يُع۪يدُهُ وَهُوَ أَهْوَنُ عَلَيْهِ وَلَهُ الْمَثَلُ الْاَعْلٰى فِي السَّمٰوَاتِ وَالْاَرْضِ وَهُوَ الْعَز۪يزُ الْحَك۪يمُ | |||
Në këtë '''“Rrezen e Nëntë”''' do të shpjegojmë një argument të fuqishëm dhe një provë më të madhe nga këto vërsete të larta qiellore që vërtetojnë një bosht të besimit dhe polin e tij, dhe nga këto dëshmi të larta të shenjta që provojnë realitetin e ringjalljes. | |||
Ishte një tregues i hollë i përkujdesjes Hyjnore dhe i favorit, që në fundin e veprës së titulluar '''“Muhakemat”''', të cilën tridhjetë vjet më parë e shkruajti Saidi i Vjetër si parathënie të komentit, | |||
Qëllimi i Dytë: do të shpjegojmë e komentojmë dy vërsete të Kur’anit që aludojnë për Ringjalljen. | |||
نَخُو بِسْمِ اللّٰهِ الرَّحْمٰنِ الرَّحِيمِ “Mirëpo, sapo tha: Me Emrin e All- llahut, i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti”, aty ndaloi dhe nuk mundi ta shkruajë më. Lavdërime e falënderime aq të shumta sa provat dhe sa dëshmitë për ringjalljen i takojnë Krijuesit Mëshirëplotë që tridhjetë vjet më vonë më mundësoi që ta vazhdoja. | |||
Po, nëntë apo dhjetë vjet më parë, All-llahu xh. sh. më dhuroi “Fjalët e Dhjeta” dhe të “Njëzet e Nënta”, dy vepra brilante që përmbajnë prova të fuqishme të shumta dhe interpretimet e të parit prej dy vërseteve në fjalë. | |||
فَانْظُرْ اِلٰٓى آثَارِ رَحْمَتِ اللّٰهِ كَيْفَ يُحْيِي الْاَرْضَ بَعْدَ مَوْتِهَا اِنَّ ذٰلِكَ لَمُحْيِي الْمَوْتٰى وَهُوَ عَلٰى كُلِّ شَىْءٍ قَد۪يرٌ | |||
Ato i heshtën ata që e mohuan Ringjalljen. | |||
Dhe tani, nëntë apo dhjetë vjet më vonë, pas shpjegimit të atyre dy kështjellave të fortifikuara të besimit në Ringjallje, All-llahu (xhel-le sha’nuhu) më dhuroi mbarësi për të shpjeguar vërsetin e dytë të lartëpërmendur me këtë trajtesë. | |||
Kështu “Rrezja e Nëntë” përbëhet nga '''“Nëntë Stacione të Larta”''' me një '''“Parathënie”''' të rëndësishme që janë treguar me vërsetet e lartëpërmendura. | |||
''' | |||
=== PARATHËNIE === | |||
[Kjo parathënie permban "Dy Pika" ge demonstrojne nẽ menyre te shkurtuar nje rezultat gjitheperfshires prej rezultateve tê shumta jetësore dhe të mirësive shpirtërore të besimit në Ringjalljen, duke shpjeguar se sa i domosdoshëm dhe, në të vërtetë, sa esencial eshtë ky besim për jetën njerëzore, dhe veçanërisht për jetën shogërore. Gjithashtu ne do të sjellim një provë të pergjithshme, prej provave të shumta të ringjalljes duke sqaruar gjithashtu se sa fësftje e vetekuptueshime dhe e padyshimtë esftë besimi në Ringjalje]. | |||
==== PIKA E PARË ==== | |||
Ne do të tregojmë, si një shembull, katër midis qindra provave të këtij fakti, se besimi në botën e përtejme është pikërisht baza dhe themeli i të gjithë jetës shoqërore dhe individuale të njeriut, themeli i të gjithë lumturisë së tij si dhe i plotësimeve dhe i arritjeve: | |||
'''Prova e parë:''' Fëmijët, të cilët përbëjnë gati gjysmën e gjinisë njerëzore, mund ta durojnë ndarjen dhe vdekjen që përpara tyre shfaqen aq të tmerrshme e tragjike, vetëm nëpërmjet idesë së Xhennetit. Vetëm nëpërmjet kësaj, ata mund të gjejnë forcë shpirtërore në trupat e tyre të dobët e delikatë dhe mund të gjejnë shpresë që i lejon ata të jetojnë të gëzuar, pavarësisht gjendjes së tyre shpirtërore të prekshme e të lëndueshme të cilët qajnë edhe për shkakun më të vogël e të parëndësishëm. | |||
Për shembull, duke menduar për Xhennetin, fëmija do të thonte: “Vëllai im i vogël apo shoku im i dashur që ka vdekur, është bërë tani një zog i Xhennetit. Ai është duke shëtitur atje dhe po bën një jetë më të mirë se jetën tonë.” | |||
Ndryshe vdekjet që ndodhin në rrethin e fëmijëve tek të mëdhenjt dhe tek të vegjëlit si, dhe shfaqja e vdekjes përpara shikimeve të tyre të frikësuara të cilët janë të dobët, do të shkatërronte fuqinë e tyre të rezistencës dhe forcën e brendshme, dhe do të bënte të qanin jo vetëm sytë e tyre, por të gjitha aftësitë e tyre të brendshme, shpirti, zemra dhe mendja. Dhe ata fëmijë të dobët ose do të shkatërroheshin, ose do të bëheshin si kafshë të çmendura e të mjera... | |||
'''Prova e dytë:''' Të moshuarit, të cilët –nga njëri aspekt– përbëjnë gjysmën e njerëzimit, gjejnë mbështetje e durim ndërsa janë në buzë të varrit vetëm me besimin në botën e përtejme. Vetëm nëpërmjet këtij besimi ata gjejnë ngushëllim për afrimin e zhdukjes së jetës me të cilën ata janë shumë të lidhur dhe të mbylljes së portës së dynjasë së tyre të ëmbël e të bukur. Të moshuarit, që janë bërë si fëmijë e që preken në shpirtërat e në temperamentet e tyre, vetëm nëpërmjet shpresës për jetë të përhershme mund ta përballojnë dëshpërimin e dhimbshëm e të tmerrshëm që buron nga parashikimi i vdekjes dhe i ndarjes. | |||
Përndryshe, po të mos ishte ky besim për botën tjetër, këta baballarë e nëna të cilët janë më të meritueshmit për mëshirë e keqardhje, dhe më të nevojshmit për paqen e qetësinë e zemrës, do të përjetonin një turbullirë të shpirtit dhe një trazirë e shqetësim të zemrës, saqë bota do të dukej për ta si një burg i errët i nëndheshëm dhe jeta do të bëhej për ta torturë e rëndë. | |||
'''Prova e tretë:''' Të rinjtë dhe adoleshentët, të cilët përbëjnë boshtin dhe themelin e jetës shoqërore, nuk do t’i qetësonte ndjenjat e tyre të trazuara, dhe nuk do t’i pengonte ata nga tejkalimi i caqeve për tek padrejtësia e shkatërrimi, nuk do ta ndalonte nefsin e tyre të stuhishëm dhe pasionet e tyre, dhe nuk do ta siguronte ecjen e tyre më të mirë duke u shërbyer qëllimeve të jetës shoqërore, veçse frika nga zjarri i Xhehen’nemit. | |||
Ndërsa po të mos ishte kjo frikë nga ndëshkimi i Xhehennemit, të rinjtë të dehur nga pasionet e tyre të stuhishme do të ndiqnin parimin, “Forca është e drejta”, dhe do ta kthenin botën në një Xhehennem për të dobëtit e të pafuqishmit. Ata do ta transformonin jetën e lartë humane në një jetë të ulët e në një gjendje shtazarake. | |||
'''Prova e katërt:''' Qendra më gjithëpërfshirëse e gjinisë njerëzore në jetën e saj të kësaj bote, burimi më themelor i saj, xhenneti i saj, strehimi dhe kështjella e lumturisë së kësaj bote është jeta e familjes. Shtëpia e çdo individi është si një botë e vogël për të. Jeta dhe lumturia e jetës së familjes së tij dhe gjallëria e shtëpisë varet nga respekti i ndërsjellë, serioz, i sinqertë e i kushtuar midis të gjithëve, nga përkujdesja e vërtetë dhe nga mëshira që arrin deri në cakun e vetësakrifikimit. Kurrë nuk do të arrihej ky respekt i sinqertë dhe kjo mëshirë e vërtetë e ndërsjellë, veçse me besimin në ekzistencën e marrëdhënieve të përjetshme shoqërore, e mëshirës së përhershme dhe të bashkëshoqërimit të amshuar, në një kohë të pafund, dhe nën hijen e një jete të pakufishme, të cilat i lidhin marrëdhënie të respektuara e të shquara atërore, marrëdhënie të pastërta vëllazërore dhe marrëdhënie të sinqerta e të ngushta shoqërore. | |||
Për shembull, bashkëshorti thotë me vete: “Kjo bashkëshortja ime do të jetë shoqja e përhershme e jetës sime në një botë të përjetshme dhe në një jetë të amshuar. Në qoftë se ajo tani është plakur dhe është bërë e shëmtuar, nuk ka rëndësi, sepse ajo ka një bukuri të përjetshme që do ta shfaqë vetveten në të ardhmen, dhe për këtë unë tani sakrifikoj gjithçka që kërkon ai bashkëshoqërim i përjetshëm, dhe tregoj çdo mëshirë e dhembshuri ndaj saj.” Kështu, ai do ta trajtonte bashkëshorten e tij të moshuar me aq dashuri të shumtë, me mëshirë e përkujdesje sikur ajo të ishte një Huri e bukur. | |||
Përndryshe, një shoqërim e lidhje e ngushtë që përfundon e zgjat një orë, apo dy orë pas martesës dhe pastaj ndiqet nga një ndarje e përhershme, padyshim do të ishte një shoqërim sipërfaqësor, kalimtar e i pa themel. Ajo nuk do të ishte asgjë më shumë se sa një instinkt epshor i kafshëve dhe se një mëshirë figurative dhe një respekt artificial; gjithashtu do të shfaqeshin interesat e tjera të nefsit si ato të kafshëve dhe pasionet e shfrenuara dhe do ta mposhtnin atë mëshirë e respekt, dhe si rrjedhojë, një xhennet i kësaj bote do të kthehej në një Xhehennem të padurueshëm. | |||
Atëherë, nga qindra rezultate të besimit në Ringjalljen, vetëm njëri rezultat lidhet me jetën shoqërore të njeriut. Në qoftë se aspektet e tjerë që janë me qindra dhe dobitë e këtij rezultati të vetëm do të dilnin si përfundim i deduktueshëm nëpërmjet analogjisë, me këto katër prova të vërteta, do të kuptohej se ndodhja dhe realizimi i realitetit të Ringjalljes është aq e sigurtë sa e vërteta e lartë e humanizmit dhe sa nevojat e tij të përgjithshme. Ajo madje do të ishte një dëshmi më e qartë se sa ekzistenca e ushqimeve të cilat janë dhe madje e dëshmon në mënyrë më të qartë se sa kjo. | |||
Në qoftë se përfundimet e vërtetësisë së ringjalljes do të plaçkiteshin nga gjendja njerëzore, atëherë ato dëshmojnë se esenca e humanizmit –Ringjallja– që natyra dhe esenca e tij janë të larta, të rëndësishme e të gjalla, do të binin në gjendjen e coftinës, dhe të një strehimi mikrobesh. | |||
'''Le t’i kushtojnë vëmendje sociologët, politikanët dhe moralistët, të cilët interesohen për çështjet e humanizmit, për moralin dhe për shoqërinë njerëzore, si mendojnë ata ta mbushin këtë zbrazëti, dhe me çfarë do t’i kurojnë ata këto plagë të thella? U kumbofshin veshët e tyre!..''' | |||
==== PIKA E DYTË ==== | |||
Pika e dytë na shpjegon në mënyrë shumë të përmbledhur, një provë të vetme, midis provave të panumërta, e cila buron nga dëshmia që shtyllat e tjera të besimit japin për ringjalljen. | |||
Kështu që të gjitha mrekullitë që tregojnë profetësinë e Muhammedit (Alejhis-salatu ves-selam), të gjitha provat e profetësisë së Tij dhe të gjitha dëshmitë e vërtetësisë së Tij, dëshmojnë e vërtetojnë së bashku realitetin e vërtetësisë së ringjalljes, sepse gjatë jetës së Tij të bekuar, ai personalitet i lartë u përqëndru, pas Njësisë së All-llahut (xhel-le sha’nuhu), tek ringjallja midis të gjitha çështjeve të besimit. Dhe në të vërtetë, mrekullitë dhe provat që tregojnë vërtetësinë e të gjithë profetëve, paqja dhe bekimet e All-llahut qofshin mbi ta, dhe që u shkaktojnë njerëzve t’i vërtetojnë ato, dëshmojnë të njëjtën vërtetësi, e cila është ringjallja. | |||
Dhe gjithashtu, fraza وَبِرُسُلِهِ “Dhe besojmë në të gjithë Profetët”, domosdoshmërisht ndiqet nga fraza وَبِكُتُبِهِ “Dhe besojmë në Librat e Shpallur Qiellorë”, dhe kjo gjithashtu jep dëshmi për të njëjtën vërtetësi, si më poshtë vijon: | |||
Të gjitha mrekullitë, provat dhe të vërtetat që argumentojnë vërtetësinë e Kur’anit të shpjegimit të mrekullueshëm dëshmojnë e vërtetojnë realizimin dhe ndodhjen e Ringjalljes sepse një e treta e Kur’anit përbëhet nga përmendjet për Ringjalljen, dhe shumica e sureve të shkurtëra fillojnë me vërsete të fuqishme që lidhen me ringjalljen. Kur’ani e shpall këtë të vërtetë me mijëra nga vërsetet e tij të lartë, në mënyrë të qartë e të nënkuptuar. Ai e provon atë dhe e demonstron qartë. | |||
Për shembull: | |||
❀ اِذَا الشَّمْسُ كُوِّرَتْ ❀ يَٓا أَيُّهَا النَّاسُ اتَّقُوا رَبَّـكُمْ اِنَّ زَلْزَلَةَ السَّاعَةِ شَىْءٌ عَظ۪يمٌ ❀ اِذَا زُلْزِلَتِ الْاَرْضُ زِلْزَالَهَا ❀ اِذَا السَّمَٓاءُ انْفَطَرَتْ ❀ اِذَا السَّمَٓاءُ انْشَقَّتْ ❀ عَمَّ يَتَسَٓاءَلُونَ ❀ هَلْ أَتٰيكَ حَد۪يثُ الْغَاشِيَةِ | ❀ اِذَا الشَّمْسُ كُوِّرَتْ ❀ يَٓا أَيُّهَا النَّاسُ اتَّقُوا رَبَّـكُمْ اِنَّ زَلْزَلَةَ السَّاعَةِ شَىْءٌ عَظ۪يمٌ ❀ اِذَا زُلْزِلَتِ الْاَرْضُ زِلْزَالَهَا ❀ اِذَا السَّمَٓاءُ انْفَطَرَتْ ❀ اِذَا السَّمَٓاءُ انْشَقَّتْ ❀ عَمَّ يَتَسَٓاءَلُونَ ❀ هَلْ أَتٰيكَ حَد۪يثُ الْغَاشِيَةِ | ||
< | “Kur dielli të mbështillet dhe të humbë dritën dhe të përmbyset.”(<ref>Kur’an, 81: 1</ref>) | ||
</ | |||
< | “O njerëz! Kinie frikë All-llahun tuaj! Vërtet që tronditja e Orës (së Gjykimit) është gjë e tmerrshme.”(<ref>Kur’an, 22: 1</ref>) | ||
</ | |||
< | “Kur toka të dridhet me tronditjen e madhe (për të fundit herë).”(<ref>Kur’an, 99: 1</ref>) | ||
</ | |||
< | “Kur qielli të plasë.”(<ref>Kur’an, 82: 1</ref>) | ||
</ | |||
< | “Kur qielli të çahet.”(<ref>Kur’an, 84: 1</ref>) | ||
</ | |||
< | “Për çfarë po pyesin njëri-tjetrin?”(<ref>Kur’an, 78: 1</ref>) | ||
</ | |||
< | “A të ka arritur ty ngjarja e mbulimit (trishtimi i Ditës së Kijametit)?”(<ref>Kur’an, 88: 1</ref>) | ||
</ | |||
Ashtu si këto vërsete, në fillimin e pothuajse tridhjetë-dyzet sureve, që tregojnë me sigurinë më të madhe se e vërteta e ringjalljes është më e rëndësishmja dhe më esencialja e të vërtetave të humanizmit, po ashtu vërsetet e tjera demonstrojnë me prova bindëse dëshmitë e ndryshme të të njëjtës vërtetësi. | |||
A do të ishte e mundur që besimi në ringjalljen të ishte i pavërtetë, një besim i bërë aq qartë si dielli nga mijëra dëshmi e tregues të tjerë të parashtruar në një libër që mban frutin e të gjitha të vërtetave të shumta shkencore e kozmike që përfshihen në shkencat islame, ndonëse një tregues i vetëm i një vërseti të vetëm do të ishte i mjaftueshëm? A nuk do të ishte mohimi i këtij besimi si të mohoje diellin, e madje si të mohoje ekzistencën e kozmosit? A nuk do të ishte kjo njëqind shkallë e pamundur dhe e kotë? | |||
Një mbret, në ndonjë rast, mund të dërgojë një ushtri në fushën e betejës, thjesht që një tregues i vetëm i tij të mos konsiderohet gënjeshtër; atëherë a do të ishte e mundur që t’i konsiderosh gënjeshtra mijërat e fjalëve, pretendimet dhe kërcënimet e Atij Monarku të Gjithëlavdishëm e t’i konsiderosh ato si të pavërteta? | |||
Tani për provën e kësaj të vërtete të ringjalljes mjafton vetëm një tregues i vetëm nga ai mbret shpirtëror i cili ka sunduar për trembëdhjetë shekuj pa ndërprerje, që ka edukuar shpirtëra të panumërt, mendje, zemra dhe nefse, i ka pastruar ata dhe i ka drejtuar për tek e vërteta dhe realiteti; a nuk do të mjaftonte një tregues i vetëm prej tij për të provuar realitetin e ringjalljes? A edhe pasi të jetë provuar e demonstruar kjo e vërtetë me mijëra dëshmi të qarta, nuk pranohet? A nuk do të ishte injorant e idiot ai që nuk e pranon këtë të vërtetë të qartë? A nuk do të ishte drejtësi e pastër për të ndëshkimi i Xhehennemit? | |||
Dhe gjithashtu, të gjitha Shkrimet Qiellore dhe Librat e Shenjtë, që secili nga ato iu adresua një shekulli e një kohe të caktuar, e vërtetojnë me mijëra nënshkrime pretendimin e Kur’anit për të vërtetën e ringjalljes, ndonëse shpjegimi i tyre për të është i përmbledhur e shkurt, dhe kjo sipas kohës dhe shekullit të tyre; ajo e vërtetë e sigurt, të cilën e shpjegoi qartë e në mënyrë të detajuar Kur’ani i komentimit të mrekullueshëm, ky libër i cili iu adresua të ardhmes dhe të gjitha epokave. | |||
Ne do të përfshijmë këtu, për shkak se lidhet me temën e ringjalljes, një provë të ringjalljes e nxjerrë nga fundi i Trajtesës së lutjes” –Munaxhat–. Kjo provë duke përmbajtur dëshminë e dhënë për اِيمَانٌ بِالْيَوْمِ الْآخِرِ “Besimin në Ditën e Ringjalljes”, midis shtyllave të tjera të besimit, dhe veçanërisht për Besimin në Rusul '''“të Dërguarit”''' e All-llahut (xhel-le sha’nuhu) dhe në Kutub '''“Librat”''' e Tij, është e shkurtër por e fuqishme. Ajo mjafton për të larguar të gjitha dyshimet. | |||
Kështu është thënë në '''“Munaxhat”''': | |||
“'''O All-llah i Gjithëmëshirshëm!''' Nëpërmjet udhëzimit të profetit më të nderuar dhe mësimit të Kur’anit, unë kam kuptuar se të gjithë librat e shenjtë dhe profetët, me në krye Kur’anin dhe profetin më të nderuar, tregojnë e dëshmojnë me unanimitet për shfaqjet e Emrave të Bukur Hyjnorë, plot Madhështi e Bukuri, që shenjat e të Cilëve shihen kudo në këtë dynja e në të gjitha botët, do të vazhdojnë në përjetësi në formë akoma më të shndëritshme; se Mirësitë Hyjnore, që shfaqjet e mëshirshme dhe shembujt e të cilave ne i shohim në këtë botë kalimtare, do të zgjasin e do të vazhdojnë në mënyrë më të shndëritshme në Banesën e Lutmurisë, dhe se ata të përmalluar, të cilët i shikojnë ato në jetën e shkurtër të kësaj bote, me kënaqësi do t’i shoqërojnë me dashuri e mallëngjim dhe do të mbeten përjetësisht së bashku në Botën tjetër. | |||
Dhe për më tepër, të gjithë profetët, me në krye profetin Muhammed (Alejhis-salatu ves-selam) dhe Kur’anin Plotë urtësi, të cilët kanë në duart e tyre të gjithë shpirtërat e ndriçuar, evlijatë të cilët janë udhëheqësit e të gjitha zemrave të ndritura dhe shërbëtorët e vërtetë të All-llahut (xhel-le sha’nuhu), që janë burimi i të gjitha mendjeve të mprehta e të ndritura, ata të gjithë e besojnë ringjalljen dhe u japin njerëzve lajmet e gëzueshme për lumturinë e përjetshme. Për më tepër, ata shpallin e dëshmojnë me besim të fortë se zjarri i Xhehen’nemit ekziston për ata që janë të çudhëzuar, kurse Xhenneti ekziston për ata që janë të udhëzuar drejtë. Ata e bëjnë këtë duke u mbështetur në qindra keramete të qarta dhe në vërsete vendimtare, dhe në premtimet e kërcënimet që Ti, o All-llah, i ke përmendur shumë shpesh në të gjitha shkrimet qiellore dhe në librat e shenjtë, duke u mbështetur në Dinjitetin e Madhështisë Tënde dhe në Mbretërinë e Hyjnisë Tënde, në veprat e Tua madhështore, dhe në Atributet e Tua të shenjta si fuqia, mëshira, përkujdesja, urtësia, madhështia e bukuria, si dhe duke u bazuar në vizionet e tyre të shumta dhe në shikimet e tyre të cilat na përçojnë neve shenjat dhe efektet e botës tjetër, dhe duke u mbështetur në besimin e në bindjen e tyre që janë tek shkalla e njohjes së sigurtë dhe tek shikimi i sigurt i të vërtetës. | |||
'''“O i Gjithurtë dhe i Gjithëfuqishëm i Vetëm! O i Gjithëmëshirshëm e Mëshirëplotë! O Gjithëbujar i Vetëm gjithmon i vërtetë në premtimin Tënd! O i Gjithautoritetshëm i Vetëm dhe i Gjithëlavdishëm, Zotëruesi i Madhështisë, i Shkëlqimit dhe i Lartësisë!.”''' | |||
Ti je i Lartësuar, i Shenjtëruar dhe i Pastruar pafundësisht, Ti je i shpëtuar nga të bërit e shumë evlijave dhe miqve të Tu të sinqertë. Si është e mundur që ata pastaj të shfaqen si gënjeshtarë dhe të paraqitet e rreme dëshmia e aq shumë Emrave të Tu të Bukur dhe e pamjeve të Tua; Ti je i lartësuar dhe i shenjtëruar nga refuzimi e dështimi për të kryer atë që është bërë e domosdoshme në mënyrë vendimtare nga Sovraniteti i Hyjnisë Tënde; je i lartësuar nga mospranimi i lutjeve të panumërta dhe i duave për botën e përtejme që bëhen nga shërbëtorët e Tu të shumtë të cilët Ti i do dhe të cilët kërkojnë dashurinë Tënde me besim tek Ti dhe me bindje e nënshtrim ndaj Teje; dhe je i shenjtëruar nga miratimi ndaj mohimit të ringjalljes që bëhet nga njerëzit e humbur e të çudhëzuar të cilët e fyejnë Lavdinë Tënde dhe Madhështinë me mosbesimin e tyre kryengritës dhe me mohimin e tyre ndaj premtimeve të Tua, të cilët tejkalojnë caqet dhe veprojnë në kundërshtim me Madhështinë e Hyjnisë Tënde dhe sulmojnë Mëshirën e Hyjnisë Tënde. Ne e shpallim shenjtërinë e drejtësisë Tënde absolute, të bukurisë së pafund dhe të mëshirës Tënde të gjërë, dhe e shpallim lartësinë e tyre dhe qënien e tyre larg kësaj padrejtësie e shëmtie të pakufishme. | |||
Ne besojmë me të gjithë fuqinë tonë në të vërtetën dhe në saktësinë e dëshmisë së dhënë nga qindra e mijëra mesazhierë të vërtetë, nga të gjithë profetët, evlijatë, të pastërtit të cilët thërrasin për tek dhe janë dëshmuesit me të gjitha shkallët e sigurisë, që janë lajmëtarët e sovranitetit të All-llahut, e thesareve të mëshirës Tënde të përjetshme, e pasurive të mirësisë Tënde të fshehur në botën e përhershme, dhe për shfaqjet e mahnitshme e të mrekullueshme të Emrave të Bukur të Tu që do të shfaqen plotësisht në Banesën e lumturisë. Treguesit e tyre janë të vërteta e të sakta, parashikimet e tyre janë të vërteta. Ata i mësojnë shërbëtorët e Tu me urdhrin Tënd brenda sferës së të vërtetës, se rrezja më e madhe që shfaqet nga Emri Hyjnor '''“Hakk” (i Vërteti)''' që është burimi, dielli dhe mbrojtësi i të gjitha të vërtetave, është e vërteta më e madhe, domethënë ringjallja. Në këtë ata besojnë dhe atëherë e japin mësim si esencën e të vërtetës. | |||
'''O All-llah!''' Për hir të mësimit dhe porosive që ata japin, na dhuro neve dhe Studentëve të Risale-i Nur’it besim të plotë dhe na dhuro përfundim të mirë me iman të jetës sonë, dhe na bëj ne nga ata që përfitojnë prej shefa’atit (ndërmjetësimit) të tyre... '''Amin...''' | |||
Të gjitha provat dhe dëshmitë që provojnë vërtetësinë e Kur’anit, dhe madje të gjitha librat qiellorë dhe mrekullitë e provat që vërtetojnë profetësinë e të dashurit të Zotit xh.sh. dhe madje atë të gjithë profetëve, tregojnë realitetin e botës tjetër, që është pjesa më e lartë e asaj që pretendojnë librat dhe mesazhierët. Gjithashtu, shumica e provave dhe e dëshmive për ekzistencën dhe Njësinë e Krijuesit, Qënies së Vetme të domosdoshme, dëshmojnë në mënyrë të tërthortë ekzistencën dhe hapjen e banesës së lumturisë dhe të Botës së përjetësisë që është boshti kryesor dhe treguesi i Hyjnisë. | |||
Sepse siç do të shpjegohet e demonstrohet më poshtë, ekzistenca e Qënies së Vetme të domosdoshme, të gjitha Atributet e Tij, shumica e Emrave të Tij, dhe Veçoritë e Tij të shenjta dhe Aspekte të tilla, si: “Hyjnia, Përkujdesja, Mëshira, Urtësia e Drejtësia”..., kërkojnë ekzistencën e botës tjetër si një çështje e domosdoshme; ato bëjnë të domosdoshme një botë të përjetshme në mënyrë të prerë, dhe ato e kërkojnë ringjalljen për qëllimin më të domosdoshëm të dënimit dhe shpërblimit. | |||
'''Po, meqenëse ka një All-llah, Ekzistues i para dhe i paspërjetësisë, duhet që medoemos të jetë gjithashtu një botë tjetër, që është boshti i përjetshëm i Sovranitetit të Tij Hyjnor.''' Dhe meqenëse, Një Hyjni absolute shfaqet në Kozmos dhe veçanërisht tek gjallesat, Një Hyjni madhështore, e Urtë dhe absolute, atëherë gjithashtu duhet të jetë një botë e përjetshme lumturie për të hyrë tek ajo, me qëllim që të ruajë urtësinë e Tij nga kotësia, dhe përkudesjen e Tij nga tradhtia. | |||
'''Dhe meqenëse''', të gjitha këto mirëbërje të pafund, këto bekime, mirësi, bujari, përkujdesje e mëshira që ne i shikojmë me sytë tanë, i tregojnë çdo mendjeje që nuk është e shuar dhe çdo zemre që nuk ka vdekur, domosdoshmërinë e ekzistencës së Një Krijuesi të Gjithëmëshirshëm e Mëshirëplotë nga prapa perdes. Atëherë duhet patjetër të jetë, ashtu siç është e vërtetë, një jetë e amshuar e cila do të mbrojë mirësitë e Tij kundra talljes, bekimet e Tij kundra mashtrimit, mirëbërjen e Tij kundra armiqësisë, mëshirën e Tij kundra torturës dhe bujarinë e përkujdesjen e Tij kundra tradhtisë. Po, Ai i Cili e bën mirësinë mirësi të vërtetë dhe bekimet bekime të vërteta, pikërisht Ai është burimi i ekzistencës së një jete të përhershme në Botën e Qëndrueshmërisë e të Përjetsisë... Po, sigurisht ekziston dhe do të realizohet. | |||
'''Dhe meqenëse''', në fillimin e çdo pranvere, Pena e Fuqisë shkruan pa u lodhur në faqen e ngushtë të tokës njëqindmijë libra të ndërthurur, që të gjithë pa gabimin më të vogël, siç duket qartë përpara syve tanë, atëherë Pronari i asaj Pene ka premtuar dhe është betuar njëqindmijë herë se “Unë do të shkruaj dhe do t’ju bëj juve të lexoni një libër të bukur e të përjetshëm, në një vend shumë më të shtrirë se sa ky vend i ngushtë, i përzier e i ngatërruar dhe në një mënyrë shumë më të lehtë se sa ky libër i vogël e i shkurtër i pranverës”. Ai Krijues, e përmend atë libër me të gjitha urdhëresat e dekretet e Tij. Domethënë, projekti origjinial i librit padyshim është shkruar; ai do të regjistrohet në shkrim me të gjitha shënimet e tij në Ditën e Ringjalljes. Regjistri i veprave të të gjithëve atëherë do të jetë i shkruar. | |||
'''Dhe meqenëse''' toka ka një rëndësi aq të madhe, sa që është bërë zemra e kozmosit; ajo është qendra e tij, pjesa e tij e zgjedhur, rezultati përfundimtar i tij, dhe pikërisht arsyeja për krijimin e tij. Kjo është për shkak të shumësisë së krijesave që gjenden në të, dhe për shkak se ajo është banesa, origjina, punishtja dhe vendi i shfaqjes dhe i ringjalljes së qindra e mijëra llojeve të ndryshme të gjallesave duke ndryshuar vazhdimisht. Pavarësisht vogëlsisë së përmasës së saj, ajo është bërë barazvlerësja e qiejve të gjërë. Kështu ne gjithmonë lexojmë në librat qiellorë: رَبُّ السَّمٰوَاتِ وَالْاَرْضِ “Mbështetësi (All-llahu) i qiejve dhe i Tokës.” | |||
'''Dhe meqenëse''' Ai sundon në çdo pjesë të tokës që ne sapo e përshkruam; Ai ushtron kontroll mbi shumicën e krijesave të saj duke nënshtruar rreth vetvetes shumicën e gjallesave, dhe duke i bërë shumicën e objekteve të krijuara të notojnë rreth tij sipas skicës së dëshirave të tij, dhe sipas nevojave të tij të bashkëlindura, dhe i organizon, i ekspozon dhe i stolis. Ai koordinon lloje të çuditshme prej tyre në çdo vend, saqë nuk tërheq vetëm shikimet e njeriut e të xhindit, por tërheq gjithashtu edhe shikimet e banorëve të qiejve dhe ato të të gjithë universit, madje edhe shikimin admirues të Pronarit të universit. Kështu, nga ky këndvështrim, lloji njerëzor fiton një vlerë e rëndësi shumë të madhe, dhe ai për më tepër, demonstron nëpërmjet arteve të tij dhe shkencave, se ai është qëllimi i urtë për krijimin e universit, se është rezultati më i lartë i frutit të madh të krijimit, dhe se ai vepron në tokë si Kalif –zëvendës i All-llahut– (xhel-le sha’nuhu). Meqenëse në tokë ai shfaq e organizon veprat e mrekullueshme të Krijuesit, është shtyrë dënimi i kundërshtimit të tij dhe i mohimit të tij, dhe i është lejuar jetesa në dynja. Për shkak të veprimeve që kryen, llojit njerëzor i është dhënë shtyrje afati dhe ndihmohet nga All-llahu (xhel-le sha’nuhu). | |||
''' | |||
'''Dhe meqenëse''', biri i Ademit –njeriu–, duke poseduar natyrën që ne kemi përshkruar, është tej mase i dobët e i pafuqishëm për sa i përket natyrës së tij thelbësore dhe gjendjes së tij. Megjithatë, pavarësisht kësaj dobësie e varfërie dhe nevojave e dhimbjeve të pakufishme para të cilave ai zbulohet, ekziston një Sundues i Gjithëfuqishëm, i Gjithurtë e i Gjithëmëshirshëm, i Cili në një mënyrë krejtësisht përtej fuqisë dhe vullnetit të njeriut, e bën këtë glob të madh tokësor një magazinë që përmban çdo lloj minerali e ushqimi që atij i nevojitet, dhe e bën një dyqan të mbushur me të gjithë artikujt që ai dëshiron. Kështu Sundimtari i Vetëm kujdeset për njeriun dhe e ushqen duke i dhururar atij çfarë dëshiron. | |||
'''Dhe meqenëse''', All-llahu (xhel-le sha’nuhu) i zotëron këto veçori. Ai e do njeriun, dhe e bën vetveten të dashur tek njeriu. Ai është i përjetshëm, dhe ka botëra të përjetshme. Ai i realizon të gjitha gjërat me drejtësi, Ai bën gjithçka me urtësi. Por sovraniteti madhështor dhe Mbretëria e përjetshme e Sundimtarit të parapërjetësisë nuk mund të përfshihet plotësisht brenda jetës së shkurtër të njerëzimit, kësaj toke të përkohshme e kalimtare. | |||
Për më tepër, aktet shumë të mëdha të padrejtësisë dhe të mosbindjes që ndodhin midis njerëzve në kundërshtim e në kontradiktë me drejtësinë, dhe në kudërshtim me ekuilibrin dhe bukurinë e kozmosit, tradhtia e tyre, mohimi dhe mosbesimi ndaj Mirëbërësit dhe Furnizuesit të tyre, dhe të gjitha këto mbeten të pandëshkuara në këtë botë, gjithashtu ata i kalojnë në rehati jetët e tyre mizore e tradhtare, ndërsa njerëzit e mjerë e të shtypur i kalojnë jetët e tyre në mjerim. Por, pikërisht esenca e Drejtësisë Absolute, që shenjat e të cilës shihen gjithandej universit, është krejtësisht e kundërt dhe e papajtueshme me idenë e mosringjalljes së mizorëve dhe të tradhtarëve, së bashku me të shtypurit e pashpresë, të cilët janë të barabartë në këtë botë përpara vdekjes! | |||
'''Dhe meqenëse''', Pronari i kozmosit ka zgjedhur e i ka dhënë një rang të lartë dhe rëndësi tokës midis krijesave të universit, dhe zgjodhi njeriun dhe i dhuroi atij një pozitë të lartë midis të gjithë krijesave të tokës. Gjithashtu, Ai ka zgjedhur midis njerëzimit, si miqtë e Tij dhe si objektet e adresimit të Tij profetët, evlijatë dhe dijetarët e pastër, sepse ata janë njerëz të vërtetë të cilët përshtaten plotësisht me qëllimet Hyjnore të krijimit, të cilët e bëjnë vetveten të dashur tek Krijuesi i tyre nëpërmjet besimit e nënshtrimit. Ai i nderon e i fisnikëron ata me mrekulli e me ndihmë Hyjnore, dhe i dënon armiqtë e tyre me goditje qiellore. | |||
Ai, zgjodhi midis miqve të Tij të dashur e të shquar imamin (udhëheqësin) e tyre dhe simbolin e krenarisë dhe lavdisë së tyre, Muhammedin Alejhis-salatu ves-selam. Ai ndriçoi me dritën e tij gjysmën e globit tokësor dhe një të pestën e njerëzimit të lartësuar për shumë shekuj. Është sikur kozmosi të ishte krijuar për hir të tij; të gjitha qëllimet e universit u bënë të qarta nëpërmjet tij, u bënë të dukshëm përmes fesë me të cilën ai u dërgua, dhe u shfaqën qartë me Kur’anin që iu shpall Atij. | |||
Megjithëse ai meritoi dhe ishte i përshtatshëm të merrte shpërblimin për një periudhë të pafund kohe për shërbimet e tij të çmueshme të pafund, që ai kreu shërbime që zakonisht do të merrnin miliona vite për t’u kryer, pavarësisht të gjitha këtyre, atij iu dha një jetë shumë e shkurtër, jo më shumë se gjashtëdhejtë e tre vjeç, dhe ajo gjithashtu kaloi në luftë e mundim. A do të ishte e mundur, e përfytyru- eshme dhe e konceptueshme që të mos ringjallet ai personalitet, së bashku me të gjithë të tjerët si ai dhe më të dashurit e tij? Apo të mos jetë edhe tani i gjallë me shpirtin e tij? Apo të zhduket në një zbrazëtirë të përjetshme? Jo, njëqindmijë herë jo!.. Po, i gjithë universi dhe të gjitha realitetet kozmike kërkojnë ringjalljen e tij, kërkojnë jetën e tij nga Pronari i kozmosit... | |||
'''Dhe meqenëse''', Trajtesa '''“El Ajetul Kubra”''' (Shenja më e Madhe), e cila është Rrezja e Shtatë, ka vërtetuar me tridhjetë e tre mendime të pajtuara me unanimitet, secili aq i fuqishëm sa një mal, se universi është vepra e një Dore të Vetme, dhe se bota është pronë e vetëm Një të Vetmi. Kanë treguar në mënyrë të vetëkuptueshme se Njësia është boshti i plotësimit Hyjnor. Ato kanë shpjeguar se, me unitet e Njësi, i gjithë universi transformohet dhe fiton aspektin e shërbëtorit të bindur dhe të nëpunësit të nënshtruar të Atij Krijuesi të Vetëm. Gjithashtu, me ardhjen e botës së përtejme dhe me ekzistencën e saj, realizohen plotësimet e All-llahut (xhel-le sha’nuhu), mbrohen nga rrëzimi dhe mbrohet Drejtësia e Tij Absolute nga tallja e nga tradhtia e plotë, nga kotësia e idiotizmi; merr Mëshira e Tij Gjithëpërfshirëse sferën e saj dhe shpëton nga dhënia e torturimit diskretitues; duket krenaria dhe fuqia e Tij absolute dhe shpëtojnë nga pafuqia e mjerë, si dhe shenjtërohet secili nga Atributet Madhështore të All-llahut. | |||
Kijameti do të ndodhë me një siguri absolute. Ringjallja do të ndodhë, dyert e banesës së shpërblimit dhe dënimit do të hapen për arsye të '''“Tetë meqenëseve”''' të shtjelluara më lartë, nga qindra pika që lidhen me besimin tek All-llahu (xhel-le sha’nuhu). Vetëm atëherë do të përmbushet domethënia e vërtetë e tokës dhe e pozicionimit të saj qëndror, si dhe kuptimi i vërtetë dhe vlera e njeriut. Atëherë drejtësia, urtësia, mëshira dhe Mbretërimi i Sundimtarit të Gjithurtë i Cili është Krijuesi dhe Mbështetësi i tokës dhe i njeriut, do të vendosen e shfaqen rishtas. Atëherë miqtë e vërtetë dhe dashuruesit e përmalluar të All- llahut të Përjetshëm do të shpëtojnë nga asgjësimi i përhershëm dhe më i madhi e më i vlefshmi i atyre miqve do të marrë shpërblimin për shërbimet e shenjta me të cilat ai kënaqi gjithë kozmosin. Atëherë plotësimet e Mbretit të përjetësisë do të shenjtërohen, do të pretendojnë lartësinë e tyre dhe qënien e tyre larg çdo mangësie e defekti; do të lartësohet e largohet Fuqia e Tij nga pafuqia, Urtësia e Tij nga marrëzia, dhe Drejtësia e Tij nga të gjitha llojet e padrejtësisë. | |||
( | |||
'''Shkurtazi: Meqenëse All-llahu ekziston, sigurisht edhe Bota e përtejme ekziston.''' | |||
Atëherë, tre shtyllat e besimit, që u shtjelluan më lartë, e vërtetojnë dhe dëshmojnë ringjalljen me të gjitha dëshmitë e provat. Gjithashtu, dy shtyllat e mbetura të besimit të përfshira në këto Fjalë: | |||
وَبِمَلٰئِكَتِهِ وَبِالْقَدَرِ خَيْرِهِ وَشَرِّهِ مِنَ اللّٰهِ تَعَالٰى | |||
“Dhe (besoj) dhe në engjëjt e Tij, dhe në Paracaktimin Hyjnor (Kaderin), e mira e tij dhe e keqja janë nga All-llahu i Plotëfuqishëm”, bëjnë të domosdoshëm ringjalljen dhe dëshmojnë e tregojnë botën e përjetësisë në mënyrën më të fuqishme. | |||
Të gjitha provat, shikimet e dëshmitë e pafund dhe bisedat që provojnë ekzistencën e engjëjve dhe funksionin e tyre të robërisë ndaj All-llahut (xhel-le sha’nuhu), gjithashtu vërtetojnë në mënyrë të tërthortë ekzistencën e botës së shpirtërave, të botës së padukshme, të botës së përtejme, banesës së lumturisë dhe ekzistencën e Xhennetit dhe Xhehennemit që do të mbushen me xhinde e njerëz. Sepse engjëjt kanë mundësi me lejen e All-llahut që t’i shikojnë ato botëra e të hyjnë në to, dhe të gjithë engjëjt e afërm me Fronin e All-llahut (xhel-le sha’nuhu), të tillë si Hazreti Xhebraili, i cili komunikon me njerëz, njoftojnë ekzisten- cën e atyre botëve që u përmendën dhe përshkruajnë me unanimitet udhëtimin e tyre nëpër to. Ashtu siç pranojmë pa diskutim ekzistencën e kontinentit të Amerikës, të cilin ne vetë kurrë nuk e kemi parë, nga njoftimet e udhëtarëve që vijnë nga ai kontinent, po ashtu, ne duhet të besojmë me gjithë sigurinë, siç besojmë me të vërtetë, në ekzistencën e botës së përjetësisë së Ahiretit, ekzistencën e Xhennetit e të Xhehennemit, duke u mbështetur mbi njoftimet e dhëna nga engjëjt, njoftime që kanë autoritetin e njëqind rrëfenjave të pakundërshtueshme. | |||
Dhe, përsëri, të gjitha provat e përfshira në '''Trajtesën e Paracaktimit Hyjnor ose Kaderit''', e cila është Fjala e Njëzet e Gjashtë, duke vërtetuar shtyllën e Besimit në Paracaktimin Hyjnor në mënyrë të tërthortë vërteton ringjalljen, shpërndarjen e regjistrave të punëve dhe peshimin e veprave të njeriut që do të ndodhin tek peshorja e madhe. Sepse ngjarjet në ekzistencën e të gjitha gjërave regjistrohen para syve tanë nëpër Pllakat e rregullit e të balancës; biografia e çdo qënieje të gjallë është gdhendur në aftësinë e kujtesës së saj, në farishten e saj, dhe në Tablo të tjera të ngjashme; veprat e çdo qënieje të pajisur me shpirt, dhe veçanërisht ato të njeriut, janë regjistruar në Pllakat e Ruajtura. Kështu gjithë ky parapërcaktim nga Kaderi gjithëpërfshirës, ky caktim kaq i urtë, ky regjistrim kaq i përpiktë dhe kjo skalitje kaq e saktë, mund të jetë vetëm për hir të një shpërblimi të përhershëm dhe të një dënimi që do të jepen në Gjyqin e Madh si rezultat i një Gjykateje të Lartë. Përndryshe, ai regjistër gjithëpërfshirës e i përpiktë dhe ai regjistrim, do të ishin krejtësisht kot e pa kuptim. Kjo do të ishte në kundërshtim me Urtësinë dhe Realitetin. | |||
Për më tepër, në qoftë se nuk do të ndodhte ringjallja, të gjitha kuptimet e vërtetuara që janë skalitur në librin e universit nga Pena e Paracaktimit Hyjnor do të shkatërroheshin. Kjo do të ishte një gjë krejtësisht e pamundur, do të ishte aq absurde dhe madje një përçartje e tillë, si të mohoje ekzistencën e universit... | |||
'''Përmbledhje:''' Pesë shtyllat e besimit, së bashku me të gjitha provat e tyre, tregojnë e kërkojnë ndodhjen dhe ekzistencën e ringjalljes, ekzistencën e botës së Ahiretit, dhe hapjen e dyerve të saj. Ato e dëshmojnë atë dhe e bëjnë të domosdoshme. | |||
Është për shkak se ndodhen mbështetje e prova të tilla madhështore e të patundura për të vërtetën e ringjalljes, krejtësisht të denja për madhështinë e saj, që Kur’ani i shpjegimit të mrekullueshëm i kushton rreth një të tretën e përmbajtjeve të tij Ringjalljes dhe Ahiretit, dhe e bën atë gurin themeltar për të gjitha të vërtetat e tij dhe ndërton gjithçka mbi bazat e saj... | |||
'''(Parathënia përfundoi.)''' | |||
<nowiki>*</nowiki> * * | <nowiki>*</nowiki> * * | ||
== PJESA E DYTË E SHTOJCËS == | |||
[Është “e Para” nga “Nëntë Stacionet” që përmban nëntë nivelet e provave të Ringjalljes të cilat janë treguar në mënyrë të mrekullueshme në vërsetin e mëposhtëm] | |||
❀ فَسُبْحَانَ اللّٰهِ ح۪ينَ تُمْسُونَ وَح۪ينَ تُصْبِحُونَ ❀ وَلَهُ الْحَمْدُ فِي السَّمٰوَاتِ وَالْاَرْضِ وَعَشِيًّا وَح۪ينَ تُظْهِرُونَ ❀ يُخْرِجُ الْحَىَّ مِنَ الْمَيِّتِ وَيُخْرِجُ الْمَيِّتَ مِنَ الْحَىِّ وَيُحْيِي الْاَرْضَ بَعْدَ مَوْتِهَا وَكَذٰلِكَ تُخْرَجُونَ | ❀ فَسُبْحَانَ اللّٰهِ ح۪ينَ تُمْسُونَ وَح۪ينَ تُصْبِحُونَ ❀ وَلَهُ الْحَمْدُ فِي السَّمٰوَاتِ وَالْاَرْضِ وَعَشِيًّا وَح۪ينَ تُظْهِرُونَ ❀ يُخْرِجُ الْحَىَّ مِنَ الْمَيِّتِ وَيُخْرِجُ الْمَيِّتَ مِنَ الْحَىِّ وَيُحْيِي الْاَرْضَ بَعْدَ مَوْتِهَا وَكَذٰلِكَ تُخْرَجُونَ | ||
< | “Lavdërojeni lart pra All-llahun kur jeni në mbrëmje dhe kur të ngriheni në mëngjes. Dhe të Atij janë të gjitha lavdërimet dhe falënderimet në qiej dhe në tokë; dhe në mbasditen e vonë dhe kur të hyni në kohën kur merr dielli (falja e drekës). Ai nxjerr të gjallën nga e vdekura dhe të vdekurën nga e gjalla. Dhe Ai e ringjall tokën pas vdekjes së saj. Dhe kësisoj ju do të nxirreni (prej tokës në Ditën e ringjalljes).”(<ref>Kur’an, 30: 17-19</ref>) | ||
Prova e qartë dhe dëshmia e shndëritshme e dekretit të All-llahut, që lidhet me ringjalljen e cila përfshihet në këtë vërset, tani do të shpjegohet e shtjellohet në dashtë All-llahu (xhel-le sha’nuhu).(<ref>Shënim: I gjithë ky stacion nuk është shkruajtur akoma.</ref>) | |||
SIMBOLI I KATËRT I PIKËS SË PESTË I SHKREPTIMËS SË TRIDHJETË | |||
(<ref>Shënim: Por, meqenëse çështja e jetës ka lidhje me ringjalljen, ajo është përfshirë këtu. Përveç kësaj, ajo përmban një aluzion të hollë e të thellë për shtyllën e besimit në Kaderin Hyjnor tek përfundimi i çështjes së jetës.</ref>)Në veçorinë e njëzet e tetë të jetës, është shpjeguar se: Jeta orientohet tek gjashtë shtyllat e besimit dhe i provon ato; ajo përmban një sërë treguesish për të vërtetat e tyre. | |||
'''Po, tani rezultati më i rëndësishëm, thelbi dhe arsyeja për krijimin e universit nuk është gjë tjetër veçse jeta; dhe jeta, ajo vërtetësi e lartë, kurrësesi nuk mund të përkufizohet tek kjo jetë kalimtare, e shkurtër, e mangët dhe e mundimshme e kësaj bote.''' Përkundrazi, qëllimi dhe rezultati i pemës së jetës madhështore, shkëlqimi i së cilës mund të kapet e të nxirret si përfundim i deduktueshëm nga njëzet e nëntë veçoritë e saja; fruti i asaj peme të denjë për madhështinë e saj është jeta e përhershme e botës tjetër; është jeta në botën e amshuar ku madje edhe gurët, pemët dhe dheu do të pajisen me jetë. | |||
Përndryshe, do të duhej që pema e jetës, e cila është pajisur me aftësi, me substanca dhe gjymtyrë të holla e të ndryshme tek gjallesat dhe veçanërisht tek njeriu, të mbetej pa frut, pa dobi e pa realitet; njeriu do të mbetej i mjerë, fatkeq e i poshtëruar dhe njëzet shkallë më i ulët se sa trumcaku për sa i përket lumturisë së jetës, megjithëse ai është krijesa më e lartësuar dhe më i nderuar midis gjallesave dhe njëzet shkallë më i lartë se trumcaku. | |||
Gjithashtu, mendja e cila është dhurata më e çmueshme për njeriun do ta plagoste zemrën e tij duke menduar për dhimbjet e së shkuarës dhe për ankthet e frikësimet e së ardhmes; ajo do t’i përziente nëntë dhimbjet me çdo kënaqësi dhe kështu do të bëhej një fatkeqësi për njeriun. Kjo është njëqind përqind e padrejtë. Kështu jeta e kësaj bote provon në mënyrë vendimtare shtyllën e besimit që është besimi në botën e përtejme përmes së cilës shfaq për sytë tanë në çdo pranverë më shumë se treqind mijë shembuj nga shembujt e ringjalljes. | |||
A do të ishte e mundur për një Krijues të Gjithëfuqishëm, i Cili furnizon e mbështet në kohën e duhur me urtësi, me përkujdesje të madhe e mëshirë, të gjitha instrumentet dhe mjetet e nevojshme për jetën tënde, në trupin tënd, në kopshtin tënd dhe në atdheun tënd; i Cili dëgjon dhe i përgjigjet lutjes private e të veçantë që bëhet për ushqim nga stomaku yt, për hir të jetës e të mbijetesës së tij, i Cili e shfaq pranimin e Tij të asaj lutjeje nëpërmjet shumë ushqimeve të shijshme, a do të ishte e mundur për një Administrues të Tillë të Gjithëfuqishëm që mos të të njohë ty apo mos të të dëgjojë, dhe që Ai të mos përgatisë mjetet e domosdoshme për qëllimin më të madh të llojit njerëzor, ai qëllim i cili është jeta e përhershme? A do të ishte e mundur që Ai të mos pranojë lutjen më të madhe, më të rëndësishme e më të përgjithshme e cila është lutja për qëndrueshmërinë dhe përjetshmërinë e llojit njerëzor duke ndërtuar jetën e amshuar dhe duke krijuar Xhennetin? A do të ishte e mundur që Ai të mos dëgjonte lutjen e fuqishme të këtij njeriu, i cili është krijesa më e lartë në univers, madje ai është monarku i tokës dhe rezultati i saj, atë lutje që bën jehonë gjithandej qiejve dhe tokës, që të mos i kushtojë asaj të njëjtën vëmendje, ose të mos i japë të njëjtën kënaqësi, si stomakut të vogël, a do të ishte e mundur që Ai t’i shkaktonte Urtësisë së Tij të plotë dhe Mëshirës së Tij absolute të mohoheshin? Jo, kurrë, njëqindmijë herë jo!.. | |||
'''Dhe përsëri a do të ishte e pranueshme''' për Atë që dëgjon zërin më të fshehur të më të voglës së krijesave, që shëron dhimbjen e saj dhe që i vë veshin e ndihmon ankesën e saj, që e ushqen dhe e zhvillon atë me kujdesin më të madh dhe me vlerësimin duke ia nënshtruar asaj krijesën më të madhe në Kozmos, a do të ishte e mundur për Atë që e bën të gjithë këtë të mos dëgjojë zërin gjëmimtar për jetën më të madhe, më të çmueshmen, më të hollën e më të vazhdueshmen? A do të ishte e arsyeshme që Ai të mos i kushtojë vëmendje lutjes së saj më të rëndësishme dhe duave për përjetësi! | |||
Kjo do të ishte si pajisja e një ushtari të vetëm me përkujdesjen më të madhe dhe të injoronte plotësisht një ushtri të madhe të bindur, ose si të shikuarit i një pike dhe të mbyllte sytë para diellit! Ose si të dëgjuarit e zëzëllimës së një mize dhe mosdëgjimin e gjëmimit të rrufesë! Jo, njëqindmijë herë, jo!.. | |||
'''Dhe përsëri, a do ta pranonte arsyeja''' për Një të Gjithëfuqishëm të Gjithurtë, mëshira e të Cilit, dashuria dhe përkujdesja janë të pafundme, i Cili e do shumë veprën e Tij artistike, dhe e bën Vetveten të jetë i dashur tek krijesat me veprat e Tij artistike, i Cili i do shumë ata që e duan Atë; a do të ishte e arsyeshme që Ai të asgjësonte jetën e atij që Ai e do, atë që është i dashur për Të, që është i meritueshëm për dashuri, dhe që nga natyra e adhuron Krijuesin e Tij dhe të asgjësonte gjithashtu nëpërmjet vdekjes së përjetshme esencën e jetës dhe thelbin e saj, që është shpirti? Apo të ofendonte e të fyente të dashurin e Vet për të gjithë përjetësinë, apo të plagoste ndjenjat e Tij dhe të bënte që misteri i mëshirës së Tij dhe drita e dashurisë së Tij të mohoheshin? Jo, njëqindmijë herë jo! | |||
Një Bukuri Absolute që ka stolisur krijimin me shfaqjet e saj dhe një Mëshire Absolute që i ka bërë krijesat të gëzohen, janë padyshim të përjashtuara e të pastruara nga shëmti të tilla të pafund, nga një neveri e plotë e nga një padrejtësi e tillë dhe nga një mungesë mëshire. | |||
'''Përfundim: Përderisa ka jetë në dynja, medoemos ata njerëz të cilët e kuptojnë qëllimin e jetës dhe nuk i keqpërdorin jetët e tyre, do të jenë të meritueshëm për jetën e përhershme në botën e përjetshmërisë dhe në Xhennetin e përjetshëm. Ne në këtë besojmë...''' | |||
Gjithashtu, shkëlqimi i objekteve të shndëritshme që gjenden në tokë nëpërmjet reflektimit të dritës së diellit, vezullimi i shkurtër i fluskave të vogëla në sipërfaqen e oqeanit përmes shkreptimave të dritës, pastaj shuajtja e atij shkëlqimi me zhdukjen e tyre dhe ardhja e fluskave të tjera në vend të tyre, që ashtu si të parat shkëlqejnë, sikur të ishin pasqyra për diej të imagjinuar, që na shfaqin neve në mënyrë të vetëkuptueshme se ato shkëlqime e vezullime nuk janë tjetër veçse një shfaqje reflektuese e një dielli të lartë. Me gjuhët e tyre të ndryshme ato përmendin ekzistencën e diellit dhe e tregojnë atë me gishtat e tyre të shndritshëm. | |||
Po kështu ngjet me shkëlqimin e gjallesave në sipërfaqen e tokës dhe në det, me Fuqinë Hyjnore dhe shfaqjen e Emrit më të madh “El- Muhji”, “Jetëdhënësi”, i të Gjallit Vetekzistues (xhel-le sha’nuhu), dhe atëherë ato fshihen prapa perdes së të padukshmes duke thënë: '''“Ja Hajj!”''', O i Gjallë i Përjetshëm!, me qëllim që të bëjnë vend për ato që i ndjekin prapa. Kjo përfaqëson një sërë dëshmish për treguesit e jetës dhe për domosdoshmërinë e ekzistencës së të Gjallit të Përjetshëm Vetekzistues (xhel-le sha’nuhu). Gjithashtu, të gjitha provat që dëshmojnë Njohurinë Hyjnore, shenjat e të cilës janë të dukshme në organizimin e të gjitha qënieve; të gjitha dëshmitë që vërtetojnë ekzistencën e një Fuqie që vepron gjithandej universit; të gjitha argumentet që tregojnë vullnetin dhe qëllimin duke sunduar rregullin dhe administrimin e kozmosit; të gjitha shenjat, mrekullitë e kështu me radhë që vërtetojnë profetësinë e profetëve, mjetet e Fjalës Hyjnore dhe Shpalljes Hyjnore dhe treguesit që dëshmojnë e tregojnë shtatë Atributet e mëdha Hyjnore, të gjithë ato tregojnë dhe dëshmojnë me unanimitet jetën e të Gjallit të përjetshëm, Vetekzistuesit të vetëm, | |||
''' | |||
sepse në qoftë se aftësia e të shikuarit është e pranishme në një gjë, padyshim duhet që ajo të ketë jetë gjithashtu, në qoftë se ajo ka dëgjim, kjo gjithashtu është shenjë jete, në qoftë se në të gjendet aftësia e të folurit, kjo gjithashtu tregon ekzistencën e jetës, dhe nëse do të ndodheshin vullneti e zgjedhja, natyrisht ato janë dukuritë e jetës... | |||
E ngjashme me këtë, Atributet, ekzistenca e të cilave provohet dhe është e vetëkuptueshme në sajë të shenjave të tyre gjithandej kozmosit, të tilla si Fuqia Absolute, Vullneti i gjithanshëm, dhe Njohuria gjithëpërfshirëse, dëshmojnë me të gjitha provat e tyre jetën e të “Gjallit të Përjetshëm Vetekzistues” dhe domosdoshmërinë e ekzistencës së Tij, dëshmojnë për jetën e Tij të amshuar, që vetëm një hije e të cilës ka ndriçuar të gjithë universin dhe një shfaqje e të cilës është e mjaftueshme për të dhënë jetën e botës së përtejme me të gjitha grimcat e saj. | |||
Dhe Atributi Hyjnor i jetës lidhet gjithashtu me shtyllën e '''“Besimit në engjëjt”''' dhe e provon atë nëpërmjet treguesit, sepse përderisa jeta është rezultati më i rëndësishëm i Kozmosit, dhe gjallesat përbëjnë formën më gjerë të përhapur të krijimit, me modelet e saj që shumohen për shkak të vlerës së tyre; ato në mënyrë të vazhdueshme gjallërojnë bujtinën e kësaj bote me ardhjen dhe me largimin e karvaneve të tyre. | |||
Dhe për më tepër, globi i cili mbushet me kaq shumë specie të qënieve të gjalla, vazhdimisht boshatiset e rimbushet me urtësinë e ripërtëritjes e të shumimit, dhe qëniet e gjalla krijohen në shumësi, madje edhe tek substancat më të ulëta e të prishura, saqë duket si të ishte një ringjallje e vazhdueshme e mikrobeve. | |||
Së fundi, meqenëse vetëdija dhe mendja, të cilat janë esenca e distiluar e jetës, dhe shpirti i cili është substanca e saj e hollë dhe e qëndrueshme, meqenëse krijohen gjithashtu gjithandej globit në shumësinë më të madhe, sikur globi tokësor të gjallërohej, të zbukurohej e të bëhej i gëzuar nga jeta, mendja, vetëdija dhe shpirti... Në qoftë se do të merrnim në konsideratë të gjitha ato që u përmendën më parë, dalim me përfundimin se do të ishte krejtësisht e pamundur që trupat qiellorë, të cilët janë më të hollë, më të shndritshëm, më të mëdhenj e më të rëndësishëm se sa toka, të ishin të vdekura, të palëvizshme, të pajetë e të vetëdijshëm. | |||
Atëherë duhet të ekzistojnë e të jenë pajisur me veçorinë e jetës gjallesat e vetëdijshme që mbushin e gjallërojnë qiejt, diejt dhe yjet, që u japin atyre gjallërinë, që shfaqin rezultatin e qëllimit për krijimin e qiejve, dhe marrin adresim nga Krijuesi i Gjithëlavdishëm. Këto krijesa, me një natyrë të përshtatshme për qiejt, me një esencë jete janë vetëm se engjëjt... | |||
Dhe gjithashtu, sekreti i jetës dhe esenca e saj orientohet tek '''“Shtylla e besimit në profetët”''' dhe e provon atë në mënyrë simbolike. Po, meqenëse universi u krijua për hir të jetës, dhe meqenëse jeta është shfaqja më e madhe, skalitja më e plotë dhe arti më i bukur i të Gjallit të Përjetshëm Vetekzistues i parapërjetësisë dhe meqenëse jeta e përhershme e Krijuesit tregon Vetveten vetëm nëpërmjet dërgimit të profetëve dhe shpalljes së librave qiellorë; sepse po të mos ishin librat qiellorë dhe profetët, atëherë jeta e përhershme do të mbetej e panjohur. | |||
Kur një njeri flet, kuptohet se ai është i gjallë... E ngjashme me këtë, janë profetët dhe librat e shpallur qiellorë që bëjnë të qartë e tregojnë për Atë Folës të Gjallë, i Cili urdhëron e ndalon me fjalët e Tij e me adresimet nga prapa botës së të padukshmes, pas perdes së kozmosit. | |||
Ashtu si jeta ekzistuese në kozmos që dëshmon në mënyrë vendimtare domosdoshmërinë e ekzistencës së të Gjallit të Përjetshëm të parapërjetësisë, po ashtu ajo në mënyrë të tërthortë tregon e vërteton '''“shtyllat e besimit në dërgimin e Profetëve dhe në shpalljen e librave qiellorë”''', sepse këto janë rrezet, manifestimet dhe lidhjet e asaj jete të përhershme. Dhe veçanërisht Profetësia e Muhammedit (Alejhis-salatu ves-selam) dhe shpallja Kuranore, meqenëse janë si pikërisht vetë shpirti dhe mendja e jetës, atëherë vërtetësia e tyre është aq e padiskutueshme sa ekzistenca e kësaj jete. | |||
Po, ashtu siç është jeta esenca e distiluar e kozmosit, vetëdija dhe ndjeshmëria janë esenca e distiluar e jetës; mendja është esenca e distiluar e vetëdijes dhe e ndjeshmërisë; dhe shpirti, përfundimisht, është substanca e pastër dhe e panjollosur, esenca e qëndrueshme dhe e mëvetësishme, që qëndron pikërisht mu në zemrën e jetës... | |||
Gjithashtu jeta e profetit Muhammed (A.S.M) në aspektet e saja materiale e shpirtërore është thelbi i distiluar prej jetës dhe shpirtit të kozmosit, dhe profetësia e Muhammedit (A.S.M) në aspektet e saja të jashtme e të brendshme është esenca e pastër dhe e distiluar e ndjeshmërisë, vetëdijes dhe e mendjes së kozmosit. Madje jeta e Profetit Muhammed (A.S.M) në aspektet e saja të jashtme e të brendshme, siç e kanë dëshmuar veprat e Tij, është pikërisht drita dhe esenca e vetëdijes së kozmosit. Shpallja Kur’anore është, gjithashtu, shpirti i jetës së kozmosit dhe mendja e vetëdijes së tij, nëpërmjet dëshmisë së të vërtetave jetike. | |||
'''Po, po, po!.. Në qoftë se drita e Profetësisë së Muhammedit (A.S.M) do të largohej nga kozmosi e të shuhej, kozmosi do të vdiste. Në qoftë se do të largohej Kur’ani, kozmosi do të humbiste normalitetin, dhe globi tokësor do të humbiste vetëdijen e tij dhe koka e tij e trullosur dhe e pamend do të përplasej me ndonjë planet dhe do të ndodhte fundi i botës...''' | |||
Dhe jeta gjithashtu shikon tek shtylla e '''“Besimit në Kaderin”''' dhe e provon atë në mënyrë të tërthortë, sepse, meqenëse jeta është drita e Botës së dukshme, dhe ajo e dominon atë, dhe është rezultati dhe qëllimi i ekzistencës, dhe meqenëse ajo është pasqyra më gjithëpërfshirëse e Krijuesit të universit, shembulli më i plotë, dhe indeksi i aktivitetit Hyjnor, -dhe të mos keqkuptohet krahasimi- meqenëse ajo është një lloj programi, atëherë sigurisht misteri i jetës kërkon medoemos që të jetë gjithashtu Bota e padukshme, domethënë, e kaluara dhe e ardhmja që do të thotë, krijesat e së shkuarës dhe ato të së ardhmes janë të prirura t’i përshtaten rregullit, organizimit, që të njihen e të vështrohen dhe të jenë të parapërcaktuara e të parapërgatitura për t’iu nënshtruar urdhërave krijuese, të cilat nga një këndvështrim janë jetët e tyre. | |||
Bërthama origjinale e një peme dhe rrënja e saj gjithashtu farërat që përfshihen në frutat e saja dhe rezultati përfundimtar, të gjitha shfaqin një lloj jete, ashtu si vetë pema; madje ato mbajnë brenda vetvetes ligje jete më të holla se ato të pemës. | |||
Dhe gjithashtu, farërat dhe rrënjët e lëna nga vjeshta e kaluar, para pranverës së tanishme, si dhe farërat që do të lihen nga pranverat vijuese pas kësaj pranvere, ato të gjitha mbajnë ligjet jetike, ashtu si kjo pranverë. | |||
Dhe në të njëjtën mënyrë, të gjitha degët dhe shkarpat e pemës kozmike, secila ka një të shkuar e një të ardhme. Ato kanë një zinxhirë që përbëhet nga fazat e të shkuarës dhe të së ardhmes dhe nga rrethana. Ekzistencat e shumëfishta dhe fazat e çdo specieje dhe çdo anëtar i secilës specie, duke ekzistuar në Njohurinë Hyjnore, formon një zinxhir të qënies në Njohurinë e All-llahut (xhel-le sha’nuhu), dhe ekzistenca e saj e jashtme dhe ekzistenca e saj në Njohurinë e All-llahut (xhel-le sha’nuhu) është një tregues i jetës së përgjithshme që i tërheq të gjitha aspektet e jetës së saj nga këto Tabela të gjalla e plot kuptim të kaderit Hyjnor. | |||
Po, fakti se Bota e shpirtërave -e cila është njëra formë e botës së padukshme- është mbushur nga esenca e jetës, lënda e jetës dhe nga shpirtërat, që janë substancat dhe esenca e jetës, kërkon e bën të domosdoshme të jetë e shkuara dhe e ardhmja të cilat janë një formë tjetër e Botës së padukshme dhe segmenti i saj i dytë duke u shfaqur, tek ato të dyja, jeta. | |||
Dhe, përveç kësaj, rregulli i plotë, rrethanat domethënëse, rezultatet dhe frutat e gjalla në ekzistencën e një gjëje brenda Njohurisë së All-llahut xh. sh. , gjithashtu demonstrojnë shfaqjen e një lloji jete jolëndore. | |||
Po, një shfaqje e tillë e jetës, që është drita e lëshuar nga dielli i jetës së përhershme, nuk mund të përkufizohet tek kjo botë e dukshme, tek kjo kohë e tanishme dhe tek kjo ekzistencë e jashtme. Përkundrazi, secila botë e merr treguesin e asaj drite në përputhje me kapacitetin e saj, dhe kozmosi së bashku me të gjithë botët e tij është i gjallë e ndriçohet nga ai tregues drite. Përndryshe, - siç e shikon syri i çudhëzimit - nën këtë dynja të përkohshme e të dukshme, secila botë do të ishte një kufomë e madhe dhe e tmerrshme dhe një botë e rrënuar e errët. | |||
Kështu, një aspekt i gjërë i shtyllës së '''“Besimit në Kaderin Hyjnor”''' kuptohet përmes misterit të jetës dhe vërtetohet nga ajo. Domethënë, ashtu siç shfaqet jeta dhe gjallëria e botës së dukshme dhe e krijesave aktuale me rregullsinë dhe me rezultatet e tyre, po ashtu krijesat e së shkuarës dhe ato të së ardhmes, të cilat konsiderohen që i përkasin Botës së padukshme, kanë një ekzistencë shpirtërore dhe një lloj jete, dhe një prezencë shpirtërore në Njohurinë e All-llahut (xhel-le sha’nuhu). Shenja e kësaj jete dhe prania bëhen të dukshme e të njohura përmes '''Pllakës të Kaderit Hyjnor''' dhe përmes '''të gjitha etapave dhe rrethanave të jetëve të tyre''' të jashtme dhe ekzistencës... | |||
< | <span id="Zeylin_Üçüncü_Parçası"></span> | ||
== PJESA E TRETË E SHTOJCËS == | |||
</ | |||
Një pyetje që lidhet me ringjalljen: | |||
< | Në Kur’anin Kerim, në mënyrë të përsëritur, vijnë dekrete të tilla si; اِنْ كَانَتْ اِلَّا صَيْحَةً وَاحِدَةً “Ishte vetëm një klithmë...” (<ref>Kur’an, 36: 29</ref>), dhe, وَمَٓا اَمْرُ السَّاعَةِ إِلَّا كَلَمْحِ الْبَصَرِ “Çështja e Orës (së fundit) është sa një ‘hap e mbyll sytë”.(<ref>Kur’an, 16: 77</ref>), që tregojnë se Ringjallja më e Madhe do të ndodhë në mënyrë të befasishme, në një moment të vetëm, pa kalimin e ndonjë kohe. Por mendjet tona të ngushta kërkojnë ca shembuj konkretë me qëllim që ato të na mundësojnë ne ta pranojmë e dëshmojmë këtë ngjarje të mrekullueshme e të pashoqe. | ||
'''Përgjigjja: “Tri çështje”''' lidhen me ringjalljen: Kthimi i shpirtërave tek trupat e tyre, ringjallja e trupave, dhe rimëkëmbja e trupave. | |||
''' | |||
'''ÇËSHTJA E PARË:''' | |||
'''Një shembull për rikthimin e shpirtërave tek trupat e tyre është si vijon:''' Ushtarët e një ushtrie tepër të disiplinuar, ndërsa janë të shpërndarë në të gjitha anët për të pushuar, grumbullohen me oshëtimën e borisë ushtarake. Tani, '''Suri, Boria e Israfilit''', sigurisht nuk është më pak i fuqishëm se sa borizani i ushtrisë. Gjithashtu shpirtërat e njerëzve që janë në botën e paspërjetësisë dhe në botën e grimcave, të cilët e dëgjuan adresimin dhe thirrjen, اَلَسْتُ بِرَبِّكُمْ “A nuk jam Unë All-llahu i juaj”, duke ardhur nga parapërjetësia, dhe iu përgjigjën: قَالُوا بَلٰى “Ata thanë: Po, me të vërtetë Ti je.”(<ref>Kur’an, 7: 172</ref>) Janë më të bindur, më të disiplinuar e më të nënshtruar me mijëra herë më shumë se sa ushtarët në atë ushtri. Për më tepër, është provuar me provat më të fuqishme në '''“Fjalën e Tridhjetë”''', se jo vetëm shpirtërat, por, gjithashtu, të gjitha grimcat, formojnë anëtarët e bindur të një Ushtrie Hyjnore. | |||
</ | |||
'''ÇËSHTJA E DYTË:''' | |||
''' | |||
</ | '''Një shembull për ringjalljen e trupave.''' Ashtu si në një qytet të madh, në një natë feste, ku me qindra mijëra drita mund të rigjallërohen e të ndizen nga një stacion i vetëm për një çast, pa kalimin e dukshëm të kohës, po ashtu është e mundur ndezja e qindra miliona dritave prej gjithandej globit tokësor nga një qendër e vetme. Meqenëse një krijesë e All-llahut të Plotëfuqishëm, si elektriciteti, një shërbëtore ndriçimi e një qirimbajtëse në bujtinën e Tij mund t’i shfaqë këto veçori e fuqi në funksionet e saj, në përputhje me çfarë mësimesh, njoftimesh e disipline merr nga Krijuesi i saj, atëherë ringjallja, gjithashtu, do të ndodh si një ‘hap e mbyll sytë’ brenda strukturës së ligjeve të mirërregulluara të Urtësisë Hyjnore, të cilat përfaqësojnë mijëra shërbëtorë të ndritshëm, si elektriciteti. | ||
'''ÇËSHTJA E TRETË:''' | |||
'''Një shembull për rimëkëmbjen e menjëhershme të trupave.''' | |||
Mënyra në të cilën rimëkëmben të gjitha gjethet e të gjitha pemëve në formën më të plotë dhe me të njëjtën formë me ato të pranverës së shkuar brenda pak ditëve në fillimin e çdo pranvere, ndonëse janë njëmijë herë më të shumtë se sa anëtarët e llojit njerëzor; mënyra në të cilën rikrijohen të gjitha lulet dhe frutat e të gjitha pemëve njëlloj si ato të pranverës së shkuar, me një shpejtësi të rrufeshme; gjithashtu zgjimi i befasishëm, hapja dhe ardhja në jetë e atyre farërave, bërthamave dhe e rrënjëve të panumërta të cilat janë origjina e asaj pranvere; | |||
Gjithashtu rimëkëmbja e kufomave të pemëve të cilat u ngjasojnë skeleteve të ngritura të të vdekurve, janë një manifestim i urdhrit të menjëhershëm: '''“Ba’thu ba’del mevt - ringjalljes pas vdekjes”'''; | |||
Gjithashtu ringjallja në formën më të mahnitshme e individëve të panumërt të të gjitha klasave e të kafshëve të vogëla; | |||
Dhe veçanërisht ringjallja e mizave në speciet e tyre, dhe në mënyrë të veçantë, ngritja, rimëkëmbja dhe ringjallja brenda pak ditëve në çdo pranverë, bashkë me llojet e tjera nga anëtarët e kësaj specieje të cilat janë më të shumta në numër brenda një viti se sa të gjithë bijtë e racës njerëzore qysh nga koha e Ademit Alejhis-selam të cilat na kujtojnë neve avdesin dhe pastërtinë përmes pastrimit të vazhdueshëm të fytyrave të tyre, të syve dhe krahëve, dhe që na ledhatojnë gjithmonë fytyrat tona. | |||
Atëherë sigurisht, për rimëkëmbjen e trupave njerëzor në ditën e ringjalljes nuk ndodhet një shembull, por me mijëra shembuj. | |||
Po, meqenëse kjo dynja është banesa e “Urtësisë”, dhe Ahireti është banesa e “Fuqisë”, atëherë në këtë botë, në përputhje me kërkesat e Emrave të tillë si, '''El-Hakimu, El-Muret’tibu, El-Mudeb’biru, El- Mureb’bi''', i Gjithurti, Organizuesi, Rregulluesi dhe Ushqyesi”, krijimi i gjërave është në një shkallë graduale dhe shtrihet me kohën. Kjo kërkohet nga Urtësia Hyjnore. | |||
Kurse, meqenëse në botën e përtejme “Fuqia dhe Mëshira” janë më të dukshme se sa ‘Urtësia’, gjërat krijohen në çast, pa pasur nevojë për lëndën, periudhën, kohën e as për pritjen. Kur’ani i shpjegimit të mrekullueshëm tregon me nënkuptime dhe aludon për faktin se punët që kryhen këtu në këtë botë për një ditë të plotë ose për një vit të tërë, do të plotësohen në botën tjetër në një çast, aty për aty, si shkreptimë ashtu siç dekretohet këtu: | |||
وَمَٓا اَمْرُ السَّاعَةِ إِلَّا كَلَمْحِ الْبَصَرِ اَوْ هُوَ أَقْرَبُ | |||
“Urdhëri i Orës (i çastit të fundit) është sa një ‘hap e mbyll sytë’, ose edhe më afër.”(<ref>Kur’an, 16: 77</ref>) | |||
Në qoftë se dëshiron të kuptosh me sigurinë më të plotë se ringjallja do të vijë, ashtu si pranvera e ardhshme, shqyrtoje dhe kushtoji vëmendje '''“Fjalës së Dhjetë”''' dhe '''“Fjalës së Njëzet e Nëntë”''', ku të dyja flasin për ringjalljen. Në qoftë se ti, akoma nuk do ta besoje atë si ardhjen e pranverës vijuese, atëherë më qorto rreptë!.. | |||
'''ÇËSHTJA E KATËRT:''' | |||
'''Vdekja e dynjasë dhe ndodhja e Kijametit.''' Në qoftë se një yll ose një planet do të përplasej me një Urdhër Hyjnor me globin tokësor, i cili është si një bujtinë për ne, ai do ta shkatërronte shtëpinë tonë, domethënë tokën, ashtu siç shkatërohet për një minut një pallat që është ndërtuar për dhjetë vjet... | |||
<nowiki>*</nowiki> * * | <nowiki>*</nowiki> * * | ||
== PJESA E KATËRT E SHTOJCËS == | |||
❀ قَالَ مَنْ يُحْيِي الْعِظَامَ وَهِىَ رَم۪يمٌ ❀ قُلْ يُحْي۪يهَا الَّذ۪ٓي اَنْشَاَهَٓا اَوَّلَ مَرَّةٍ وَهُوَ بِكُلِّ خَلْقٍ عَل۪يمٌ | ❀ قَالَ مَنْ يُحْيِي الْعِظَامَ وَهِىَ رَم۪يمٌ ❀ قُلْ يُحْي۪يهَا الَّذ۪ٓي اَنْشَاَهَٓا اَوَّلَ مَرَّةٍ وَهُوَ بِكُلِّ خَلْقٍ عَل۪يمٌ | ||
</ | |||
“Njeriu thotë: ‘Kush do t’u japë jetë këtyre kockave kur të jenë kalbur e të jenë bërë pluhur?” | |||
“Thuaj Ti:‘Ai do t’u japë jetë atyre, i Cili i krijoi ato për herë të parë! Dhe Ai është për çdo krijesë i Gjithëditur!”(<ref>Kur’an, 36: 78-79</ref>) | |||
Siç u ilustrua në krahasimin e Tretë tek e Vërteta e Nëntë e Fjalës së Dhjetë, se ndonjë personalitet i madh mund të grumbullojë së bashku përpara syve të tu një ushtri të madhe. Atëherë nëse dikush do të të thonte: “Ai personalitet është i aftë të grumbullojë trupat e ushtrisë së tij me një zë të borisë, të cilët janë shpërndarë për të pushuar, dhe i mbledh ata përsëri në batalion”, dhe ndërkohë ti do të thoje, “Unë nuk e besoj atë”, a nuk do të ishte përgjigjja dhe mohimi yt një çmenduri e idiotizëm? | |||
Gjithashtu, Krijuesi i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëditur, i Cili nga asgjëja i krijoi dhe i vendosi në vendet e tyre me urdhërin e كُنْ فَيَكُونُ “Bëhu dhe ajo është bërë” të gjitha grimcat dhe aspektet e holla të trupave të të gjitha kafshëve dhe të gjallesave të tjera, si të ishin ato një ushtri, me rregullin më të madh dhe me ekuilibrin më të urtë, dhe i Cili krijon në çdo shekull, madje në çdo pranverë, qindra e mijëra nga speciet dhe grupet e ndryshme të gjallesave që mbushin sipërfaqen e tokës, secili grup si një ushtri; a mund t’i bëhet pyetje Këtij të Plotëfuqishmi e Këtij të Gjithëdituri se si Ai do t’i grumbullojë së bashku, me një rënie të vetme të Borisë së Israfilit, të gjitha grimcat themelore dhe pjesët origjinale që gëzojnë njohje të ndërsjellë përmes nënshtrimit të përbashkët ndaj organizimit të trupit, që i korrespondon një batalioni. A do të mund të thoje ti, “Si mund të jetë kjo? A nuk do të ishte çmenduri nëse do ta konsideroje atë të pagjasë? | |||
Ndonjëherë ndodh në Kur’an, me qëllim që t’i ngulisë në zemër veprat e mrekullueshme që Ai do t’i kryejë në Ahiret, dhe me qëllim që të përgatisë mendjen për t’i pranuar ato, All-llahu i Plotëfuqishëm përmend veprat e mrekullueshme që Ai i kryen në këtë botë, si një lloj përgatitjeje, ose Ai ndonjëherë përmend veprat e mrekullueshme që do t’i kyejë në të ardhmen dhe në Ahiret në një mënyrë të tillë që ne bindemi me ato përmes analogjisë me vepra të ngjashme të cilat ne i shikojmë në këtë botë. Një shembull jepet nga vërseti. | |||
اَوَلَمْ يَرَ الْاِنْسَانُ اَنَّاخَلَقْنَاهُ مِنْ نُطْفَةٍ فَاِذَا هُوَخَص۪يمٌ مُب۪ينٌ | |||
“A nuk e sheh njeriu se Ne e kemi krijuar atë nga një pikë spermë? Prapëseprapë, kur shih! Ai (paraqitet) kundërshtar i hapur”, - deri në fund të sures Jasin ... Kështu, Kur’ani Gjithurtësi e provon këtu çështjen e ringjalljes në shtatë ose tetë forma të ndryshme. | |||
Kur’ani, së pari, e drejton vëmendjen e njeriut për tek origjina e tij. Ai thotë: '''“Ti shikon se si ke përparuar nga një pikë spermë në një pikë gjaku, nga një pikë gjaku, në një xhungë (copë) mishi, dhe nga një xhungë mishi, për tek krijimi i formës njerëzore... Atëherë, si mund ta mohosh krijimin tënd të dytë?.. Ai është njëlloj si i pari, ose më i lehtë për t’u realizuar nga Krijuesi.”''' | |||
All-llahu i Plotëfuqishëm, gjithashtu, u referohet mirësive të mëdha që Ai i ka dhuruar njeriut me shprehje të tilla si: | |||
اَلَّذ۪ي جَعَلَ لَكُمْ مِنَ الشَّجَرِ الْاَخْضَرِ نَارًا | |||
< | “(Ai) i Cili nxjerr për ju zjarrin nga pema e gjelbër.”(<ref>Kur’an, 36: 83</ref>) dhe i thotë njeriut: “Ai i Cili ua dhuroi juve këto mirësi, nuk do t’ju lë në tekat tuaja, në një mënyrë që ju të hyni në varr për të jetuar pa ju ngritur përsëri.” | ||
</ | |||
Pastaj ai thotë me aluzion: “Ju i shihni se si pemët e vdekura vijnë në jetë dhe bëhen përsëri të gjelbëra. Si ju refuzoni për ta vlerësuar, si një krahasim, rimëkëmbjen e kockave tuaja, të cilat u ngjasojnë druve të thatë, dhe e konsideroni të pamundur që ato të njoftojnë jetën? | |||
Pastaj, a do të ishte e mundur që Ai, i Cili krijoi qiejt dhe tokën, të jetë i paaftë për t’i dhënë jetë njeriut e për t’i shkaktuar atij vdekjen, në një kohë që ai është fruti i qiejve dhe i tokës? A do të ishte e mundur për Atë që drejton çështjen e pemës së madhe dhe që kujdeset për të, ta neglizhonte frutin e saj dhe t’ua linte atë të tjerëve? A e imagjinoni ju se lihet kot pema e krijimit, e cila është formuar me urtësi në të gjitha pjesët e saj, dhe të lihej pas dore fruti dhe rezultati i saj i lartë?” | |||
< | Për më tepër, Kur’ani thotë: Ai i Cili do t’ju japë përsëri jetë në ringjallje është i Tillë që i gjithë kozmosi është si një ushtar i bindur i Tij. Ai kozmos e përul kokën me nënshtrim të plotë, sa herë që dëgjon komandën كُنْ فَيَكُونُ “Bëhu dhe ajo është bërë.”(<ref>Kur’an, 2: 117</ref>) | ||
</ | |||
Krijimi i pranverës për Të është më i lehtë se sa krijimi i një luleje. Krijimi i tërësisë së botës së kafshëve është aq i kollajt për Fuqinë e Tij, si krijimi i një mize. Askush me përçmim nuk mund ta sfidojë Fuqinë e Tij, duke thënë për Të: مَنْ يُحْيِي الْعِظَامَ “Kush do t’u japë jetë këtyre kockave kur të jenë kalbur e të jenë bërë pluhur?” | |||
< | Pastaj me shprehjen, فَسُبْحَانَ الَّذ۪ي بِيَدِه۪ مَلَكُوتُ كُلِّ شَىْءٍ “Kështu pra, i Lavdëruar është Ai që në Dorën e të Cilit është mbizotërimi i çdo gjëje.”(<ref>Kur’an, 36: 83</ref>) Ai shpjegon se frerët e të gjitha gjërave janë në Dorën e Tij, dhe çelësi për gjithçka është në zotërimin e Tij; Ai e kthen natën dhe ditën, dimrin e verën, me aq lehtësi sikur ato të ishin fletët e një libri. Ai është Krijuesi i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëlavdishëm, i Cili mbyll derën e dynjasë dhe hap atë të Ahiretit, sikur ato të ishin dy shtëpi që mbyllet kjo e hapet ajo. Meqenëse çështja është kështu, atëherë rezultati i të gjitha dëshmive të përmendura është: وَ اِلَيْهِ تُرْجَعُونَ “Dhe tek Ai ju të gjithë do të ktheheni.”(<ref>Kur’an, 36: 83</ref>) | ||
</ | |||
'''Domethënë, Ai do t’ju ringjall juve prej varreve, do t’ju çojë në fushën e ringjalljes, dhe do t’ju gjykojë ju në Praninë e Madhështisë së Tij.''' | |||
Tani këto vërsete e përgatisin mendjen dhe e bëjnë gati zemrën për të pranuar realitetin e ringjalljes, sepse ato kanë demonstruar krahasime të ringjalljes në veprimet e kësaj bote. | |||
Ndonjëherë Kur’ani përmend veprime që do të realizohen në Ahiret në një mënyrë që tregojnë e tërheqin shikimet për tek krahasimet e tyre në dynja, me qëllim që të mos mbetet vend për dyshim e mohim. | |||
Shembujt janë suret që fillojnë nga këto vërsete: | |||
''' | |||
</ | اِذَا الشَّمْسُ كُوِّرَتْ “Kur Dielli të mbështjellet dhe të humb dritën dhe të përmbyset.” deri në fund... اِذَا السَّمَٓاءُ انْفَطَرَتْ “Kur qielli të | ||
plasë.” deri në fund... dhe اِذَا السَّمَٓاءُ انْشَقَّتْ “Kur qielli të çahet”. | |||
Në këto sure, All-llahu i Plotëfuqishëm përmend ndryshimet e mëdha dhe Aktet Hyjnore që do të ndodhin në Kijametin dhe në ditën e ringjalljes, në një mënyrë që njeriu mendon për krahasimet e tyre në këtë botë, të cilat ai i ka parë në vjeshtë dhe në pranverë, dhe atëherë, këto ndryshime që frikësonin zemrën e tij dhe që nuk kapëshin me mendjen e tij, tani i pranon me lehtësi. Mirëpo, për të treguar kuptimin e përgjithshëm të tre sureve që sapo u përmendën do të merrte shumë kohë. Atëherë, le të marrim një fjalë të vetme si model për të tërën. | |||
Për shembull me fjalët: اِذَا الصُّحُفُ نُشِرَتْ “Dhe kur fletët e shkruara të veprave të çdo njeriu do të hapen.” | |||
All-llahu i Plotëfuqishëm shpreh siç vijon: '''“Në ringjallje do të hapen të gjitha veprat e gjithësecilit, që janë të shkruara, në një fletë.”''' Kjo, në vetvete, është e çuditshme dhe krejtësisht përtej perceptimit me logjikë. Por, siç tregon sureja, ashtu si ringjallja e pranverës që është krahasim për çështjet e tjera, gjithashtu hapja e fletëve ka një krahasim vërtet të qartë, sepse çdo frut, | |||
çdo kullotë e lulëzuar e çdo pemë, ka veprat e saj, aktet dhe funksionet. Ajo kryen një lloj të veçantë adhurimi, që varet nga mënyra me të cilën ajo lavdëron All-llahun (xhel-le sha’nuhu) përmes shfaqjeve të Emrave Hyjnore. Tani, të gjitha punët e saj dhe historia e jetës së saj janë skalitur në të gjitha farërat dhe bërthamat që do të shfaqen në pranverën e ardhshme, dhe në një vend tjetër. Domethënë, me gjuhën e trajtës dhe të formës, farërat bëjnë një përmendje elokuente të origjinave të atyre veprave dhe hapin fletët e punëve bashkë me degët, shkarpurinat, gjethet, lulet dhe frutat. Ai i Cili thotë: اِذَا الصُّحُفُ نُشِرَتْ “Dhe kur fletët e shkruara të veprave të çdo njeriu do të hapen”, është pikërisht Ai i Cili realizon përpara syve tanë këto akte Urtësie, Ruajtëse, Rregulluese, Ushqyese dhe Hollësie. | |||
Krahasoji çështjet e tjera me këtë përmes analogjisë dhe nxirre të vërtetën si përfundim të deduktueshëm në qoftë se ke aftësi. Le të të japim një ndihmë me shembullin e mëposhtëm. | |||
Vërseti: اِذَا الشَّمْسُ كُوِّرَتْ “Kur dielli të mbështillet, të humbë dritën dhe të përmbyset” | |||
Domethënë fjala “Kuvviret” që vjen në vërset, do të thotë ”të mbledhësh edhe të mbështjellësh”, i referohet shemëllesës brilante dhe bën aluzion tek krahasimi i tij në dynja. | |||
'''Së pari:''' All-llahu (xhel-le sha’nuhu) i ka ngritur perdet e mosekzistencës, të eterit dhe të qiejve, e hapi diellin si një xhevahir i cili ndriçon dynjanë si një llambë, dhe e nxori atë nga thesari i Mëshirës së Tij dhe e shfaqi në dynja. Pas përfundimit të kësaj bote, Ai do ta mbështjellë përsëri atë xhevahir në perdet e Tij dhe do ta largojë. | |||
'''Së dyti:''' Dielli mund të përshkruhet si një nëpunës i nënshtruar e i ngarkuar me detyrën e përhapjes së artikullit të dritës sipër globit, dhe t’i bëjë atë dhe errësirën të vijnë njëri pas tjetrit. Në çdo mbrëmje nëpunësi urdhërohet të mbledhë dritën. Ndonjëherë ndodh gjithashtu që tregtia e tij të ulë ritmin kur ai fshihet nga një perde e një reje. Në ndonjë rast tjetër mund të ndodhë që hëna gjithashtu të formojë perde para fytyrës së tij dhe pengon detyrën e tij, tamam sikur ky nëpunës të mblidhte artikujt e tij dhe librat e punëve të tij me këto shkaqe. Atëherë nuk ka dyshim se do të vijë një ditë që ai do të çlirohet nga detyrat e tij. | |||
Madje edhe në qoftë se nuk do të ketë ndonjë shkak për shkarkimin e tij nga detyra, ndodhen dy njolla të zeza në diell, tani të vogëla, por të prirura për t’u zmadhuar, që një ditë do të zmadhohen deri në një pikë ku dielli do ta marrë prapa, me Urdhrin e All-llahut, dritën që ai tani e mbështjell rreth kokës së tokës, dhe e mbështjell atë rreth kokës së vet. Atëherë do t’i thuhet “Eja, detyra jote në tokë është plotësuar!”. Tani Shko në Xhehennem dhe digji atje ata që të kanë adhuruar ty, sepse kështu me pabesi ata fyen një nëpunës të nënshtruar si ti.” Me errësirën e tij dhe fytrën e frikshme, dielli do të lexojë dekretin, اِذَا الشَّمْسُ كُوِّرَتْ “Kur dielli të mbështillet, të humbë dritën dhe të përmbyset.”(<ref>Kur’an, 81: 1</ref>) | |||
<nowiki>*</nowiki> * * | <nowiki>*</nowiki> * * | ||
== PJESA E PESTË E SHTOJCËS == | |||
Njëqind e njëzet e katër mijë profetë, të cilët, sipas hadithit të profetit, janë pjesa më e zgjedhur e humanizmit, kanë raportuar me unanimitet dhe kanë rënë dakord duke u bazuar në shikimet e drejtëpërdrejta të disave prej tyre, dhe duke u bazuar tek e vërteta absolute e disa të tjerëve, se Bota tjetër ekziston, dhe kanë njoftuar se të gjithë njerëzit do të dërgohen në Ahiret siç ka përmendur prerazi për të Krijuesi. | |||
Gjithashtu, njëqind e njëzet e katër milionë evlija (shenjtorë) të cilët konfirmojnë njoftimet e profetëve nëpërmjet kerameteve dhe shikimeve, japin dëshmi për ekzistencën e Ahiretit në formën e Njohjes së sigurt, dhe gjithashtu japin për ekzistencën e botës së përtejme. Të gjithë Emrat e Krijuesit të Gjithurtë të kozmosit gjithashtu bëjnë të domosdoshme ekzistencën e botës së përtejme nëpërmjet treguesve që ato shfaqin në këtë botë. | |||
Për më tepër, ekzistenca e Ahiretit bëhet e domosdoshme nga Fuqia e përjetshme e pafund, nga urtësia e pakufishme e saktë dhe e amshuar, që sjell në jetë në çdo pranverë kufomat e pemëve të ngritura, të vdekura e të panumërta të shpërdara gjithandej globit tokësor me urdhërin e كُنْ فَيَكُونُ “Bëhu dhe ajo është bërë”, duke i bërë ato si tregues e shenja për بَعْث بَعْدَ المَوْتِ “ringjalljen pas vdekjes”, dhe se Ai ringjall treqindmijë specie të ndryshme të grupeve të shumëllojshme të bimëve dhe llojeve të kafshëve, si qindra mijëra shembuj të ringjalljes së madhe. | |||
<br> | |||
Ekzistenca e Ahiretit, gjithashtu bëhet e domosdoshme nga një Mëshirë e përhershme dhe nga një përkujdesje e qëndrueshme, që i mbështet në mënyrë të mrekullueshme e të kujdesshme të gjitha gjallesat që qëndrojnë në nevojë të ushqimit, dhe që shfaq në çdo pranverë, në një kohë shumë të shkurtër, shumëllojshmëri të ndryshme të pafund stolisjeje e bukurie. Së fundi, ndodhet një provë e vetëkuptueshme dhe një tregues i dhënë nga një dashuri e fortë e palëkundur dhe e përhershme për përjetësi, ndodhet një dëshirë e zjarrtë për qëndrueshmëri dhe një shpresë për përjetësi, që janë ngulur e vendosur tek njeriu, i cili është fruti më i plotë i këtij kozmosi dhe krijesa më e dashur e Krijuesit të kozmosit, lidhja e të cilit me të gjitha krijesat në kozmos është më e madhja. Nuk ka dyshim se ajo tregon në mënyrë të vetëkuptueshme se ekziston një botë e përjetshme pas kësaj bote të përkohshme, do të jetë një Ahiret, një botë e amshuar lumturie. Atëherë të gjitha këto prova e dëshmi vërtetojnë prerazi deri në atë shkallë ku pranimi bëhet i domosdoshëm për ekzistencën e Ahiretit, ashtu siç pranojmë ekzistencën e dynjasë. (<ref>Po mund të kuptohet nga ky krahasim se sa e lehtë është të bësh një pohim pozitiv dhe sa e vështirë është të bësh një mohim e refuzim. Në qoftë se për shembull dikush do të thonte, “ekziston diku në sipërfaqen e tokës një kopsht i mrekullueshëm që frutet e të cilit janë si kutia qumështi, dhe dikush tjetër do të thonte, jo, nuk ekziston një kopsht i tillë. I pari, pohuesi, duhet vetëm të tregojë vendin e atij kopshti ose të tregojë disa nga frutat e tij, me qëllim që të provojë me lehtësi pretendimin e tij. Ndërsa i dyti, mohuesi, në kontrast, duhet të kontrollojë e të tregojë të gjitha anët e globit tokësor me qëllim që të justifikojë mohimin e tij. Gjithashtu, dëshmia e dy dëshmitarëve të vërtetë do të ishte e mjaftueshme për të vërtetuar ekzistencën e Xhennetit, përveç qindra e mijëra treguesve, frutave dhe shenjave të demonstruara nga ata që e vërtetojnë ekzistencën e tij. Ata që e mohojnë atë duhet të kontrollojnë, të eksplorojnë e shqyrtojnë gjithësinë e pafundme dhe kohën e pafund përpara se ata të mund të provojnë mohimin e tyre, dhe atëherë të demonstrojnë mosekzistencën e Xhennetit. Prandaj, o vëllezërit e mi të moshuar, kuptojeni se sa i lartë është besimi në Botën e Përtejme... <br>Said Nursi</ref>) | |||
Po, atëherë, një nga mësimet më të rëndësishme që na mëson vetë Kur’ani Ploturtësi është “Besimi në Ahiretin.” Ky besim është aq i qëndrueshëm dhe përmban brenda vetvetes një shpresë aq të fortë e një ngushëllim aq të madh, saqë në qoftë se do të grumbulloheshin njëqind mijë pleqëri tek një person i vetëm, ngushëllimi e qetësia që burojnë nga ky besim do të ishin krejtësisht të mjaftueshme, duke thënë: | |||
اَلْحَمْدُ لِلّٰهِ عَلٰى كَمَالِ اْلا۪يمَانِ “Lavdia i takon All-llahut, për plotësimin e besimit”, ne njerëzit e vjetër duhet të gëzohemi në pleqërinë tonë... | |||
------ | ------ | ||
<center> [[Dokuzuncu Söz]] ⇐ | [[Sözler]] | ⇒ [[On Birinci Söz]] </center> | <center> [[Dokuzuncu Söz/sq|Fjala e Nëntë]] ⇐ | [[Sözler/sq|Fjalët]] | ⇒ [[On Birinci Söz/sq|Fjala e Njëmbëdhjetë]] </center> | ||
------ | ------ | ||
11.59, 16 Aralık 2024 itibarı ile sayfanın şu anki hâli
Ringjallja dhe Bota Tjetër
Kujtesë
[Arsyeja për shkruajtjen e këtyre trajtesave të mia në formën e metaforave, krahasimeve dhe tregimeve janë për të lehtësuar kuptimin dhe për të treguar se sa të arsyeshme, të përshtatshme , të bazuara e koherente janë të vërtetat e Islamit. Kuptimi i tregimeve përfshihet në të vërtetat tek të cilat ato përfundojnë; çdo tregim është si një aluzion që tregon të vërtetën e tij përfundimtare. Domethënë, ato nuk janë thjesht tregime të sajuara, por të vërteta të sigurta.]
بِسْمِ اللّٰهِ الرَّحْمٰنِ الرَّحِيمِ
فَانْظُرْ اِلٰٓى آثَارِ رَحْمَتِ اللّٰهِ كَيْفَ يُحْيِي الْاَرْضَ بَعْدَ مَوْتِهَا
اِنَّ ذٰلِكَ لَمُحْيِي الْمَوْتٰى وَهُوَ عَلٰى كُلِّ شَىْءٍ قَد۪يرٌ
Me Emrin e All-llahut, i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti.
“Shihni pra shenjat e Mëshirës së All-llahut, se si Ai e ngjall tokën pas vdekjes së saj. Sigurisht që (All-llahu xhel-le sha’nuhu) do të ngrejë me siguri të vdekurit (Ditën e Ringjalljes) dhe Ai është i Plotëfuqishëm për të bërë çdo gjë.”([1])
Vëlla, nëse ti dëshiron një diskutim për Ringjalljen e për Botën tjetër me një gjuhë të thjeshtë e të zakonshme, me një stil të qartë që t’i përshtatet kuptimit të njerëzve të zakonshëm, atëherë shikoje dhe dëgjoje së bashku me nefsin tim krahasimin që vijon.
Njëherë dy njerëz po udhëtonin në një mbretëri aq të bukur si Xhenneti (me atë mbretëri, aludohet për dynjanë). Duke soditur rreth e qark saj, ata panë se njerëzit e saj i kishin lënë të hapura dyert e shtëpive të tyre, të dyqaneve, dhe të vendbanimeve dhe nuk i jepnin rëndësi ruajtjes së tyre. Paratë dhe pasuritë mund të kapeshin lehtë me dorë, pa pasur askënd që t’i pretendojë ato.
Njëri prej dy udhëtarëve duke ndjekur nefsin e tij e duke u joshur, lëshoi dorën e tij në çdo gjë që donte, ose duke e vjedhur ate, ose e rrëmbente me forcë. Ai kryente të gjitha llojet e padrejtësive e të marrëzisë. Asnjë nga njerëzit e asaj mbretërie nuk lëvizi për ta ndaluar atë.
Por shoku i tha:
“Çfarë je duke bërë? Ti do të ndëshkohesh dhe do të më flakësh edhe mua në fatkeqësi e mundime. E gjithë kjo pasuri i përket shtetit. Njerëzit e kësaj toke, duke përfshirë edhe fëmijët, janë të gjithë ushtarë ose shërbëtorë të shtetit. Në këto punë ata janë vënë në shërbim si civilë, prandaj ata nuk merren me ty dhe nuk të prekin. Por ligjet këtu janë të rrepta. Mbreti ka vendosur kudo telefonat, dhe agjentët e Tij janë gjithandej. Prandaj shko shpejt për të kërkuar falje dhe përpiqu që ta zgjidhësh çështjen.”
Por, njeriu kokëbosh tha me kryeneçësinë e tij:
“Jo, këto nuk janë pronë e shtetit, këto janë pronë vakëfi, dhe nuk kanë ndonjë pronar të qartë ose të dukshëm. Gjithkush mund t’i përdorë si ta shohë të përshtatshme. Unë nuk shikoj ndonjë arsye që ta ndaloj veten time nga përdorimi i këtyre gjërave të bukura. Unë nuk do të besoj se ato i përkasin ndokujt derisa ta shikoj me sytë e mi. Pra, besoj vetëm atë që më sheh syri.” Ai vazhdoi të flasë në këtë mënyrë me shumë sofizma filozofike,
dhe këtu një diskutim serioz filloi midis të dyve.
Së pari njeriu kokëbosh tha:
“Kush është mbreti këtu? Unë nuk e njoh atë..”
Ndërkaq shoku iu përgjigj: “Çdo fshat duhet të ketë kryeplakun e vet; çdo gjilpërë duhet të ketë pronarin dhe shpikësin e saj. Dhe siç e di ti, çdo shkronjë duhet të jetë e shkruar nga dikush. Si, atëherë mund të jetë që një mbretëri kaq e madhe dhe e mirëorganizuar të mos ketë Sundimtar? Dhe si mundet që kaq shumë pasuri të mos kenë pronar, kur në çdo orë arrin një tren ([2]) i mbushur me dhurata të çmueshme e me gjëra shumë të vyera, sikur të vinte nga Bota e padukshme dhe i zbraz ato këtu, dhe ikën? Dhe të gjitha shpalljet e komunikatat që duken në çdo vend, të gjitha vulat e stampat që gjenden në të gjithë ato mallra; të gjitha damkat e flamurët duke u valëvitur në çdo anë të mbretërisë, a mund të jenë ato pa pronar? Duket se ti ke mësuar pak nga gjuhët e huaja, por ti nuk mundesh t’i lexosh këto shkrime Islame, dhe ti nuk pranon që të pyesësh as ata që janë të aftë t’i lexojnë e t’i kuptojnë. Atëherë, eja tani që të të lexoj urdhërat dhe komunikatat më të rëndësishme të mbretit.
Ndërkohë njeriu kokëbosh i ktheu përgjigje të prerë:
“Mirë, le të supozojmë se ka një mbret; mirëpo çfarë do të mund t’i dëmtonte atij e t’i pakësonte nga magazinat e tij ky përfitimi im i pakët? Prandaj, unë nuk mund të shikoj asgjë këtu që t’i ngjasojë dënimit me burg apo diçkaje tjetër!”
Shoku i tij iu përgjigj:
“Kjo mbretëri që e shohim nuk është tjetër, veçse një fushë provimi e testimi dhe një shesh stërvitjesh e manovrash. Përveç kësaj, ajo është një ekspozitë për artet e mrekullueshme të mbretit. Gjithashtu ajo mund të vlerësohet si një bujtinë shumë e përkohshme, një bujtinë pa themele. A nuk sheh se çdo ditë një karvan mbërrin ndërsa një tjetër largohet e zhduket? Ajo është duke u boshatisur e duke u mbushur vazhdimisht. Mbas një kohe e gjithë mbretëria do të ndryshohet; banorët e saj do të largohen për tek një mbretëri tjetër e cila do të qëndrojë përjetësisht. Atje gjithësecili ose do të shpërblehet ose do të dënohet në përputhje me shërbimet e punët e tij.”
Përsëri njeriu tradhtar e kokëbosh ia ktheu me ton të zemëruar: “Unë nuk e besoj atë; a është e mundur që e gjithë kjo mbretëri të zhduket, dhe të kalojnë krijesat e saj në një mbretëri tjetër?”
Atëherë shoku i tij besnik iu përgjigj:
“Meqenëse ti je kaq kokëfortë e i pabindur, eja të të parashtroj tregues e argumenta të dobishëm e të panumërt që përmblidhen në “Dymbëdhjetë aspekte”, të cilat do të të vërtetojnë se ka një Gjykatë të Lartë, një botë shpërblimi e mirëbërësie dhe një botë dënimi e burgosjeje, dhe se ashtu siç zbrazet kjo botë pjesërisht në çdo ditë, po ashtu do të vijë dita kur ajo do të boshatiset tërësisht e do të shkatërrohet.”
ASPEKTI I PARË:
A është e mundur që në ndonjë mbretëri, dhe veçanërisht në një mbretëri kaq madhështore si kjo, që të mos ketë shpërblim për ata të cilët shërbejnë me bindje dhe të mos ketë dënim për ata që kundërshtojnë? Shpërblimi e dënimi këtu janë pothuajse mosekzistentë.
Domethënë, ekziston një Gjykatë e lartë në një vend tjetër.
ASPEKTI I DYTË:
Sodit tek organizimi dhe administrimi i kësaj mbretërie! Shiko se si çdo qënie, duke përfshirë më të varfërin e më të dobëtin, furnizohet me rizk e ushqim të plotë e me bollëk; se si përkujdesja më e mirë u jepet vazhdimisht të sëmurëve dhe atyre që s’kanë Përkrahës. Ushqime të shijshme dhe enë, zbukurime të veshura me xhevahire, rroba të qëndisura e tryeza të mëdha të përhapura gjithandej të gjitha gjenden këtu. Shiko se si gjithësecili u kushton vëmendjen e duhur detyrave të tij, me përjashtim të njerëzve kokëbosh si ti. Asnjë nuk i kalon caqet e tij as edhe një fije. Më i madhi i të gjithë njerëzve po kryen shërbimin e tij me shumë bindje e modesti me një qëndrim nderimi e frike.
Atëherë sundimtari i kësaj mbretërie duhet të ketë një bujari të madhe dhe një mëshirë gjithëpërfshirëse dhe gjithashtu një dinjitet të madh dhe madhështi e nder të lartë. Tani dihet se bujaria bën të domosdoshëm bamirësinë; mëshira nuk mund të ndodhë e të jepet pa mirëbërësi; dhe madhështia bëjnë të domosdoshëm Krijuesin vigjilent, ndërsa dinjiteti i lartë dhe nderi bëjnë të domosdoshëm që të pasjellshmit dhe të panjerëzishmit të ndëshkohen e disiplinohen.
Por madje as një e mijëta pjesë nga ajo që i përshtatet asaj Mëshire dhe atij dinjiteti të lartë, nuk realizohen në këtë mbretëri. Shtypësi mban fuqinë e tij dhe i shtypuri mban nënshtrimin e tij; ndërkohë të dy largohen e shtegtojnë nga kjo botë.
Domethënë, çështjet e tyre janë shtyrë për tek një Gjykatë e Lartë.
ASPEKTI I TRETË:
Shiko! Me çfarë urtësie të lartë e me çfarë organizimi të mahnitshëm kryhen punët, dhe me çfarë drejtësie të vërtetë e ekuilibri realizohen veprimet! Tani një sistem i lartë e i urtë qeverisjeje bën të domosdoshëm që ata të cilët kërkojnë strehim nën krahun mbrojtës të shtetit duhet të favorizohen, dhe drejtësia kërkon që të mbrohen të drejtat e subjekteve, me qëllim që të ruhet dinjiteti i qeverisë dhe madhështia e pushtetit.
Por, këtu në këtë vend nuk përmbushet as e njëmijëta pjesë e një urtësie dhe e një drejtësie të tillë; për shembull, njerëz kokëbosh si ti, në të shumtat e rasteve largohen të pandëshkuar nga kjo botë.
Domethënë, padyshim çështjet janë shtyrë për tek një Gjykatë e Lartë.
ASPEKTI I KATËRT:
Hidhe vështrimin tek këto xhevahire të rrallë të panumërt që janë shfaqur këtu dhe tek këto ushqime të pakrahasueshme e të shijshme me të cilat janë stolisur tryezat! Ato na tregojnë se Sunduesi i kësaj mbretërie ka një bujari të pakufishme dhe një thesar të pashtershëm. Tani ajo bujari dhe ai thesar kërkojnë përfundimisht një ekspozitë gostie mirësish të përjetshme ku të përfshihet gjithçka që dëshirohet, dhe kërkojnë gjithashtu që kënaqësitë dhe shijet që po i përjetojnë të vazhdojnë pandërprerë atje duke mos vuajtur dhimbjen e zhdukjes e të ndarjes, sepse ashtu siç është kënaqësi kur pushon dhimbja, gjithashtu zhdukja e kënaqësisë është e dhimbshme!
Shiko tek këto ekspozita dhe tek këto shpallje që lidhen me to! Dhe dëgjoji këta lajmëtarë duke njoftuar artet e bukura antike të veprave të Monarkut Autor të mrekullive dhe duke treguar plotësimet e Tij! Ata po deklarojnë bukurinë e Tij shpirtërore të pashoqe të fshehur dhe po flasin për treguesit e hollë të bukurisë së Tij të maskuar. Domethënë, Ai ka një bukuri të madhe e të habitshme të fshehur dhe një plotësim të pafund.
Ky plotësim i patëmetë i fshehur, padyshim kërkon dikë që do ta vlerësojë e ta admirojë dhe që duke e parë me kureshtje e habi thotë: Mashaall-llah!, kështu duke e shfaqur atë e duke e bërë të njohur.
Sa për bukurinë e pashoqe të fshehur, ajo gjithashtu kërkon të shikojë e të shihet, ose më mirë për ta shikuar vetveten në dy mënyra: E para përbëhet nga të shikuarit e vetvetes në pasqyra të ndryshme, dhe e dyta nga të shikuarit e vetvetes nëpërmjet shikimit të spektatorëve të mahnitur dhe admiruesve të habitur nga ajo, sepse bukuria e fshehur dëshiron të shohë e të shihet, të shikojë veten përjetësisht dhe të shikohet pa ndërprerje.
Ajo gjithashtu dëshiron ekzistencë të përhershme për të gjithë ata të cilët e shikojnë atë bukuri të përjetshme me vlerësim të thellë me kënaqësi të madhe. Sepse bukuria e përjetshme kurrë nuk mund të jetë e kënaqur me admiruesin e përkohshëm; për më tepër, një shikues i admiruar që është i destinuar të zhduket pa shpresë për t’u kthyer, do ta gjente dashurinë e tij të transformuar në armiqësi sa herë që ai përfytyron zhdukjen e tij, çudia e respekti do të ktheheshin në përbuzje, sepse njeriu është armik për atë çfarë ai nuk e njeh dhe për atë që nuk mund ta arrijë.
Por, gjithësecili e lë shumë shpejt bujtinën e kësaj bote dhe zhduket duke pas parë vetëm një dritë, ose një hije të zbehtë të atij Plotësimi e të asaj Bukurie vetëm për një rast, dhe duke qenë fare i pakënaqur.
Domethënë, shkohet për tek një vendshikim i përjetshëm...
ASPEKTI PESTË:
Shiko, është e qartë nga të gjitha këto çështje të mëdha se Mbreti i pashoq zotëron mëshirën më të madhe, sepse Ai bën që të shtrihet ndihma tek çdo i dëmtuar në fatkeqësi, i përgjigjet çdo pyetjeje, dhe kërkeseje, dhe shiko! Ai me mëshirë përmbush madje edhe nevojën më të ulët për individin më të thjeshtë të nënshtetasve të Tij. Në qoftë se për shembull, këmba e deles së ndonjë bariu do të vritej, Ai do të sillte ndonjë ilaç ose do të dërgonte ndonjë veteriner.
Eja tani, o shoku im, që të shkojmë së bashku tek ai ishull tek i cili janë grumbulluar shumë njerëz. Të gjithë fisnikët e mbretërisë takohen atje. Shiko! Komandanti më fisnik, duke mbajtur një dekorat të lartë, po mban një fjalim dhe është duke kërkuar disa gjëra nga Mbreti i mëshirshëm. Të gjithë ata që janë të pranishëm thonë: “Po, ne gjithashtu dëshirojmë e kërkojmë pikërisht atë çfarë kërkon Ai”' dhe vërtetojnë e miratojnë fjalët e tij. Tani, dëgjoji fjalët e atij komandanti të privilegjuar prej Monarkut të tij:
“O Sulltan që na ushqen me mirësitë e Tua! Na trego burimin dhe origjinën e këtyre shembujve dhe hijeve që Ti na i ke treguar. Na afro ne tek vendi i mbretërisë Tënde; mos na lër neve të zhdukemi në këto shkretëtira! Na merr ne te prania Jote dhe na mëshiro! Na ushqe ne atje me mirësitë e shijshme që Ti na bëre të shijojmë nga ato edhe këtu! Mos na torturo ne me zhdukje e dëbim prej Teje! Mos i lër nënshtetasit e Tu të mallëngjyer, mirënjohës e të bindur ndaj Teje të humbasin për shkak të tekave të tyre dhe mos u shkakto atyre të asgjësohen! A nuk e dëgjon o shoku im se çfarë lutjesh po bën Ai?
A do të ishte e mundur që një Monark kaq i mëshirshëm e fuqiplotë të mos i japë çfarë dëshiron të dërguarit të Tij fisnik, në një kohë që Ai ia plotëson, me të gjithë interesimin, kërkesën më të vogël një individi më të vogël prej nënshtetasve të Tij dhe të mos ia përmbushë qëllimet më të larta e më të holla të dashurit të Tij dhe atij komandanti fisnik?
Për më tepër, qëllimi i atij komandanti është qëllimi i të gjithë njerëzve dhe përmbushja e atij qëllimi kërkohet nga kënaqësia, nga mëshira dhe nga drejtësia e Monarkut, dhe ajo për Të është një çështje shumë e lehtë; ajo nuk është më e vështirë se sa ajo që Ai Monark ka shfaqur tek vendet e përkohshme të kënaqësive që përfshihen në bujtinën e kësaj mbretërie. Atëherë përderisa Ai ka bërë kaq shumë harxhime për këtë periudhë të shkurtër pesë ose gjashtë ditore dhe e ngriti këtë mbretëri me qëllim që të tregojë shembujt e Fuqisë së Tij, sigurisht Ai do të shfaqë te vendi i mbretërisë së Tij thesaret e Tij të vërteta, plotësimet dhe çudirat e Tij dhe do t’i hapë përpara nesh ato shfaqje të tilla saqë mendjet tona do të habiten.
Domethënë, këta të cilët janë dërguar këtu, në këtë vend provimi e testimi, nuk do të lihen në tekat e tyre dhe nuk janë kot, por ata i presin ose pallatet e lumturisë së përjetshme, ose birucat e burgjeve të përhershëm...
ASPEKTI I GJASHTË:
Eja tani, shiko! Të gjithë këto vagona të mëdhenj, këto aeroplanë, makineri, magazina të mbushura dhe këto ekspozita, dhe këto zhvillime dhe aktivitete tregojnë se prapa perdes ekziston dhe drejton një Monark Madhështor([3]).
Një Monarki e tillë kërkon subjekte të denja për Të. Ndërsa ti i shikon të gjithë subjektet e Tij të jenë grumbulluar në këtë bujtinë për udhëtarët, një bujtinë e cila mbushet e zbrazet në çdo ditë. Gjithashtu, mund të thuhet se subjektet e Tij janë mbledhur tani në këtë fushë të provimit e të testimit, veçse fusha ndryshohet në çdo orë, dhe ata qëndrojnë disa minuta në këtë ekspozitë të madhe për të shikuar modelet e mirësive të vyera të Monarkut dhe produktet e çmueshme të artit të Tij të mrekullueshëm. Por edhe vetë ekspozita ndryshon në çdo minutë. Ata që shkojnë, nuk kthehen, dhe ata që vijnë shkojnë.
Tani kjo situatë dhe rrethanë tregon në mënyrë të prerë se përtej kësaj bujtine të përkohshme dhe matanë këtyre fushave të ndryshueshme dhe prapa këtyre ekspozitave të transformueshme ndodhen pallate të qëndrueshme, banesa të përhershme, kopshte e thesare të mbushura plot me modele e forma të pastërta, të larta e origjinale që ne i shohim në këtë botë. Domethënë, punët dhe veprat në këtë botë nuk janë tjetër veçse për hir të atij shpërblimi që është për ne atje.
Atëherë, Ai këtu na detyron të punojmë, dhe atje na jep shpërblim. Një formë e shkallës së lumturisë e përshtatshme për kapacitetin dhe veprën e mirë që ka bërë gjithësecili na pret atje...
ASPEKTI I SHTATË:
Eja, le të shëtisim pak e të shohim çfarë gjendet midis këtyre njerëzve të qytetëruar.
Shiko, në çdo vend e në çdo qoshe janë vendosur aparate të shumta fotografike dhe po bëjnë fotografime, dhe gjithandej ndodhen shkrues të shumtë duke regjistruar çdo gjë. Ata madje shënojnë edhe më të voglën e çështjeve për nga rëndësia dhe më të zakonshmen e ngjarjeve. Tani shiko tek ai mal i lartë! Atje është ngritur një aparat gjigant fotografik, i cili i përket vetë Monarkut([4]). Ai fotografon gjithçka që ndodh në këtë mbretëri. Atëherë mbreti duhet të ketë lëshuar këtë urdhër: “Regjistroni të gjitha veprimet e bëra dhe aktet e kryera në mbretëri.” Me fjalë të tjera, Ai Mbret Madhështor i ka të regjistruara të gjitha ngjarjet dhe njëkohësisht të fotografuara. Regjistrimi i saktë të cilin Ai është duke e mbajtur padyshim duhet të jetë për hir të një dite në të cilën Ai do t’i thërasë subjektet e Tij për të dhënë llogari.
Tani a do të ishte e mundur që Një Sundimtar Gjithëruajtës, i Cili nuk neglizhon as për gjërat më të rëndomta për më të thjeshtin e nënshtetasve të Tij, të mos regjistrojë veprat më të rëndësishme e më të mëdha të subjekteve të Tij, apo të mos i thërrasë ata për të dhënë llogari, dhe të mos i shpërblejë e të mos i dënojë? Në fund të fundit, midis subjekteve të Tij ishin edhe ata që kryen vepra fyese kundër lavdisë së Tij në kundërshtim me Krenarinë e Tij, të papranueshme për Mëshirën e Tij, dhe ato veprime mbetën pa u ndëshkuar në këtë botë.
Domethënë, pa dyshim gjyqi i tyre është shtyrë për tek një Gjykatë e Lartë...
ASPEKTI I TETË:
Eja të t’i lexoj ato urdhëra që lëshohen nga Ai Monark. Shiko, Ai në mënyrë të përsëritur bën premtimet e mëposhtme dhe kërcënimet e tmerrshme duke thënë: “Unë do t’ju marr nga banesa e juaj e tanishme e do t’ju sjell tek vendi i sundimit Tim.” Atje do t’u jap lumturi të bindurve prej jush dhe burgosje të pabindurve. Unë do ta shkatërroj këtë banesë të përkohshme, Unë do të ngre një mbretëri tjetër në të cilën të ketë pallate të përjetshme dhe burgje të përhershëm.”
Ai mund t’i përmbushë fare lehtë premtimet që bën, dhe ajo është shumë e rëndësishme për subjektet e Tij. Për më tepër, do të ishte e papajtueshme me Krenarinë dhe Fuqinë e Tij nëse Ai do ta thyente premtimin e Tij.
Kështu, o njeri i ngatërruar! Ti po pranon gënjeshtrat e imagjinatave të tua, mendjen tënde të turbulluar, mashtrimet e nefsit tënd, por ti po hedh poshtë fjalët e Atij që nuk mund të detyrohet në asnjë mënyrë që të thyejë premtimin, Madhështia e lartë e të Cilit nuk pranon një pabesi të tillë, dhe që vërtetësinë e të Cilit e dëshmojnë të gjitha aktet e dukshme. Sigurisht ti meriton një dënim të madh. Ti i ngjason një udhëtari i cili i mbyll sytë ndaj dritës së diellit dhe kërkon orientimin me imagjinatat e tij. Tekat e tij dëshirojnë të ndriçojnë rrugën e tij shumë të errët me dritën e fenerit të kokës së tij, ndonëse ajo dritë është vetëm një shkëndijëz. Ai Monark, sapo ta bëjë premtimin, sigurisht do ta përmbushë atë. Përmbushja e premtimit është gjëja më e lehtë për Të, dhe për më tepër, ajo është më e domosdoshmja për ne e për të gjitha gjërat, gjithashtu për Të e për mbretërinë e Tij.
Domethënë, ndodhet një Gjykatë e Lartë dhe një Lumturi e madhe.
ASPEKTI I NËNTË:
Eja tani! Shikoji drejtuesit e këtyre zyrave dhe grupeve([5]) Secili ka një telefon privat për të folur personalisht me Mbretin. Ndonjëherë ata shkojnë drejt te Prania e Tij. Shiko se çfarë thonë ata të gjithë dhe çfarë njoftojnë me unanimitet: Ai Monark ka përgatitur një vend madhështor të shkëlqyeshëm për të shpërblyer ata që bëjnë mirë dhe ka përgatitur një vend tjetër të llahtarshëm për të ndëshkuar keqbërësit. Premtimet e Tij janë energjike dhe kërcënimet e Tij janë më të rreptat. Krenaria dhe Dinjiteti i Tij janë të tilla, saqë Ai kurrësesi nuk do të poshtëronte Vetveten duke thyer premtimin.
Përçuesit e këtij njoftimi janë aq të shumtë, saqë janë pranuar botërisht. Për më tepër, ata njoftojnë me një unanimitet të fuqishëm konsensusi se vendi dhe selitë e monarkisë së lartë, disa nga shenjat e së cilës janë të dukshme edhe këtu, janë vetëm në një mbretëri tjetër shumë të largët nga kjo. Ndërtesat ekzistuese në këtë fushë testimi e provimi janë vetëm godina të përkohshme dhe më vonë ato do të transformohen në pallate të përjetshme. Kjo tokë e këto vende do të shndërrohen në të tjera, sepse kjo mbretëri madhështore e përjetshme, madhështia e së cilës është e dukshme nga veprat e saj, kurrë nuk mund të gjendet a të bazohet mbi këto çështje kaq kalimtare, të paqëndrueshme, të pa stabilizuara, të parëndësishme, të ndryshueshme, jo të vazhdueshme, të mangëta e të paplota... Përkundrazi, ajo bazohet mbi çështje të denja për të, të përjetshme, të qëndrueshme, të vazhdueshme, të plotësuara dhe madhështore.
Domethënë, ndodhet një botë tjetër, dhe me siguri do të shkohet tek ai vendbanim...
ASPEKTI I DHJETË:
Eja shoku im, sot është një festë e madhe, është sanatadita pranverore([6]). Disa ndryshime do të ndodhin dhe gjëra të mrekullueshme do të shfaqen. Në këtë ditë pranverore le të shkojmë për një shëtitje në shkretëtirën e blertë të stolisur me lule të bukura.
Shiko! Edhe njerëz të tjerë gjithashtu janë drejtuar për te ajo. Shiko! Këtu ka diçka të çuditshme për t’u shikuar. Ndërtesat që të gjitha u rrënuan papritmas; ato morën një formë tjetër! Shiko! Këtu ka një mrekulli, sepse ndërtesat që ishin thjesht rrënoja, papritmas janë shfaqur përsëri këtu, dhe kjo shkretëtirë, dikur e zbrazur, është bërë si një qytet i populluar. Shiko, në çdo orë ajo tregon një skenë të ndryshme, ashtu si një ekran kinemaje dhe merr një formë të ndryshme.
Por shikoje me kujdes çështjen, që të shohësh madhështinë e këtij sistemi të përkryer në këtë ekran tek i cili përzihen skena të shumta dhe ndryshohen me shpejtësi; ato janë skena të vërteta ku çdo gjë zë vendin e duhur me saktësinë e përshtatshmërinë më të madhe. Skenat e imagjinuara të paraqitura për ne në ekranet e kinemave nuk mund të jenë aq të mirëorganizuara sa kjo, dhe me miliona magjistarë të shquar do të ishin të paftë për ta bërë këtë vepër artistike. Atëherë ky Mbret të Cilin ne nuk mund ta shohim, duhet të ketë realizuar mrekulli akoma më të mëdha.
O njeri i turbulluar! Ti thua: “Si mund të shkatërrohet kjo mbretëri e madhe e të rindërtohet në një vend tjetër”?
Ti shikon se në çdo orë ndodhin shumë ndryshime e përmbytje, tamam ashtu si ajo shpërngulja nga një botë për te një tjetër, të cilën mendja jote nuk dëshiron ta pranojë. Nga ky tubim, nga shpërndarja dhe nga këto gjendje mund të nxirret si përfundim se një qëllim i caktuar fshihet brenda këtyre bashkimeve e ndarjeve të dukshme e të shpejta dhe brenda përbërjeve e shkrirjeve... Dhjetë vite harxhime nuk do të jepeshin për një bashkim që është i destinuar të zgjasë jo më shumë se një orë. Kështu këto rrethana që ne i dëshmojmë nuk mund të jenë qëllimet në vetveten e tyre. Ato janë një lloj i shembëlltyrës së diçkaje përtej vetvetes së tyre, ato janë shembuj ekspozimi këtu. Atëherë Ai Monark i lartë i përfundon veprat e Tij në një mënyrë aq të mrekullueshme, saqë ato marrin formën dhe atëherë shfaqen, dhe rezultati ruhet e regjistrohet ashtu siç shënohet e regjistrohet çdo aspekt në fushën e manovrave ushtarake. Domethënë, kjo nënkupton se çështjet do veprojnë në Tubimin e madh e do të vazhdojnë mbi bazën e asaj që ndodh këtu. Për më tepër, rezultatet e të gjithë atyre çështjeve që ndodhin këtu do të shfaqen pandërprerë tek Ekspozita e lartë. Të gjitha fenomenet e përkohshëm e të lëkundur që ne i shikojmë tani këtu do të fitojnë frutin e formës së përjetshme e të qëndrueshme.
Domethënë, të gjitha këto manifestime që ne i vëzhgojmë në këtë botë janë për hir të një lumturie të madhe, të një Gjykate të Lartë, për hir të synimeve të larta akoma të fshehura për ne...
ASPEKTI I NJËMBËDHJETË:
Eja, o shok kokëfortë! Le të hipim në një aeroplan që të shkojmë në lindje ose në perëndim, domethënë; në një tren që shkon në të shkuarën e në të ardhmen, le të shikojmë se çfarë veprash të mrekullueshme në vende të tjera ka kryer Ai Mbret, Autori i mrekullive
Ajo çfarë pamë ne këtu midis veprave të mrekullueshme prej ekspozitave, fushave e pallateve, shembuj si këto Ai i ka në çdo vend, veçse ato ndryshojnë për sa i përket artit e formës. O shok, hidhe vështrimin te kjo, që të shohësh se çfarë rregulli urtësie, çfarë treguesish të mëshirës së dukshme, çfarë shenjash të drejtësisë së lartë dhe çfarë frutash të Mëshirës gjithëpërfshirëse vërehen në këto banesa të përkohshme, në ato fusha të paqëndrueshme dhe në ato ekspozita kalimtare. Ai që nuk e ka humbur krejtësisht shikimin e tij, do të kuptonte me siguri se asnjë urtësi nuk mund të përfytyrohet më e plotë se sa urtësia e Atij Monarku, asnjë përkudesje më e bukur se sa përkujdesja e Tij, asnjë mëshirë më gjithëpërfshirëse se sa mëshira e Tij dhe asnjë drejtësi më e lavdishme se sa drejtësia e Tij.
Në qoftë se, për hir të argumentit, ashtu siç e imagjinon ti, nuk do të ekzistonin në sferën e mbretërisë së Tij banesa të mira e të përhershme, pallate të larta, vende të qëndrueshme apo banorë dhe njerëz të kënaqur; dhe në qoftë se të vërtetat e urtësisë së Tij, të përkujdesjes, të mëshirës dhe të drejtësisë nuk do të kishin një botë në të cilën të shfaqin plotësisht vetveten, sepse kjo botë e paqëndrueshme nuk është vend që ato të shfaqin plotësisht treguesit e tyre, atëherë ne do të detyroheshin të mohonim urtësinë që ne e shikojmë, të mohonim përkujdesjen që ne e vëzhgojmë, të mohonim mëshirën që është përpara syve tanë dhe të mohonim drejtësinë që shenjat e së cilës janë të dukshme. Mohimi i tyre do të ishte një veprim aq i marrë, si të mohoje diellin, dritën e të cilit ne e shohim qart në mesditë. Ne do të detyroheshim gjithashtu të thonim në lidhje me Atë Autor, prej të Cilit vijnë të gjitha këto akte urtësie që ne i shikojmë, të gjitha këto vepra bujarie dhe të gjitha këto dhurata të mëshirshme, si të ishte një kumarxhi i pavlefshëm ose si një tiran tradhtar –Ruajna Zot! Ruajna Zot!– kjo do të thotë ta kthesh të vërtetën përmbys.
Por t’i kthesh të vërtetat në anën e kundërt është e pamundur sipas dëshmisë me unanimitet të të gjitha qënieve të arsyeshme, me përjashtim të sofistëve idiotë të cilët mohojnë gjithçka.
Atëherë, ndodhet një botë tjetër përveç kësaj të këtushmes. Në të ndodhet një Gjykatë e Lartë, një vend i lartë drejtësie dhe një vend i lartë shpërblimi tek e cila shfaqet plotësisht kjo mëshirë, kjo urtësi, kjo përkudesje dhe kjo drejtësi...
ASPEKTI I DYMBËDHJETË:
Eja të kthehemi tani o shoku im. Ne do të flasim me kryetarët dhe oficerët e këtyre grupeve të ndryshme dhe shiko pajimet e tyre; a janë pajisur me ato mjete për hir të një periudhe të shkurtër kohe në këtë fushën e stërvitjes, apo u janë dhënë atyre për hir të arritjes së një jete të gjatë lumturie në një botë tjetër? Le të shohim, mirëpo ne nuk mund ta shikojmë gjithësecilin dhe pajimet e tij. Por, nëpërmjet shembullit, le të shohim letërnjoftimin dhe regjistrin e këtij oficeri. Në regjistrin e tij janë shënuar rangu i tij, rroga, detyra, kërkesat dhe rregullat.
Shiko, ky rang nuk i është dhënë atij vetëm për disa ditë, por për një periudhë të gjatë. Në letërnjoftimin e tij është shkruar: “Ti do të marrësh nga thesari i veçantë këtë vlerë në filan ditë.” Por data në çështje është shumë e largët dhe nuk do të arrihet veçse pas mbylljes së misionit stërvitor në këtë fushë. Kjo detyrë nuk i përshtatet kësaj fushe të përkohshme dhe nuk harmonizohet me të, por ajo është për të fituar një lumturi të përjetshme tek një vend i lartë në afërsi me Mbretin. Furnizimet e përforcimet, gjithashtu nuk i janë dhënë atij për disa ditë qëndrimi në këtë bujtinë, ato mund të jenë vetëm për një jetë të gjatë e të lumtur. Të dhënat në letërnjoftimin e tij sqarojnë mjaft qartë se pronari i letërnjoftimit është i destinuar për tek një vend tjetër, dhe se ai po punon për një botë tjetër.
Tani shikoji këto regjistra. Ato përmbajnë udhëzime për mënyrën e përdorimit të armëve dhe pajimeve. Në qoftë se nuk do të kishte pasur një botë tjetër të lartë e të përjetshme përveç kësaj këtu, atëherë ai regjistër me udhëzimet e tij të prera, dhe ai letërnjoftim me të dhënat e tij të sakta që të dy do të kishin qenë të pakuptimtë.
Për më tepër, ai oficer i respektuar, ai komandant fisnik dhe ai kryetar i nderuar do të binin në një shkallë më të ulët se ajo e të gjithë njerëzve; ai do të ishte më i mjeri, më i pafati, më i ulëti, më i hidhëruari, më i varfëri, dhe më i dobëti se çdokush tjetër.
Atëherë bëj analogji me këtë, dhe çfarëdo që ti shikon jep dëshmi se pas kësaj bote kalimtare ekziston një botë tjetër e përjetshme...
O shok!
Kjo botë e përkohshme është si një fushë bujqësore. Ajo është një vend instruksioni, është një treg. Padyshim një Gjykatë më e Lartë dhe një lumturi më e madhe do të vijë pas kësaj. Në qoftë se ti e mohon këtë, ti gjithashtu do të detyroheshe të mohoje letërnjoftimet e të gjithë oficerëve, regjistrat, pajisjet e tyre dhe rregullat e tyre; në fakt ti gjithashtu do të detyroheshe të mohoje të gjithë rregullin që ekziston në vend, ekzistencën e qeverisë në të dhe të gjitha masat që merr qeveria. Atëherë, ti nuk do ta meritoje më emrin e njeriut, ose emërtimin e qënies së vetëdijshme. Ti do të ishe më i çmendur se sa sofistët.
Dhe ruhu! Mos imagjino se provat e shpërnguljes së krijimit nga një botë për tek një tjetër janë të kufizuara vetëm tek këto “Dymbëdhjetë Aspekte.” Ndodhen tregues e prova përtej numërimit, të gjitha duke treguar se kjo botë e paqëndrueshme dhe kjo mbretëri e ndryshueshme do të transformohet në një botë të qëndrueshme e të pandryshueshme. Gjithashtu ka shenja e dëshmi të panumërta se njerëzit do të merren nga kjo bujtinë e përkohshme dhe do të dërgohen tek vendi i përjetshëm i sundimit të të gjitha krijesave.
O shoku im! Eja të të tregojë një provë të veçantë, e cila është më e fortë se sa të gjitha “Dymbëdhjetë Aspektet”, të marra së bashku.
Eja tani, shiko! Në mesin e asamblesë së madhe e cila duket që larg, i njëjti Komandant Fisnik pronari i dekoratës së madhe, të cilin më parë ne e shikuam në ishull, është duke dhënë njoftime. Le të shkojmë e ta dëgjojmë. Shiko, ai Komandant Fisnik i ndriçur e është duke përçuar një Dekret të Lartë dhe e sqaron bukur atë duke u thënë atyre:
“Bëhuni gati! Ju do të udhëtoni për tek një botë tjetër e qëndrueshme, tek një botë e tillë, saqë kjo botë këtu, në krahasim me atë, do të duket si një burg. Ju do të shkoni tek vendi i sundimit të Mbretit tonë dhe atje do të merrni Mëshirën dhe Mirësinë e Tij, nëse ju i kushtoni shumë vëmendje këtij dekreti dhe në qoftë se ju i bindeni Atij. Por, në qoftë se ju e kundërshtoni, e nuk i bindeni Atij, ju do të flakeni në një burg të tmerrshëm.”
I tillë është mesazhi që ai përçon. Në qoftë se ju e shikoni Dekretin Madhështor, do të vëreni se ai mban një vulë të tillë të mrekullueshme, që kurrësesi nuk mund të imitohet. Gjithkush, përveç idiotëve ashtu si ti, e di me siguri se dekreti është nga Mbreti. Për më tepër, Komandanti fisnik mban zbukurime të ndryshme të tilla, saqë çdokush, përveç atyre që janë të verbër si ti, e kupton mjaft mirë se ai është përçuesi i vërtetë i urdhërave të Mbretit.
A do të ishte i mundur kundërshtimi i çështjes së shpërnguljes së kësaj bote për tek një tjetër, për tek e cila bën thirrje ai komandant fisnik, me të gjithë fuqinë që i erdhi, dhe të cilën e përmban ai dekret i lartë që ai e ka marrë? Jo, kurrë nuk është e mundur, veçse në qoftë se do të mohoje gjithçka që ne kemi parë.
Tani, o shok, erdhi radha jote për të folur. Thuaj çfarëdo që të duash!
– Çfarë mund të them, çfarë mund të thuhet për të kundërshtuar të gjithë këtë? Kush mund të thotë, kur dielli është në mesin e ditës, ku është ai? Ajo që dua të them është: El- hamdu lil-lah, Lavdia i takon All-llahut, njëqindmijë herë, që kam shpëtuar nga sundimi i tekave të nefsit dhe të hamendjeve të kota dhe që jam çliruar nga një burgim i përhershëm. Unë tani besoj se ka një banesë lumturie në afërsi të Monarkut Madhështor, e ndarë nga kjo bujtinë e ngatërruar dhe e paqëndrueshme e kësaj bote.”
Krahasimi, duke treguar të vërtetën e ringjalljes e të botës tjetër, tani është plotësuar.
Tani me ndihmën e All-llahut, ne do të kalojmë tek e vërteta më e lartë. Ne do të parashtrojmë Dymbëdhjetë të Vërteta të ndërvarura, duke u kerresponduar “Dymbëdhjetë Apekteve” të diskutara lartë, pasi të bëjmë një “Parathënie”.
* * *
Parathënie
(Me anë te disa treguesve, ne ju referojme disa gështje tê shpejguara tjetërkund, domethëne, në Fjalën e Njëzet e Dy, në Fjalën e Nëntëmbëdhjetë dhe në Fjalën e Njëzet e Gjashtë.)
TREGUESI I PARË:
Në tregimin e mëparshëm ndodhen tre të vërteta për njeriun kokëfortë dhe për shokun e tij besëplotë.
E para: Është nefsi im instinktiv dhe zemra ime.
E dyta: Studentët e filozofisë dhe nxënësit e Kur’anit Gjithurtësi;
E treta: Njerëzit e mosbesimit dhe Ummeti i Islamit.
Mosnjohja e All-llahut (xhel-le sha’nuhu) i ka bërë të bien në gabimin më të madh e në çudhëzim studentët e filozofisë, njerëzit e mosbesimit dhe nefsin instinktiv.
Ashtu siç tha shoku besëplotë e këshillues, në tregimin e mëparshëm se: “Nuk mund të ketë asnjë shkronjë pa një shkrues dhe asnjë ligj pa një ligjvënës.”
Gjithashtu ne themi se:
Është e pamundur që të ketë një libër pa shkruesin e tij, dhe sidomos një libër si ky ku në çdo fjalë të të cilit një penë e vogël ka shkruar një libër tjetër të tërë, dhe që në çdo shkronjë të të cilit një penë e hollë ka lënë gjurmët e një poeme; kjo pra do të ishte krejtësisht e pamundur. Po kështu, ky kozmos nuk mund të jetë pa Skalitësin e tij; kjo do të ishte krejtësisht e pamundur.
Sepse kozmosi është saktësisht një libër i tillë, saqë secila nga faqet e tij përfshin shumë libra të tjerë, secila nga fjalët e tij përmban një libër, dhe secila nga shkronjat e tij përmban një poemë. Sipërfaqja e tokës është vetëm se një faqe e vetme e librit të kozmosit. Shiko pra se sa shumë libra përmban ai... Çdo pemë është një fjalë, dhe sa e sa shumë fletë ka ai... Një frut, është një shkronjë; një bërthamë është një pikë. Në atë pikë përfshihet indeksi i të gjithë pemës në gjërësinë e saj. Një libër i tillë si ky mund të jetë skalitur vetëm nga Pena e Autorit të Fuqishëm i Cili gëzon atributet e madhështisë e të bukurisë dhe i cili është Mbajtësi i urtësisë së pafund dhe i Fuqisë. Domethënë, thjesht vëzhgimi i botës dhe shikimet e saj bëjnë të domosdoshëm këtë besim, me përjashtim të atij që është i dehur nga çudhëzimi...
Dhe ashtu siç nuk mund të jetë një shtëpi pa një ndërtues, e sidomos kjo bujtinë që është stolisur me vepra të mrekullueshme arti, me vizatime të mahnitshme dhe me zbukurime të çuditshme, saqë në çdo gurë të saj mishërohet aq art, sa arti i të gjithë godinës. Asnjë njeri me mend nuk do të pranonte që ndërtesa mund të ishte pa ndërtues, sigurisht ajo kërkon një arkitekt mjeshtër. Për më tepër, brenda ndërtesës, dhoma të vërteta marrin formën dhe ndryshojnë në çdo orë me rregullin më të madh dhe me lehtësinë më të plotë, si lehtësia e ndryshimit të rrobave, ose sikur skenat që kalojnë përmes ekranit të kinemasë. Ne madje mund të themi se dhoma të vogëla të shumta krijohen vazhdimisht në secilën nga ato skena, të vërteta.
Në mënyrë të ngjashme, Kozmosi gjithashtu kërkon një Krijues me një urtësi të pafund, Gjithënjohës e të Gjithëfuqishëm. Sepse ky Kozmos madhështor është si një pallat që diellin e hënën i ka si llambat e tij, dhe yjet si qirinjtë e tij; koha është si një litar ose shirit i varur brenda tij, në të cilin Krijuesi i Gjithëlavdishëm në çdo vit lidh e kalon një botë të re dhe na e shfaq ne. Dhe brenda asaj bote që Ai e ka lidhur në atë litar, Ai ripërtrin trajta të mirëorganizuara në treqind e gjashtëdhjetë mënyra e forma. Ai vendos treqind e gjashtëdhjetë forma të freskëta e me sistem. Ai i ndryshon ato me rregullsinë më të madhe e me urtësinë. Ai e ka bërë sipërfaqen e tokës një tryezë mirësish të cilën Ai e stolis në çdo pranverë me treqindmijë specie të krijimit, dhe e mbush atë me lloje të panumërta të dhuratave bujare. Ai e bën këtë në një mënyrë të tillë, saqë ato të gjitha qëndrojnë ndarazi nga njëra-tjetra, krejt të veçuara e të dalluara, pavarësisht qënies së tyre në të njëjtën kohë kaq afër e të përziera. Aspektet e tjera krahasoji me këto... Si është e mundur të mos e vësh re e të mbyllësh sytë përpara ekzistencës së Krijuesit të një pallati të tillë?
Përsëri, të mohosh ekzistencën e diellit, në një ditë pa re në mes të ditës kur shenjat e tij vëzhgohen dhe reflektimi i tij shihet në çdo shkumëzim e fluskë në sipërfaqen e oqeanit, shikohet tek çdo objekt i shndëritshëm në tokën e thatë dhe në çdo grimcë të borës, të bësh një mohim të tillë do të ishte një përçartje si i çmendur. Sepse në qoftë se dikush do të mohonte e refuzonte ekzistencën e një dielli të vetëm e unik, ai do të detyrohej të pranonte ekzistencën e një vargu të plotë diejsh të vegjël, secili real e ekzistent, aq të shumtë sa pikat dhe fluskat e oqeanit, dhe aq të panumërt sa grimcat e borës.
Madje do të ishte e domosdoshme të besoje që çdo grimcë e vogël të përmbante një diell të madh, ndonëse grimca është mjaftë e madhe vetëm për të përfshirë vetveten. Madje do të ishte një shenjë akoma më e madhe çmendurie dhe çudhëzimi që dikush të refuzonte pranimin e Atributeve të Plotësimit të Krijuesit të Lavdishëm, në një kohë që e vështron Kozmosin e mirërregulluar, i cili është duke u ndryshuar vazhdimisht në një mënyrë të urtë e me sistem, dhe që është duke u ripërtërirë pa pushim në mënyrë të disiplinuar. Kjo gjithashtu do të ishte si përçartjet e një të çmenduri, meqenëse atëherë do të bëhej e domosdoshme të besoje e të pranoje që Hyjnia absolute të jetë prezent në të gjitha gjërat, madje tek çdo grimcë.
Sepse; për shembull: Çdo grimcë apo molekulë e ajrit në një farë mënyre është e aftë të hyjë e të japë efektet e saja tek çdo lule, tek çdo frut e tek çdo gjethe, dhe në qoftë se grimca nuk do të ishte e ngarkuar prej Krijuesit të saj me këtë detyrë, atëherë ajo duhet të dinte nga vetvetja strukturën dhe formën e të gjitha objekteve të krijuara me urtësi tek të cilat ajo futet e vepron. Me fjalë të tjera, ajo duhet të posedonte një njohuri gjithëpërfshirëse dhe një fuqi të gjithanshme që të mund ta kryente atë funksion.
Për shembull, çdo grimcë dheu i ka të gjitha mundësitë të bëhet shkas për mbirjen e farërave dhe bërthamave që ekzistojnë dhe për zhvillimin e të gjitha llojeve. Në qoftë se nuk do të ishte e urdhëruar dhe e nënshtruar, atëherë do të duhej që ajo të përfshinte brenda vetes instrumente dhe aparatura jolëndore sa numri i llojeve të ndryshme të pemëve dhe të bimëve, ose do të duhej që t’i jepej asaj një fuqi e mjeshtëri e tillë artistike, që ajo të ishte në dijeni për strukturën e çdonjërës prej tyre dhe të njihte format që secila prej tyre duhet të marrë.
Dhe krahasoji me këtë krijesat e tjera që të kuptosh se në të gjitha gjërat ndodhen prova të shumta e të dukshme për Njësinë e All-llahut. Të krijosh të gjitha gjërat nga një gjë dhe krijimi i një gjëje nga gjithçkaja është një detyrë e veçantë vetëm për Krijuesin e të gjitha gjërave.
Shqyrtoje dhe kushtoji vëmendje vërsetit: وَاِنْ مِنْ شَىْءٍ اِلَّا يُسَبِّحُ بِحَمْدِه۪ “Dhe s’ka gjë që të mos lavdërojë Lartësinë e Tij...,([7])
sepse mosbesimi në një Zot të Vetëm e të pashoq do të bënte të domosdoshëm besimin në aq shumë zotra sa numri i krijesave.
TREGUESI I DYTË:
Në tregimin tonë, përmendëm një nëpunës të afërt fisnik dhe thamë se: “Ai që nuk është i verbër, do të kuptojë nga shikimi i dekoratave dhe i medaljeve se ai personalitet i madh vepron në përputhje me urdhërat e një Monarku dhe është shërbëtori i Tij i zgjedhur.” Nëpunësi i zgjedhur është i Dërguari Fisnik (A.S.M.).
Po, Krijuesi i Shenjtë i një kozmosi kaq të stolisur, domosdoshmërisht duhet të ketë një Mesazhier Fisnik, ashtu si dielli që domosdoshmërisht duhet të ketë dritën, sepse ashtu si dielli që nuk mundet veçse të përhapë dritë, po ashtu Hyjnia nuk mundet ta shfaqë Vetveten veçse nëpërmjet dërgimit të profetëve.
A do të ishte e mundur që një Bukuri e plotësimit më të madh të mos dëshironte ta shfaqë vetveten përmes dikujt që do ta demonstronte dhe ta shfaqte atë!...
A do të ishte e mundur që një Plotësim i një mjeshtërie të bukur artistike të mos dëshironte ta bëjë vetveten të njohur nëpërmjet një lajmëtari që do të tërhiqte për tek Ai Plotësim shikimet e njerëzve?
A do të ishte e mundur që një monarki universale e një Hyjnie Gjithëpërfshirëse të mos dëshironte të shpallë Njësinë e Vet dhe përjetshmërinë gjithandej niveleve të ndryshme përmes një të dërguari që posedon dy krahe? Me dy krahë, me dy aspekte, ne duam të themi se Ai është edhe përfaqësues i niveleve të Krijesave tek prezenca Hyjnore në sajë të adhurimit të tij universal, dhe gjithashtu ai është i dërguar nga Krijuesi i të gjitha botëve, në sajë të afrimitetit të tij me All-llahun (xhelle sha’nuhu) dhe të qënies së tij i ngarkuar me mesazhin e Tij.
A do të ishte e mundur që një Zotërues i një Bukurie të natyrshme absolute të mos dëshironte t’i shihte vetë dhe t’ua shfaqte edhe të tjerëve, në pasqyra të shumta, mahnitjet e bukurisë dhe forcën tërheqëse të Hyjnisë së Tij! Domethënë, nëpërmjet një të dërguari të dashur, sepse ai është i dashuri i Tij, duke e bërë vetveten të dashur tek All-llahu, xhel- le sha’nuhu, përmes adhurimit të tij të sinqertë, dhe duke vepruar si një shembull, pasqyrë; është një mesazhier, sepse ai e bën të dashur All-llahun, xhel-le sha’nuhu, tek krijesat duke shfaqur Hijeshinë e Emrave të Bukur Hyjnorë.
A do të ishte e mundur që Pronari i thesareve të mbushura plot me mrekulli të mahnitshme, të rralla e me gjëra të çmueshme, të mos dëshirojë t’ia shfaqë atë shikimit të njerëzve nëpërmjet një njoftuesi gjenial dhe një përshkruesi elokuent, pra që të zbulojë plotësimet e Tij të fshehura?
A do të ishte e mundur për Atë i Cili e zbukuroi këtë kozmos me krijesat e Tij, që shpreh plotësimet e të gjithë Emrave të Tij të Bukur, e që e bëri atë të ngjashëm me një pallat të stolisur me të gjitha llojet e artit të mrekullueshëm e të hollë, për t’ua shfaqur shikimeve të mos caktonte një mësues e një udhëzues për të shpjeguar çudirat e krijesave të Tij?
A do të ishte e mundur që Pronari i këtij kozmosi të mos zgjidhte nëpërmjet një të dërguari enigmën e ngatërruar të qëllimit dhe të synimit të të gjitha ndryshimeve që ndodhin në kozmos, dhe shpjegimin e misterit të përfshirë në tre pyetjet e vështira të bëra nga të gjitha krijesat: “Cila është origjina jonë? Cili është destinacioni ynë? Dhe cili është qëllimi ynë?, pra nga erdhëm, pse erdhëm dhe ku do të shkojmë?”
A do të ishte e mundur që Krijuesi i Gjithëlavdishëm, i Cili e bën Vetveten të njohur tek qëniet e vetëdijshme përmes këtyre krijesave të bukura, dhe që e bën Vetveten të dashur përmes mirësive të Tij të çmueshme, të mos u bëjë të qartë qënieve të vetëdijshme nëpërmjet një të dërguari, se çfarë dëshiron Ai prej tyre dhe çfarë do ta kënaqte Atë si përgjigje ndaj atyre mirësive?
A do të ishte e mundur për Krijuesin i Cili e krijoi llojin njerëzor dhe e sprovoi atë me shqisa e aftësi të shumta dhe që i dha atij aftësinë për t’u përfshirë në një adhurim të plotë universal, të mos i drejtojë shikimet e këtij lloji nga shumësia për tek Njësia, nëpërmjet një udhëzuesi e mësuesi?
Ndodhen shumë funksione të tjera të profetësisë, secila nga ato janë prova të qarta dhe sqarojnë se Hyjnia nuk mund të jetë pa profetësi.
A është shfaqur ndonjëherë ndonjë njeri në botë më i denjë e më gjithëpërfshirës për cilësitë dhe detyrat e lartëpërmendura se sa Muhammedi Arab Alejhis-salatu ves-selam? A na ka treguar ne ndonjëherë koha ndonjë që të jetë më i përshtatshëm e më i denjë se sa ai për rangun e profetësisë dhe për detyrën e komunikimit të mesazhit? Jo, në asnjë mënyrë! Ai është Prijësi i të gjithë të dërguarve, ai është imam i të gjithë profetëve, udhëheqësi i të pastërve, monarku i të gjithë udhëzuesve të drejtësisë, më i ploti i të gjithë krijesave dhe më i afërti nga të afërmit me All-llahun (xhel-le sha’nuhu).
Përveç treguesve të pafund të profetësisë së tij që burojnë nga më shumë se njëmijë mrekulli, të tilla si çarja më dysh e Hënës dhe vërshimi i ujit nga gishtërinjtë e tij, të cilat i mbështesin me unanimitet të gjithë dijetarët; vetëm mrekullia më e madhe e Kur’anit, e cila është një oqean i të vërtetave dhe një libër i mrekullueshëm në dyzet aspekte të ndryshëm, është në vetvete e mjaftueshme për ta demonstruar profetësinë e tij në mënyrë aq të qartë si dielli. Ne i kemi vërtetuar afërsisht dyzet aspektet e mrekullisë së tij në Risalei-Nur dhe në mënyrë të veçantë në Fjalën e Njëzet e Pestë. Prandaj, ne këtu po e presim shkurt.
TREGUESI I TRETË:
Të mos mendohet se ky njeri i vogël është shumë i parëndësishëm, dhe se kjo botë e madhe do të mbyllet e do të hapetnjë botë tjetër vetëm për hir të qënies së tij i sjellur për të dhënë llogari, sepse ky njeri, ndonëse në dukje është shumë i vogël, veçse ama ai është prijësi e të gjitha krijesave, pasi ai posedon një natyrë gjithëpërfshirëse e të gjithanshme... Kështu ai është udhëheqësi i të gjitha krijesave, lajmëtari i mbretërisë së All-llahut (Xhel-le sha’nuhu), përfaqësuesi dhe manifestuesi i adhurimit të gjithanshëm universal.
Gjithashtu askush të mos pyes: Si mundet të gjykohet ky njeri me një dënim të përjetshëm ndonëse ai ka një jetë shumë të shkurtër? Mosbesimi kërkon të zbresë shkallën dhe vlerat e krijesave të cilat janë aq të vlefshme e të larta si letrat e shkruara nga All-llahu xh.sh., kërkon t’i zbresë poshtë në thellësirat e qënies së tyre të pakuptimta e të paqëllimta. Mosbesimi është fyerje për të gjitha qëniet, meqenëse ai mohon e hedh poshtë treguesit, skalitjet dhe shenjat dalluese të Emrave të Shenjtë të All-llahut xh.sh., që janë të dukshëm tek të gjitha krijesat. Mosbesimi kërkon të mohojë të gjitha provat e pafundme që demonstrojnë saktësinë dhe vërtetësinë e All-llahut të Plotëfuqishëm. Kështu, mosbesimi është një krim i një madhësie të pafund, dhe një krim i pafund meriton një dënim të pafund...
TREGUESI I KATËRT:
Në tregim, ne pamë përmes Dymbëdhjetë Aspekteve se një Mbret i cili kishte një mbretëri të përkohshme –si të ishte një bujtinë– domosdoshmërisht Ai duhet të ketë një mbretëri tjetër të përhershme e të qëndrueshme që të shfaqë Madhështinë dhe Lartësinë e Fuqisë së Tij!..
Gjithashtu, nuk do të ishte e mundur nga asnjë këndvështrim që Krijuesi i Përjetshëm i Cili krijoi këtë botë të përkohshme, të mos krijonte një botë tjetër të përhershme!..
Nuk do të ishte gjithashtu e mundur që Krijuesi i përjetshëm ta krijonte këtë botë të mahnitshme kalimtare dhe të mos krijonte një botë tjetër të qëndrueshme e të vazhdueshme!..
Do të ishte e pamundur gjithashtu, që Krijuesi i Gjithurtë, i Gjithëfuqishëm, i Gjithëmëshirshëm dhe Shpikësi i kësaj dynjaje, e cila është si një ekspozitë, ose si një fushë testimi, ose si një fushë bujqësore, të mos krijojë gjithashtu një botë tjetër në të cilën do të shfaqen qëllimet e kësaj bote dhe do të zbulohen objektivat e saj!..
Hyrja për tek kjo e vërtetë do të jetë nëpërmjet “Dymbëdhjetë Dyerve”, dhe ato Dymbëdhjetë Dyer do të hapen me anë të “Dymbëdhjetë të Vërtetave” të tjera. Ne do të fillojmë me më të shkurtrën dhe më të thjeshtën e atyre:
E VËRTETA E PARË
Porta e Hyjnisë dhe e Sovranitetit, Shfaqja e Emrit Er-Rabb, Mbështetësi.
A do të ishte e mundur që Lavdia e Hyjnisë së All-llahut dhe e Sovranitetit Hyjnor të krijonte një kozmos të tillë si ky, me qëllim që të shfaqë plotësimet e Tij, me qëllime të tilla të larta e me synime fisnike, dhe pastaj të mos vendosë një shpërblim për ata besimtarë të cilët nëpërmjet besimit e adhurimit iu përgjigjën këtyre qëllimeve e synimeve!.. Ose që Ai të mos dënojë ata njerëz të çudhëzuar të cilët mohojnë dhe përbuzin qëllimet e Tij!..
E VËRTETA E DYTË
Porta e Bujarisë dhe e Mëshirës, Shfaqja e Emrave El-Kerim, Er-Rahim, Gjithëbujari, Mëshirëploti.
A do të ishte e mundur që Sunduesi i kësaj bote, i Cili në veprat e Tij demonstron një bujari të pafund, një mëshirë të pafund, një madhështi të pafund dhe një lavdi të pafund, të mos u japë një shpërblim, në një mënyrë që t’i përshtatet Shpirtmadhësisë së Tij dhe Mëshirës, atyre që veprojnë mirë dhe të mos dënojë, në një mënyrë që t’i përshtatet Madhështisë së Tij dhe Lavdisë, atyre që bëjnë keq!
Po, nëse dikush do të hidhte vështrimin tek natyra e ngjarjeve në këtë botë, do të shikonte se të gjitha qënieve të gjalla duke filluar nga më e dobëta e më e pafuqishmja([8]) e duke përfunduar me më të fuqishmen, u jepet ushqimi e rizku në formën më të përshtatshme. Në të vërtetë më të dobtëve e më të pafuqishmëve u jepet forma më e mirë e ushqimit, dhe atyre që kanë halle e derte u vjen shërimi e dermani në mënyrë të paparashikueshme. Kjo bujari e mirësi shpërndahet me një zemërgjërësi të lartë të tillë, saqë në mënyrë të vetëkuptueshme, na tregon se është një Dorë e një bujarie të pafund ajo që vepron e drejton çështjet.
Për shembull, në pranverë, të gjitha pemët vishen me rroba aq të bukura si mëdafshi, sikur të ishin Huritë e Xhennetit; Ato vishen e stolisen me lule e fruta, sikur të ishin xhevahire, dhe nxiten e bëhen shkaktohen të na japin asortimente të shumta prej frutave më të mirë e më të shijshëm të bëra me urtësi në degët e tyre të shtrira të cilat janë në duart e tyre të buta e delikate. E ngjashme me këtë, neve na jepet për të ngrënë mjalti më i mirë i ëmbël dhe shërues, nga dora e një blete helmuese, ne vishemi me rrobat më të bukura e më të buta nëpërmjet një insekti që nuk ka duar; dhe brenda një fare shumë të vockël ruhet për ne një thesar i madh mëshireje. Kjo, në mënyrë të vetëkuptueshme, tregon se e gjitha kjo është efekti i bujarisë më të bukur dhe i ndjenjës më të hollë të Mëshirës.
Atëherë, gjithashtu, fakti se me përjashtim të njeriut dhe të disa kafshëve të egra, të gjitha gjërat duke filluar nga dielli, hëna e toka, deri tek krijesa më e vogël, i kryejnë funksionet e tyre me përpikërinë më të madhe, nuk kalojnë caqet e tyre as edhe një fije, dhe i përmbahen një bindjeje të përgjithshme me një shpirt e me nderim të madh kjo na tregon se ato veprojnë me urdhrin e Zotëruesit të Lavdisë e të Dinjitetit të madh.
Gjithashtu është e qartë se mënyra në të cilën të gjitha nënat, në botët bimore, shtazore e njerëzore u shkojnë në ndihmë të dobtëve të tyre dhe fëmijëve të pafuqishëm me ushqimin e butë të qumështit, me një dhembshuri e mëshirë të hollë,([9]) padyshim ky është një tregues i Mëshirës gjithëpërfshirëse të All-llahut.
Meqenëse Krijuesi i kësaj bote ka një Bujari kaq të gjërë, një Mëshirë të tillë të pafund dhe një Madhështi e Lavdi absolute... atëherë, Madhështia e Tij absolute dhe Lavdia kërkojnë ndëshkimin dhe disiplinimin e të pasjellshmëve; dhe se Bujaria e Tij e gjërë kërkon mirësi të pafund, dhe Mëshira e Tij e pafund kërkon një mirëbërje që i përshtatet asaj.
Por, në këtë botë kalimtare dhe në këtë jetë të shkurtër, vetëm një e milionta pjesë nga gjithë kjo, si një pikë nga oqeani, realizohet dhe shfaq vetveten. Atëherë duhet të jetë një botë tjetër lumturie që t’i përshtatet asaj Bujarie të gjërë, dhe të harmonizohet me atë Mëshirë të pafund. Ose ndryshe, njeriu duhet të mohonte edhe ekzistencën dhe mëshirën që është e dukshme për ne, dhe kjo do të ishte tamam si të mohoje ekzistencën e diellit, i cili mbush secilën ditë me dritën e tij; sepse, zhdukja e pakthyeshme do ta transformonte mëshirën në fatkeqësi, dashurinë në dhimbje, bekimin në shpagim, mendjen në një instrument mjerimi, kënaqësinë në vuajtje, dhe se pikërisht esenca e dashurisë së All-llahut (xhel-le sha’nuhu) do të zhdukej.
Gjithashtu duhet të jetë një botë dënimi e përshtatshme për Lavdinë dhe për Dinjitetin e All-llahut (xhel-le sha’nuhu), sepse në përgjithësi, shtypësi e lë këtë botë ndërsa ende mban fuqinë e tij dhe kryelartësinë, dhe i shtypuri e lë botën duke qenë akoma i poshtëruar e i nënshtruar. Pastaj që të dy udhëtojnë duke u larguar nga kjo botë pa dënim e pa shpërblim. Atëherë çështjet janë shtyrë për te Gjykata më e Lartë; pra ata nuk janë lënë pas dore.
Ndonjëherë ndodh që dënimi jepet në këtë botë. Torturat që kanë vuajtur njerëzit kundërshtarë e të pabindur në shekujt e kaluar tregojnë se njeriu nuk lihet në tekat e tij, dhe se ai gjithmonë zbulohet para goditjeve të All-llahut të Madhështisë e të Krenarisë.
Po, a është e mundur që ky njeri të cilit iu besua, midis të gjitha krijesave, një mision i madh dhe që u pajis me kapacitetet më të rëndësishme të bashkëlindura, në qoftë se nuk e njeh All-llahun e tij “me besim”, pasi Krijuesi e bëri Vetveten të njohur te ai me të gjitha veprat e Tij të mrekullueshme e të mirëorganizuara; në qoftë se njeriu nuk e arrin dashurinë e All-llahut (xhel-le sha’nuhu) duke u afruar te Ai përmes “adhurimit”, pasi All-llahu (xhel-le sha’nuhu) e bëri Vetveten e Tij të dashur te njeriu nëpërmjet shumëllojshmërisë së frutave të pafundme të zbukuruara që tregojnë Mëshirën e Tij të gjërë; dhe në qoftë se njeriu nuk do të tregonte respektin dhe madhështinë e duhur me “falënderim dhe mirënjohje”, pasi Krijuesi e shfaqi dashurinë e Tij për njeriun dhe Mëshirën e Tij mbi të nëpërmjet mirësive të Tij të shumta... Atëherë në qoftë se njeriu nuk do ta njihte këtë Krijuesin e tij, si mund të lihet ai në tekat e tij e të mbetet i pandëshkuar, ose si Krijuesi i Plotëfuqishëm i Madhështisë dhe i Lavdisë të mos bëjë për njeriun një botë për ndëshkim e shpagim?
Nga ana tjetër, a do të ishte e mundur që i Gjithëmëshirshmi e Mëshirëploti të mos përgatisë një botë shpërblimi dhe lumturie të përjetshme për ata besimtarë të cilët i përgjigjen bërjes të njohur të All- llahut të Gjithëmëshirës dhe Zemërgjërësisë së pafund me njohjen e Tij përmes besimit; që i përgjigjen bërjes të dashur të Madhështisë së Tij duke e dashur Atë përmes adhurimit, dhe i përgjigjen Mëshirës së Tij ndaj tyre me nderim e madhërim përmes falënderimit e mirënjohjes!
E VËRTETA E TRETË
Porta e Urtësisë dhe e Drejtësisë, Shfaqja e Emrave El-Hakim, El-A’dilu, i Gjithurti, i Drejti.
A do të ishte e mundur që([10]) Gjithëlavdishmi Absolut, i Cili e demonstron Sovranitetin e Tij Hyjnor me urtësinë dhe rregullsinë më të lartë dhe me drejtësinë dhe ekuilibrin më të madh që sundon në të gjitha gjërat, duke filluar nga grimcat e atomit gjer tek diejt, të mos i trajtojë me mirëbërësi ata besimtarë të cilët kërkojnë strehim nën krahun mbrojtës të Hyjnisë, të cilët besojnë në urtësinë e në drejtësinë e Tij, dhe që veprat e të cilëve janë vetëm për qëllimin e adhurimit të Tij dhe për kënaqësinë e Tij!.. Përsëri, a do të ishte e mundur që Ai të mos i ndëshkonte ata njerëz të pagdhendur e kundërshtarë të cilët nuk besojnë në urtësinë e Tij e në drejtësinë, dhe që ngrenë krye kundër Tij me arrogancë?
Tani, ndërsa njeriu nuk e merr shpërblimin ose dënimin e meritueshëm në këtë jetë të përkohshme në mënyrën që t’i përshtatet asaj urtësie dhe asaj drejtësie, por merr veçse një të njëmijën, atëherë kjo është shtyrë për më vonë, pasi shumica e njerëzve të çudhëzuar e lënë këtë botë duke qenë të pandëshkuar, dhe shumica e njerëzve të udhëzimit largohen nga kjo botë pa u shpërblyer.
Domethënë, të gjitha gjërat janë shtyrë për një Gjykatë të Lartë Drejtësie, pra tek lumturia më e madhe.
Po, është e qartë se Ai, i Cili e kontrollon këtë botë, vepron kështu në harmoni me një urtësi të pafund. A kërkon ti një provë për këtë? Hidhe vështrimin tek përkujdesja e Krijuesit në ruajtjen e intereseve dhe të dobive tek çdo gjë. A nuk e sheh se dobi të shumta urtësie janë synuar tek të gjitha gjymtyrët, kockat dhe tek venat e njeriut, madje edhe në qelizat e trupit të tij dhe në çdo grimcë e vend të trupit të tij? A nuk shikon se në disa nga gjymtyrët e trupit të tij ndodhen aq shumë dobi urtësie sa frutat që prodhon një pemë? E gjitha kjo tregon se çështjet janë bërë në përputhje me një dorë urtësie të pafund.
Ekzistenca e rregullsisë më të madhe në bërjen e të gjitha gjërave me një krijim mjeshtëror tregon se ato realizohen me një urtësi të pafundme. Po, përfshirja e programit të saktë të zhvillimit të një luleje të bukur brenda një fare të vockël dhe shkrimi i fletës së punëve të një peme gjigante, të historisë së jetës së saj dhe të listës së pajisjeve, duhet të jetë e shkruar në bërthamën e saj nga Pena e kaderit jolëndor... kjo na tregon se një penë e urtësisë absolute është në punë.
Ekzistenca në një shkalle të lartë e një mjeshtërie të hollë artistike në krijimin e të gjitha gjërave provon se ekziston gjithashtu shenja dalluese e Një Krijuesi të Gjithurtë Absolut. Për më tepër, përfshirja e indeksit të të gjitha krijesave, çelësat e të gjitha thesareve të Mëshirës dhe pasqyrat e të gjithë Emrave Hyjnorë në këtë trup të vogël të njeriut, demonstrojnë ekzistencën e urtësisë së pafund brenda asaj mjeshtërie të hollë artistike.
Tani a do të ishte e mundur që urtësia, e cila depërton tek këto zhvillime e çështje Hyjnore, të mos dëshirojë përjetësisht t’u bëjë mirë atyre që kërkojnë mbrojtje nën Krahun e Hyjnisë dhe që shfaqin bindje në besim!?
Dhe, a dëshiron ti një provë se të gjitha gjërat janë bërë me drejtësi dhe ekuilibër? Fakti se të gjitha gjërat janë pajisur me ekzistencë, se atyre u është dhënë forma, dhe se ato janë vendosur në vendin e tyre të përshtatshëm, në përputhje me një drejtpeshim të saktë dhe me masën e duhur, tregon se të gjitha çështjet janë bërë në përputhje me një drejtësi absolute e me ekuilibër.
Dhe e ngjashme me këtë, fakti se të gjitha gjërave u janë dhënë të drejtat e tyre në përputhje me aftësitë e tyre të natyrshme dhe se ato i marrin të gjitha gjërat e domosdoshme të ekzistencës së tyre dhe të gjitha nevojat e qëndrueshme në formën më të përshtatshme, tregon se kjo gjithashtu është shenja dalluese e lënë nga një Dorë e një drejtësie absolute.
Dhe, përsëri, fakti që përgjigjja i jepet gjithmonë çdo lutjeje dhe kërkese të bërë nga gjuha e gjendjes së natyrshme dhe e nevojës natyrale ose e domosdoshmërisë, demonstron ekzistencën e drejtësisë absolute dhe të urtësisë së pafund.
Tani, a do të ishte e mundur që ajo drejtësi dhe ajo urtësi ta neglizhonin atë nevojë të madhe të njeriut, më të lartit të krijesave, e cila është nevoja e qëndrueshmërisë? Në një kohë që ato të dyja i përgjigjen nevojës më të vogël të krijesës më të dobët? A do të ishte e mundur që ato të dyja të mos i përgjigjeshin përgjërimit më të madh që ai dëshiron, dhe kërkesës së tij për ndihmë, dhe të mos ruajnë dinjitetin e Hyjnisë së Tij, të lënë pas dore përmbushjen e të drejtave të shërbëtorëve të Tij!..
Por njeriu, jeta e të cilit është kaq e shkurtër, nuk e përjeton dhe nuk mundet ta përjetojë esencën e vërtetë të drejtësisë në këtë botë të përkohshme; për këtë arsye çështjet janë shtyrë për një Gjykatë të Lartë, sepse drejtësia e vërtetë kërkon që njeriu i vogël të shpërblehet e ndëshkohet, jo në përputhje me vogëlsinë e tij, por në përputhje me madhësinë e krimit të tij, në përputhje me rëndësinë e natyrës së tij dhe në përputhje me madhështinë e misionit të tij.
Meqenëse kjo dynja kalimtare dhe e përkoshme është shumë larg nga shfaqja e një urtësie të tillë dhe të një drejtësie për njeriun, i cili është krijuar për përjetësi... Atëherë padyshim, nga domosdoshmëria, do të jetë një Parajasë e përjetshme dhe një Ferr i përhershëm i Atij të Drejtit, Zotëruesit Madhështor të Bukurisë, i Atij të Gjithurti Hirplotë të Lavdisë.
E VËRTETA E KATËRT
Porta e Zemërgjërësisë dhe e Bukurisë, Shfaqja e Emrave El-Xhevadu, El-Xhemilu, Zemërgjëri, Hirploti, (i Bukuri).
A do të ishte e mundur që një zemërgjërësi e pafund e një dorëgjërësi, një pasuri e pashtershme dhe thesare të pasosura, një bukuri e pashoqe e përjetshme, dhe një plotësim i patëmetë e i përhershëm, të mos kërkonin ekzistencën e një banese lumturie dhe ekzistencën e një vendi pushimi e gostie, ku të jetonin përjetësisht ata që kanë nevojë për zemërgjërësi, që janë mirënjohësit e saj dhe shikuesit e përmalluar për Bukuri, dhe admiruesit e saj?
Po, stolisja e faqes së botës me të gjitha këto objekte bukurie, krijimi i Diellit e i Hënës si llambat e saj, mbushja e sipërfaqes së tokës me shumëllojshmërinë e ushqimeve më të shijshme, duke e bërë kështu atë një tryezë mirësish dhe duke i bërë pemët frutore enë e pjata të shumta që përtërihen disa herë në çdo stinë, e gjitha kjo tregon ekzistencën e një zemërgjërësie e dorëgjërësie të pafund.
Një zemërgjërësi e dorëgjërësi e tillë dhe ato thesare të pashtershme mëshire, kërkojnë ekzistencën e një shtëpie gostie dhe të një vendi lumturie që të jenë të përhershme dhe të përfshijnë të gjitha gjërat e dëshirueshme e tërheqëse brenda tyre.
Dhe sigurisht ato kërkojnë që ata të cilët do të gëzojnë një lumturi të tillë duhet të qëndrojnë në atë shtëpi gostie përjetësisht, pa vuajtur dhimbjen e zhdukjes e të ndarjes; sepse, ashtu si pushimi i dhimbjes që është një formë kënaqësie, gjithashtu ndërprerja e kënaqësisë është një formë dhimbjeje; kështu një zemërgjërësi e tillë dhe një dorëgjërësi e refuzojnë në mënyrë të prerë dëmtimin.
Domethënë, çështja kërkon ekzistencën e një Xhenneti të përhershëm dhe ekzistencën e lutësve të nevojshëm që të banojnë përjetësisht në të, sepse zemërgjërësia e pafund dhe Dorëgjërësia kërkojnë një bamirësi e mirëbërësi të pafund. Mirëbërja dhe bamirësia e pafund kërkojnë, me radhë, mirënjohje e mirësi. Kjo bën të domosdoshme ekzistencën e përjetshme të atyre që marrin të gjitha mirësitë me qëllim që ata të shfaqin falënderimet e tyre dhe mirënjohjen për ato dhurata të përjetshme dhe për ato mirësi të vazhdueshme. Përndryshe një kënaqësi e vogël, të cilën e hidhëron zhdukja e ndarja dhe që zgjat vetëm për një kohë të shkurtër, nuk është e pajtueshme me kërkesat e zemërgjërësisë dhe të dorëgjërësisë.
Dhe pastaj hidhe vështrimin në trevat e ndryshme të botës, secila është si një ekspozitë e Krijuesit Shpikës. Kushtoju vëmendjen Njoftimeve Hyjnore([11]) që janë në duart e të gjitha bimëve dhe kafshëve në sipërfaqen e tokës dhe dëgjoji profetët dhe evlijatë, lajmëtarët e Bukurive të Hyjnisë. Ata, njëzëri, tregojnë plotësimet e patëmeta të Krijuesit të Lavdishëm duke demonstruar Artet e Tij të mrekullueshme, dhe kështu u bëjnë ftesë njerëzve që t’i shikojnë ato.
Domethënë, Autori i kësaj bote ka plotësimet më të rëndësishme, më të çuditshme dhe të fshehura. Janë pikërisht këto të cilat Ai dëshiron t’i shfaqë nëpërmjet arteve të Tij të mrekullueshëm, sepse plotësimi i patëmetë i fshehur kërkon që t’u shfaqet atyre që do ta vlerësojnë, që do ta admirojnë dhe me habi e shikojnë atë. Plotësimi i përjetshëm kërkon shfaqje të përjetshme. Dhe një shfaqje e tillë e përjetshme kërkon, me radhë, ekzistencën e përjetshme të atyre që e vlerësojnë dhe e admirojnë atë, sepse vlera e plotësimit gjithmonë do të mbytej në shikimin e admiruesit të saj, në qoftë se ky admirues është pa ekzistencë të përjetshme.([12])
Dhe përsëri, këto krijesa të bukura, artistike, të shndritshme e të stolisura, të cilat mbulojnë sipërfaqen e globit, tregojnë qartazi ashtu siç tregon drita në mes të ditës për ekzistencën e diellit, për hijeshinë e tërheqjen e një bukurie të jashtëzakonshme e të pashoqe, dhe tregojnë mahnitjet e holla të hijeshisë së pakrahasueshme e të fshehur.([13])
Çdo shfaqje e asaj Bukurie të Shenjtë të jashtëzakonshme, tregon ekzistencën e thesareve të panumërt të fshehur në secilin nga Emrat e All-llahut (xhel-le sha’nuhu).
Tani ashtu siç kërkon kjo bukuri kaq e lartë e pashoqe dhe e fshehur të tregojë joshjet e saj në një pasqyrë reflektuese, dhe t’i shikojë vlerat e hijeshisë së saj, shkallët dhe masat e bukurisë së saj me një pasqyrë që ka ndjeshmëri e përmallim për të, po ashtu ajo dëshiron të bëhet e dukshme, me qëllim që ta shikojë edhe Vetë atë bukuri nëpërmjet syve të të tjerëve.
Domethënë, së pari, ajo dëshiron ta shohë bukurinë e vet duke e shikuar vetveten në pasqyra të ndryshme shumëngjyrëshe. Së dyti, duke e shikuar bukurinë nëpërmjet shikimit të shikuesve të përmalluar dhe admiruesve të habitur të saj.
Domethënë, Bukuria dhe Hijeshia kërkojnë të shohin e të shihen. Bukuria dhe hijeshia kërkojnë ekzistencën e shikuesve të përmalluar dhe të admiruesve të mahnitur. Dhe meqenëse bukuria e hijeshia janë të përjetshme e të përhershme, atëherë shikuesit e tyre dhe admiruesit duhet të kenë jetë të përjetshme.
Një bukuri e përjetshme kurrësesi nuk mund të jetë e kënaqur me një admirues i cili ndjen se do të zhduket -dhe që është dënuar për të mos u kthyer në jetë- ai sapo ta përfytyrojë ndarjen, dashuria e tij transformohet në armiqësi, admirimi i tij kthehet në tallje, dhe respekti i tij transformohet në përbuzje. Një njeri egoist e kokëfortë, ashtu siç është armik i asaj që është e panjohur për të, po ashtu ai kundërshton çdo gjë të cilën dora e tij nuk e arrin. Dhe ushqen armiqësi të fshehur, urrejtje e mohim ndaj asaj bukurie e cila meriton si përgjigje dashuri të pafund dhe përmallim e admirim të pafund. Nga kjo kuptohet sekreti i qënies së qafirit (jobesimtarit) armik i All-llahut (xhel-le sha’nuhu).
Atëherë, meqenëse Zemërgjërësia dhe Dorëgjërësia e pafund, Hijeshia dhe Bukuria e pashoqe dhe Plotësimi i patëmetë, që të gjitha kërkojnë përjetësinë e mirënjohësve dhe qëndrueshmërinë e admiruesve të përmalluar... Por, ne shikojmë në bujtinën e kësaj dynjaje se gjithësecili largohet shpejt nga kjo botë dhe zhduket duke qenë krejtësisht i pakënaqur duke mos shijuar mirësinë dhe shijen e asaj zemërgjërësie, përveç se të një sasie shumë të pakët e cila ështe sa për t’i hapur oreksin. Hapet oreksi, por duke mos ngrënë ikën; duke mos parë nga drita e asaj Bukurie dhe Plotsimi veçse një hije të zbehtë të dritës së saj! Dhe pa u ngopur ikën.
Domethënë, do të shkohet drejt një vendi të amshuar.
Shkurtazi: ashtu siç tregon kjo botë së bashku me të gjitha krijesat e saj në mënyrë vendimtare, ekzistencën e Krijuesit të Gjithëlavdishëm, po ashtu Atributet e Tij të Shenjta dhe Emrat tregojnë, padyshim, ekzistencën e botës së përtejme duke e shfaqur, madje edhe duke e kërkuar.
E VËRTETA E PESTË
Porta e Dhembshurisë dhe e Adhurimit të Muhammedit (A.S.M)
Shfaqja e Emrave El-Muxhibu, Er-Rahimu, Përgjigjësi i Lutjes, Mëshirëploti.
A do të ishte e mundur për një Krijues që zotëron një Mëshirë e Dhembshuri të pafund, që me mëshirën më të madhe përmbush nevojën më të vogël të krijesave më të ulëta në mënyrën më të paparashikuar, që dëgjon zërin më të mbytur për ndihmë të krijesës më të fshehur, dhe i përgjigjet çdo lutësi, qoftë ai lutës me gjuhën e prirjes së tij të natyrshme ose me fjalë, - a do të ishte e mundur që një Krijues i Tillë të mos përmbushë nevojën më të madhe të shërbëtorit të Tij më të madh ([14]), më të dashurit midis krijesave të Tij, dhe të mos e ndihmonte atë në përmbushjen e lutjes së tij më të lartë?
Po, për shembull: Mirësia që shfaqet në të ushqyerit dhe në rritjen e të dobtëve dhe të vegjëlve të kafshëve tregon se Monarku i kozmosit e ushtron Hyjninë e Tij me Mëshirë të pafund. A do të ishte e mundur që një Dhembshuri e mëshirshme deri në këtë shkallë të mos pranonte lutjen më të këndshme të më të virtytshmit të krijesave! Kjo e vërtetë është shpjeguar në '“Fjalën e Nëntëmbëdhjetë”, por le t’i kthehemi pohimit tonë për çështjen këtu:
O shok që po i dëgjon këto fjalë së bashku me nefsin tim! Ne thamë tek krahasimi se një takim i madh ndodhi në një ishull dhe se një i dërguar e një komandant i zgjedhur po jepte një ligjëratë atje. Me qëllim që të zbulojmë të vërtetën e treguar në krahasim, eja dhe le të zhvishemi nga kufizimet e kohës, le të shkojmë me mendimet e përfytyrimet tona në Gadishullin Arabik tek shekulli i bekuar i profetësisë, me qëllim që ta vizitojmë e ta shikojmë të Dërguarin e nderuar A.S.M. ndërsa ai është duke kryer detyrat e tij me adhurimin më të plotë. Shiko! Ashtu siç është ai personalitet një mjet për arritjen e lumturisë së përjetshme, nëpërmjet profetësisë dhe udhëzimit, po ashtu ai është shkaku për ekzistencën e asaj lumturie dhe mjeti për krijimin e Xhennetit, përmes adhurimit të tij dhe të lutjes.
Tani shiko! Ky profet fisnik po lutet për një lumturi të përjetshme me një falje të lartë e me një adhurim të madh e të gjithanshëm, saqë sikur ky ishull, e madje e gjithë bota po falen e luten së bashku me faljen e tij të lartë, sepse adhurimi i tij përfshin brenda vetvetes jo vetëm adhurimin e komunitetit i cili e ndjek, por gjithashtu edhe adhurimin e të gjithë profetëve të tjerë, në formën e tij esenciale, në sajë të harmonisë dhe përputhshmërisë që ekziston midis atij dhe profetëve.
Për më tepër, ai po drejton një falje të tillë të lartë dhe po bën një lutje në një tubim të tillë madhështor, saqë të gjithë njerëzit më zemërndritur e të plotë, nga koha e Hazreti Ademit deri në shekullin tonë dhe gjer në Ditën e Kijametit po e ndjekin atë në falje dhe po i thonë Amin lutjeve të tij!([15])
Shiko! Ai po lutet për një nevojë kaq të përgjithshme, për qëndrueshmërinë dhe përjetësinë, saqë jo vetëm njerëzit e kësaj toke, por gjithashtu edhe banorët e qiejve, si edhe tërësia e krijimit po marrin pjesë në lutjet e tij dhe në mënyrë të heshtur dhe përmes gjuhës së gjendjes së tyre të natyrshme, thonë: “Po, o All-llah! Jepia dhe pranoje lutjen e tij, edhe ne gjithashtu e dëshirojmë atë..”
Dhe shiko! Ai lutet për një lumturi të përjetshme me një pikëllim aq prekës, me aq përmallim, me aq dëshirë të madhe dhe në një mënyrë aq të përgjëruar, saqë ai e bën të gjithë kozmosin të qajë dhe në këtë mënyrë të marrë edhe ai pjesë në lutjen e tij.
Shiko! ai dëshiron e lutet për një lumturi, për një qëllim të tillë dhe për një synim, saqë ai kërkon që ta shpëtojë njeriun dhe të gjitha krijesat nga rënia në humnerën më të thellë që është asgjësimi i plotë, ta shpëtojë nga humbja, kotësia, pavlefshmëria dhe nga paqëllimshmëria dhe t’i ngrejë ato në majat e vlefshmërisë, përjetësisë, funksionit të lartë, dhe në rangun e qënies së tyre shkrime të shkruajtura nga All-llahu (xhel-le sha’nuhu).
Shiko! ai e bën lutjen e tij me një përgjërim aq të madh duke kërkuar ndihmë dhe i bën duatë me një dëshirë aq të fortë duke kërkuar mëshirë, saqë sikur ai i bën të gjitha qëniet, qiejt dhe madje edhe vetë Fronin e All-llahut (xhel-le sha’nuhu) ta dëgjojnë, e të kalojnë në ekstazë, duke i thënë duasë së tij. “Amin, o All-llah, Amin!”([16])
Shiko! Ai kërkon lumturi e përjetësi, dhe përmbushjen e tyre e shpreson nga Një Gjithëdëgjues, Gjithëbujar, Fuqiplotë dhe nga një Gjithëshikues, Mëshirëplotë dhe i Gjithëditur, i Cili shikon e dëgjon dëshirën dhe kërkesën më të fshehur për krijesën më të dobët dhe e mbështet me Mëshirën e Tij dhe i përgjigjet asaj edhe sikur ajo të ishte një lutje e bërë nga gjuha e gjendjes së saj të natyrshme. Po, Ai i përgjigjet asaj me njohuri e mëshirë dhe e ndihmon atë me një urtësi të tillë, saqë nuk mbetet më asnjë dyshim, se ajo përkujdesje e jashtëzakonshme mund të vijë vetëm nga Gjithëdëgjuesi i Vetëm dhe nga Gjithëshikuesi, dhe se ai administrim i hollë mund të vijë vetëm nga Gjithëbujari dhe i Gjithëmëshirshmi i Vetëm...
Le të dëgjojmë se për çfarë po lutet krenaria e qënieve, ai burim nderi i të gjithë njerëzimit, ai person i rrallë në të gjithë krijimin, i cili e udhëheq të gjithë njerëzimin dhe duke qëndruar mbi këtë tokë ngre lart duart e tij drejt Fronit të All-llahut duke u lutur me një dua, e cila në realitetin e saj përfshin esencën e adhurimit të të gjithë njerëzimit.
Shiko! Ai po lutet për një lumturi të përheshme për veten e për komunitetin e tij. Ai po lutet për përjetësi e Xhennet. Ai po i kërkon ato dhe i dëshiron me të gjithë Emrat e Bukur Hyjnorë që shfaqin bukurinë e tyre në pasqyrat e të gjitha qënieve të krijuara. Ti, sigurisht, mund ta shikosh se ai po kërkon ndërmjetësim prej atyre Emrave të Bukur Hyjnorë.
Në qoftë se nuk do të kishte pasur prova dhe shkaqe të panumërta për ekzistencën e botës së përtejme, një lutje e vetme nga ky profet i lartësuar do të ishte e mjaftueshme për krijimin e Xhennetit([17]) gjë e cila është aq e lehtë për Fuqinë e Krijuesit të Gjithëmëshirshëm sa ajo e krijimit të pranverës. Në të vërtetë, Ai i Cili e bëri sipërfaqen e tokës në pranverë një shembull të ringjalljes, dhe me fuqinë e Tij absolute krijon e sjell në të njëqindmijë shembuj nga shembujt e ringjalljes, si mund të ishte e vështirë për Të krijimi i Xhennetit?
Atëherë ashtu siç ishte mesazhi i profetit (alejhis-salatu ves-selam) shkak për themelimin e kësaj bote testimi, duke qenë një tregues i thënies لَوْلَاكَ لَوْلَاكَ لَمَا خَلَقْتُ الْاَفْلَاكَ “po të mos ishe ti, Unë nuk do ta kisha krijuar gjithësinë”, po ashtu adhurimi që ai bëri, u bë shkak për hapjen e botës së lumturisë së përjetshme.
A do të ishte e mundur që Plotësimi i patëmetë i mjeshtërisë artistike i cili huton mendjet, Bukuria e pashoqe e Hyjnisë e shprehur në rregullin e botës, dhe ajo Mëshirë e gjithanshme, të mos i përgjigjeshin lutjes së tij, dhe kështu të toleronin një formë të skajshme të shëmtisë, mizorisë dhe çrregullimit? Domethënë të mos ia përmbushte, të mos ia dëgjonte dhe të mos ia realizonte atij dëshirat më të rëndësishme e më të domosdoshme, në një kohë që Ai dëgjon dëshirat më të vogëla e më të parëndësishme, duke ia plotësuar secilit nevojën e tij? Jo, njëqindmijë herë, jo! Një Bukuri e tillë kurrë nuk do ta pranonte një shëmti të tillë dhe kurrë nuk do të bëhej vetë e shëmtuar.([18])
Atëherë, profeti (alejhis-salatu ves-selam) ashtu siç hapi portat e kësaj bote me profetësinë e tij, po ashtu ai do t’i hapë portat e botës së përtejme me adhurimin e tij.
عَلَيْهِ صَلَوَاتُ الرَّحْمٰنِ مِلْءَ الدُّنْيَا وَدَارِ الْجِنَانِ
اَللّٰهُمَّ صَلِّ وَسَلِّمْ عَلٰى عَبْدِكَ وَرَسُولِكَ ذٰلِكَ الْحَبِيبِ الَّذِي هُوَ سَيِّدُ الْكَوْنَيْنِ وَفَخْرُ الْعَالَمَيْنِ وَحَيَاةُ الدّٰارَيْنِ
وَوَسِيلَةُ السَّعَادَتَيْنِ وَذُو الْجَنَاحَيْنِ وَرَسُولُ الثَّقَلَيْنِ وَعَلٰى آلِهِ وَصَحْبِهِ اَجْمَعِينَ
وَعَلٰى اِخْوٰانِهِ مِنَ النَّبِيِّينَ وَالْمُرْسَلِينَ آمِينَ
Bekimet e të Gjithëmëshirshmit të Vetëm qofshin mbi të, me shkallën e të gjithë asaj që përfshijnë kjo botë dhe Xhenneti. O All-llah! Jepi bekime e paqe shërbëtorit Tënd dhe të dërguarit Tënd, atij të dashuri i cili është shkëlqesia e të dyja botëve, krenaria e të dyja botëve, burimi i jetës në të dyja botët, mjeti i arritjes së lumturisë këtu dhe në botën e përtejme, mbi atë që fluturon mbi dy krahët, mbi atë që është mesazhieri i njerëzve dhe i xhindeve bekimet qofshin mbi të, mbi familjen e tij dhe mbi të gjithë sahabët e tij, si dhe mbi të gjithë vëllezërit e tij midis profetëve dhe mesazhierëve. Amin!
E VËRTETA E GJASHTË
Porta e Madhështisë dhe e Përjetësisë, Shfaqja e Emrave El-Xheli’lu, El-Bâki, Madhështori, i Qëndrueshmi.
A do të ishte e mundur që Madhështia e Hyjnisë, e cila i nënshtron e i urdhëron të gjitha qëniet nga diejt deri tek pemët e tek grimcat sikur ato të ishin ushtarë të bindur, të neglizhonte e të mos përqëndronte vëmendjen e saj të plotë mbi qëniet e mjera të përkohshme të cilat kalojnë një jetë kalimtare në bujtinën e kësaj bote.. dhe të mos krijonte një vendbanim të lartë të përhershëm, një botë të përjetshme dhe një tregues të pafund Hyjnie?
Shfaqja e Madhështisë në gjithësi, si në ndryshimin e stinëve.. në lëvizjet madhështore të planetëve në qiej sikur ato të ishin aeroplanë, me nënshtrimet e mahnitshme të të gjitha gjërave, si krijimi i tokës sikur të ishte djepi i njeriut dhe dielli si llambë.. dhe transformimet e mëdha të tilla si ngjallja e stolisja e tokës së vdekur e të thatë, e gjithë kjo na tregon se prapa perdes ekziston një Hyjni e Lartë dhe se një Monarki Madhështore është në veprim.
Tani një Monarki e tillë Hyjnore kërkon subjekte të denjë për Të; gjithashtu Ajo kërkon një mënyrë të përshtatshme shfaqjeje.
Por, hidhe vështrimin tek kjo bujtinë e botës, dhe ti do të shohësh se klasa më e rëndësishme e subjekteve të saj e cila është pajisur me veçoritë më të larta e më gjithëpërfshirëse të detyrave, janë grumbulluar së bashku vetëm përkohësisht në dynja, në gjendjen më të mjeruar. Bujtina mbushet e zbrazet çdo ditë.
Të gjithë subjektet qëndrojnë vetëm përkohësisht në këtë banesë provimi për hir të testimit në shërbimin e tyre. Dhe vetë fusha ndryshohet në çdo orë.
Përsëri, të gjitha subjektet e Monarkisë qëndrojnë vetëm për pak minuta me qëllim që të shikojnë shembujt e mirësive të vyera të Krijuesit të Gjithëlavdishëm, për të parë veprat e Tij të mrekullueshme të artit në ekspozitën e botës me shikimin e një blerësi dhe prej aty ata atëherë zhduken. Vetë ekspozita ndryshon në çdo minutë. Kush shkon, nuk vjen.. dhe kush vjen shkon.
Tani kjo gjendje e rrethanë sigurisht tregon se prapa e përtej kësaj bujtine, kësaj fushe testimi dhe kësaj ekspozite, ndodhen pallate e banesa të përjetshme që shfaqin plotësisht dhe mbështesin Sovranitetin e Përhershëm të All-llahut (xhel-le sha’nuhu), ndodhen kopshte e vendruajtje thesaresh plot me origjinalet e pastërta e të larta të formave dhe të kopjeve që ne i shohim në këtë botë. Domethënë lufta dhe përpjekja në këtë botë, është për hir të asaj që na pret neve atje. Këtu Ai na vë në punë dhe atje Ai na shpërblen. Dhe gjithësecili sipas aftësisë së tij dhe përpjekjes do të ketë një lumturi të madhe -në qoftë se ai nuk do ta humbiste-. Po, do të ishte e pamundur që një mbretëri e tillë e përjetshme të përqëndrohej ekskluzivisht mbi këto qënie të mjera kalimtare...
Merre në konsideratë këtë të vërtetë nëpërmjet teleskopit të krahasimit vijues: Supozo se ti je duke ecur në një rrugë dhe shikon se në të është një hotel i madh të cilin e ka ndërtuar një Mbret madhështor për mysafirët e tij. Shuma të pallogaritshme janë shpenzuar për stolinë e për zbukurimin e tij me qëllim që të hyjë gëzimi në zemrat e mysafirëve vetëm për një natë, dhe që ata ta marrin në konsideratë atë çfarë shikojnë.
Dhe numri i vogël i mysafirëve shikon shumë pak nga ato zbukurime, i sodisin ato vetëm për një kohë të shkurtër, duke pas shijuar shumë pak nga kënaqësitë që u ofrohen, dhe vazhdojnë rrugën e tyre pa qenë të ngopur. Por çdo mysafir merr një fotografi nga objektet në hotel nëpërmjet një kamereje të veçantë të tij. Gjithashtu, shërbëtorët e Atij Mbreti Madhështor regjistrojnë me kujdesin më të madh sjelljet e të gjithë mysafirëve dhe e ruajnë regjistrin. Dhe ti po shikon gjithashtu se Mbreti në çdo ditë po shkatërron zbukurimet më të çmueshme dhe po i zëvendëson ato me zbukurime të freskëta për mysafirët që po arrijnë rishtas.
Edhe pasi ti e sheh të gjithë këtë, a mbetet tek ti ndonjë dyshim për Atë të Cilin e ndërtoi këtë hotel në shtratin e rrugës dhe pyet: A ka Ai pallate të përhershëm e të lartë.. thesare të pashtershëm e të çmueshëm dhe a është Ai Zotëruesi i një bujarie të përhershme që nuk ndërpritet? Nëpërmjet Bujarisë së shfaqur në hotel, Ai synon të hapë oreksin e mysafirëve të Tij për ato gjëra që Ai i mban në prezencë të menjëhershme; dhe për të ngjallur dëshirën e tyre për dhuratat që Ai ka përgatitur për ta.
Gjithashtu, në qoftë se ti do ta shikoje gjendjen e bujtinës së kësaj bote, pa rënë në dehje, ti do të kuptoje “Nëntë Parimet” e mëposhtme:
Parimi i parë:
Ti do të kuptosh se kjo dynja e ngjashme me atë hotel, nuk ekziston për vetveten e saj... Është e pamundur që ajo të jetojë e ta marrë këtë formë vetvetiu. Ajo është një bujtinë e mirërregulluar që mbushet e zbrazet, dhe është e caktuar me urtësi për ta marrë karvanin e qënieve, i cili në mënyrë të vazhdueshme arrin të zbarkojë para se të largohet përsëri.
Parimi i dytë:
Dhe ti do të kuptosh gjithashtu se ata banues brenda këtij hoteli janë mysafirë. Krijuesi i tyre Gjithëbujar i fton ata për tek Banesa e Paqes.
Parimi i tretë:
Dhe ti do të kuptosh, mëtej, se zbukurimet e kësaj bote nuk janë vetëm për kënaqësi, shikim e admirim, sepse ato në qoftë se të japin kënaqësi për ca çaste, shkaktojnë dhimbje, për shkak të ndarjes nga ato për një kohë të gjatë. Ato të japin një shije dhe të mprehin oreksin, por kurrë nuk të ngopin, sepse ose jeta e kënaqësisë është e shkurtër, ose jeta jote është e shkurtër, dhe kështu nuk të majfton për të qenë i ngopur... Domethënë, këto zbukurime me një vlerë shumë të lartë e me kohëzgjatje të shkurtër, duhet të jenë për hir të nxjerrjes së mësimeve me urtësi, ([19]) dhe për t’i nxitur njerëzit të arrijnë e të marrin origjinalet e tyre të përjetshme. Ato, atëherë, janë për falënderime dhe për qëllime të tjera të larta përtej vetvetes së tyre.
Parimi i katërt:
Ti do të kuptosh gjithashtu se zbukurimet e kësaj bote([20]) janë si modelet dhe format e bekimeve të mirësive të depozituara me Mëshirën Hyjnore në Xhennet për njerëzit e besimit.
Parimi i pestë:
Dhe ti gjithashtu do të kuptosh se të gjitha këto objekte urtësie të përkohshëm, nuk janë krijuar për t’u parë vetëm për një kohë të shkurtër e pastaj të zhduken. Por, ato janë grumbulluar këtu dhe kanë marrë vendin e tyre dhe kërkojnë formën e tyre të dëshiruar, me qëllim që ato të vërehen, që imazhet e tyre të ruhen, që kuptimet e tyre të njihen, dhe rezultatet e tyre të regjistrohen. Kjo është kështu që, për shembull, pamjet e përhershme të mund të qëndisen për njerëzit e përjetësisë dhe që ato të mund t’u shërbejnë qëllimeve të tjera në botën e përjetësisë.
Ti do të kuptosh se gjërat janë krijuar për përjetësi, dhe jo për asgjësim; dhe sa për asgjësimin e dukshëm, ai ka kuptimin e plotësimit të detyrës dhe të çlirimit nga shërbimi, sepse çdo gjë kalimtare ecën përpara drejt asgjësimit nga një aspekt, por qëndron përjetësisht nga shumë aspekte të tjerë.
Hidhe vështrimin, për shembull, tek kjo lule e cila është një Fjalë e Fuqisë së All-llahut (xhel-le sha’nuhu) – ajo na shikon e na buzëqesh për një kohë të shkurtër dhe pastaj fshihet prapa perdes së asgjësimit. Ajo largohet ashtu sikur një fjalë duke e lënë gojën tënde, por ajo vepron kështu duke ua lënë në besim mijërat e shembujve të saj veshëve të njerëzve. Ajo i bën të përjetshëm kuptimet në mendjet e njerëzve, aq të shumta sa ato mendje. Lulja, gjithashtu duke shprehur kuptimin e saj dhe duke përmbushur kështu detyrën e saj, ikën e largohet. Por, ajo ikën duke lënë në kujtesën e cilitdo, që e shikoi atë, formën e saj të jashtme dhe pasi të ketë lënë esencën jolëndore të saj të brendshme në të gjitha farërat. Është sikur çdo kujtesë e farë, të ishin një kamer për të regjistruar zbukurimin e lules, ose mjet për përjetësinë e saj.
Në qoftë se do të ishte rasti i tillë me një krijesë që është në nivelin më të ulët e të thjeshtë të jetës, atëherë po njeriu i cili është në formën më të lartë të jetës, që posedon një natyrë shumë të lartë e përmbledhëse dhe i cili ka një shpirt të përjetshëm, a nuk është ai i lidhur me qëndrueshmërinë e përjetësinë? Përsëri, nga fakti se ligjet, secili duke i ngjasuar pjesërisht një shpirti, sipas të cilëve formohen bimë të mëdha të lulëzuara frutëdhënëse dhe përfaqësueset e formave të tyre ruhen e përjetësohen në mënyrën më të rregullt në farërat e vockëla gjithandej ndryshimeve të stuhishme - nga ky fakt mund të kuptohet lehtë se sa i qëndrueshëm e i lidhur ngushtë me përjetësinë është shpirti i njeriut i cili posedon një natyrë tej mase të lartë e gjithëpërfshirëse dhe që, megjithëse i veshur në një trup, është një ligj i vetëdijshëm e i ndritshëm që vjen nga Urdhri Hyjnor.
Parimi i gjashtë:
Dhe ti do të kuptosh gjithashtu se njeriu nuk është lënë të kullotet ku të dojë ai, me një kapistër të lidhur lirshëm në qafën e tij, përkundrazi, format e të gjitha veprave të tij janë shënuar e regjistruar, dhe rezultatet e të gjitha veprave të tij janë ruajtur për ditën kur atij do t’i bëhet thirrje për të dhënë llogari.
Parimi i shtatë:
Dhe ti, për më tepër, do të kuptosh se shkatërrimi që godet krijesat e bukura të verës e pranverës në vjeshtë nuk është një asgjësim përfundimtar, por është një formë shkarkimi nga detyrat e tyre, pas kryerjes së shërbimit([21]). Dhe është gjithashtu një formë boshatisjeje me qëllim që të pastrojë vendin për një krijim të ri që do të vijë në pranverën vijuese, për të përgatitur terrenin e për t’u bërë gati për krijesat që duhet të vijnë e të marrin detyrat e tyre. Së fundi, është një formë e paralajmërimit Hyjnor për qëniet e vetëdijshme për t’i zgjuar ata nga shkudesja e cila u shkakton atyre të harrojnë detyrat e tyre dhe nga mpirja e dehur e cila u shkakton atyre të harrojnë detyrimet e tyre për dhënien e falënderimeve.
Parimi i tetë:
Dhe ti do të kuptosh gjithashtu, se Krijuesi i përjetshëm i kësaj bote të përkoshme ka një botë tjetër të përhershme; dhe për këtë Ai i nxit e i shtyn përpara shërbëtorët e Tij.
Parimi i nëntë:
Dhe ti do të kuptoje, gjithashtu, se Ky Krijues kaq i Gjithëmëshirshëm do t’u dhurojë shërbëtorëve të Tij të sinqertë në atë botë të gjërë, dhurata të tilla çka syri kurrë nuk ka parë, as veshi kurrë s’ka dëgjuar dhe as imazhi i tyre kurrë nuk ka kaluar në zemrën e ndonjë njeriu. Në këtë ne besojmë...
E VËRTETA E SHTATË
Porta e Mbrojtjes dhe e Ruajtjes, Shfaqja e Emrave El-Hafidhu, Er-Rekibu, Ruajtësi, Mbikëqyrësi.
A do të ishte e mundur për Atributin Mbrojtësi, i Cili ruan e mbron të gjitha gjërat me rregullin dhe ekuilbrin më të madh, gjithçka që është në qiej e në tokë, në tokën e thatë e në oqean, çfarë është e thatë dhe e lagur, e madhe dhe e vogël, e zakonshme dhe e lartë dhe si do që të jenë rezultatet e tyre nëpërmjet llogaritjes, a do të ishte e mundur që ky Atribut Hyjnor të lejonte që veprat dhe aktet e njeriut, të cilit i është dhënë një natyrë e lartë e humane, rangu i qënies së tij kalif, dhe detyra e mbajtjes së amanetit më të madh, të mos regjistrohen punët e tij, e të mos kalojnë në sitën e llogarisë, të mos peshohen në peshoren e drejtësisë, të mos dënohet apo të mos shpërblehet në mënyrë të përshtatshme, edhe pse aktet e tij e veprat prekin Hyjninë e përgjithshme? Jo, kurrë nuk do të ishte e mundur!
Po, Ai i Cili administron gjithësinë është Ai që i ruan të gjitha gjërat në rregull e drejtpeshim. Rregulli e drejtpeshimi janë tregues të njohurisë dhe të urtësisë, të vullnetit dhe fuqisë, sepse ne shikojmë se lënda e çdo objekti të krijuar me urtësi formohet në një mënyrë të mirorganizuar e simetrike. Jo vetëm secila nga format që ajo ndryshon gjatë jetës së saj është e mirërregulluar, por tërësia e këtyre formave, gjithashtu, shënohet nga e njëjta rregullsi.
Ne gjithashtu shikojmë se Ruajtësi i Gjithëlavdishëm i ruan format e çdo gjëje, jetës së të cilës i ka ardhur fundi; kur detyra e saj mbaron dhe kur largohet nga bota e dukshme, Krijuesi e ruan atë në kujtesat e njerëzve të cilat u ngjasojnë Pllakave të Ruajtura([22]) dhe që u ngjasojnë pasqyrave ideale. Ai gjithashtu shkruan e skalit një histori të shkurtër të jetës së tyre në një farë, që është si rezultati e pasoja e të tërës. Kështu Ai bën që të gjitha gjërat të ruhen në pasqyra që u përkasin, si botëve të jashtme, ashtu edhe botëve të brendshme... Për shembull: Kujtesa e njeriut, fruti i pemës, bërthama e frutit, dhe fara e lules, të gjitha këto demonstrojnë gjithësishmërinë dhe gjithëpërfshirjen e ligjit të Ruajtjes.
A nuk shikon se të gjitha lulet e frutat e pranverës së madhe, regjistrat e veprave të tyre në formë të përshtatshme, ligjet e formimit të tyre dhe imazhet e formave të tyre, që të gjitha janë skalitur në hapësirën e kufizuar të një fareje të vockël dhe atje ruhen? Në pranverën vijuese, regjistri i punëve të tyre hapet sipas llogaritjes së hollë që u përshtatet atyre, dhe një botë tjetër e madhe pranverore del në dritë me rregullin më të madh e me urtësinë më të lartë. Kjo demonstron se çfarë gjithëpërfshirje të fuqishme po ushtron Atributi Ruajtës.
Duke marrë në konsideratë se rezultatet e gjërave të tilla kalimtare, të zakonshme e të parëndësishme ruhen, atëherë, a do të ishte e mundur që veprat e njeriut të cilat kanë fruta të rëndësishme në botën e të Padukshmes, në Botën e Përtejme dhe në Botën e Shpirtërave dhe tek Hyjnia e Përgjithshme, të mos ruheshin, të mos mbikëqyreshin dhe të mos regjistroheshin si çështje me rëndësi? Jo, kurrë!..
Po, nga kjo shfaqje e këtij Atributi të Ruajtjes mund të kuptohet se Pronari i këtyre krijesave i ka kushtuar vëmendje të madhe rregullit të të gjitha gjërave që vijnë e kalojnë në pronën e Tij. Ai i kushton shumë vëmendje funksionit të Sovranitetit dhe i jep shumë rëndësi Hyjnisë e Mbretërisë. Kështu, Ai regjistron, ose bën të regjistrohen në një shkallë të tillë ndodhitë më të parëndësishme, shërbimet më të vogëla dhe ruan në gjëra të shumta formën e çdo gjëje që ndodh në mbretërinë e Tij.
Ky Atribut i Ruajtjes tregon se padyshim do të hapet një regjistër i rëndësishëm për të gjykuar punët, dhe sidomos për këtë krijesë të nderuar e të respektuar në shumë drejtime, pra për njeriun. Atëherë, padyshim punët e tij të mëdha dhe veprat e tij të rëndësishme do të hyjnë brenda një peshoreje të saktë dhe një llogaritjeje të hollë, dhe fletët e punëve të tyre do të shpërndahen.
Tani, a do ta pranonte ndonjë mendje që të lihet ky njeri, i cili u nderua me çështjen e të qënit “Kalif” dhe me Amanetin, ai që u ngjit në shkallën e drejtuesit dhe të dëshmuesit mbi krijesat me ndërhyrjen e tij në çështjet e ibadetit të shumicës së krijesave dhe të tesbihateve duke shpallur Njësinë Hyjnore në fushat e krijesave të shumta, dhe kështu duke vepruar si një kontrollor e dëshmitar për Gjithësishmërinë e Hyjnisë, a do të ishte e mundur që të lihet ky njeri, të shkojë në varr që të flejë i qetë e pa u zgjuar që të pyetet për veprat e tij të vogëla apo të mëdha dhe pa shkuar tek Fusha e Ringjalljes që të gjykohet tek Gjykata e Lartë? Jo, kurrë!
Si është e mundur që ky njeri të shkojë në asgjësim, dhe si mundet që ai të fshihet në dhé, e të shpëtoje nga i Gjithëfuqishmi dhe nga i Gjithëlavdishmi i Vetëm, Fuqinë e të Cilit e dëshmojnë të gjitha ndodhitë e kohës së shkuar, të cilat dëshmojnë fuqinë e Tij madhështore për ndodhitë e së ardhmes([23]), që secila është një mrekulli e Fuqisë së Tij dhe në mënyrë të dukshme, gjithmonë krijon dimër e pranverë dhe, që duke u marrë së bashku, i ngjasojnë Kijametit dhe Ringjalljes.
Meqenëse njeriu nuk thirret për të dhënë llogari e të gjykohet në mënyrë të përshtatshme ndërsa është në këtë botë, atëherë padyshim që ai do të shkojë një ditë në një Gjykatë të Lartë dhe në një lumturi të madhe.
E VËRTETA E TETË
Porta e Premtimit dhe e Kërcënimit, Shfaqja e Emrave El-Xhemilu, El-Xhelilu, i Bukuri, i Gjithëlavdishmi.
A do të ishte e mundur që Autori i kësaj bote, Zotëruesi i Njohurisë Absolute dhe i Fuqisë Absolute, të mos përmbushë premtimin e përsëritur shpesh dhe kërcënimin që është njoftuar me unanimitet nga të gjithë Profetët dhe që është dëshmuar njëzëri nga të gjithë Evlijatë dhe të sinqertit, që kështu do të shfaqte dobësi e injorancë? Ruajna Zot! E gjithë ajo që nënkuptohet nga premtimi i Tij dhe nga kërcënimi nuk është aspak e vështirë për fuqinë e Tij; ajo është tej mase e thjeshtë dhe e lehtë... Ajo për Atë është aq e lehtë si sjellja përsëri në pranverën vijuese krijesat e panumërta të pranverës së shkuar, pjesërisht të njëjtat([24]) dhe pjesërisht të ngjashme([25]).
Përmbushja e premtimit është e domosdoshme për ne dhe për çdo gjë, gjithashtu ajo është e domosdoshme për Veten edhe për Sovranitetin e Hyjnisë së Tij Hyjnor.
Për Të, thyerja e premtimit, do të ishte kundra Dinjitetit të Fuqisë së Tij dhe do të ishte kontradiktore me Gjithëpërfshirjen e Njohurisë së Tij sepse thyerja e premtimit mund të burojë vetëm nga injoranca ose nga pafuqia.
O mohues! A e di ti se sa marrëzisht po kryen një krim me mosbesimin tënd e me mohimin? Ti po beson tekat e tua të rreme, mendjen tënde të përçartë dhe nefsin tënd mashtrues, po përgënjeshtron Atë që kurrësesi nuk detyrohet të thyejë premtimin e Tij nga asnjë aspekt, Lavdia e të Cilit dhe Lartësia, asnjëherë nuk mund ta pranojnë thyerjen e Fjalës së Tij, dhe Vërtetësia e të Cilit dhe Realiteti dëshmohen nga të gjitha gjërat dhe objektet e dukshme! Pavarësisht vogëlsisë tënde të pafund, ti po bën një krim të madh të pafund. Padyshim, ti meriton një dënim të madh të përjetshëm. Sipas disa rrëfenjave që tregohet se, Dhëmballët e disa njerëzve të Xhehennemit janë aq të mëdha sa mali, këto shërbejnë si një tregues i madhësisë së krimit të tyre.
O mohues, ti je si një udhëtar i cili i mbyll sytë e tij ndaj dritës së diellit dhe në vend të asaj drite ndjek imagjinatat e mendjes së tij, pastaj dëshiron që ta ndriçojë rrugën e tij të frikshme përpara vetes me dritën që vjen nga feneri i kokës së tij, e cila në realitet nuk është më e fortë se sa xixa e një xixëllonjeje.
Atëherë, çfarëdo që është premtuar nga All-llahu i Plotëfuqishëm, Fjalët e Vërteta të të Cilit janë këto krijesa që ne i shohim dhe që Shenjat e vërteta dhe elokuente të të Cilit janë zhvillimet dhe ngjarjet e gjithësisë, Ai sigurisht do ta përmbushë premtimin e Tij, do të hapë një Gjykatë të Lartë dhe do të dhurojë një lumturi të madhe.
E VËRTETA E NËNTË
Porta e Dhënies së Jetës dhe e Shkaktimit të Vdekjes,
Shfaqja e Emrave El-Hajju, El-Kajjumu, El-Muhji, El-Mumitu, I Gjalli i Përjetshëm, Vetekzistuesi i Përhershëm, Jetëdhënësi, Shkaktuesi i vdekjes
A do të ishte e mundur për Atë, i Cili i jep jetë kësaj toke të gjërë të vdekur e të thatë; që duke vepruar kështu demonstron Fuqinë e Tij nëpërmjet sjelljes në jetë më shumë se treqindmijë lloje nga llojet e krijesave, ardhja në jetë e secilit nga ato është aq e jashtëzakonshme sa ajo e njeriut; i Cili, për më tepër, shfaq në këtë dhënie jete Njohurinë e Tij Gjithëpërfshirëse përmes dallimeve dhe diferencimeve të pafundme të çdo krijese që Ai i bën në përzierjen e ngatërruar të të gjitha atyre llojeve; i Cili drejton shikimet e të gjithë shërbëtorëve të Tij për tek lumturia e përjetshme, duke u premtuar atyre Ringjallje me të gjitha dekretet e Tij qiellore; i Cili e shfaq Madhështinë e Hyjnisë së Tij duke bërë që të gjitha krijesat të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën, dhe i bëri ato të rrotullohen brenda Rrethit të Tij dhe Vullnetit të Tij, që të ndihmojnë njëri-tjetrin e t’i nënshtrohen Atij; i Cili tregon rëndësinë që Ai i ka dhënë njeriut duke e bërë atë frutin më gjithëpërfshirës, më të çmuarin, më të hollin, më delikatin, më të vlerësuarin e më të vyerin në pemën e krijesave, duke iu adresuar atij e duke ia nënshtruar atij të gjitha gjërat; a do të ishte e mundur që Ky i Gjithëfuqishëm, e i Gjithëmëshirshëm, dhe Ky i Gjithë-ditur e i Gjithurtë, i Cili i dha këtë rëndësi njeriut, të mos shkaktojë ringjalljen! Të mos shkaktojë Tubimin e të mos i japë përsëri jetë njerëz-imit, apo të jetë i paaftë për të vepruar kështu! Apo të mos mundet të hapë dyert e Gjykatës së Lartë e të krijojë Xhennetin e Xhehennemin! Jo, kurrë nuk do të ishte kjo e mundur!..
Në të vërtetë, Rregullatori i Plotfuqishëm i çështjeve të kësaj bote krijon në çdo shekull, në çdo vit e në çdo ditë, në fytyrën e ngushtë e të përkohshme të globit, shenja të shumta, shembuj dhe tregues të Tubimit të madh dhe të Fushës së Ringjalljes.
Shkurtazi: Kështu, në ringjalljen e pranverës, ne shohim se gjatë pesë ose gjashtë ditëve, më shumë se treqindmijë lloje të ndryshme kafshësh dhe bimësh të vogëla apo të mëdha ringjallen dhe shpërndahen. Rrënjët e të gjitha pemëve e bimëve, si dhe disa kafshë vijnë në jetë dhe ngjallen tamam ashtu siç ishin ato më parë. Të tjerat rikrijohen në një formë aq të ngjashme si të ishin pothuajse të njëjtat. Farërat që në formën e tyre të jashtme, lëndore, shfaqen të jenë shumë të përafërta me njëra-tjetrën, por megjithatë, për gjashtë ditë ose gjashtë javë, ato bëhen të dalluara e të diferencuara nga njëra-tjetra, ndonëse ishin të përziera, dhe atëherë me një shpejtësi e gjërësi të skajshme, me një lehtësi e shumë kollaj vijnë në jetë me rregullin dhe ekuilibrin më të madh. A do të ishte ndonjë gjë e vështirë për Atë i Cili i kryen të gjitha këto vepra, apo të ishte i paaftë për krijimin e qiejve e të tokës për gjashtë ditë! Apo të mos mundej ta ringjallë njeriun me një klithmë të vetme? Jo, kurrë nuk do të ishte e mundur!..
Le të supozojmë se do të ndodhej ndonjë shkrimtar me dhunti të jashtëzakonshme i cili do të mund të shkruante treqindmijë libra në një fletë të vetme shkronjat e të cilëve të ishin fshirë e zhdukur, t’i shkruante pa asnjë gabim, ngatërresë, harresë e mangësi e në formën më të plotë e më të mirë, dhe t’i shkruante të gjithë ato së bashku për një orë të vetme. Dhe në qoftë se dikush do të të thonte: “Ky shkrimtar do të shkruaj nga kujtesa e tij për një minut librin tënd që ka rënë në ujë dhe që është fshirë.” Atëherë a do të thoje ti se ai nuk është në gjendje, dhe a nuk do të besoje në aftësinë e tij...?
Ose mendo për një mbret të jashtëzakonshëm, i cili me qëllim që të shfaqë fuqinë e tij, ose për hir të dhënies së një shembulli paralajmërues, ose për të bërë një vend qetësie, zhduk male të tëra me një urdhër të vetëm, i kthen përmbys mbretëritë, dhe e transformon detin në tokë të thatë, pastaj ti i sheh prej tij këto vepra, dhe ndërkohë befas një shkëmb i madh u rrokullis poshtë në një rrjedhë uji dhe bllokoi rrugën e mysafirëve që janë të ftuar për të shkuar për tek gostia në prani të Mbretit, mirëpo janë të pamundur të kalojnë. Në qoftë se dikush do të të thonte ty: “Ai Mbret i Lartë do ta zhdukë apo do ta copëtojë atë shkëmb, sado i madh që të jetë, me një urdhër të vetëm, sepse Ai nuk mund t’i lërë mysafirët e tij në rrugë”, a do të thoje ti se Ai nuk do ta zhdukte shkëmbin, apo të thoje se “Ai është i pamundur ta bëjë atë...”?
Ose, në qoftë se dikush, në ndonjë ditë, do të grumbullonte së bashku një ushtri të madhe, dhe ndërkohë të thuhet ty se: “Ai do ta grumbullojë atë me një të rënë të borisë, pasi individët e saj ishin shpërndarë për pushim, dhe batalioni do të vihej në rresht në një formë të disiplinuar”, a do t’i përgjigjeshe duke i thënë, “Unë nuk e besoj atë!” Në qoftë se ti do të thoje diçka nga këto gjëra, sjellja e jote do të ishte vërtet marrëzi...
Në qoftë se ti i ke kuptuar këto tre shembuj, tani vështro më tej dhe shiko se si Projektuesi i parapërjetësisë kthen përpara syve tonë faqen e bardhë të dimrit dhe hap faqet jeshile të pranverës e të verës! Atëherë Ai skalit në faqen e tokës me Penën e Fuqisë dhe të Kaderit në formën më të bukur, më shumë se treqind mijë specie të krijimit. Asnjëra nuk e cënon tjetrën. Ai i shkruan ato të gjitha së bashku, por asnjëra nuk bllokon rrugën e një tjetre. Në përbërjen dhe në formën e tyre, secila mbahet e veçuar nga tjetra pa ndonjë ngatërresë dhe nuk ka gabim në të shkruarit.
Ai Ruajtës dhe i Gjithurti i Vetëm, i Cili ruan e përfshin programin e shpirtit të një peme të madhe në bërthamën më të vockël, jo më e madhe se sa një pikë, atëherë, a do të ishte e lejueshme të pyesësh se si Ai i ruan shpirtërat e atyre që vdesin?
Ai i Gjithëfuqishëm i Vetëm i Cili i shkakton globit të rrotullohet si një guralec në një bahe, a do të ishte e lejueshme të pyesësh se, “Si Ai do ta heqë e zhdukë këtë glob” nga rruga e mysafirëve të Tij, të cilët po udhëtojnë për ta takuar Atë në Botën e Përtejme?
Përsëri, i Gjithëlavdishmi i Vetëm, i Cili nga mosekzistenca krijoi grimcat dhe i rekrutoi ato me urdhërin e كُنْ فَيَكُونُ “Bëhu!-dhe ajo është bërë (në çast)” në trupat e të gjitha gjërave të gjalla, dhe kështu krijoi ushtri shumë të disiplinuara, a do të ishte e mundur të pyetet se, “Si Ai do t’i grumbullojë me një klithmë të vetme ato grimca bazë të cilat qenë njohur me njëra-tjetrën dhe ato pjesë themelore që u bashkuan si një batalion i trupit dhe i organizimit të tij?”
Për më tepër, ti do të shikoje me dy sytë e tu vizatime të shumta të bëra nga All-llahu xh.sh. si shenja, si shembuj e tregues të ringjalljes, të ngjashme me ringjalljen e pranverës, vizatime të vëna nga Ai çdo shekull e epokë të botës në ndryshimin e ditës e të natës, madje edhe në shfaqjen e zhdukjen e reve në qiell, si shembuj e tregues ringjalljeje. Në qoftë se ti do ta përfytyroje veten tënde të kishe jetuar para një mijë viteve dhe pastaj t’i karahasoje me njëri-tjetrin dy krahët e kohës që janë e shkuara dhe e ardhmja, atëherë ti do të shikoje shembuj tubimi e tregues ringjall-jeje aq të shumtë sa shekujt e ditët. Kështu në qoftë se ti, edhe pasi të kesh dëshmuar kaq shumë shembuj e tregues, do ta vlerësoje ringjalljen trupore si të pamundur e të papranuar nga arsyeja, dije se sjellja jote është si një çmenduri.
Shiko se çfarë thotë Dekreti më i Madh rreth kësaj të vërtete që ne po diskutojmë:
فَانْظُرْ اِلٰٓى آثَارِ رَحْمَتِ اللّٰهِ كَيْفَ يُحْيِي الْاَرْضَ بَعْدَ مَوْتِهَا اِنَّ ذٰلِكَ لَمُحْيِي الْمَوْتٰى وَهُوَ عَلٰى كُلِّ شَىْءٍ قَد۪يرٌ
“Shihni pra te pasojat e Mëshirës së All-llahut, se si Ai ringjall tokën pas vdekjes së saj. Sigurisht që (All-llahu, i Cili siç ringjalli tokën pas vdekjes së saj) do të ngrejë me siguri të vdekurit (Ditën e ringjalljes) dhe Ai është i Plotëfuqishëm për të bërë çdo gjë.”([26])
Shkurtazi: Nuk ka asgjë që e bën të pamundur Tubimin e Ringjalljes, përkundrazi, çdo gjë e kërkon medoemos atë dhe e thërret.
Po, Ai i Cili i jep jetë kësaj toke të madhe e cila është një ekspozitë çudirash dhe që i shkakton vdekjen asaj si të ishte thjesht një kafshë; i Cili e ka bërë këtë tokë një djep të këndshëm dhe një anije të bukur për njeriun dhe kafshën; i Cili e ka bërë Diellin një llambë që e furnizon me dritë e nxehtësi bujtinën e kësaj bote; i Cili i ka bërë planetët mjete transporti për dërgimin e enjgjëjve të Tij; Një Hyjni e përjetshme dhe madhështore deri në këtë shkallë, dhe një sovranitet gjithëpërfshirës madhështor deri në këtë gradë nuk do të mbeteshin e të përkufizoheshin tek çështjet kalimtare, të paqëndrueshme, të pastabilizuara, të parëndë-sishme, të ndryshueshme, jo të përhershme, të mangëta e të paplota të kësaj bote.
Domethënë, ai sigurisht duhet të ketë një mbretëri tjetër, një mbretëri të denjë për Të, e qëndrueshme, e përhershme, madhështore, e lartë, e stabilizuar, e pandryshueshme dhe e lavdishme, dhe për hir të asaj mbretërie Ai na bën neve të punojmë dhe për tek ajo Ai na thërret. Për transferimin tonë tek ajo mbretëri dëshmojnë të gjithë shpirtërat e ndritur të cilët kanë depërtuar nga paraqitja e jashtme e gjërave për tek realiteti në brendësi dhe që janë nderuar me afrimitetin tek Prezenca Hyjnore; edhe e dëshmojnë të gjithë udhëheqësit shpirtërorë që janë pajisur me zemra të ndriçuara, dhe të gjithë mendjendriturit, të gjithë këta, me unani-mitet, na njoftojnë neve se Ai ka përgatitur për ne një shpërblim e shpagim dhe tregojnë se Ai, në mënyrë të përsëritur, na jep neve premtime të prera dhe paralajmërime të rrepta.
Sa për thyerjen e premtimit, ajo kurrësesi nuk mund të pajtohet me Lavdinë e Shenjtërisë së Tij, sepse thyerja e premtimit është e pathemeltë dhe poshtërim i plotë. E ngjashme me këtë, dështimi për të përmbushur një kërcënim buron ose nga amnistia (falja), ose nga pafuqia. Atëherë mosbesimi është një krim absolut([27]) dhe nuk mund të falet... Ndërsa i Gjithëfuqishmi i Vetëm Absolut është shumë lart dhe i përjashtuar nga pafuqia.
Kurse ata të cilët na sjellin dëshmitë dhe njoftimet e tyre, pavarësisht të gjitha ndryshimeve në metodat e tyre, në sjelljet dhe në rrugët, ata janë plotësisht të pajtueshëm dhe kanë rënë dakord me unanimitet për këtë çështje themelore. Ata për sa i përket numrit të shumtë të tyre, kanë autoritetin e unanimitetit. Me cilësinë e tyre, ata kanë autoritetin e dijetarëve të konsensusit. Me rangun e tyre, secili është si një yll udhëzues i njerëzimit, është syri i dashur i një grupi dhe objekt krenarie i një kombi. Me rëndësinë e tyre, secili është një ekspert dhe një autoritet në çështje.
Në çdo art apo shkencë, dy ekspertë preferohen mbi mijëra njerëz joekspertë, dhe dy pohues pozitivë preferohen mbi mijëra mohues në përcjelljen e një raportimi. Për shembull, dëshmia e dy njerëzve duke vërtetuar shikimin e Hënës së re në fillimin e muajit të Ramazanit, shfuqizon krejtësisht mohimin e mijëra mohuesve.
Shkurtazi: Në të gjithë botën, nuk ka njoftim më të vërtetë, as pretendim më të qëndrueshëm dhe as realitet më të dukshëm se sa ky...
Domethënë, padyshim bota është një fushë, dhe ringjallja është një lëmë, një korrje. Xhenneti e Xhehennemi janë secila depozita për drithë.
E VËRTETA E DHJETË
Portat e Urtësisë, Përkujdesjes, Mëshirës dhe e Drejtësisë.
Shfaqja e Emrave: El-Hakimu, El-Kerimu, El-A’dilu, Er-Rahimu. I Gjithurti, Gjithëbujari, i Drejti dhe Mëshirëploti.
A do të ishte e mundur për Zotëruesin e Gjithëlavdishëm i të gjithë sundimit në këtë bujtinë të paqëndrueshme të botës, në këtë vend të përkohshëm testimi, në këtë arenë interesante për turistët, i Cili shfaqi një urtësi kaq të dukshme, një përkujdesje kaq të qartë, një drejtësi kaq të autoritetshme dhe një mëshirë kaq gjithëpërfshirëse, a do të ishte e mundur që në sferën e mbretërisë së tij dhe në botët e dimensioneve të brendshme të gjërave, të mos ekzistonin banesa të përjetshme me banorë të përjetshëm, vendqëndrime të përjetshme dhe krijesa me banim të përhershëm, dhe të shkonin kot e të zhvlerësoheshin si gjëra të parëndësishme të gjitha të vërtetat e dukshme të kësaj urtësie, të kësaj përkujdesje, të kësaj drejtësie dhe të kësaj mëshire!..
Përsëri, a do të ishte e mundur për Krijuesin e Gjithurtë, i Cili e zgjodhi këtë njeri midis të gjitha krijesave të Tij, dhe e bëri atë marrësin e drejtëpërdrejtë e të plotë të mesazhit nga ana e Tij, e bëri atë një pasqyrë gjithëpërfshirëse për Emrat e Tij të Bukur, që e lejoi atë të shijonte, vlerësonte e të njihej me të gjitha kënaqësitë e thesareve të Tij të Mëshirës, që ia bëri Vetveten të njohur atij me të gjithë Emrat e Tij, që e deshi atë dhe e bëri Vetveten të dashur te ai.. a do të ishte e arsyeshme që edhe pas të gjithë kësaj të mos e dërgonte Ai i Gjithurtë këtë njeri të mjerë në atë mbretërinë e Tij të përjetshme! E të mos e gëzonte atë në atë banesë të lumturisë së përjetshme pasi Ai i bëri ftesë për tek ajo!..
A do të ishte e arsyeshme që Ai të ngarkonte çdo krijesë, madje sikur ajo të ishte sa bërthama, fara, me një detyrë aq të rëndë sa një pemë, e të vendoste në të shembuj të urtësisë së Tij aq të shumta sa lulet, dhe aspekte të dobishme aq të shumta sa frutat, patsaj t’i bënte qëllimin e ekzistencës së atyre detyrave, urtësive dhe aspekteve të dobishme asgjë më shumë se sa qëllimi i një bërthame që orientohet tek kjo dynja! Domethënë, ta bënte qëllimin e ekzistencës vetëm qëndrimin në këtë botë që është më pak e vlefshme se sa një farë sinapi! Dhe të mos i bënte ato detyra, ato urtësi e aspekte të dobishëm farëra për botën e kuptimit, as tokë kultivuese për botën e përtejme që të prodhojnë atje të vërtetat e tyre dhe rezultatet e vlefshme të denja për ato.
A do të ishte e arsyeshme që të gjitha këto ndryshime të rëndësishme e këto festivale të mëdha të mbeteshin pa qëllim, të ishin pa urtësi e kot? A do të ishte e arsyeshme që Ai të mos i kthente fytyrat e tyre drejt botës së kuptimit dhe botës së përtejme, që ato mund të shfaqin atje qëllimet e tyre të vërteta dhe rezultatet e përshtatshme?
Po, përsëri, a do të ishte e mundur që Ai t’i shfaqte të gjitha ato në kundërshtim me realitetin, ose në kundërshtim me cilësitë e Tij të Shenjta dhe me Emrat e Tij të Bukur: El-Hakimu, EL-Kerimu, El- A’dilu dhe Er-Rahimu” I Gjithurti, Gjithëbujari, i Drejti dhe Mëshirëploti, dhe të përgënjeshtronte të vërtetat e gjithësisë që karakterizohen nga urtësia, bujaria, drejtësia dhe mëshira, të refuzonte dëshminë e të gjitha krijesave dhe të anulonte treguesit e bërë nga të gjitha krijesat e urta e të përsosura!..
A do ta pranonte arsyeja që Krijuesi t’i ngarkonte njeriun dhe shqisat e tij me detyra aq të shumta sa numri i qimeve të kokës së tij, por t’i jepte atij vetëm se një shpërblim material, një shpërblim jo më të vlefshëm se sa një qime floku! A do të ishte e mundur që Ai të vepronte në një mënyrë që kundërshton drejtësinë e Tij të vërtetë dhe të vepronte në kontradiktë me urtësinë e Tij të vërtetë!..
Përsëri, a është e mundur që All-llahu i Cili e provon dhe e shfaq Vetveten të jetë Zotëruesi i Urtësisë Aboslute, që duke i bashkangjitur çdo gjallese, ose madje çdo gjymtyre, si gjuha, dhe në të vërtetë çdo krijese, shembujt e Urtësisë së Tij dhe burimet e përfitimieve aq të shumta sa rezultatet dhe frutat që Ai ia ka bashkangjitur një peme, dhe pastaj të mos i japë njeriut qëndrueshmëri e përjetësi, dhe të mos i japë atij lumturinë e përjetshme e cila është më e madhja e shembujve të Urtësisë së Tij, më e rëndësishmja e të gjitha burimeve të përfitimit, dhe më e domosdoshmja e të gjitha rezultateve! A do ta linte Ai përjetësinë, takimin me Të në botën e përtejme dhe lumturinë e përjetshme, të cilat e bënë urtësinë urtësi, mirësinë mirësi dhe mëshirën mëshirë, madje ato janë burimi dhe qëllimi i të gjitha urtësive, i mirësive, i përfitimeve dhe i mëshirës.
A do të ishte e mundur që Ai t’i linte ato, t’i neglizhonte e t’i zhyste të gjitha veprat e Tij në një kotësi të plotë e në qënien e tyre të pakuptimta! Dhe t’i shkaktonte Vetvetes, Ruajna Zot!.. t’i ngjasonte një qënieje që ka ndërtuar një pallat madhështor, dhe ka vendosur në çdo gurë të tij mijëra skalitje e stoli dhe në çdo qoshe të të cilit gjenden me mijëra zbukurime, dhe në çdo pjesë të të cilit janë sjellë mijëra mjete e instrumente të çmuara e të domosdoshme shtëpie, pastaj nuk ndërton një çati që ta mbrojë atë, kështu si rrjedhojë gjithçka prishet e shkatërrohet kot së koti! Jo, kjo kurrë nuk mund të jetë e vërtetë! Mirësia vjen nga Mirësia Absolute, dhe bukuria vjen nga Zotëruesi i Bukurisë Absolute Gjithashtu, asgjë e kotë dhe e paqëllimtë nuk mund të vijë nga Zotëruesi i Urtësisë Absolute.
Po, kushdo që në përfytyrimin e tij i hip anijes së historisë dhe nis lundrimin në drejtim të së shkuarës, ai do të shikonte sa numri i viteve skena të vdekura, vende, tubime e botëra të ngjashme me bujtinën e dynjasë, me fushën e testimit dhe me tubimin e krijimit, në kohën tonë aktuale që ne i shohim. Pavarësisht se ato ndryshojnë nga njëra-tjetra në formë e cilësi, por ato i ngjasojnë njëra-tjetërs për sa i përket rregullit të tyre, në mahnitjet e tyre dhe në mënyrën në të cilën ato shfaqin Fuqinë dhe Urtësinë e Krijuesit.
Në ato vendqëndrime të paqëndrueshme, në ato fusha kalimtare dhe në ato tubime të përkohshme ai gjithashtu do të shikojë veprat e mirërregulluara të një urtësie aq të dukshme, treguesit e një përkujdesjeje aq të qartë, shenjat e një drejtësie aq autokrate, frutat e një mëshire aq gjithëpërfshirëse, saqë ai do ta kuptojë me siguri në qoftë se nuk ka humbur mendjemprehtësinë: Nuk mund të ketë urtësi më të plotë se sa ajo urtësi e dëshmuar, nuk mund të ketë përkujdesje më të bukur se sa shenjat e të cilës ai i shikon, nuk mund të ekzistojë drejtësi më e lavdishme se sa ajo treguesit e të cilës ai i sheh, dhe nuk mund të ketë mëshirë më gjithëpërfshirëse se sa ajo që frutat e të cilës ai i shikon.
Në qoftë se, po të supozonim të pamundurën, nuk do të ndodheshin banesa të përhershme, as vende të larta, as vendqëndrime të përjetshëm me banorë të përjetshëm, dhe as shërbëtorë të lumtur në mbretërinë e Atij Monarku të Përjetshëm i Cili administron të gjitha çështjet dhe, që në mënyrë të vazhdueshme, e ndryshon bujtinën dhe mysafirët e saj, atëherë do të bëhej e domosdoshme të mohoje të katër të vërtetat gjithëpërfshirëse shpirtërore: drejtësinë, përkujdesjen, urtësinë dhe mëshirën të cilat janë elemente të fuqishme si drita, ajri, uji dhe toka, dhe do të detyroheshe, atëherë, të mohoje edhe ekzistencën e tyre, megjithëse ato janë aq të qarta, si qartësia e atyre elementeve; sepse është e qartë se kjo botë e përkohshme me çfarë përmban ajo nuk mund të jenë një shfaqje e plotë e esencave të tyre të vërteta.
Në qoftë se nuk do të kishte ndonjë vend tjetër, diku tjetër, ku ato të mund të shfaqen plotësisht, atëherë do të bëhej e domosdoshme, me një marrëzi si ajo e atij njeriu i cili mohon ekzistencën e diellit, megjithëse e shikon dritën duke mbushur ditën dhe do të mohonte urtësinë që ne mund ta shohim në çdo gjë përpara syve tonë, do të mohonte përkujdesjen që ne mund ta vëzhgojmë në vetveten tonë dhe në shumicën e gjërave, do të mohonte këtë drejtësi([28]) që shenjat e së cilës shfaqen kaq fuqishëm, dhe do të mohonte këtë mëshirë që ne e shikojmë në çdo vend. Gjithashtu do të duhej të konsiderohej Autori prej të Cilit vijnë këto zhvillime urtësie, këto veprime bujarie dhe këto mirësi të mëshirshme që ne i marrim në univers – do të duhej të vlerësohej - ruajna Zot!, si një tallës e një tiran tradhtar e mashtrues. Është krejtësisht e pamundur që të përmbysen të vërtetat. Madje edhe sofistët idiotë, të cilët mohuan ekzistencën e çdo gjëje dhe madje ekzistencën e vetes së tyre, nuk do t’i afroheshin lehtë përfytyrimit të këtij absurditeti.
Shkurtazi: Duke konsideruar pabarazinë e skajshme –nga njëra anë– midis kësaj gjendjeje të çështjeve që ne i shikojmë së bashku, me bashkimet e mëdha të jetës, me ndarjet e shpejta të vdekjes, me tubimet madhështore, me shpërndarjet e shpejta, me ceremonitë e mëdha dhe me treguesit e mahnitshëm, dhe–nga ana tjetër– midis rezultateve të vogëla që ne i shohim të arrihen pjesërisht në këtë botë kalimtare dhe qëllimeve të përkohshëm e të parëndësishëm të qënieve që i përkasin kësaj bote, ne dalim me përfundimin se mosekzistenca e botës tjetër do të thonte që t’i bashkangjisësh një guri të vogël qëllime të urta aq të mëdha sa mali, dhe një mali të madh t’i bashkangjisësh një qëllim aq të vogël të përkoh- shëm, aq sa një guralec. As mendja dhe as urtësia nuk mund ta gjejnë këtë të pranueshme.
Me fjalë të tjera, kjo mungesë harmonie e përpjesëtimi midis qënieve dhe këtyre çështjeve, nga njëra anë, dhe midis qëllimeve që i përkasin kësaj bote, nga ana tjetër, demonstron me siguri se: Të gjitha qëniet i kanë kthyer fytyrat e tyre drejt botës së kuptimit. Atje ato do të japin frutat e tyre të përshtatshëm, dhe sytë e tyre janë fiksuar tek Emrat e shenjtë Hyjnorë. Qëllimet e tyre të fundit i përkasin vetëm asaj bote. Ndërsa substancat e tyre janë të fshehura nën dheun e kësaj bote, lulet e tyre do të shfaqen në Botën e Shembëllesës. Njeriu kultivon e kultivohet në këtë botë, sipas aftësisë së tij; të korrat mblidhen në botën e përtejme.
Po, në qoftë se e shikon aspektin e gjërave i cili orientohet drejt Emrave të Bukur Hyjnorë e drejt botës së përtejme, ti do të shihje se çdo fare që është një mrekulli e Fuqisë Hyjnore, ka një qëllim aq të madh sa një pemë. Çdo lule që është si një Fjalë e Urtësisë Hyjnore([29]), ka kuptime aq të shumta sa lulet e një peme. Dhe çdo frut që është si një mrekulli e Mjeshtërisë së All-llahut dhe një poemë e diktuar nga Mëshira e Tij, ka qëllime urtësie aq të shumta sa frutat e një peme. Sa për aspektin e qënies së tyre furnizime e ushqime për ne, ai është një qëllim i vetëm, midis mijëra qëllimeve të urtësisë; ai përmbush qëllimin e tij, shpreh kuptimet e tij, dhe vdes duke u varrosur në stomakun tonë.
Meqenëse këto qënie kalimtare i japin frutat e tyre të përjetshëm në një vend tjetër, lënë atje forma të përjetshme për vetveten, dhe shprehin atje kuptimet e përhershme; meqenëse ato janë përfshirë në lavdërime e dhënie falënderimesh të pafund për Krijuesin, dhe meqenëse njeriu bëhet njeri i vërtetë sa kohë që ai i shqyrton dhe i shikon këto aspekte të gjërave që janë orientuar drejt botës së përtejme, duke gjetur kështu rrugën e tij të përjetësisë nëpërmjet të përkohshmes meqenëse e gjitha kjo është e vërtetë,
atëherë padyshim duhet të jenë disa qëllime të tjera që janë hedhur midis jetës dhe vdekjes dhe të cilat së pari tubohen, e pastaj ndahen.
Nuk ka gabim në këtë krahasim. Gjendja e lartëpërmendur e çështjeve i ngjason rrethanave të formuara e të rregulluara nëpërmjet imitimit e përfaqësimit. Tubimet e shkurtëra dhe shpërndarjet organizohen me shpenzime shumë të mëdha vetëm për hir të marrjes së fotografive e filmimeve që më vonë ato mund të shfaqen në Kinema.
Kështu, njëri prej qëllimeve të kalimit të jetës individuale dhe shoqërore në një periudhë të shkurtër në këtë dynja, është që ta mundësojë marrjen e filmimeve dhe formimin e imazheve, është të mundësojë regjistrimin e rezultateve të punëve tona për t’u shfaqur në Ditën e Llogarisë, për t’u shfaqur tek tubimi i madh dhe për të dhënë frutat e lumturisë më të madhe. Thënia e lartë e Profetit (alejhis-salatu ves-selâm), "Kjo botẽ ësfte një tokë gê kultivohet për botën e përtejme", e shpreh këtë të vërtetë.
Meqenëse bota ekziston dhe brenda kësaj bote ekzistojnë gjithashtu urtësia, përkujdesja, mëshira dhe drejtësia me dëshmitë e tyre të shumta, atëherë padyshim edhe Bota e përtejme ekziston gjithashtu me aq siguri, si siguria e ekzistencës së kësaj bote. Meqenëse çdo gjë në dynja shikon e orientohet për tek jeta e përhershme nga njëri aspekt, atëherë udhëtimi vazhdon drejt asaj bote. Kështu të mohosh botën e përtejme do të ishte si të mohoje këtë botë me gjithçka që ajo përmban.
Domethënë, ashtu siç e presin njeriun Exheli dhe varri, po ashtu Xhenneti dhe Xhehennemi e presin me padurim arritjen e tij.
E VËRTETA E NJËMBËDHJETË
Porta e Humanizmit dhe Shfaqja e Emrit El-Hakk, i Vërteti.
A do të ishte e mundur që Kriuesi i Cili është i Adhuruari i Vërtetë, ta krijonte këtë njeri e ta bënte shërbëtorin më të nderuar të Hyjnisë së Tij Absolute dhe më të rëndësishmin e Hyjnisë universale në të gjitha botët e Tij, që e bëri atë marrësin më të mendueshëm e të kuptueshëm të urdhëresave të Tij, e bëri atë pasqyrën më gjithëpërfshirëse të shfaqjes së Emrave të Tij; që e krijoi atë si mrekullinë më të bukur të fuqisë së Tij, në më të bukurën e formave, me qëllim që të shfaqë Emrin më të Madh dhe që të shfaqë shkallën më të madhe të çdo Emri nga këto Emra të Bukur; e bëri atë më të bukurin e mrekullive të Fuqisë Hyjnore dhe më të pasurin midis krijesave dhe i pajisi ato me balancat dhe instrumentet për të njohur e peshuar çfarë ndodhet në thesaret e Mëshirës Hyjnore, e bëri atë më të nevojshmin e të gjitha krijesave për mirësitë e Tij të panumërueshme, e bëri më të vuajturin e tyre nga asgjësimi, më të dëshirueshmin për qëndrueshmëri, e bëri më delikatin, më të varfërin e më të nevojshmin, më të mjerin e më të zbuluarin ndaj dhimbjeve në jetën e tij të kësaj bote, por më të lartin nga aspekti i aftësisë së tij të natyrshme, në format e në tiparet më të larta.
A do të ishte e mundur që All-llahu i Plotëfuqishëm ta bënte të gjithë këtë tek njeriu, e pastaj të mos e dërgojë atë tek Bota e përjetshme për të cilën ai është i përshtatshëm e i denjë dhe për të cilën ai është shumë i përmalluar! A do të ishte e mundur që Ai të mohonte kështu të gjithë esencën e humanizmit, e të vepronte në një mënyrë krejtësisht në kundërshtim me vetë vërtetësinë e Tij, e të kryente një akt padrejtësie që syri i të vërtetës do ta vlerësonte të shëmtuar!
Përsëri, a do të ishte e mundur që Sundimtari me drejtësi dhe Mëshirëploti absolut i Cili i dhuroi këtij njeriu një aftësi të natyrshme të lartë ç’ka i mundësoi atij mbajtjen e Amanetit më të Madh, atë Amanet që e refuzuan për ta mbajtur edhe qiejt, toka dhe malet; domethënë e krijoi atë, që me peshat e tij të vogëla dhe me aftësitë e tij, të njihte cilësitë gjithëpërfshirëse, aktet e përgjithshme dhe treguesit e pafund të Krijuesit të tij, që Ai e bëri atë më delikatin, më të lëndueshmin e krijesave; dhe ia besoi atij rregullin e të gjithë jetës bimore e shtazore në tokë, dhe e bëri atë të ndërhyjë në mënyrat e tyre të adhurimit e të lavdërimit ndaj All-llahut; që Ai e bëri atë një model në shkallë të zvogëluar të zhvillimeve Hyjnore në kozmos; që e bëri atë të shpallë Hyjninë e Tij të lavdishme tek të gjitha qëniet, në fjalë e në vepra; që Ai i dha atij një pozitë më të nderuar se sa pozita e engjëjve dhe i dha rangun e kalifit (zëvendësi i All-llahut në tokë) – a do të ishte e mundur që Ai t’i jepte këtij njeriu gjithë këto detyra dhe pastaj të mos i jepte qëllimin, rezultatin dhe frutin e të gjitha këtyre detyrave, që është lumturia e përjetshme! Dhe ta flakte atë në shkallën më të ulët, si më të mjerin, më fatkeqin, më të poshtëruarin dhe më të vuajturin e të gjithë krijesave të Tij! Dhe ta bënte këtë mendje e cila është një dhuratë e bekuar dritëdhënëse e Urtësisë së Tij, një mjet brilant për arritjen e lumturisë, dhe një instrument fatzi e i errët tortureje për atë mjerim, duke vepruar kështu në kontradiktë të plotë me urtësinë e Tij absolute dhe në kundërshtim me Mëshirën e Tij të pafund! Jo, kurrë nuk do të ishte e mundur!
Shkurtazi: Ashtu siç pamë në krahasimin e lartpërmendur tek letërnjoftimi i oficerit dhe te regjistri shërbimet e tij, rangun e tij, detyrën, rrogën, veprimet, instruksionet e pajimet, dhe u bë e qartë se ai oficer nuk punon për hir të kësaj fushe beteje të përkohshme, por për atë që ai do të udhëtojë tek një mbretëri e përjetshme, për hir të të cilës ai po përpiqet. Gjithashtu hollësitë e skalitura në librin e zemrës së njeriut, shqisat e shënuara në regjitstrin e mendjes së tij dhe pajisjet e përfshira në natyrën e tij, që të gjitha janë orientuar drejt lumturisë së përjetshme; ato i janë dhënë njeriut dhe janë formuar veçse për hir të asaj lumturie të madhe. Dijetarët e përpiktë dhe evlijatë, të cilëve u jepen zbulime nga e padukshmja, kanë mendim unanim.
Përmbledhje: Në qoftë se do t’i thuhej “fuqisë imagjinuese të njeriut”, e cila është njëra nga instrumentet e mendjes dhe një nga ilustruesit e saj, se: “ty do të të jepet sundimi i kësaj bote dhe stolia e saj, dhe se do të jetosh një milion vjet, por fundi yt është zhdukje e asgjësim”, ajo do të reagonte me hidhërim në vend të kënaqësisë në qoftë se nuk do të ndërhynin tekat dhe dëshirat e ulëta të nefsit.
Domethënë, më e madhja e gjërave të përkohshme që është dynjaja dhe çfarë përmban ajo nuk mund të ngopë e kënaqë as edhe aftësinë më të vogël të njeriut, që është imagjinata! Nga kjo shfaqet qartë se ky njeri i cili ka këtë aftësi të natyrshme, i cili ka shpresa, ka mendime që rrethojnë gjithësinë, dhe dëshira që preferojnë llojet e ndryshme të lumturisë së përjetshme, sigurisht ky njeri u krijua vetëm për përjetësi dhe, së fundi, do të udhëtojë atje. Kjo botë është si një bujtinë për të, dhe një sallë pritjeje për botën e përtejme...
E VËRTETA E DYMBËDHJETË
Porta e Mesazhit dhe e Shpalljes dhe Shfaqja
e “Bismil-Lahir-Rrahmanirr-Rrahim”, Me Emrin e All-llahut, i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti.
A do të ishte e mundur për atë, fjalën e të cilit e vërtetuan të gjithë pejgamberët duke u mbështetur në mrekullitë e tyre dhe të gjithë evlijatë, duke u mbështetur në provat dhe në eksperiencat e tyre hirëplote, e dëshmuan vërtetësinë e tij të gjithë dijetarët e pastër duke u mbështetur në hetimet e tyre për të vërtetën... Ai Profet (alejhis-salatu ves-selam) i cili, me të gjithë fuqinë e tij hapi rrugën e botës së përtejme dhe portën e Xhennetit, duke u mbështetur tek fuqia e mijëra mrekullive të sigurta dhe tek mijëra vërsete vendimtare të Kur’anit Gjithurtësi, të këtij libri të mrekullueshëm në dyzet aspekte të ndryshme. A do të ishte e mundur që dyshimet e gabuara, të cilat nuk janë më të forta as sa krahu i një mize, të bllokonin rrugën e botës së përtejme dhe portën e Xhennetit të cilat i hapi Profeti Sal-lall-llahu alejhi vesel-lem!
* * *
Nga të vërtetat e mëparshme është bërë e qartë se çështja e ringjalljes është një e vërtetë aq e rrënjosur dhe e fuqishme, saqë asnjë fuqi, sado që të jetë, nuk mund ta lëkundë e ta shkulë atë; madje le të jetë ajo fuqi e aftë për të tronditur globin, ta thyente e ta flakte atë, sepse All-llahu i Plotëfuqishëm e pohon dhe e deklaron atë të vërtetë me kuptimin e të gjithë Emrave të Tij dhe të Atributeve; dhe mesazhieri i Tij fisnik (alejhis-salatu ves-selam) e vërteton atë me të gjitha mrekullitë e dëshmitë e Tij; Kur’ani Gjithurtësi e vërteton atë me të gjitha të vërtetat e tij dhe me vërsetet; dhe vetë Kozmosi e dëshmon atë me të gjitha shenjat e krijueshmërisë që ai përmban dhe me të gjitha zhvillimet plot urtësi që ndodhin brenda tij.
A do të ishte e mundur që të bashkoheshin e të pajtoheshin me Qënien e Domosdoshme të gjitha krijesat, –me përjashtim vetëm të mohuesve– mbi këtë çështjen e ringjalljes, e pastaj të vijnë dyshimet e dobëta dhe insinuatat djallëzore që s’kanë fuqi as sa një fije floku, ta lëkundin e ta shkulin atë të vërtetë të rrënjosur fortë, e cila i ngjason një mali! Jo, kurrë!..
Mos kujto se provat e ringjalljes janë përkufizuar tek Dymbëdhjetë të Vërtetat që ne i përmendëm lartë. Jo, vetëm Kur’ani Gjithurtësi, i cili na ka mësuar këto Dymbëdhjetë të Vërteta, tregon gjithashtu me mijëra aspekte të tjerë të çështjes, ku secili aspekt duke qenë një shenjë e fortë, se Krijuesi ynë do të na transferojë nga kjo botë e përkohshme për tek Bota e përjetshme.
Gjithashtu mos kujto se Emrat Hyjnorë, të cilët logjikisht kërkojnë ekzistencën e ringjalljes, janë përkufizuar tek këto Emra që ne i kemi diskutuar: –El-Hakimu, El-Kerimu, Er-Rahimu, El-A’dilu, El- Hafidhu– , i Gjithurti, Gjithëbujari, Mëshirëploti, i Drejti dhe Ruajtësi. Përkundrazi, të gjithë Emrat Hyjnorë që shfaqen në rregullsinë e Kozmosit kërkojnë logjikisht ekzistencën e ringjalljes dhe në të vërtetë e bëjnë atë të domosdoshme.
Gjithashtu mos kujto se shenjat e Kozmosit që tregojnë ringjalljen janë vetëm ato që ne i përmendëm; përkundrazi, në shumicën e qënieve, ekzistojnë apsekte të ndryshëm e cilësi që janë si perde duke u hapur nga e djathta dhe nga e majta. Njëri aspekt jep dëshmi për Krijuesin dhe aspekti tjetër tregon ringjalljen.
Për shembull, bukuria e qënies së njeriut, i formuar në formën më të bukur, tregon ekzistencën e Krijuesit dhe në të njëjtën kohë – fakti se si së bashku me gjithë aftësitë e tij gjithëpërfshirëse të cilat zhduken për një periudhë të shkurtër, tregon ringjalljen. Saqë, në qoftë se dikush do ta shihte të njëjtin aspekt në dy mënyra të ndryshme, ai do të shikonte se ai aspekt do të demonstronte edhe Krijuesin edhe ringjalljen.
Për shembull, në qoftë se dikush do të shikonte rregullin plot urtësi, balancën e drejtë, stolisjen e hijshme dhe mirësinë e mëshirshme të natyrshme në shumicën e gjërave, ato tregojnë se ato vijnë nga Dora e Fuqishme e një Krijuesi të Gjithurtë, Gjithëbujar, i Drejtë dhe i Gjithëmëshirshëm. Gjithashtu në qoftë se dikush do ta shikonte jetën e shkurtër e të parëndësishme, atë të qënieve të përkohshme, të cilat janë treguesit e këtyre cilësive, pavarësisht fuqisë së tyre dhe pafundësisë, Bota e përtejme shfaqet para atij.
Me fjalë të tjera, të gjitha gjërat, me gjuhët e gjendjeve të tyre recitojnë dhe bëjnë që edhe të tjerët të recitojnë: آمَنْتُ بِاللّٰهِ وبِاليَوْمِ الْآخِرِ
“Unë besova në All-llahun dhe në Ditën e fundit.”
PËRFUNDIM
Dymbëdhjetë të vërtetat e mëparshme mbështesin, përforcojnë e përplotësojnë njëra-tjetrën. Duke ardhur së bashku, ato demonstrojnë rezultatin e kërkuar. Atëherë çfarë iluzioni e dyshimi mund të depërtojnë tek ato Dymbëdhjetë Mure të forta, secili si çelik apo diamant, apo që të lëkundin besimin në ringjalljen që është i fortifikuar brenda kështjellës së tij të fortë?
Vërseti: مَا خَلْقُكُمْ وَلَا بَعْثُكُمْ اِلَّا كَنَفْسٍ وَاحِدَةٍ "Krijimi dhe ringjallja e tē gjithe njerëzve esfte aq e leftē për Fuginē e All-llahut sa krijimi dhe rringjallja i një njeriu te vetëm."
tregon kuptimin e mëposhtëm: Po, ajo është vërtet kështu. Në një trajtesë të titulluar: “Nokta”, unë shpjegova me hollësi të vërtetën e shprehur nga ky vërset. Këtu ne do të tregojmë vetëm një përmbledhje nëpërmjet disa krahasimeve. Në qoftë se ju dëshironi më shumë hollësi, atëherë referojuni kësaj trajtese të titulluar “Nokta.”
Për shembull, وَلِلّٰهِ الْمَثَلُ الْاَعْلٰ Ndërsa “Për All-llahun është krahasimi më i lart ”([30]), –dhe nuk ka gabim në krahasim–. Dielli, ashtu siç e dërgon, edhe sikur nga –vetë dëshira e tij–, dritën e tij me lehtësi të plotë tek një grimcë e vetme, po ashtu ai dërgon dritën me të njëjtën lehtësi tek të gjitha gjërat e tejdukshme që janë të pakufishme; dhe kjo me shfaqjen e misterit të "Dritësisë".
Dhe në përputhje me misterin e "Tejdukshmërisë", bebja e vogël e një grimceje të tejdukshme është e barabartë me sipërfaqen e gjërë të oqeanit në marrjen e reflektimit të diellit.
Dhe në përputhje me misterin e "Rregullit", fëmija ashtu siç mund të lëvizë një anije lodër (kukull) me gishtin e tij, po ashtu ai mund ta lëvizë me të njëjtën lehtësi edhe anijen e vërtetë.
Në përputhje me misterin e "Nënshtrimit" një komandant bën që një ushtar i këmbësorisë të ecë me të dhënë urdhrin “ec”, po ashtu, me të njëjtën fjalë, ai mund ta bëjë një ushtri e madhe të lëvizë.
Në përputhje me misterin e "Drejtpeshimit", le të imagjinojmë se në hapësirë ekziston një peshore aq e ndjeshme, aq e madhe dhe aq e saktë sa që do ta ndjente peshën e dy arrave nëse ato do të vendoseshin në pjatat e saj, dhe në të njëjtën kohë pikërisht ajo peshore mund të peshojë dy diejt. Tani e njëjta fuqi që i shkakton njërës nga arrat të ngrihet lartë në qiell dhe tjetrës të ulet poshtë, është ajo fuqi që do t’u shkaktonte dy diejve, njërit të ngrihej lart në fron dhe tjetrit të ulej poshtë në tokë.
Meqenëse gjëja më e madhe barazohet me gjënë më të vogël, dhe gjëra të panumërta shfaqen të barabarta me një gjë të vetme në këto krijesa të gjëra të mundshme të kësaj bote –të cilat janë të mangëta, kalimtare e të zakonshme– nëpërmjet mistereve të “Dritësisë”, “Tejdukshmërisë”, “Rregullit”, “Nënshtrimit”, dhe “Drejtpeshimit”.
Atëherë me siguri do të jenë të barabarta, përpara të Plotëfuqishmit Absolut, e pakta dhe e shumta, e vogla dhe e madhja, ringjallja e një njeriu të vetëm dhe ringjallja e të gjithë njerëzve me një rënie të vetme të borisë dhe kjo për shkak të shfaqjes së misterit të “Dritësisë” absolute dhe të Fuqisë absolute të Esencës së Tij që është e pafund; për shkak të shfaqjes së misterit të “Tejdukshmërisë” në dimensionet e brendshme të gjërave; për shkak të shfaqjes së misterit të “Rregullit” të Urtësisë dhe të Paracaktimit; për shkak të shfaqjes së misterit të “Nënshtrimit” të plotë të të gjitha gjërave ndaj urdhërave të Tij krijuese dhe për shkak të shfaqjes së misterit të “Drejtpeshimit” të mundësisë, që është barazia e gjërave të mundshme në ekzistencë e në mosekzistencë.
Për më tepër, shkallët e fuqisë e të dobësisë që një gjë posedon, përcaktohen nga ndërhyrja e të kundërtës së asaj gjëje në të. Për shembull, shkallët e nxehtësisë përcaktohen nga ndërhyrja e të ftohtit; shkallët e bukurisë përcaktohen nga ndërhyrja e shëmtisë; fazat e dritës përcaktohen nga ndërhyrja e errësirës. Por në qoftë se diçka ekziston nga vetvetja dhe nuk është e rastit, atëherë e kundërta e saj nuk mund të ndërhyjë tek ajo, sepse, atëherë, logjikisht, do të duhej të ndodhte bashkimi i dy të kundërtave, gjë e cila është e pamundur.
Domethënë, në diçka që ekziston nga vetvetja, nuk mund të ketë shkallë. Atëherë në qoftë se forca e Zotëruesit të Fuqisë Absolute i përket Esencës së Tij, ajo gëzon Plotësim Absolut dhe nuk është aksidentale ashtu si qëniet e mundshme. Kështu, është e pamundur që e kundërta e saj, që është pafuqia, të ndërhyjë në të.
Kështu për All-llahun e Gjithëlavdisë është aq e lehtë të krijojë një pranverë, sa krijimi i një luleje. Por, në qoftë se krijimi do t’i atribuohej shkakësisë, atëherë krijimi i një luleje të vetme do të ishte aq e vështirë, sa krijimi i pranverës. Për All-llahun (xhel-le sha’nuhu) është aq e lehtë t’i ringjallë e t’i grumbullojë të gjithë njerëzit, sikur të ringjallte një njeri të vetëm.
E gjitha ajo që kemi shpjeguar deri tani, në lidhje me Ringjalljen dhe të gjitha krahasimet që e tregojnë atë dhe të vërtetat e saj, burojnë nga shkëlqimi i Kur’anit Gjithurtësi. Qëllimi i saj i vetëm është vetëm të përgatisë shpirtin për t’u nënshtruar dhe të përgatisë zemrën për të pranuar. I përket vetëm Kur’anit e drejta për të folur, sepse ai është folja e vërtetë dhe e gjithë fjala është Fjala e Tij. Atëherë, le ta dëgjojmë Kur’anin:
فَلِلّٰهِ الْحُجَّةُ الْبَالِغَةُ
فَانْظُرْ اِلٰٓى آثَارِ رَحْمَتِ اللّٰهِ كَيْفَ يُحْيِي الْاَرْضَ بَعْدَ مَوْتِهَا اِنَّ ذٰلِكَ لَمُحْيِي الْمَوْتٰى وَهُوَ عَلٰى كُلِّ شَىْءٍ قَد۪يرٌ ❀ قَالَ مَنْ يُحْيِي الْعِظَامَ وَهِىَ رَم۪يمٌ ❀ قُلْ يُحْي۪يهَا الَّذ۪ٓي اَنْشَاَهَٓا اَوَّلَ مَرَّةٍ وَهُوَ بِكُلِّ خَلْقٍ عَل۪يمٌ ❀ يَٓا اَيُّهَا النَّاسُ اتَّقُوا رَبَّـكُمْ اِنَّ زَلْزَلَةَ السَّاعَةِ شَىْءٌ عَظ۪يمٌ ❀ يَوْمَ تَرَوْنَهَا تَذْهَلُ كُلُّ مُرْضِعَةٍ عَمَّٓا اَرْضَعَتْ وَتَضَعُ كُلُّ ذَاتِ حَمْلٍ حَمْلَهَا وَتَرَى النَّاسَ سُكَارٰى وَمَا هُمْ بِسُكَارٰى وَلٰكِنَّ عَذَابَ اللّٰهِ شَد۪يدٌ ❀ اَللّٰهُ لَٓااِلٰهَ اِلَّاهُوَ لَيَجْمَعَنَّكُمْ اِلٰى يَوْمِ الْقِيٰمَةِ لَا رَيْبَ ف۪يهِ وَمَنْ اَصْدَقُ مِنَ اللّٰهِ حَد۪يثًا
❀ اِنَّ الْاَبْرَارَ لَف۪ي نَع۪يمٍ ❀ وَ اِنَّ الْفُجَّارَ لَف۪ي جَح۪يمٍ ❀
اِذَا زُلْزِلَتِ الْاَرْضُ زِلْزَالَهَا ❀ وَاَخْرَجَتِ الْاَرْضُ اَثْقَالَهَا ❀ وَقَالَ الْاِنْسَانُ مَالَهَا ❀ يَوْمَئِذٍ تُحَدِّثُ اَخْبَارَهَا ❀ بِاَنَّ رَبَّكَ اَوْحٰى لَهَا ❀ يَوْمَئِذٍ يَصْدُرُ النَّاسُ اَشْتَاتًا لِيُرَوْا اَعْمَالَهُمْ ❀ فَمَنْ يَعْمَلْ مِثْقَالَ ذَرَّةٍ خَيْرًا يَرَهُ ❀ وَمَنْ يَعْمَلْ مِثْقَالَ ذَرَّةٍ شَرًّا يَرَهُ ❀
اَلْقَارِعَةُ ❀ مَا الْقَارِعَةُ ❀ وَمَٓا اَدْرٰيكَ مَا الْقَارِعَةُ ❀ يَوْمَ يَكُونُ النَّاسُ كَالْفَرَاشِ الْمَبْثُوثِ ❀ وَتَكُونُ الْجِبَالُ كَالْعِهْنِ الْمَنْفُوشِ ❀ فَاَمَّا مَنْ ثَقُلَتْ مَوَاز۪ينُهُ ❀ فَهُوَ ف۪ي عِيشَةٍ رَاضِيَةٍ ❀ وَاَمَّا مَنْ خَفَّتْ مَوَازِينُهُ ❀ فَاُمُّهُ هَاوِيَةٌ ❀ وَمَٓا اَدْرٰيكَ مَاهِيَهْ ❀ نَارٌ حَامِيَةٌ
❀ وَ لِلّٰهِ غَيْبُ السَّمٰوَاتِ وَالْاَرْضِ وَمَٓا اَمْرُ السَّاعَةِ اِلَّا كَلَمْحِ الْبَصَرِ اَوْ هُوَ اَقْرَبُ اِنَّ اللّٰهَ عَلٰى كُلِّ شَىْءٍ قَد۪يرٌ ❀
Duke dëgjuar këto dhe vërsetet e tjera të qarta të Kur’anit, le të themi, “Po, ne besojmë dhe japim miratimin tonë.”
آمَنْتُ بِاللّٰهِ وَمَلٰئِكَتِهِ وَكُتُبِهِ وَرُسُلِهِ وَالْيَوْمِ الْآخِرِ وَبِالْقَدَرِ خَيْرِهِ وَشَرِّهِ مِنَ اللّٰهِ تَعَالٰى وَالْبَعْثُ بَعْدَ الْمَوْتِ حَقٌّ وَاَنَّ الْجَنَّةَ حَقٌّ وَالنَّارَ حَقٌّ وَاَنَّ الشَّفَاعَةَ حَقٌّ وَاَنَّ مُنْكَرًا وَنَكِيرًا حَقٌّ وَاَنَّ اللّٰهَ يَبْعَثُ مَنْ فِي الْقُبُورِ
Unë besoj në All-llahun, në engjëjt e Tij në librat e Tij, në profetët e Tij, dhe në Ditën e Fundit. Unë besoj se e mira dhe e keqja e paracaktimit janë nga All-llahu i Plotëfuqishëm, se Ringjallja pas vdekjes është një realitet; se Xhenneti është një realitet, se Ferri është një realitet, se shefa’ati (ndërmjetësimi) është një realitet; se Munker dhe Nekir janë realitet; dhe se All-llahu (xhel-le sha’nuhu) do t’i ringjallë ata që janë në varreza.
اَشْهَدُ اَنْ لَااِلٰهَ اِلَّااللّٰهُ وَاَشْهَدُ اَنَّ مُحَمَّدًا رَسُولُ اللّٰهِ
Unë dëshmoj se nuk ka zot tjetër përveç All-llahut, dhe unë dëshmoj se Muhammedi është i dërguari i All-llahut (xhel-le sha’nuhu).
اَللّٰهُمَّ صَلِّ عَلٰى اَلْطَفِ وَاَشْرَفِ وَاَكْمَلِ وَاَجْمَلِ ثَمَرَاتِ طُوبَاءِ رَحْمَتِكَ الَّذِي اَرْسَلْتَهُ رَحْمَةً لِلْعَالَمِينَ وَوَسِيلَةً لِوُصُولِنَا اِلٰى اَزْيَنِ وَاَحْسَنِ وَاَجْلٰى وَاَعْلٰى ثَمَرَاتِ تِلْكَ الطُّوبَاءِ الْمُتَدَلِّيَةِ عَلٰى دَارِ الْآخِرَةِ اَىِ الْجَنَّةِ ❀ اَللّٰهُمَّ اَجِرْنَا وَاَجِرْ وَالِدَيْنَا مِنَ النَّارِ وَاَدْخِلْنَا وَاَدْخِلْ وَالِدَيْنَا الْجَنَّةَ مَعَ الْاَبْرَارِ بِجَاهِ نَبِيِّكَ الْمُخْتَارِ آمِينَ
O All-llah! Jepi bekime frutit më të hollë, më fisnik, më të plotë dhe më të bukur të Tubas (Pemës) së Mëshirës Tënde, atij të cilin Ti e dërgove si mëshirë për të gjitha botët, dhe si mjet për arritjen e frutave më të bukur, më të mira, më të pastërta e më të larta të Asaj Tubaje, degët e së cilës janë shtrirë mbi botën e përtejme e mbi Xhennet; O All-llah! Na mbro neve dhe prindërit tanë nga zjarri dhe na bëj ne dhe prindërit tanë të hyjmë në Xhennet me të drejtit, për hir të Profetit Tënd të zgjedhur. Amin!
O vella gê po e studion kêtë trajtesë me paanshmëri!
Mos thuaj: "Pse nuk mund ta kuptoj menjëherë ketê "Fjalên e Dhjete" me të gjitha detajet? Dhe mos u deshpëro për moskuptimin e saj plotësisht, sepse madje edhe një gjeni i filozofisë, për shembull Ibn Sina, ka thënë:
اَلْحَشْرُ لَيْسَ عَلٰى مَقَايِيسَ عَقْلِيَّةٍ “Ringjallja nuk mund të kuptohet me kritere racionale, të arsyeshme.” Gjykimi i tij ishte se ne duhet të besojmë në ringjalljen, por mendja nuk mund të ecë në këtë rrugë.
Gjithashtu, të gjithë dijetarët e Islamit kanë rënë dakord me unanimitet se: “Çështja e ringjalljes është një çështje që mbështetet krejtësisht mbi provat e transmetuara, domethënë argumentet e saj janë transmetime tradicionalisht; ajo nuk mund të shqyrtohet logjikisht e racionalisht”. Natyrisht, një rrugë kaq e thellë, dhe njëkohësisht kaq e lartë, në kuptim nuk mund të bëhet menjëherë një rrugë e përgjithshme racionale që të mund ta ndiqte çdo udhëtar.
Por me shkëlqimin e Kur’anit Ploturtësi dhe me Mëshirën e Krijuesit Mëshirëplotë që na dhuroi neve ecjen në këtë rrugë të lartë e të thellë, në këtë shekull në të cilin është rrënuar besimi me imitim dhe është prishur dëgjueshmëria e nënshtrimi, ne duhet t’i paraqesim mijëra falënderime Krijuesit Mëshirëplotë për mirësitë e Tij të mëdha, pasi kjo sasi është e mjaftueshme për të shpëtuar besimin tonë dhe për ta siguruar atë. Duke qenë të kënaqur me sasinë që kemi mundur ta kuptojmë, ne duhet të rilexojmë e të kërkojmë të rrisim shkallën e kuptimit tonë.
Një nga arsyet që është e pamundur t’i afrohesh çështjes së Ringjalljes përmes të kuptuarit me mend është se, meqenëse tubimi i madh i Ringjalljes ndodh nëpërmjet shfaqjes së Emrit më të Madh, atëherë vetëm duke parë e demonstruar veprat e mëdha që vijnë nga shfaqja e Emrit më të Madh dhe nga shfaqja e shkallës më të Lartë të çdo Emri prej Emrave të Bukur Hyjnorë, Ato e bëjnë të sigurt vërtetimin e Ringjalljes, dhe ne besojmë në mënyrë të palëkundur se Ringjallja e madhe është aq e kollajt sa pranvera.
Kështu duken çështjet dhe kështu ato tregohen në këtë “Fjalën e Dhjetë” (Ringjallja dhe Bota e Përtejme), nëpërmjet shkëlqimit të Kur’anit. Po të mos ishte ky shkëlqim, dhe po të lihej mendja jonë në kriteret e saja të vogëla e të ngushta, ajo do të bëhej e pafuqishme dhe do të dënohej të besonte në ringjallje përmes imitimit...
* * *
PJESA E PARË E SHTESËS SË FJALËS SË DHJETË DHE NJË SHTOJCË E SAJ E RËNDËSISSHME
بِسْمِ اللّٰهِ الرَّحْمٰنِ الرَّحِيمِ
فَسُبْحَانَ اللّٰهِ ح۪ينَ تُمْسُونَ وَح۪ينَ تُصْبِحُونَ وَلَهُ الْحَمْدُ فِي السَّمٰوَاتِ وَالْاَرْضِ وَعَشِيًّا وَح۪ينَ تُظْهِرُونَ ❀ يُخْرِجُ الْحَىَّ مِنَ الْمَيِّتِ وَيُخْرِجُ الْمَيِّتَ مِنَ الْحَىِّ وَيُحْيِي الْاَرْضَ بَعْدَ مَوْتِهَا وَكَذٰلِكَ تُخْرَجُونَ ❀ وَمِنْ آيَاتِـه۪ٓ أَنْ خَلَقَكُمْ مِنْ تُرَابٍ ثُمَّ اِذَٓا أَنْتُمْ بَشَرٌ تَنْتَشِرُونَ ❀ وَمِنْ آيَاتِـه۪ٓ أَنْ خَلَقَ لَكُمْ مِنْ أَنْفُسِكُمْ أَزْوَاجًا لِتَسْكُنُٓوا إِلَيْهَا وَجَعَلَ بَيْنَكُمْ مَوَدَّةً وَرَحْمَةً إِنَّ ف۪ي ذٰلِكَ لَاٰيَاتٍ لِقَوْمٍ يَتَفَكَّرُونَ ❀ وَمِنْ آيَاتِـه۪ خَلْقُ السَّمٰوَاتِ وَالْاَرْضِ وَاخْتِلَافُ أَلْسِنَتِكُمْ وَأَلْوَانِكُمْ اِنَّ ف۪ي ذٰلِكَ لَاٰيَاتٍ لِلْعَالِم۪ينَ ❀ وَمِنْ آيَاتِـه۪ مَنَامُكُمْ بِالَّيْلِ وَالنَّـهَارِ وَابْتِغَٓاؤُكُمْ مِنْ فَضْلِـه۪ اِنَّ ف۪ي ذٰلِكَ لَاٰيَاتٍ لِقَوْمٍ يَسْمَعُونَ ❀ وَمِنْ آيَاتِـه۪ يُر۪يكُمُ الْبَرْقَ خَوْفًا وَطَمَعًا وَيُنَزِّلُ مِنَ السَّمَٓاءِ مَٓاءً فَيُحْيِي بِهِ الْاَرْضَ بَعْدَ مَوْتِهَا اِنَّ ف۪ي ذٰلِكَ لَاٰيَاتٍ لِقَوْمٍ يَعْقِلُونَ ❀ وَمِنْ آيَاتِـه۪ٓ اَنْ تَقُومَ السَّمَٓاءُ وَالْاَرْضُ بِأَمْرِه۪ ثُمَّ اِذَا دَعَاكُمْ دَعْوَةً مِنَ الْاَرْضِ اِذَٓا أَنْتُمْ تَخْرُجُونَ ❀ وَلَهُ مَنْ فِي السَّمٰوَاتِ وَالْاَرْضِ كُلٌّ لَهُ قَانِتُونَ ❀ وَهُوَ الَّذ۪ي يَبْدَؤُا الْخَلْقَ ثُمَّ يُع۪يدُهُ وَهُوَ أَهْوَنُ عَلَيْهِ وَلَهُ الْمَثَلُ الْاَعْلٰى فِي السَّمٰوَاتِ وَالْاَرْضِ وَهُوَ الْعَز۪يزُ الْحَك۪يمُ
Në këtë “Rrezen e Nëntë” do të shpjegojmë një argument të fuqishëm dhe një provë më të madhe nga këto vërsete të larta qiellore që vërtetojnë një bosht të besimit dhe polin e tij, dhe nga këto dëshmi të larta të shenjta që provojnë realitetin e ringjalljes.
Ishte një tregues i hollë i përkujdesjes Hyjnore dhe i favorit, që në fundin e veprës së titulluar “Muhakemat”, të cilën tridhjetë vjet më parë e shkruajti Saidi i Vjetër si parathënie të komentit,
Qëllimi i Dytë: do të shpjegojmë e komentojmë dy vërsete të Kur’anit që aludojnë për Ringjalljen.
نَخُو بِسْمِ اللّٰهِ الرَّحْمٰنِ الرَّحِيمِ “Mirëpo, sapo tha: Me Emrin e All- llahut, i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti”, aty ndaloi dhe nuk mundi ta shkruajë më. Lavdërime e falënderime aq të shumta sa provat dhe sa dëshmitë për ringjalljen i takojnë Krijuesit Mëshirëplotë që tridhjetë vjet më vonë më mundësoi që ta vazhdoja.
Po, nëntë apo dhjetë vjet më parë, All-llahu xh. sh. më dhuroi “Fjalët e Dhjeta” dhe të “Njëzet e Nënta”, dy vepra brilante që përmbajnë prova të fuqishme të shumta dhe interpretimet e të parit prej dy vërseteve në fjalë.
فَانْظُرْ اِلٰٓى آثَارِ رَحْمَتِ اللّٰهِ كَيْفَ يُحْيِي الْاَرْضَ بَعْدَ مَوْتِهَا اِنَّ ذٰلِكَ لَمُحْيِي الْمَوْتٰى وَهُوَ عَلٰى كُلِّ شَىْءٍ قَد۪يرٌ
Ato i heshtën ata që e mohuan Ringjalljen.
Dhe tani, nëntë apo dhjetë vjet më vonë, pas shpjegimit të atyre dy kështjellave të fortifikuara të besimit në Ringjallje, All-llahu (xhel-le sha’nuhu) më dhuroi mbarësi për të shpjeguar vërsetin e dytë të lartëpërmendur me këtë trajtesë.
Kështu “Rrezja e Nëntë” përbëhet nga “Nëntë Stacione të Larta” me një “Parathënie” të rëndësishme që janë treguar me vërsetet e lartëpërmendura.
PARATHËNIE
[Kjo parathënie permban "Dy Pika" ge demonstrojne nẽ menyre te shkurtuar nje rezultat gjitheperfshires prej rezultateve tê shumta jetësore dhe të mirësive shpirtërore të besimit në Ringjalljen, duke shpjeguar se sa i domosdoshëm dhe, në të vërtetë, sa esencial eshtë ky besim për jetën njerëzore, dhe veçanërisht për jetën shogërore. Gjithashtu ne do të sjellim një provë të pergjithshme, prej provave të shumta të ringjalljes duke sqaruar gjithashtu se sa fësftje e vetekuptueshime dhe e padyshimtë esftë besimi në Ringjalje].
PIKA E PARË
Ne do të tregojmë, si një shembull, katër midis qindra provave të këtij fakti, se besimi në botën e përtejme është pikërisht baza dhe themeli i të gjithë jetës shoqërore dhe individuale të njeriut, themeli i të gjithë lumturisë së tij si dhe i plotësimeve dhe i arritjeve:
Prova e parë: Fëmijët, të cilët përbëjnë gati gjysmën e gjinisë njerëzore, mund ta durojnë ndarjen dhe vdekjen që përpara tyre shfaqen aq të tmerrshme e tragjike, vetëm nëpërmjet idesë së Xhennetit. Vetëm nëpërmjet kësaj, ata mund të gjejnë forcë shpirtërore në trupat e tyre të dobët e delikatë dhe mund të gjejnë shpresë që i lejon ata të jetojnë të gëzuar, pavarësisht gjendjes së tyre shpirtërore të prekshme e të lëndueshme të cilët qajnë edhe për shkakun më të vogël e të parëndësishëm.
Për shembull, duke menduar për Xhennetin, fëmija do të thonte: “Vëllai im i vogël apo shoku im i dashur që ka vdekur, është bërë tani një zog i Xhennetit. Ai është duke shëtitur atje dhe po bën një jetë më të mirë se jetën tonë.”
Ndryshe vdekjet që ndodhin në rrethin e fëmijëve tek të mëdhenjt dhe tek të vegjëlit si, dhe shfaqja e vdekjes përpara shikimeve të tyre të frikësuara të cilët janë të dobët, do të shkatërronte fuqinë e tyre të rezistencës dhe forcën e brendshme, dhe do të bënte të qanin jo vetëm sytë e tyre, por të gjitha aftësitë e tyre të brendshme, shpirti, zemra dhe mendja. Dhe ata fëmijë të dobët ose do të shkatërroheshin, ose do të bëheshin si kafshë të çmendura e të mjera...
Prova e dytë: Të moshuarit, të cilët –nga njëri aspekt– përbëjnë gjysmën e njerëzimit, gjejnë mbështetje e durim ndërsa janë në buzë të varrit vetëm me besimin në botën e përtejme. Vetëm nëpërmjet këtij besimi ata gjejnë ngushëllim për afrimin e zhdukjes së jetës me të cilën ata janë shumë të lidhur dhe të mbylljes së portës së dynjasë së tyre të ëmbël e të bukur. Të moshuarit, që janë bërë si fëmijë e që preken në shpirtërat e në temperamentet e tyre, vetëm nëpërmjet shpresës për jetë të përhershme mund ta përballojnë dëshpërimin e dhimbshëm e të tmerrshëm që buron nga parashikimi i vdekjes dhe i ndarjes.
Përndryshe, po të mos ishte ky besim për botën tjetër, këta baballarë e nëna të cilët janë më të meritueshmit për mëshirë e keqardhje, dhe më të nevojshmit për paqen e qetësinë e zemrës, do të përjetonin një turbullirë të shpirtit dhe një trazirë e shqetësim të zemrës, saqë bota do të dukej për ta si një burg i errët i nëndheshëm dhe jeta do të bëhej për ta torturë e rëndë.
Prova e tretë: Të rinjtë dhe adoleshentët, të cilët përbëjnë boshtin dhe themelin e jetës shoqërore, nuk do t’i qetësonte ndjenjat e tyre të trazuara, dhe nuk do t’i pengonte ata nga tejkalimi i caqeve për tek padrejtësia e shkatërrimi, nuk do ta ndalonte nefsin e tyre të stuhishëm dhe pasionet e tyre, dhe nuk do ta siguronte ecjen e tyre më të mirë duke u shërbyer qëllimeve të jetës shoqërore, veçse frika nga zjarri i Xhehen’nemit.
Ndërsa po të mos ishte kjo frikë nga ndëshkimi i Xhehennemit, të rinjtë të dehur nga pasionet e tyre të stuhishme do të ndiqnin parimin, “Forca është e drejta”, dhe do ta kthenin botën në një Xhehennem për të dobëtit e të pafuqishmit. Ata do ta transformonin jetën e lartë humane në një jetë të ulët e në një gjendje shtazarake.
Prova e katërt: Qendra më gjithëpërfshirëse e gjinisë njerëzore në jetën e saj të kësaj bote, burimi më themelor i saj, xhenneti i saj, strehimi dhe kështjella e lumturisë së kësaj bote është jeta e familjes. Shtëpia e çdo individi është si një botë e vogël për të. Jeta dhe lumturia e jetës së familjes së tij dhe gjallëria e shtëpisë varet nga respekti i ndërsjellë, serioz, i sinqertë e i kushtuar midis të gjithëve, nga përkujdesja e vërtetë dhe nga mëshira që arrin deri në cakun e vetësakrifikimit. Kurrë nuk do të arrihej ky respekt i sinqertë dhe kjo mëshirë e vërtetë e ndërsjellë, veçse me besimin në ekzistencën e marrëdhënieve të përjetshme shoqërore, e mëshirës së përhershme dhe të bashkëshoqërimit të amshuar, në një kohë të pafund, dhe nën hijen e një jete të pakufishme, të cilat i lidhin marrëdhënie të respektuara e të shquara atërore, marrëdhënie të pastërta vëllazërore dhe marrëdhënie të sinqerta e të ngushta shoqërore.
Për shembull, bashkëshorti thotë me vete: “Kjo bashkëshortja ime do të jetë shoqja e përhershme e jetës sime në një botë të përjetshme dhe në një jetë të amshuar. Në qoftë se ajo tani është plakur dhe është bërë e shëmtuar, nuk ka rëndësi, sepse ajo ka një bukuri të përjetshme që do ta shfaqë vetveten në të ardhmen, dhe për këtë unë tani sakrifikoj gjithçka që kërkon ai bashkëshoqërim i përjetshëm, dhe tregoj çdo mëshirë e dhembshuri ndaj saj.” Kështu, ai do ta trajtonte bashkëshorten e tij të moshuar me aq dashuri të shumtë, me mëshirë e përkujdesje sikur ajo të ishte një Huri e bukur.
Përndryshe, një shoqërim e lidhje e ngushtë që përfundon e zgjat një orë, apo dy orë pas martesës dhe pastaj ndiqet nga një ndarje e përhershme, padyshim do të ishte një shoqërim sipërfaqësor, kalimtar e i pa themel. Ajo nuk do të ishte asgjë më shumë se sa një instinkt epshor i kafshëve dhe se një mëshirë figurative dhe një respekt artificial; gjithashtu do të shfaqeshin interesat e tjera të nefsit si ato të kafshëve dhe pasionet e shfrenuara dhe do ta mposhtnin atë mëshirë e respekt, dhe si rrjedhojë, një xhennet i kësaj bote do të kthehej në një Xhehennem të padurueshëm.
Atëherë, nga qindra rezultate të besimit në Ringjalljen, vetëm njëri rezultat lidhet me jetën shoqërore të njeriut. Në qoftë se aspektet e tjerë që janë me qindra dhe dobitë e këtij rezultati të vetëm do të dilnin si përfundim i deduktueshëm nëpërmjet analogjisë, me këto katër prova të vërteta, do të kuptohej se ndodhja dhe realizimi i realitetit të Ringjalljes është aq e sigurtë sa e vërteta e lartë e humanizmit dhe sa nevojat e tij të përgjithshme. Ajo madje do të ishte një dëshmi më e qartë se sa ekzistenca e ushqimeve të cilat janë dhe madje e dëshmon në mënyrë më të qartë se sa kjo.
Në qoftë se përfundimet e vërtetësisë së ringjalljes do të plaçkiteshin nga gjendja njerëzore, atëherë ato dëshmojnë se esenca e humanizmit –Ringjallja– që natyra dhe esenca e tij janë të larta, të rëndësishme e të gjalla, do të binin në gjendjen e coftinës, dhe të një strehimi mikrobesh.
Le t’i kushtojnë vëmendje sociologët, politikanët dhe moralistët, të cilët interesohen për çështjet e humanizmit, për moralin dhe për shoqërinë njerëzore, si mendojnë ata ta mbushin këtë zbrazëti, dhe me çfarë do t’i kurojnë ata këto plagë të thella? U kumbofshin veshët e tyre!..
PIKA E DYTË
Pika e dytë na shpjegon në mënyrë shumë të përmbledhur, një provë të vetme, midis provave të panumërta, e cila buron nga dëshmia që shtyllat e tjera të besimit japin për ringjalljen.
Kështu që të gjitha mrekullitë që tregojnë profetësinë e Muhammedit (Alejhis-salatu ves-selam), të gjitha provat e profetësisë së Tij dhe të gjitha dëshmitë e vërtetësisë së Tij, dëshmojnë e vërtetojnë së bashku realitetin e vërtetësisë së ringjalljes, sepse gjatë jetës së Tij të bekuar, ai personalitet i lartë u përqëndru, pas Njësisë së All-llahut (xhel-le sha’nuhu), tek ringjallja midis të gjitha çështjeve të besimit. Dhe në të vërtetë, mrekullitë dhe provat që tregojnë vërtetësinë e të gjithë profetëve, paqja dhe bekimet e All-llahut qofshin mbi ta, dhe që u shkaktojnë njerëzve t’i vërtetojnë ato, dëshmojnë të njëjtën vërtetësi, e cila është ringjallja.
Dhe gjithashtu, fraza وَبِرُسُلِهِ “Dhe besojmë në të gjithë Profetët”, domosdoshmërisht ndiqet nga fraza وَبِكُتُبِهِ “Dhe besojmë në Librat e Shpallur Qiellorë”, dhe kjo gjithashtu jep dëshmi për të njëjtën vërtetësi, si më poshtë vijon:
Të gjitha mrekullitë, provat dhe të vërtetat që argumentojnë vërtetësinë e Kur’anit të shpjegimit të mrekullueshëm dëshmojnë e vërtetojnë realizimin dhe ndodhjen e Ringjalljes sepse një e treta e Kur’anit përbëhet nga përmendjet për Ringjalljen, dhe shumica e sureve të shkurtëra fillojnë me vërsete të fuqishme që lidhen me ringjalljen. Kur’ani e shpall këtë të vërtetë me mijëra nga vërsetet e tij të lartë, në mënyrë të qartë e të nënkuptuar. Ai e provon atë dhe e demonstron qartë.
Për shembull:
❀ اِذَا الشَّمْسُ كُوِّرَتْ ❀ يَٓا أَيُّهَا النَّاسُ اتَّقُوا رَبَّـكُمْ اِنَّ زَلْزَلَةَ السَّاعَةِ شَىْءٌ عَظ۪يمٌ ❀ اِذَا زُلْزِلَتِ الْاَرْضُ زِلْزَالَهَا ❀ اِذَا السَّمَٓاءُ انْفَطَرَتْ ❀ اِذَا السَّمَٓاءُ انْشَقَّتْ ❀ عَمَّ يَتَسَٓاءَلُونَ ❀ هَلْ أَتٰيكَ حَد۪يثُ الْغَاشِيَةِ
“Kur dielli të mbështillet dhe të humbë dritën dhe të përmbyset.”([31])
“O njerëz! Kinie frikë All-llahun tuaj! Vërtet që tronditja e Orës (së Gjykimit) është gjë e tmerrshme.”([32])
“Kur toka të dridhet me tronditjen e madhe (për të fundit herë).”([33])
“Kur qielli të plasë.”([34])
“Kur qielli të çahet.”([35])
“Për çfarë po pyesin njëri-tjetrin?”([36])
“A të ka arritur ty ngjarja e mbulimit (trishtimi i Ditës së Kijametit)?”([37])
Ashtu si këto vërsete, në fillimin e pothuajse tridhjetë-dyzet sureve, që tregojnë me sigurinë më të madhe se e vërteta e ringjalljes është më e rëndësishmja dhe më esencialja e të vërtetave të humanizmit, po ashtu vërsetet e tjera demonstrojnë me prova bindëse dëshmitë e ndryshme të të njëjtës vërtetësi.
A do të ishte e mundur që besimi në ringjalljen të ishte i pavërtetë, një besim i bërë aq qartë si dielli nga mijëra dëshmi e tregues të tjerë të parashtruar në një libër që mban frutin e të gjitha të vërtetave të shumta shkencore e kozmike që përfshihen në shkencat islame, ndonëse një tregues i vetëm i një vërseti të vetëm do të ishte i mjaftueshëm? A nuk do të ishte mohimi i këtij besimi si të mohoje diellin, e madje si të mohoje ekzistencën e kozmosit? A nuk do të ishte kjo njëqind shkallë e pamundur dhe e kotë?
Një mbret, në ndonjë rast, mund të dërgojë një ushtri në fushën e betejës, thjesht që një tregues i vetëm i tij të mos konsiderohet gënjeshtër; atëherë a do të ishte e mundur që t’i konsiderosh gënjeshtra mijërat e fjalëve, pretendimet dhe kërcënimet e Atij Monarku të Gjithëlavdishëm e t’i konsiderosh ato si të pavërteta?
Tani për provën e kësaj të vërtete të ringjalljes mjafton vetëm një tregues i vetëm nga ai mbret shpirtëror i cili ka sunduar për trembëdhjetë shekuj pa ndërprerje, që ka edukuar shpirtëra të panumërt, mendje, zemra dhe nefse, i ka pastruar ata dhe i ka drejtuar për tek e vërteta dhe realiteti; a nuk do të mjaftonte një tregues i vetëm prej tij për të provuar realitetin e ringjalljes? A edhe pasi të jetë provuar e demonstruar kjo e vërtetë me mijëra dëshmi të qarta, nuk pranohet? A nuk do të ishte injorant e idiot ai që nuk e pranon këtë të vërtetë të qartë? A nuk do të ishte drejtësi e pastër për të ndëshkimi i Xhehennemit?
Dhe gjithashtu, të gjitha Shkrimet Qiellore dhe Librat e Shenjtë, që secili nga ato iu adresua një shekulli e një kohe të caktuar, e vërtetojnë me mijëra nënshkrime pretendimin e Kur’anit për të vërtetën e ringjalljes, ndonëse shpjegimi i tyre për të është i përmbledhur e shkurt, dhe kjo sipas kohës dhe shekullit të tyre; ajo e vërtetë e sigurt, të cilën e shpjegoi qartë e në mënyrë të detajuar Kur’ani i komentimit të mrekullueshëm, ky libër i cili iu adresua të ardhmes dhe të gjitha epokave.
Ne do të përfshijmë këtu, për shkak se lidhet me temën e ringjalljes, një provë të ringjalljes e nxjerrë nga fundi i Trajtesës së lutjes” –Munaxhat–. Kjo provë duke përmbajtur dëshminë e dhënë për اِيمَانٌ بِالْيَوْمِ الْآخِرِ “Besimin në Ditën e Ringjalljes”, midis shtyllave të tjera të besimit, dhe veçanërisht për Besimin në Rusul “të Dërguarit” e All-llahut (xhel-le sha’nuhu) dhe në Kutub “Librat” e Tij, është e shkurtër por e fuqishme. Ajo mjafton për të larguar të gjitha dyshimet.
Kështu është thënë në “Munaxhat”:
“O All-llah i Gjithëmëshirshëm! Nëpërmjet udhëzimit të profetit më të nderuar dhe mësimit të Kur’anit, unë kam kuptuar se të gjithë librat e shenjtë dhe profetët, me në krye Kur’anin dhe profetin më të nderuar, tregojnë e dëshmojnë me unanimitet për shfaqjet e Emrave të Bukur Hyjnorë, plot Madhështi e Bukuri, që shenjat e të Cilëve shihen kudo në këtë dynja e në të gjitha botët, do të vazhdojnë në përjetësi në formë akoma më të shndëritshme; se Mirësitë Hyjnore, që shfaqjet e mëshirshme dhe shembujt e të cilave ne i shohim në këtë botë kalimtare, do të zgjasin e do të vazhdojnë në mënyrë më të shndëritshme në Banesën e Lutmurisë, dhe se ata të përmalluar, të cilët i shikojnë ato në jetën e shkurtër të kësaj bote, me kënaqësi do t’i shoqërojnë me dashuri e mallëngjim dhe do të mbeten përjetësisht së bashku në Botën tjetër.
Dhe për më tepër, të gjithë profetët, me në krye profetin Muhammed (Alejhis-salatu ves-selam) dhe Kur’anin Plotë urtësi, të cilët kanë në duart e tyre të gjithë shpirtërat e ndriçuar, evlijatë të cilët janë udhëheqësit e të gjitha zemrave të ndritura dhe shërbëtorët e vërtetë të All-llahut (xhel-le sha’nuhu), që janë burimi i të gjitha mendjeve të mprehta e të ndritura, ata të gjithë e besojnë ringjalljen dhe u japin njerëzve lajmet e gëzueshme për lumturinë e përjetshme. Për më tepër, ata shpallin e dëshmojnë me besim të fortë se zjarri i Xhehen’nemit ekziston për ata që janë të çudhëzuar, kurse Xhenneti ekziston për ata që janë të udhëzuar drejtë. Ata e bëjnë këtë duke u mbështetur në qindra keramete të qarta dhe në vërsete vendimtare, dhe në premtimet e kërcënimet që Ti, o All-llah, i ke përmendur shumë shpesh në të gjitha shkrimet qiellore dhe në librat e shenjtë, duke u mbështetur në Dinjitetin e Madhështisë Tënde dhe në Mbretërinë e Hyjnisë Tënde, në veprat e Tua madhështore, dhe në Atributet e Tua të shenjta si fuqia, mëshira, përkujdesja, urtësia, madhështia e bukuria, si dhe duke u bazuar në vizionet e tyre të shumta dhe në shikimet e tyre të cilat na përçojnë neve shenjat dhe efektet e botës tjetër, dhe duke u mbështetur në besimin e në bindjen e tyre që janë tek shkalla e njohjes së sigurtë dhe tek shikimi i sigurt i të vërtetës.
“O i Gjithurtë dhe i Gjithëfuqishëm i Vetëm! O i Gjithëmëshirshëm e Mëshirëplotë! O Gjithëbujar i Vetëm gjithmon i vërtetë në premtimin Tënd! O i Gjithautoritetshëm i Vetëm dhe i Gjithëlavdishëm, Zotëruesi i Madhështisë, i Shkëlqimit dhe i Lartësisë!.”
Ti je i Lartësuar, i Shenjtëruar dhe i Pastruar pafundësisht, Ti je i shpëtuar nga të bërit e shumë evlijave dhe miqve të Tu të sinqertë. Si është e mundur që ata pastaj të shfaqen si gënjeshtarë dhe të paraqitet e rreme dëshmia e aq shumë Emrave të Tu të Bukur dhe e pamjeve të Tua; Ti je i lartësuar dhe i shenjtëruar nga refuzimi e dështimi për të kryer atë që është bërë e domosdoshme në mënyrë vendimtare nga Sovraniteti i Hyjnisë Tënde; je i lartësuar nga mospranimi i lutjeve të panumërta dhe i duave për botën e përtejme që bëhen nga shërbëtorët e Tu të shumtë të cilët Ti i do dhe të cilët kërkojnë dashurinë Tënde me besim tek Ti dhe me bindje e nënshtrim ndaj Teje; dhe je i shenjtëruar nga miratimi ndaj mohimit të ringjalljes që bëhet nga njerëzit e humbur e të çudhëzuar të cilët e fyejnë Lavdinë Tënde dhe Madhështinë me mosbesimin e tyre kryengritës dhe me mohimin e tyre ndaj premtimeve të Tua, të cilët tejkalojnë caqet dhe veprojnë në kundërshtim me Madhështinë e Hyjnisë Tënde dhe sulmojnë Mëshirën e Hyjnisë Tënde. Ne e shpallim shenjtërinë e drejtësisë Tënde absolute, të bukurisë së pafund dhe të mëshirës Tënde të gjërë, dhe e shpallim lartësinë e tyre dhe qënien e tyre larg kësaj padrejtësie e shëmtie të pakufishme.
Ne besojmë me të gjithë fuqinë tonë në të vërtetën dhe në saktësinë e dëshmisë së dhënë nga qindra e mijëra mesazhierë të vërtetë, nga të gjithë profetët, evlijatë, të pastërtit të cilët thërrasin për tek dhe janë dëshmuesit me të gjitha shkallët e sigurisë, që janë lajmëtarët e sovranitetit të All-llahut, e thesareve të mëshirës Tënde të përjetshme, e pasurive të mirësisë Tënde të fshehur në botën e përhershme, dhe për shfaqjet e mahnitshme e të mrekullueshme të Emrave të Bukur të Tu që do të shfaqen plotësisht në Banesën e lumturisë. Treguesit e tyre janë të vërteta e të sakta, parashikimet e tyre janë të vërteta. Ata i mësojnë shërbëtorët e Tu me urdhrin Tënd brenda sferës së të vërtetës, se rrezja më e madhe që shfaqet nga Emri Hyjnor “Hakk” (i Vërteti) që është burimi, dielli dhe mbrojtësi i të gjitha të vërtetave, është e vërteta më e madhe, domethënë ringjallja. Në këtë ata besojnë dhe atëherë e japin mësim si esencën e të vërtetës.
O All-llah! Për hir të mësimit dhe porosive që ata japin, na dhuro neve dhe Studentëve të Risale-i Nur’it besim të plotë dhe na dhuro përfundim të mirë me iman të jetës sonë, dhe na bëj ne nga ata që përfitojnë prej shefa’atit (ndërmjetësimit) të tyre... Amin...
Të gjitha provat dhe dëshmitë që provojnë vërtetësinë e Kur’anit, dhe madje të gjitha librat qiellorë dhe mrekullitë e provat që vërtetojnë profetësinë e të dashurit të Zotit xh.sh. dhe madje atë të gjithë profetëve, tregojnë realitetin e botës tjetër, që është pjesa më e lartë e asaj që pretendojnë librat dhe mesazhierët. Gjithashtu, shumica e provave dhe e dëshmive për ekzistencën dhe Njësinë e Krijuesit, Qënies së Vetme të domosdoshme, dëshmojnë në mënyrë të tërthortë ekzistencën dhe hapjen e banesës së lumturisë dhe të Botës së përjetësisë që është boshti kryesor dhe treguesi i Hyjnisë.
Sepse siç do të shpjegohet e demonstrohet më poshtë, ekzistenca e Qënies së Vetme të domosdoshme, të gjitha Atributet e Tij, shumica e Emrave të Tij, dhe Veçoritë e Tij të shenjta dhe Aspekte të tilla, si: “Hyjnia, Përkujdesja, Mëshira, Urtësia e Drejtësia”..., kërkojnë ekzistencën e botës tjetër si një çështje e domosdoshme; ato bëjnë të domosdoshme një botë të përjetshme në mënyrë të prerë, dhe ato e kërkojnë ringjalljen për qëllimin më të domosdoshëm të dënimit dhe shpërblimit.
Po, meqenëse ka një All-llah, Ekzistues i para dhe i paspërjetësisë, duhet që medoemos të jetë gjithashtu një botë tjetër, që është boshti i përjetshëm i Sovranitetit të Tij Hyjnor. Dhe meqenëse, Një Hyjni absolute shfaqet në Kozmos dhe veçanërisht tek gjallesat, Një Hyjni madhështore, e Urtë dhe absolute, atëherë gjithashtu duhet të jetë një botë e përjetshme lumturie për të hyrë tek ajo, me qëllim që të ruajë urtësinë e Tij nga kotësia, dhe përkudesjen e Tij nga tradhtia.
Dhe meqenëse, të gjitha këto mirëbërje të pafund, këto bekime, mirësi, bujari, përkujdesje e mëshira që ne i shikojmë me sytë tanë, i tregojnë çdo mendjeje që nuk është e shuar dhe çdo zemre që nuk ka vdekur, domosdoshmërinë e ekzistencës së Një Krijuesi të Gjithëmëshirshëm e Mëshirëplotë nga prapa perdes. Atëherë duhet patjetër të jetë, ashtu siç është e vërtetë, një jetë e amshuar e cila do të mbrojë mirësitë e Tij kundra talljes, bekimet e Tij kundra mashtrimit, mirëbërjen e Tij kundra armiqësisë, mëshirën e Tij kundra torturës dhe bujarinë e përkujdesjen e Tij kundra tradhtisë. Po, Ai i Cili e bën mirësinë mirësi të vërtetë dhe bekimet bekime të vërteta, pikërisht Ai është burimi i ekzistencës së një jete të përhershme në Botën e Qëndrueshmërisë e të Përjetsisë... Po, sigurisht ekziston dhe do të realizohet.
Dhe meqenëse, në fillimin e çdo pranvere, Pena e Fuqisë shkruan pa u lodhur në faqen e ngushtë të tokës njëqindmijë libra të ndërthurur, që të gjithë pa gabimin më të vogël, siç duket qartë përpara syve tanë, atëherë Pronari i asaj Pene ka premtuar dhe është betuar njëqindmijë herë se “Unë do të shkruaj dhe do t’ju bëj juve të lexoni një libër të bukur e të përjetshëm, në një vend shumë më të shtrirë se sa ky vend i ngushtë, i përzier e i ngatërruar dhe në një mënyrë shumë më të lehtë se sa ky libër i vogël e i shkurtër i pranverës”. Ai Krijues, e përmend atë libër me të gjitha urdhëresat e dekretet e Tij. Domethënë, projekti origjinial i librit padyshim është shkruar; ai do të regjistrohet në shkrim me të gjitha shënimet e tij në Ditën e Ringjalljes. Regjistri i veprave të të gjithëve atëherë do të jetë i shkruar.
Dhe meqenëse toka ka një rëndësi aq të madhe, sa që është bërë zemra e kozmosit; ajo është qendra e tij, pjesa e tij e zgjedhur, rezultati përfundimtar i tij, dhe pikërisht arsyeja për krijimin e tij. Kjo është për shkak të shumësisë së krijesave që gjenden në të, dhe për shkak se ajo është banesa, origjina, punishtja dhe vendi i shfaqjes dhe i ringjalljes së qindra e mijëra llojeve të ndryshme të gjallesave duke ndryshuar vazhdimisht. Pavarësisht vogëlsisë së përmasës së saj, ajo është bërë barazvlerësja e qiejve të gjërë. Kështu ne gjithmonë lexojmë në librat qiellorë: رَبُّ السَّمٰوَاتِ وَالْاَرْضِ “Mbështetësi (All-llahu) i qiejve dhe i Tokës.”
Dhe meqenëse Ai sundon në çdo pjesë të tokës që ne sapo e përshkruam; Ai ushtron kontroll mbi shumicën e krijesave të saj duke nënshtruar rreth vetvetes shumicën e gjallesave, dhe duke i bërë shumicën e objekteve të krijuara të notojnë rreth tij sipas skicës së dëshirave të tij, dhe sipas nevojave të tij të bashkëlindura, dhe i organizon, i ekspozon dhe i stolis. Ai koordinon lloje të çuditshme prej tyre në çdo vend, saqë nuk tërheq vetëm shikimet e njeriut e të xhindit, por tërheq gjithashtu edhe shikimet e banorëve të qiejve dhe ato të të gjithë universit, madje edhe shikimin admirues të Pronarit të universit. Kështu, nga ky këndvështrim, lloji njerëzor fiton një vlerë e rëndësi shumë të madhe, dhe ai për më tepër, demonstron nëpërmjet arteve të tij dhe shkencave, se ai është qëllimi i urtë për krijimin e universit, se është rezultati më i lartë i frutit të madh të krijimit, dhe se ai vepron në tokë si Kalif –zëvendës i All-llahut– (xhel-le sha’nuhu). Meqenëse në tokë ai shfaq e organizon veprat e mrekullueshme të Krijuesit, është shtyrë dënimi i kundërshtimit të tij dhe i mohimit të tij, dhe i është lejuar jetesa në dynja. Për shkak të veprimeve që kryen, llojit njerëzor i është dhënë shtyrje afati dhe ndihmohet nga All-llahu (xhel-le sha’nuhu).
Dhe meqenëse, biri i Ademit –njeriu–, duke poseduar natyrën që ne kemi përshkruar, është tej mase i dobët e i pafuqishëm për sa i përket natyrës së tij thelbësore dhe gjendjes së tij. Megjithatë, pavarësisht kësaj dobësie e varfërie dhe nevojave e dhimbjeve të pakufishme para të cilave ai zbulohet, ekziston një Sundues i Gjithëfuqishëm, i Gjithurtë e i Gjithëmëshirshëm, i Cili në një mënyrë krejtësisht përtej fuqisë dhe vullnetit të njeriut, e bën këtë glob të madh tokësor një magazinë që përmban çdo lloj minerali e ushqimi që atij i nevojitet, dhe e bën një dyqan të mbushur me të gjithë artikujt që ai dëshiron. Kështu Sundimtari i Vetëm kujdeset për njeriun dhe e ushqen duke i dhururar atij çfarë dëshiron.
Dhe meqenëse, All-llahu (xhel-le sha’nuhu) i zotëron këto veçori. Ai e do njeriun, dhe e bën vetveten të dashur tek njeriu. Ai është i përjetshëm, dhe ka botëra të përjetshme. Ai i realizon të gjitha gjërat me drejtësi, Ai bën gjithçka me urtësi. Por sovraniteti madhështor dhe Mbretëria e përjetshme e Sundimtarit të parapërjetësisë nuk mund të përfshihet plotësisht brenda jetës së shkurtër të njerëzimit, kësaj toke të përkohshme e kalimtare.
Për më tepër, aktet shumë të mëdha të padrejtësisë dhe të mosbindjes që ndodhin midis njerëzve në kundërshtim e në kontradiktë me drejtësinë, dhe në kudërshtim me ekuilibrin dhe bukurinë e kozmosit, tradhtia e tyre, mohimi dhe mosbesimi ndaj Mirëbërësit dhe Furnizuesit të tyre, dhe të gjitha këto mbeten të pandëshkuara në këtë botë, gjithashtu ata i kalojnë në rehati jetët e tyre mizore e tradhtare, ndërsa njerëzit e mjerë e të shtypur i kalojnë jetët e tyre në mjerim. Por, pikërisht esenca e Drejtësisë Absolute, që shenjat e të cilës shihen gjithandej universit, është krejtësisht e kundërt dhe e papajtueshme me idenë e mosringjalljes së mizorëve dhe të tradhtarëve, së bashku me të shtypurit e pashpresë, të cilët janë të barabartë në këtë botë përpara vdekjes!
Dhe meqenëse, Pronari i kozmosit ka zgjedhur e i ka dhënë një rang të lartë dhe rëndësi tokës midis krijesave të universit, dhe zgjodhi njeriun dhe i dhuroi atij një pozitë të lartë midis të gjithë krijesave të tokës. Gjithashtu, Ai ka zgjedhur midis njerëzimit, si miqtë e Tij dhe si objektet e adresimit të Tij profetët, evlijatë dhe dijetarët e pastër, sepse ata janë njerëz të vërtetë të cilët përshtaten plotësisht me qëllimet Hyjnore të krijimit, të cilët e bëjnë vetveten të dashur tek Krijuesi i tyre nëpërmjet besimit e nënshtrimit. Ai i nderon e i fisnikëron ata me mrekulli e me ndihmë Hyjnore, dhe i dënon armiqtë e tyre me goditje qiellore.
Ai, zgjodhi midis miqve të Tij të dashur e të shquar imamin (udhëheqësin) e tyre dhe simbolin e krenarisë dhe lavdisë së tyre, Muhammedin Alejhis-salatu ves-selam. Ai ndriçoi me dritën e tij gjysmën e globit tokësor dhe një të pestën e njerëzimit të lartësuar për shumë shekuj. Është sikur kozmosi të ishte krijuar për hir të tij; të gjitha qëllimet e universit u bënë të qarta nëpërmjet tij, u bënë të dukshëm përmes fesë me të cilën ai u dërgua, dhe u shfaqën qartë me Kur’anin që iu shpall Atij.
Megjithëse ai meritoi dhe ishte i përshtatshëm të merrte shpërblimin për një periudhë të pafund kohe për shërbimet e tij të çmueshme të pafund, që ai kreu shërbime që zakonisht do të merrnin miliona vite për t’u kryer, pavarësisht të gjitha këtyre, atij iu dha një jetë shumë e shkurtër, jo më shumë se gjashtëdhejtë e tre vjeç, dhe ajo gjithashtu kaloi në luftë e mundim. A do të ishte e mundur, e përfytyru- eshme dhe e konceptueshme që të mos ringjallet ai personalitet, së bashku me të gjithë të tjerët si ai dhe më të dashurit e tij? Apo të mos jetë edhe tani i gjallë me shpirtin e tij? Apo të zhduket në një zbrazëtirë të përjetshme? Jo, njëqindmijë herë jo!.. Po, i gjithë universi dhe të gjitha realitetet kozmike kërkojnë ringjalljen e tij, kërkojnë jetën e tij nga Pronari i kozmosit...
Dhe meqenëse, Trajtesa “El Ajetul Kubra” (Shenja më e Madhe), e cila është Rrezja e Shtatë, ka vërtetuar me tridhjetë e tre mendime të pajtuara me unanimitet, secili aq i fuqishëm sa një mal, se universi është vepra e një Dore të Vetme, dhe se bota është pronë e vetëm Një të Vetmi. Kanë treguar në mënyrë të vetëkuptueshme se Njësia është boshti i plotësimit Hyjnor. Ato kanë shpjeguar se, me unitet e Njësi, i gjithë universi transformohet dhe fiton aspektin e shërbëtorit të bindur dhe të nëpunësit të nënshtruar të Atij Krijuesi të Vetëm. Gjithashtu, me ardhjen e botës së përtejme dhe me ekzistencën e saj, realizohen plotësimet e All-llahut (xhel-le sha’nuhu), mbrohen nga rrëzimi dhe mbrohet Drejtësia e Tij Absolute nga tallja e nga tradhtia e plotë, nga kotësia e idiotizmi; merr Mëshira e Tij Gjithëpërfshirëse sferën e saj dhe shpëton nga dhënia e torturimit diskretitues; duket krenaria dhe fuqia e Tij absolute dhe shpëtojnë nga pafuqia e mjerë, si dhe shenjtërohet secili nga Atributet Madhështore të All-llahut.
Kijameti do të ndodhë me një siguri absolute. Ringjallja do të ndodhë, dyert e banesës së shpërblimit dhe dënimit do të hapen për arsye të “Tetë meqenëseve” të shtjelluara më lartë, nga qindra pika që lidhen me besimin tek All-llahu (xhel-le sha’nuhu). Vetëm atëherë do të përmbushet domethënia e vërtetë e tokës dhe e pozicionimit të saj qëndror, si dhe kuptimi i vërtetë dhe vlera e njeriut. Atëherë drejtësia, urtësia, mëshira dhe Mbretërimi i Sundimtarit të Gjithurtë i Cili është Krijuesi dhe Mbështetësi i tokës dhe i njeriut, do të vendosen e shfaqen rishtas. Atëherë miqtë e vërtetë dhe dashuruesit e përmalluar të All- llahut të Përjetshëm do të shpëtojnë nga asgjësimi i përhershëm dhe më i madhi e më i vlefshmi i atyre miqve do të marrë shpërblimin për shërbimet e shenjta me të cilat ai kënaqi gjithë kozmosin. Atëherë plotësimet e Mbretit të përjetësisë do të shenjtërohen, do të pretendojnë lartësinë e tyre dhe qënien e tyre larg çdo mangësie e defekti; do të lartësohet e largohet Fuqia e Tij nga pafuqia, Urtësia e Tij nga marrëzia, dhe Drejtësia e Tij nga të gjitha llojet e padrejtësisë.
Shkurtazi: Meqenëse All-llahu ekziston, sigurisht edhe Bota e përtejme ekziston.
Atëherë, tre shtyllat e besimit, që u shtjelluan më lartë, e vërtetojnë dhe dëshmojnë ringjalljen me të gjitha dëshmitë e provat. Gjithashtu, dy shtyllat e mbetura të besimit të përfshira në këto Fjalë:
وَبِمَلٰئِكَتِهِ وَبِالْقَدَرِ خَيْرِهِ وَشَرِّهِ مِنَ اللّٰهِ تَعَالٰى
“Dhe (besoj) dhe në engjëjt e Tij, dhe në Paracaktimin Hyjnor (Kaderin), e mira e tij dhe e keqja janë nga All-llahu i Plotëfuqishëm”, bëjnë të domosdoshëm ringjalljen dhe dëshmojnë e tregojnë botën e përjetësisë në mënyrën më të fuqishme.
Të gjitha provat, shikimet e dëshmitë e pafund dhe bisedat që provojnë ekzistencën e engjëjve dhe funksionin e tyre të robërisë ndaj All-llahut (xhel-le sha’nuhu), gjithashtu vërtetojnë në mënyrë të tërthortë ekzistencën e botës së shpirtërave, të botës së padukshme, të botës së përtejme, banesës së lumturisë dhe ekzistencën e Xhennetit dhe Xhehennemit që do të mbushen me xhinde e njerëz. Sepse engjëjt kanë mundësi me lejen e All-llahut që t’i shikojnë ato botëra e të hyjnë në to, dhe të gjithë engjëjt e afërm me Fronin e All-llahut (xhel-le sha’nuhu), të tillë si Hazreti Xhebraili, i cili komunikon me njerëz, njoftojnë ekzisten- cën e atyre botëve që u përmendën dhe përshkruajnë me unanimitet udhëtimin e tyre nëpër to. Ashtu siç pranojmë pa diskutim ekzistencën e kontinentit të Amerikës, të cilin ne vetë kurrë nuk e kemi parë, nga njoftimet e udhëtarëve që vijnë nga ai kontinent, po ashtu, ne duhet të besojmë me gjithë sigurinë, siç besojmë me të vërtetë, në ekzistencën e botës së përjetësisë së Ahiretit, ekzistencën e Xhennetit e të Xhehennemit, duke u mbështetur mbi njoftimet e dhëna nga engjëjt, njoftime që kanë autoritetin e njëqind rrëfenjave të pakundërshtueshme.
Dhe, përsëri, të gjitha provat e përfshira në Trajtesën e Paracaktimit Hyjnor ose Kaderit, e cila është Fjala e Njëzet e Gjashtë, duke vërtetuar shtyllën e Besimit në Paracaktimin Hyjnor në mënyrë të tërthortë vërteton ringjalljen, shpërndarjen e regjistrave të punëve dhe peshimin e veprave të njeriut që do të ndodhin tek peshorja e madhe. Sepse ngjarjet në ekzistencën e të gjitha gjërave regjistrohen para syve tanë nëpër Pllakat e rregullit e të balancës; biografia e çdo qënieje të gjallë është gdhendur në aftësinë e kujtesës së saj, në farishten e saj, dhe në Tablo të tjera të ngjashme; veprat e çdo qënieje të pajisur me shpirt, dhe veçanërisht ato të njeriut, janë regjistruar në Pllakat e Ruajtura. Kështu gjithë ky parapërcaktim nga Kaderi gjithëpërfshirës, ky caktim kaq i urtë, ky regjistrim kaq i përpiktë dhe kjo skalitje kaq e saktë, mund të jetë vetëm për hir të një shpërblimi të përhershëm dhe të një dënimi që do të jepen në Gjyqin e Madh si rezultat i një Gjykateje të Lartë. Përndryshe, ai regjistër gjithëpërfshirës e i përpiktë dhe ai regjistrim, do të ishin krejtësisht kot e pa kuptim. Kjo do të ishte në kundërshtim me Urtësinë dhe Realitetin.
Për më tepër, në qoftë se nuk do të ndodhte ringjallja, të gjitha kuptimet e vërtetuara që janë skalitur në librin e universit nga Pena e Paracaktimit Hyjnor do të shkatërroheshin. Kjo do të ishte një gjë krejtësisht e pamundur, do të ishte aq absurde dhe madje një përçartje e tillë, si të mohoje ekzistencën e universit...
Përmbledhje: Pesë shtyllat e besimit, së bashku me të gjitha provat e tyre, tregojnë e kërkojnë ndodhjen dhe ekzistencën e ringjalljes, ekzistencën e botës së Ahiretit, dhe hapjen e dyerve të saj. Ato e dëshmojnë atë dhe e bëjnë të domosdoshme.
Është për shkak se ndodhen mbështetje e prova të tilla madhështore e të patundura për të vërtetën e ringjalljes, krejtësisht të denja për madhështinë e saj, që Kur’ani i shpjegimit të mrekullueshëm i kushton rreth një të tretën e përmbajtjeve të tij Ringjalljes dhe Ahiretit, dhe e bën atë gurin themeltar për të gjitha të vërtetat e tij dhe ndërton gjithçka mbi bazat e saj...
(Parathënia përfundoi.)
* * *
PJESA E DYTË E SHTOJCËS
[Është “e Para” nga “Nëntë Stacionet” që përmban nëntë nivelet e provave të Ringjalljes të cilat janë treguar në mënyrë të mrekullueshme në vërsetin e mëposhtëm]
❀ فَسُبْحَانَ اللّٰهِ ح۪ينَ تُمْسُونَ وَح۪ينَ تُصْبِحُونَ ❀ وَلَهُ الْحَمْدُ فِي السَّمٰوَاتِ وَالْاَرْضِ وَعَشِيًّا وَح۪ينَ تُظْهِرُونَ ❀ يُخْرِجُ الْحَىَّ مِنَ الْمَيِّتِ وَيُخْرِجُ الْمَيِّتَ مِنَ الْحَىِّ وَيُحْيِي الْاَرْضَ بَعْدَ مَوْتِهَا وَكَذٰلِكَ تُخْرَجُونَ
“Lavdërojeni lart pra All-llahun kur jeni në mbrëmje dhe kur të ngriheni në mëngjes. Dhe të Atij janë të gjitha lavdërimet dhe falënderimet në qiej dhe në tokë; dhe në mbasditen e vonë dhe kur të hyni në kohën kur merr dielli (falja e drekës). Ai nxjerr të gjallën nga e vdekura dhe të vdekurën nga e gjalla. Dhe Ai e ringjall tokën pas vdekjes së saj. Dhe kësisoj ju do të nxirreni (prej tokës në Ditën e ringjalljes).”([38])
Prova e qartë dhe dëshmia e shndëritshme e dekretit të All-llahut, që lidhet me ringjalljen e cila përfshihet në këtë vërset, tani do të shpjegohet e shtjellohet në dashtë All-llahu (xhel-le sha’nuhu).([39])
SIMBOLI I KATËRT I PIKËS SË PESTË I SHKREPTIMËS SË TRIDHJETË
([40])Në veçorinë e njëzet e tetë të jetës, është shpjeguar se: Jeta orientohet tek gjashtë shtyllat e besimit dhe i provon ato; ajo përmban një sërë treguesish për të vërtetat e tyre.
Po, tani rezultati më i rëndësishëm, thelbi dhe arsyeja për krijimin e universit nuk është gjë tjetër veçse jeta; dhe jeta, ajo vërtetësi e lartë, kurrësesi nuk mund të përkufizohet tek kjo jetë kalimtare, e shkurtër, e mangët dhe e mundimshme e kësaj bote. Përkundrazi, qëllimi dhe rezultati i pemës së jetës madhështore, shkëlqimi i së cilës mund të kapet e të nxirret si përfundim i deduktueshëm nga njëzet e nëntë veçoritë e saja; fruti i asaj peme të denjë për madhështinë e saj është jeta e përhershme e botës tjetër; është jeta në botën e amshuar ku madje edhe gurët, pemët dhe dheu do të pajisen me jetë.
Përndryshe, do të duhej që pema e jetës, e cila është pajisur me aftësi, me substanca dhe gjymtyrë të holla e të ndryshme tek gjallesat dhe veçanërisht tek njeriu, të mbetej pa frut, pa dobi e pa realitet; njeriu do të mbetej i mjerë, fatkeq e i poshtëruar dhe njëzet shkallë më i ulët se sa trumcaku për sa i përket lumturisë së jetës, megjithëse ai është krijesa më e lartësuar dhe më i nderuar midis gjallesave dhe njëzet shkallë më i lartë se trumcaku.
Gjithashtu, mendja e cila është dhurata më e çmueshme për njeriun do ta plagoste zemrën e tij duke menduar për dhimbjet e së shkuarës dhe për ankthet e frikësimet e së ardhmes; ajo do t’i përziente nëntë dhimbjet me çdo kënaqësi dhe kështu do të bëhej një fatkeqësi për njeriun. Kjo është njëqind përqind e padrejtë. Kështu jeta e kësaj bote provon në mënyrë vendimtare shtyllën e besimit që është besimi në botën e përtejme përmes së cilës shfaq për sytë tanë në çdo pranverë më shumë se treqind mijë shembuj nga shembujt e ringjalljes.
A do të ishte e mundur për një Krijues të Gjithëfuqishëm, i Cili furnizon e mbështet në kohën e duhur me urtësi, me përkujdesje të madhe e mëshirë, të gjitha instrumentet dhe mjetet e nevojshme për jetën tënde, në trupin tënd, në kopshtin tënd dhe në atdheun tënd; i Cili dëgjon dhe i përgjigjet lutjes private e të veçantë që bëhet për ushqim nga stomaku yt, për hir të jetës e të mbijetesës së tij, i Cili e shfaq pranimin e Tij të asaj lutjeje nëpërmjet shumë ushqimeve të shijshme, a do të ishte e mundur për një Administrues të Tillë të Gjithëfuqishëm që mos të të njohë ty apo mos të të dëgjojë, dhe që Ai të mos përgatisë mjetet e domosdoshme për qëllimin më të madh të llojit njerëzor, ai qëllim i cili është jeta e përhershme? A do të ishte e mundur që Ai të mos pranojë lutjen më të madhe, më të rëndësishme e më të përgjithshme e cila është lutja për qëndrueshmërinë dhe përjetshmërinë e llojit njerëzor duke ndërtuar jetën e amshuar dhe duke krijuar Xhennetin? A do të ishte e mundur që Ai të mos dëgjonte lutjen e fuqishme të këtij njeriu, i cili është krijesa më e lartë në univers, madje ai është monarku i tokës dhe rezultati i saj, atë lutje që bën jehonë gjithandej qiejve dhe tokës, që të mos i kushtojë asaj të njëjtën vëmendje, ose të mos i japë të njëjtën kënaqësi, si stomakut të vogël, a do të ishte e mundur që Ai t’i shkaktonte Urtësisë së Tij të plotë dhe Mëshirës së Tij absolute të mohoheshin? Jo, kurrë, njëqindmijë herë jo!..
Dhe përsëri a do të ishte e pranueshme për Atë që dëgjon zërin më të fshehur të më të voglës së krijesave, që shëron dhimbjen e saj dhe që i vë veshin e ndihmon ankesën e saj, që e ushqen dhe e zhvillon atë me kujdesin më të madh dhe me vlerësimin duke ia nënshtruar asaj krijesën më të madhe në Kozmos, a do të ishte e mundur për Atë që e bën të gjithë këtë të mos dëgjojë zërin gjëmimtar për jetën më të madhe, më të çmueshmen, më të hollën e më të vazhdueshmen? A do të ishte e arsyeshme që Ai të mos i kushtojë vëmendje lutjes së saj më të rëndësishme dhe duave për përjetësi!
Kjo do të ishte si pajisja e një ushtari të vetëm me përkujdesjen më të madhe dhe të injoronte plotësisht një ushtri të madhe të bindur, ose si të shikuarit i një pike dhe të mbyllte sytë para diellit! Ose si të dëgjuarit e zëzëllimës së një mize dhe mosdëgjimin e gjëmimit të rrufesë! Jo, njëqindmijë herë, jo!..
Dhe përsëri, a do ta pranonte arsyeja për Një të Gjithëfuqishëm të Gjithurtë, mëshira e të Cilit, dashuria dhe përkujdesja janë të pafundme, i Cili e do shumë veprën e Tij artistike, dhe e bën Vetveten të jetë i dashur tek krijesat me veprat e Tij artistike, i Cili i do shumë ata që e duan Atë; a do të ishte e arsyeshme që Ai të asgjësonte jetën e atij që Ai e do, atë që është i dashur për Të, që është i meritueshëm për dashuri, dhe që nga natyra e adhuron Krijuesin e Tij dhe të asgjësonte gjithashtu nëpërmjet vdekjes së përjetshme esencën e jetës dhe thelbin e saj, që është shpirti? Apo të ofendonte e të fyente të dashurin e Vet për të gjithë përjetësinë, apo të plagoste ndjenjat e Tij dhe të bënte që misteri i mëshirës së Tij dhe drita e dashurisë së Tij të mohoheshin? Jo, njëqindmijë herë jo!
Një Bukuri Absolute që ka stolisur krijimin me shfaqjet e saj dhe një Mëshire Absolute që i ka bërë krijesat të gëzohen, janë padyshim të përjashtuara e të pastruara nga shëmti të tilla të pafund, nga një neveri e plotë e nga një padrejtësi e tillë dhe nga një mungesë mëshire.
Përfundim: Përderisa ka jetë në dynja, medoemos ata njerëz të cilët e kuptojnë qëllimin e jetës dhe nuk i keqpërdorin jetët e tyre, do të jenë të meritueshëm për jetën e përhershme në botën e përjetshmërisë dhe në Xhennetin e përjetshëm. Ne në këtë besojmë...
Gjithashtu, shkëlqimi i objekteve të shndëritshme që gjenden në tokë nëpërmjet reflektimit të dritës së diellit, vezullimi i shkurtër i fluskave të vogëla në sipërfaqen e oqeanit përmes shkreptimave të dritës, pastaj shuajtja e atij shkëlqimi me zhdukjen e tyre dhe ardhja e fluskave të tjera në vend të tyre, që ashtu si të parat shkëlqejnë, sikur të ishin pasqyra për diej të imagjinuar, që na shfaqin neve në mënyrë të vetëkuptueshme se ato shkëlqime e vezullime nuk janë tjetër veçse një shfaqje reflektuese e një dielli të lartë. Me gjuhët e tyre të ndryshme ato përmendin ekzistencën e diellit dhe e tregojnë atë me gishtat e tyre të shndritshëm.
Po kështu ngjet me shkëlqimin e gjallesave në sipërfaqen e tokës dhe në det, me Fuqinë Hyjnore dhe shfaqjen e Emrit më të madh “El- Muhji”, “Jetëdhënësi”, i të Gjallit Vetekzistues (xhel-le sha’nuhu), dhe atëherë ato fshihen prapa perdes së të padukshmes duke thënë: “Ja Hajj!”, O i Gjallë i Përjetshëm!, me qëllim që të bëjnë vend për ato që i ndjekin prapa. Kjo përfaqëson një sërë dëshmish për treguesit e jetës dhe për domosdoshmërinë e ekzistencës së të Gjallit të Përjetshëm Vetekzistues (xhel-le sha’nuhu). Gjithashtu, të gjitha provat që dëshmojnë Njohurinë Hyjnore, shenjat e të cilës janë të dukshme në organizimin e të gjitha qënieve; të gjitha dëshmitë që vërtetojnë ekzistencën e një Fuqie që vepron gjithandej universit; të gjitha argumentet që tregojnë vullnetin dhe qëllimin duke sunduar rregullin dhe administrimin e kozmosit; të gjitha shenjat, mrekullitë e kështu me radhë që vërtetojnë profetësinë e profetëve, mjetet e Fjalës Hyjnore dhe Shpalljes Hyjnore dhe treguesit që dëshmojnë e tregojnë shtatë Atributet e mëdha Hyjnore, të gjithë ato tregojnë dhe dëshmojnë me unanimitet jetën e të Gjallit të përjetshëm, Vetekzistuesit të vetëm,
sepse në qoftë se aftësia e të shikuarit është e pranishme në një gjë, padyshim duhet që ajo të ketë jetë gjithashtu, në qoftë se ajo ka dëgjim, kjo gjithashtu është shenjë jete, në qoftë se në të gjendet aftësia e të folurit, kjo gjithashtu tregon ekzistencën e jetës, dhe nëse do të ndodheshin vullneti e zgjedhja, natyrisht ato janë dukuritë e jetës...
E ngjashme me këtë, Atributet, ekzistenca e të cilave provohet dhe është e vetëkuptueshme në sajë të shenjave të tyre gjithandej kozmosit, të tilla si Fuqia Absolute, Vullneti i gjithanshëm, dhe Njohuria gjithëpërfshirëse, dëshmojnë me të gjitha provat e tyre jetën e të “Gjallit të Përjetshëm Vetekzistues” dhe domosdoshmërinë e ekzistencës së Tij, dëshmojnë për jetën e Tij të amshuar, që vetëm një hije e të cilës ka ndriçuar të gjithë universin dhe një shfaqje e të cilës është e mjaftueshme për të dhënë jetën e botës së përtejme me të gjitha grimcat e saj.
Dhe Atributi Hyjnor i jetës lidhet gjithashtu me shtyllën e “Besimit në engjëjt” dhe e provon atë nëpërmjet treguesit, sepse përderisa jeta është rezultati më i rëndësishëm i Kozmosit, dhe gjallesat përbëjnë formën më gjerë të përhapur të krijimit, me modelet e saj që shumohen për shkak të vlerës së tyre; ato në mënyrë të vazhdueshme gjallërojnë bujtinën e kësaj bote me ardhjen dhe me largimin e karvaneve të tyre.
Dhe për më tepër, globi i cili mbushet me kaq shumë specie të qënieve të gjalla, vazhdimisht boshatiset e rimbushet me urtësinë e ripërtëritjes e të shumimit, dhe qëniet e gjalla krijohen në shumësi, madje edhe tek substancat më të ulëta e të prishura, saqë duket si të ishte një ringjallje e vazhdueshme e mikrobeve.
Së fundi, meqenëse vetëdija dhe mendja, të cilat janë esenca e distiluar e jetës, dhe shpirti i cili është substanca e saj e hollë dhe e qëndrueshme, meqenëse krijohen gjithashtu gjithandej globit në shumësinë më të madhe, sikur globi tokësor të gjallërohej, të zbukurohej e të bëhej i gëzuar nga jeta, mendja, vetëdija dhe shpirti... Në qoftë se do të merrnim në konsideratë të gjitha ato që u përmendën më parë, dalim me përfundimin se do të ishte krejtësisht e pamundur që trupat qiellorë, të cilët janë më të hollë, më të shndritshëm, më të mëdhenj e më të rëndësishëm se sa toka, të ishin të vdekura, të palëvizshme, të pajetë e të vetëdijshëm.
Atëherë duhet të ekzistojnë e të jenë pajisur me veçorinë e jetës gjallesat e vetëdijshme që mbushin e gjallërojnë qiejt, diejt dhe yjet, që u japin atyre gjallërinë, që shfaqin rezultatin e qëllimit për krijimin e qiejve, dhe marrin adresim nga Krijuesi i Gjithëlavdishëm. Këto krijesa, me një natyrë të përshtatshme për qiejt, me një esencë jete janë vetëm se engjëjt...
Dhe gjithashtu, sekreti i jetës dhe esenca e saj orientohet tek “Shtylla e besimit në profetët” dhe e provon atë në mënyrë simbolike. Po, meqenëse universi u krijua për hir të jetës, dhe meqenëse jeta është shfaqja më e madhe, skalitja më e plotë dhe arti më i bukur i të Gjallit të Përjetshëm Vetekzistues i parapërjetësisë dhe meqenëse jeta e përhershme e Krijuesit tregon Vetveten vetëm nëpërmjet dërgimit të profetëve dhe shpalljes së librave qiellorë; sepse po të mos ishin librat qiellorë dhe profetët, atëherë jeta e përhershme do të mbetej e panjohur.
Kur një njeri flet, kuptohet se ai është i gjallë... E ngjashme me këtë, janë profetët dhe librat e shpallur qiellorë që bëjnë të qartë e tregojnë për Atë Folës të Gjallë, i Cili urdhëron e ndalon me fjalët e Tij e me adresimet nga prapa botës së të padukshmes, pas perdes së kozmosit.
Ashtu si jeta ekzistuese në kozmos që dëshmon në mënyrë vendimtare domosdoshmërinë e ekzistencës së të Gjallit të Përjetshëm të parapërjetësisë, po ashtu ajo në mënyrë të tërthortë tregon e vërteton “shtyllat e besimit në dërgimin e Profetëve dhe në shpalljen e librave qiellorë”, sepse këto janë rrezet, manifestimet dhe lidhjet e asaj jete të përhershme. Dhe veçanërisht Profetësia e Muhammedit (Alejhis-salatu ves-selam) dhe shpallja Kuranore, meqenëse janë si pikërisht vetë shpirti dhe mendja e jetës, atëherë vërtetësia e tyre është aq e padiskutueshme sa ekzistenca e kësaj jete.
Po, ashtu siç është jeta esenca e distiluar e kozmosit, vetëdija dhe ndjeshmëria janë esenca e distiluar e jetës; mendja është esenca e distiluar e vetëdijes dhe e ndjeshmërisë; dhe shpirti, përfundimisht, është substanca e pastër dhe e panjollosur, esenca e qëndrueshme dhe e mëvetësishme, që qëndron pikërisht mu në zemrën e jetës...
Gjithashtu jeta e profetit Muhammed (A.S.M) në aspektet e saja materiale e shpirtërore është thelbi i distiluar prej jetës dhe shpirtit të kozmosit, dhe profetësia e Muhammedit (A.S.M) në aspektet e saja të jashtme e të brendshme është esenca e pastër dhe e distiluar e ndjeshmërisë, vetëdijes dhe e mendjes së kozmosit. Madje jeta e Profetit Muhammed (A.S.M) në aspektet e saja të jashtme e të brendshme, siç e kanë dëshmuar veprat e Tij, është pikërisht drita dhe esenca e vetëdijes së kozmosit. Shpallja Kur’anore është, gjithashtu, shpirti i jetës së kozmosit dhe mendja e vetëdijes së tij, nëpërmjet dëshmisë së të vërtetave jetike.
Po, po, po!.. Në qoftë se drita e Profetësisë së Muhammedit (A.S.M) do të largohej nga kozmosi e të shuhej, kozmosi do të vdiste. Në qoftë se do të largohej Kur’ani, kozmosi do të humbiste normalitetin, dhe globi tokësor do të humbiste vetëdijen e tij dhe koka e tij e trullosur dhe e pamend do të përplasej me ndonjë planet dhe do të ndodhte fundi i botës...
Dhe jeta gjithashtu shikon tek shtylla e “Besimit në Kaderin” dhe e provon atë në mënyrë të tërthortë, sepse, meqenëse jeta është drita e Botës së dukshme, dhe ajo e dominon atë, dhe është rezultati dhe qëllimi i ekzistencës, dhe meqenëse ajo është pasqyra më gjithëpërfshirëse e Krijuesit të universit, shembulli më i plotë, dhe indeksi i aktivitetit Hyjnor, -dhe të mos keqkuptohet krahasimi- meqenëse ajo është një lloj programi, atëherë sigurisht misteri i jetës kërkon medoemos që të jetë gjithashtu Bota e padukshme, domethënë, e kaluara dhe e ardhmja që do të thotë, krijesat e së shkuarës dhe ato të së ardhmes janë të prirura t’i përshtaten rregullit, organizimit, që të njihen e të vështrohen dhe të jenë të parapërcaktuara e të parapërgatitura për t’iu nënshtruar urdhërave krijuese, të cilat nga një këndvështrim janë jetët e tyre.
Bërthama origjinale e një peme dhe rrënja e saj gjithashtu farërat që përfshihen në frutat e saja dhe rezultati përfundimtar, të gjitha shfaqin një lloj jete, ashtu si vetë pema; madje ato mbajnë brenda vetvetes ligje jete më të holla se ato të pemës.
Dhe gjithashtu, farërat dhe rrënjët e lëna nga vjeshta e kaluar, para pranverës së tanishme, si dhe farërat që do të lihen nga pranverat vijuese pas kësaj pranvere, ato të gjitha mbajnë ligjet jetike, ashtu si kjo pranverë.
Dhe në të njëjtën mënyrë, të gjitha degët dhe shkarpat e pemës kozmike, secila ka një të shkuar e një të ardhme. Ato kanë një zinxhirë që përbëhet nga fazat e të shkuarës dhe të së ardhmes dhe nga rrethana. Ekzistencat e shumëfishta dhe fazat e çdo specieje dhe çdo anëtar i secilës specie, duke ekzistuar në Njohurinë Hyjnore, formon një zinxhir të qënies në Njohurinë e All-llahut (xhel-le sha’nuhu), dhe ekzistenca e saj e jashtme dhe ekzistenca e saj në Njohurinë e All-llahut (xhel-le sha’nuhu) është një tregues i jetës së përgjithshme që i tërheq të gjitha aspektet e jetës së saj nga këto Tabela të gjalla e plot kuptim të kaderit Hyjnor.
Po, fakti se Bota e shpirtërave -e cila është njëra formë e botës së padukshme- është mbushur nga esenca e jetës, lënda e jetës dhe nga shpirtërat, që janë substancat dhe esenca e jetës, kërkon e bën të domosdoshme të jetë e shkuara dhe e ardhmja të cilat janë një formë tjetër e Botës së padukshme dhe segmenti i saj i dytë duke u shfaqur, tek ato të dyja, jeta.
Dhe, përveç kësaj, rregulli i plotë, rrethanat domethënëse, rezultatet dhe frutat e gjalla në ekzistencën e një gjëje brenda Njohurisë së All-llahut xh. sh. , gjithashtu demonstrojnë shfaqjen e një lloji jete jolëndore.
Po, një shfaqje e tillë e jetës, që është drita e lëshuar nga dielli i jetës së përhershme, nuk mund të përkufizohet tek kjo botë e dukshme, tek kjo kohë e tanishme dhe tek kjo ekzistencë e jashtme. Përkundrazi, secila botë e merr treguesin e asaj drite në përputhje me kapacitetin e saj, dhe kozmosi së bashku me të gjithë botët e tij është i gjallë e ndriçohet nga ai tregues drite. Përndryshe, - siç e shikon syri i çudhëzimit - nën këtë dynja të përkohshme e të dukshme, secila botë do të ishte një kufomë e madhe dhe e tmerrshme dhe një botë e rrënuar e errët.
Kështu, një aspekt i gjërë i shtyllës së “Besimit në Kaderin Hyjnor” kuptohet përmes misterit të jetës dhe vërtetohet nga ajo. Domethënë, ashtu siç shfaqet jeta dhe gjallëria e botës së dukshme dhe e krijesave aktuale me rregullsinë dhe me rezultatet e tyre, po ashtu krijesat e së shkuarës dhe ato të së ardhmes, të cilat konsiderohen që i përkasin Botës së padukshme, kanë një ekzistencë shpirtërore dhe një lloj jete, dhe një prezencë shpirtërore në Njohurinë e All-llahut (xhel-le sha’nuhu). Shenja e kësaj jete dhe prania bëhen të dukshme e të njohura përmes Pllakës të Kaderit Hyjnor dhe përmes të gjitha etapave dhe rrethanave të jetëve të tyre të jashtme dhe ekzistencës...
PJESA E TRETË E SHTOJCËS
Një pyetje që lidhet me ringjalljen:
Në Kur’anin Kerim, në mënyrë të përsëritur, vijnë dekrete të tilla si; اِنْ كَانَتْ اِلَّا صَيْحَةً وَاحِدَةً “Ishte vetëm një klithmë...” ([41]), dhe, وَمَٓا اَمْرُ السَّاعَةِ إِلَّا كَلَمْحِ الْبَصَرِ “Çështja e Orës (së fundit) është sa një ‘hap e mbyll sytë”.([42]), që tregojnë se Ringjallja më e Madhe do të ndodhë në mënyrë të befasishme, në një moment të vetëm, pa kalimin e ndonjë kohe. Por mendjet tona të ngushta kërkojnë ca shembuj konkretë me qëllim që ato të na mundësojnë ne ta pranojmë e dëshmojmë këtë ngjarje të mrekullueshme e të pashoqe.
Përgjigjja: “Tri çështje” lidhen me ringjalljen: Kthimi i shpirtërave tek trupat e tyre, ringjallja e trupave, dhe rimëkëmbja e trupave.
ÇËSHTJA E PARË:
Një shembull për rikthimin e shpirtërave tek trupat e tyre është si vijon: Ushtarët e një ushtrie tepër të disiplinuar, ndërsa janë të shpërndarë në të gjitha anët për të pushuar, grumbullohen me oshëtimën e borisë ushtarake. Tani, Suri, Boria e Israfilit, sigurisht nuk është më pak i fuqishëm se sa borizani i ushtrisë. Gjithashtu shpirtërat e njerëzve që janë në botën e paspërjetësisë dhe në botën e grimcave, të cilët e dëgjuan adresimin dhe thirrjen, اَلَسْتُ بِرَبِّكُمْ “A nuk jam Unë All-llahu i juaj”, duke ardhur nga parapërjetësia, dhe iu përgjigjën: قَالُوا بَلٰى “Ata thanë: Po, me të vërtetë Ti je.”([43]) Janë më të bindur, më të disiplinuar e më të nënshtruar me mijëra herë më shumë se sa ushtarët në atë ushtri. Për më tepër, është provuar me provat më të fuqishme në “Fjalën e Tridhjetë”, se jo vetëm shpirtërat, por, gjithashtu, të gjitha grimcat, formojnë anëtarët e bindur të një Ushtrie Hyjnore.
ÇËSHTJA E DYTË:
Një shembull për ringjalljen e trupave. Ashtu si në një qytet të madh, në një natë feste, ku me qindra mijëra drita mund të rigjallërohen e të ndizen nga një stacion i vetëm për një çast, pa kalimin e dukshëm të kohës, po ashtu është e mundur ndezja e qindra miliona dritave prej gjithandej globit tokësor nga një qendër e vetme. Meqenëse një krijesë e All-llahut të Plotëfuqishëm, si elektriciteti, një shërbëtore ndriçimi e një qirimbajtëse në bujtinën e Tij mund t’i shfaqë këto veçori e fuqi në funksionet e saj, në përputhje me çfarë mësimesh, njoftimesh e disipline merr nga Krijuesi i saj, atëherë ringjallja, gjithashtu, do të ndodh si një ‘hap e mbyll sytë’ brenda strukturës së ligjeve të mirërregulluara të Urtësisë Hyjnore, të cilat përfaqësojnë mijëra shërbëtorë të ndritshëm, si elektriciteti.
ÇËSHTJA E TRETË:
Një shembull për rimëkëmbjen e menjëhershme të trupave.
Mënyra në të cilën rimëkëmben të gjitha gjethet e të gjitha pemëve në formën më të plotë dhe me të njëjtën formë me ato të pranverës së shkuar brenda pak ditëve në fillimin e çdo pranvere, ndonëse janë njëmijë herë më të shumtë se sa anëtarët e llojit njerëzor; mënyra në të cilën rikrijohen të gjitha lulet dhe frutat e të gjitha pemëve njëlloj si ato të pranverës së shkuar, me një shpejtësi të rrufeshme; gjithashtu zgjimi i befasishëm, hapja dhe ardhja në jetë e atyre farërave, bërthamave dhe e rrënjëve të panumërta të cilat janë origjina e asaj pranvere;
Gjithashtu rimëkëmbja e kufomave të pemëve të cilat u ngjasojnë skeleteve të ngritura të të vdekurve, janë një manifestim i urdhrit të menjëhershëm: “Ba’thu ba’del mevt - ringjalljes pas vdekjes”;
Gjithashtu ringjallja në formën më të mahnitshme e individëve të panumërt të të gjitha klasave e të kafshëve të vogëla;
Dhe veçanërisht ringjallja e mizave në speciet e tyre, dhe në mënyrë të veçantë, ngritja, rimëkëmbja dhe ringjallja brenda pak ditëve në çdo pranverë, bashkë me llojet e tjera nga anëtarët e kësaj specieje të cilat janë më të shumta në numër brenda një viti se sa të gjithë bijtë e racës njerëzore qysh nga koha e Ademit Alejhis-selam të cilat na kujtojnë neve avdesin dhe pastërtinë përmes pastrimit të vazhdueshëm të fytyrave të tyre, të syve dhe krahëve, dhe që na ledhatojnë gjithmonë fytyrat tona.
Atëherë sigurisht, për rimëkëmbjen e trupave njerëzor në ditën e ringjalljes nuk ndodhet një shembull, por me mijëra shembuj.
Po, meqenëse kjo dynja është banesa e “Urtësisë”, dhe Ahireti është banesa e “Fuqisë”, atëherë në këtë botë, në përputhje me kërkesat e Emrave të tillë si, El-Hakimu, El-Muret’tibu, El-Mudeb’biru, El- Mureb’bi, i Gjithurti, Organizuesi, Rregulluesi dhe Ushqyesi”, krijimi i gjërave është në një shkallë graduale dhe shtrihet me kohën. Kjo kërkohet nga Urtësia Hyjnore.
Kurse, meqenëse në botën e përtejme “Fuqia dhe Mëshira” janë më të dukshme se sa ‘Urtësia’, gjërat krijohen në çast, pa pasur nevojë për lëndën, periudhën, kohën e as për pritjen. Kur’ani i shpjegimit të mrekullueshëm tregon me nënkuptime dhe aludon për faktin se punët që kryhen këtu në këtë botë për një ditë të plotë ose për një vit të tërë, do të plotësohen në botën tjetër në një çast, aty për aty, si shkreptimë ashtu siç dekretohet këtu:
وَمَٓا اَمْرُ السَّاعَةِ إِلَّا كَلَمْحِ الْبَصَرِ اَوْ هُوَ أَقْرَبُ
“Urdhëri i Orës (i çastit të fundit) është sa një ‘hap e mbyll sytë’, ose edhe më afër.”([44])
Në qoftë se dëshiron të kuptosh me sigurinë më të plotë se ringjallja do të vijë, ashtu si pranvera e ardhshme, shqyrtoje dhe kushtoji vëmendje “Fjalës së Dhjetë” dhe “Fjalës së Njëzet e Nëntë”, ku të dyja flasin për ringjalljen. Në qoftë se ti, akoma nuk do ta besoje atë si ardhjen e pranverës vijuese, atëherë më qorto rreptë!..
ÇËSHTJA E KATËRT:
Vdekja e dynjasë dhe ndodhja e Kijametit. Në qoftë se një yll ose një planet do të përplasej me një Urdhër Hyjnor me globin tokësor, i cili është si një bujtinë për ne, ai do ta shkatërronte shtëpinë tonë, domethënë tokën, ashtu siç shkatërohet për një minut një pallat që është ndërtuar për dhjetë vjet...
* * *
PJESA E KATËRT E SHTOJCËS
❀ قَالَ مَنْ يُحْيِي الْعِظَامَ وَهِىَ رَم۪يمٌ ❀ قُلْ يُحْي۪يهَا الَّذ۪ٓي اَنْشَاَهَٓا اَوَّلَ مَرَّةٍ وَهُوَ بِكُلِّ خَلْقٍ عَل۪يمٌ
“Njeriu thotë: ‘Kush do t’u japë jetë këtyre kockave kur të jenë kalbur e të jenë bërë pluhur?”
“Thuaj Ti:‘Ai do t’u japë jetë atyre, i Cili i krijoi ato për herë të parë! Dhe Ai është për çdo krijesë i Gjithëditur!”([45])
Siç u ilustrua në krahasimin e Tretë tek e Vërteta e Nëntë e Fjalës së Dhjetë, se ndonjë personalitet i madh mund të grumbullojë së bashku përpara syve të tu një ushtri të madhe. Atëherë nëse dikush do të të thonte: “Ai personalitet është i aftë të grumbullojë trupat e ushtrisë së tij me një zë të borisë, të cilët janë shpërndarë për të pushuar, dhe i mbledh ata përsëri në batalion”, dhe ndërkohë ti do të thoje, “Unë nuk e besoj atë”, a nuk do të ishte përgjigjja dhe mohimi yt një çmenduri e idiotizëm?
Gjithashtu, Krijuesi i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëditur, i Cili nga asgjëja i krijoi dhe i vendosi në vendet e tyre me urdhërin e كُنْ فَيَكُونُ “Bëhu dhe ajo është bërë” të gjitha grimcat dhe aspektet e holla të trupave të të gjitha kafshëve dhe të gjallesave të tjera, si të ishin ato një ushtri, me rregullin më të madh dhe me ekuilibrin më të urtë, dhe i Cili krijon në çdo shekull, madje në çdo pranverë, qindra e mijëra nga speciet dhe grupet e ndryshme të gjallesave që mbushin sipërfaqen e tokës, secili grup si një ushtri; a mund t’i bëhet pyetje Këtij të Plotëfuqishmi e Këtij të Gjithëdituri se si Ai do t’i grumbullojë së bashku, me një rënie të vetme të Borisë së Israfilit, të gjitha grimcat themelore dhe pjesët origjinale që gëzojnë njohje të ndërsjellë përmes nënshtrimit të përbashkët ndaj organizimit të trupit, që i korrespondon një batalioni. A do të mund të thoje ti, “Si mund të jetë kjo? A nuk do të ishte çmenduri nëse do ta konsideroje atë të pagjasë?
Ndonjëherë ndodh në Kur’an, me qëllim që t’i ngulisë në zemër veprat e mrekullueshme që Ai do t’i kryejë në Ahiret, dhe me qëllim që të përgatisë mendjen për t’i pranuar ato, All-llahu i Plotëfuqishëm përmend veprat e mrekullueshme që Ai i kryen në këtë botë, si një lloj përgatitjeje, ose Ai ndonjëherë përmend veprat e mrekullueshme që do t’i kyejë në të ardhmen dhe në Ahiret në një mënyrë të tillë që ne bindemi me ato përmes analogjisë me vepra të ngjashme të cilat ne i shikojmë në këtë botë. Një shembull jepet nga vërseti.
اَوَلَمْ يَرَ الْاِنْسَانُ اَنَّاخَلَقْنَاهُ مِنْ نُطْفَةٍ فَاِذَا هُوَخَص۪يمٌ مُب۪ينٌ
“A nuk e sheh njeriu se Ne e kemi krijuar atë nga një pikë spermë? Prapëseprapë, kur shih! Ai (paraqitet) kundërshtar i hapur”, - deri në fund të sures Jasin ... Kështu, Kur’ani Gjithurtësi e provon këtu çështjen e ringjalljes në shtatë ose tetë forma të ndryshme.
Kur’ani, së pari, e drejton vëmendjen e njeriut për tek origjina e tij. Ai thotë: “Ti shikon se si ke përparuar nga një pikë spermë në një pikë gjaku, nga një pikë gjaku, në një xhungë (copë) mishi, dhe nga një xhungë mishi, për tek krijimi i formës njerëzore... Atëherë, si mund ta mohosh krijimin tënd të dytë?.. Ai është njëlloj si i pari, ose më i lehtë për t’u realizuar nga Krijuesi.”
All-llahu i Plotëfuqishëm, gjithashtu, u referohet mirësive të mëdha që Ai i ka dhuruar njeriut me shprehje të tilla si:
اَلَّذ۪ي جَعَلَ لَكُمْ مِنَ الشَّجَرِ الْاَخْضَرِ نَارًا
“(Ai) i Cili nxjerr për ju zjarrin nga pema e gjelbër.”([46]) dhe i thotë njeriut: “Ai i Cili ua dhuroi juve këto mirësi, nuk do t’ju lë në tekat tuaja, në një mënyrë që ju të hyni në varr për të jetuar pa ju ngritur përsëri.”
Pastaj ai thotë me aluzion: “Ju i shihni se si pemët e vdekura vijnë në jetë dhe bëhen përsëri të gjelbëra. Si ju refuzoni për ta vlerësuar, si një krahasim, rimëkëmbjen e kockave tuaja, të cilat u ngjasojnë druve të thatë, dhe e konsideroni të pamundur që ato të njoftojnë jetën?
Pastaj, a do të ishte e mundur që Ai, i Cili krijoi qiejt dhe tokën, të jetë i paaftë për t’i dhënë jetë njeriut e për t’i shkaktuar atij vdekjen, në një kohë që ai është fruti i qiejve dhe i tokës? A do të ishte e mundur për Atë që drejton çështjen e pemës së madhe dhe që kujdeset për të, ta neglizhonte frutin e saj dhe t’ua linte atë të tjerëve? A e imagjinoni ju se lihet kot pema e krijimit, e cila është formuar me urtësi në të gjitha pjesët e saj, dhe të lihej pas dore fruti dhe rezultati i saj i lartë?”
Për më tepër, Kur’ani thotë: Ai i Cili do t’ju japë përsëri jetë në ringjallje është i Tillë që i gjithë kozmosi është si një ushtar i bindur i Tij. Ai kozmos e përul kokën me nënshtrim të plotë, sa herë që dëgjon komandën كُنْ فَيَكُونُ “Bëhu dhe ajo është bërë.”([47])
Krijimi i pranverës për Të është më i lehtë se sa krijimi i një luleje. Krijimi i tërësisë së botës së kafshëve është aq i kollajt për Fuqinë e Tij, si krijimi i një mize. Askush me përçmim nuk mund ta sfidojë Fuqinë e Tij, duke thënë për Të: مَنْ يُحْيِي الْعِظَامَ “Kush do t’u japë jetë këtyre kockave kur të jenë kalbur e të jenë bërë pluhur?”
Pastaj me shprehjen, فَسُبْحَانَ الَّذ۪ي بِيَدِه۪ مَلَكُوتُ كُلِّ شَىْءٍ “Kështu pra, i Lavdëruar është Ai që në Dorën e të Cilit është mbizotërimi i çdo gjëje.”([48]) Ai shpjegon se frerët e të gjitha gjërave janë në Dorën e Tij, dhe çelësi për gjithçka është në zotërimin e Tij; Ai e kthen natën dhe ditën, dimrin e verën, me aq lehtësi sikur ato të ishin fletët e një libri. Ai është Krijuesi i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëlavdishëm, i Cili mbyll derën e dynjasë dhe hap atë të Ahiretit, sikur ato të ishin dy shtëpi që mbyllet kjo e hapet ajo. Meqenëse çështja është kështu, atëherë rezultati i të gjitha dëshmive të përmendura është: وَ اِلَيْهِ تُرْجَعُونَ “Dhe tek Ai ju të gjithë do të ktheheni.”([49])
Domethënë, Ai do t’ju ringjall juve prej varreve, do t’ju çojë në fushën e ringjalljes, dhe do t’ju gjykojë ju në Praninë e Madhështisë së Tij.
Tani këto vërsete e përgatisin mendjen dhe e bëjnë gati zemrën për të pranuar realitetin e ringjalljes, sepse ato kanë demonstruar krahasime të ringjalljes në veprimet e kësaj bote.
Ndonjëherë Kur’ani përmend veprime që do të realizohen në Ahiret në një mënyrë që tregojnë e tërheqin shikimet për tek krahasimet e tyre në dynja, me qëllim që të mos mbetet vend për dyshim e mohim.
Shembujt janë suret që fillojnë nga këto vërsete:
اِذَا الشَّمْسُ كُوِّرَتْ “Kur Dielli të mbështjellet dhe të humb dritën dhe të përmbyset.” deri në fund... اِذَا السَّمَٓاءُ انْفَطَرَتْ “Kur qielli të plasë.” deri në fund... dhe اِذَا السَّمَٓاءُ انْشَقَّتْ “Kur qielli të çahet”.
Në këto sure, All-llahu i Plotëfuqishëm përmend ndryshimet e mëdha dhe Aktet Hyjnore që do të ndodhin në Kijametin dhe në ditën e ringjalljes, në një mënyrë që njeriu mendon për krahasimet e tyre në këtë botë, të cilat ai i ka parë në vjeshtë dhe në pranverë, dhe atëherë, këto ndryshime që frikësonin zemrën e tij dhe që nuk kapëshin me mendjen e tij, tani i pranon me lehtësi. Mirëpo, për të treguar kuptimin e përgjithshëm të tre sureve që sapo u përmendën do të merrte shumë kohë. Atëherë, le të marrim një fjalë të vetme si model për të tërën.
Për shembull me fjalët: اِذَا الصُّحُفُ نُشِرَتْ “Dhe kur fletët e shkruara të veprave të çdo njeriu do të hapen.”
All-llahu i Plotëfuqishëm shpreh siç vijon: “Në ringjallje do të hapen të gjitha veprat e gjithësecilit, që janë të shkruara, në një fletë.” Kjo, në vetvete, është e çuditshme dhe krejtësisht përtej perceptimit me logjikë. Por, siç tregon sureja, ashtu si ringjallja e pranverës që është krahasim për çështjet e tjera, gjithashtu hapja e fletëve ka një krahasim vërtet të qartë, sepse çdo frut,
çdo kullotë e lulëzuar e çdo pemë, ka veprat e saj, aktet dhe funksionet. Ajo kryen një lloj të veçantë adhurimi, që varet nga mënyra me të cilën ajo lavdëron All-llahun (xhel-le sha’nuhu) përmes shfaqjeve të Emrave Hyjnore. Tani, të gjitha punët e saj dhe historia e jetës së saj janë skalitur në të gjitha farërat dhe bërthamat që do të shfaqen në pranverën e ardhshme, dhe në një vend tjetër. Domethënë, me gjuhën e trajtës dhe të formës, farërat bëjnë një përmendje elokuente të origjinave të atyre veprave dhe hapin fletët e punëve bashkë me degët, shkarpurinat, gjethet, lulet dhe frutat. Ai i Cili thotë: اِذَا الصُّحُفُ نُشِرَتْ “Dhe kur fletët e shkruara të veprave të çdo njeriu do të hapen”, është pikërisht Ai i Cili realizon përpara syve tanë këto akte Urtësie, Ruajtëse, Rregulluese, Ushqyese dhe Hollësie.
Krahasoji çështjet e tjera me këtë përmes analogjisë dhe nxirre të vërtetën si përfundim të deduktueshëm në qoftë se ke aftësi. Le të të japim një ndihmë me shembullin e mëposhtëm.
Vërseti: اِذَا الشَّمْسُ كُوِّرَتْ “Kur dielli të mbështillet, të humbë dritën dhe të përmbyset”
Domethënë fjala “Kuvviret” që vjen në vërset, do të thotë ”të mbledhësh edhe të mbështjellësh”, i referohet shemëllesës brilante dhe bën aluzion tek krahasimi i tij në dynja.
Së pari: All-llahu (xhel-le sha’nuhu) i ka ngritur perdet e mosekzistencës, të eterit dhe të qiejve, e hapi diellin si një xhevahir i cili ndriçon dynjanë si një llambë, dhe e nxori atë nga thesari i Mëshirës së Tij dhe e shfaqi në dynja. Pas përfundimit të kësaj bote, Ai do ta mbështjellë përsëri atë xhevahir në perdet e Tij dhe do ta largojë.
Së dyti: Dielli mund të përshkruhet si një nëpunës i nënshtruar e i ngarkuar me detyrën e përhapjes së artikullit të dritës sipër globit, dhe t’i bëjë atë dhe errësirën të vijnë njëri pas tjetrit. Në çdo mbrëmje nëpunësi urdhërohet të mbledhë dritën. Ndonjëherë ndodh gjithashtu që tregtia e tij të ulë ritmin kur ai fshihet nga një perde e një reje. Në ndonjë rast tjetër mund të ndodhë që hëna gjithashtu të formojë perde para fytyrës së tij dhe pengon detyrën e tij, tamam sikur ky nëpunës të mblidhte artikujt e tij dhe librat e punëve të tij me këto shkaqe. Atëherë nuk ka dyshim se do të vijë një ditë që ai do të çlirohet nga detyrat e tij.
Madje edhe në qoftë se nuk do të ketë ndonjë shkak për shkarkimin e tij nga detyra, ndodhen dy njolla të zeza në diell, tani të vogëla, por të prirura për t’u zmadhuar, që një ditë do të zmadhohen deri në një pikë ku dielli do ta marrë prapa, me Urdhrin e All-llahut, dritën që ai tani e mbështjell rreth kokës së tokës, dhe e mbështjell atë rreth kokës së vet. Atëherë do t’i thuhet “Eja, detyra jote në tokë është plotësuar!”. Tani Shko në Xhehennem dhe digji atje ata që të kanë adhuruar ty, sepse kështu me pabesi ata fyen një nëpunës të nënshtruar si ti.” Me errësirën e tij dhe fytrën e frikshme, dielli do të lexojë dekretin, اِذَا الشَّمْسُ كُوِّرَتْ “Kur dielli të mbështillet, të humbë dritën dhe të përmbyset.”([50])
* * *
PJESA E PESTË E SHTOJCËS
Njëqind e njëzet e katër mijë profetë, të cilët, sipas hadithit të profetit, janë pjesa më e zgjedhur e humanizmit, kanë raportuar me unanimitet dhe kanë rënë dakord duke u bazuar në shikimet e drejtëpërdrejta të disave prej tyre, dhe duke u bazuar tek e vërteta absolute e disa të tjerëve, se Bota tjetër ekziston, dhe kanë njoftuar se të gjithë njerëzit do të dërgohen në Ahiret siç ka përmendur prerazi për të Krijuesi.
Gjithashtu, njëqind e njëzet e katër milionë evlija (shenjtorë) të cilët konfirmojnë njoftimet e profetëve nëpërmjet kerameteve dhe shikimeve, japin dëshmi për ekzistencën e Ahiretit në formën e Njohjes së sigurt, dhe gjithashtu japin për ekzistencën e botës së përtejme. Të gjithë Emrat e Krijuesit të Gjithurtë të kozmosit gjithashtu bëjnë të domosdoshme ekzistencën e botës së përtejme nëpërmjet treguesve që ato shfaqin në këtë botë.
Për më tepër, ekzistenca e Ahiretit bëhet e domosdoshme nga Fuqia e përjetshme e pafund, nga urtësia e pakufishme e saktë dhe e amshuar, që sjell në jetë në çdo pranverë kufomat e pemëve të ngritura, të vdekura e të panumërta të shpërdara gjithandej globit tokësor me urdhërin e كُنْ فَيَكُونُ “Bëhu dhe ajo është bërë”, duke i bërë ato si tregues e shenja për بَعْث بَعْدَ المَوْتِ “ringjalljen pas vdekjes”, dhe se Ai ringjall treqindmijë specie të ndryshme të grupeve të shumëllojshme të bimëve dhe llojeve të kafshëve, si qindra mijëra shembuj të ringjalljes së madhe.
Ekzistenca e Ahiretit, gjithashtu bëhet e domosdoshme nga një Mëshirë e përhershme dhe nga një përkujdesje e qëndrueshme, që i mbështet në mënyrë të mrekullueshme e të kujdesshme të gjitha gjallesat që qëndrojnë në nevojë të ushqimit, dhe që shfaq në çdo pranverë, në një kohë shumë të shkurtër, shumëllojshmëri të ndryshme të pafund stolisjeje e bukurie. Së fundi, ndodhet një provë e vetëkuptueshme dhe një tregues i dhënë nga një dashuri e fortë e palëkundur dhe e përhershme për përjetësi, ndodhet një dëshirë e zjarrtë për qëndrueshmëri dhe një shpresë për përjetësi, që janë ngulur e vendosur tek njeriu, i cili është fruti më i plotë i këtij kozmosi dhe krijesa më e dashur e Krijuesit të kozmosit, lidhja e të cilit me të gjitha krijesat në kozmos është më e madhja. Nuk ka dyshim se ajo tregon në mënyrë të vetëkuptueshme se ekziston një botë e përjetshme pas kësaj bote të përkohshme, do të jetë një Ahiret, një botë e amshuar lumturie. Atëherë të gjitha këto prova e dëshmi vërtetojnë prerazi deri në atë shkallë ku pranimi bëhet i domosdoshëm për ekzistencën e Ahiretit, ashtu siç pranojmë ekzistencën e dynjasë. ([51])
Po, atëherë, një nga mësimet më të rëndësishme që na mëson vetë Kur’ani Ploturtësi është “Besimi në Ahiretin.” Ky besim është aq i qëndrueshëm dhe përmban brenda vetvetes një shpresë aq të fortë e një ngushëllim aq të madh, saqë në qoftë se do të grumbulloheshin njëqind mijë pleqëri tek një person i vetëm, ngushëllimi e qetësia që burojnë nga ky besim do të ishin krejtësisht të mjaftueshme, duke thënë:
اَلْحَمْدُ لِلّٰهِ عَلٰى كَمَالِ اْلا۪يمَانِ “Lavdia i takon All-llahut, për plotësimin e besimit”, ne njerëzit e vjetër duhet të gëzohemi në pleqërinë tonë...
- ↑ Kur’an, 30: 50
- ↑ Shënim: Kjo aludon për vitin. Pranvera i ngjason një vagoni të mbushur me ushqime që vijnë nga e Padukshmja
- ↑ Shënim: Ashtu si një ushtri e madhe në fushën e stërvitjes e të manovrave, ose drejtëpërdrejtë në luftë, që transformohet në një formë që i ngjason një pylli me dushk e ferra sapo të marrë urdhrin, “Merrni armët dhe drejtoni bajonetat”, dhe ashtu siç shndërrohet e gjithë ushtria në çdo ditë feste e parade ushtarake në një formë që i ngjason një kopshti të zbukuruar e me lule shumëngjyrëshe sapo të marrë urdhërin “mbani simbolet e vishni uniformat”, po kështu është çështja me bimët e pavetëdijshme, që janë një lloj i ushtarëve të panumërt të All-llahut (Xhel-le sha’nu-hu), ashtu siç janë ushtarët e Tij engjëjt, xhindet, njerëzit dhe kafshët, kur ata marrin urdhërin e كُنْ فَيَكُونُ “Bëhu dhe ajo është bërë” në luftën e tyre për ruajtjen e jetës, dhe kur urdhërohen me komandën Hyjnore, “Merrni armët e pajimet tuaja dhe përgatituni për të mbrojtur vetveten”, ato drejtojnë bajonetat e tyre të vockëla të cilat janë pemët gjembake dhe bimët që gjenden anembanë botës, atëherë sipërfaqja e tokës transformohet në një trajtë që i ngjason një ushtrie madhështore duke përparuar me bajoneta të drejtuara.
E ngjashme me këtë, çdo ditë dhe çdo javë e pranverës është si një festival për çdo lloj të botës bimore; dhe çdo grup paraqet vetveten përpara shikimit të Monarkut të përjetshëm dhe përpara dëshmuesve të Tij me zbukurime të veshura me xhevahire që Ai u ka dhënë atyre, sikur të ishte në një paradë me qëllim që të shfaqë dhuratat e holla që Ai u ka dhënë atyre. Është sikur të gjitha bimët e pemët të dëgjonin një komandë Hyjnore “Vishni rrobat e zbukuruara me xhevahire të prodhuara nga mjeshtëria e All-llahut (Xhel-le sha’nuhu), dhe dekoret e bëra nga Fuqia e Tij krijuese, të cilat janë lulet dhe frutat... Hapni lulet”; Atëherë sipërfaqja e tokës kthehet sikur të ishte një fushim i madh në një ditë festive të shkëlqyeshme, dhe si një paradë madhështore e shndritshme me uniformat e ushtarëve e me stolitë e tyre të zbukuruara me xhevahire. Një organizim i tillë i urtë e i mirërregulluar, dhe ato zbukurime u tregojnë të gjithë atyre që nuk janë të verbër, se ato vijnë nga komanda e një Monarku, që Fuqia e të Cilit është e pafund, dhe mga urdhri i një Sundimtari të Gjithurtë që urtësia e të Cilit është e pafund. - ↑ Shënim: Disa nga të vërtetat e treguara në këtë shembëlltyrë janë shtjelluar në të “Vërtetën e shtatë”, megjithatë le të tregojmë këtu se figura e “Aparatit gjigant fotografik këtu i cili i përket Monarkut, është një tregues i “Leuh el-Mahfudh” (Leuh el Mahfudh është vendi ku depozitohen dëshirat e paracaktimet e Krijuesit). Realiteti dhe ekzistenca e Leuh el Mahfudhit është provuar në ‘Fjalën e Njëzet e Gjashtë’ siç vijon: Një portofol i vogël sugjeron ekzistencën e një libri të madh identitetesh; një dokument i vogël tregon ekzistencën e një regjistri të madh; dhe pikat e vogla tregojnë ekzistencën e një rezervuari të madh uji. Gjithashtu fuqitë ruajtëse të kujtesës së njeriut, frutet e pemëve, farërat dhe bërthamat e frytit duke qenë secila si një portofol i vogël, një Leuh el mahfudh në miniaturë, ose një pikë që rrjedh nga pena e cila shkruajti Leuh el-Mahfudhin e Madh, tregojnë, shfaqin e provojnë ekzistencën e Ruajtësit më të Madh, një regjistër më të madh, një Leuh el-Mahfudh më të madh. Në të vërtetë, ato e demonstrojnë këtë dukshëm për mendjen e mprehtë.
- ↑ Shënim: Kuptimet e provuara në këtë aspekt gjenden tek e “Vërteta e Tetë”: Për shembull, me kryetarët e zyrave ne duam të themi profetët dhe evlijatë (shenjtorët). Sa për telefonat, ajo është një lidhje me All-llahun (Xhel-le sha’nuhu) që del nga zemra dhe është pasqyra e shpalljes dhe ena e frymëzimit. Zemra është si koka dhe veshi i atij telefoni.
- ↑ Shënim: Ju do ta gjeni atë çfarë aludon ky aspekt tek e “Vërteta e Nëntë”. Sanataditaja pranverore aludon për fillimin e stinës së pranverës. Sa për shkretëtirën e blertë të mbuluar me lule, kjo është sipërfaqja e tokës në kohën e pranverës. Skenat e ndryshueshme dhe shfaqjet në ekran janë aluzione për llojet e ndryshme të riskut dhe të ushqimeve që vijnë në pranverë e në verë për të gjitha krijesat, për kafshët dhe njerëzit, saqë i Gjithëfuqishmi, Autori i Gjithëlavdishëm, i Gjithurti dhe Krijuesi Hirplot, nga fillimi i pranverës gjer në fund të verës, ua sjell ushqimin me rregull, i përtërin me mëshirën më të plotë dhe ua dërgon pandërprerë.
- ↑ Kur’an, 17: 44
- ↑ Prova vendimtare se ushqimi hallall jepet sipas nevojës dhe nuk merret nëpërmjet ushtrimit të forcës është: bollëku i mjeteve të jetesës së të vegjëlve të cilët nuk kanë fuqi dhe ngushtica e vështirësia e ushqimit të egërsirave; trashësia e peshqëve që nuk kanë zgjuarsi dhe dobësia e dhelprave dhe e majmunëve që kanë zgjuarsi e dinakëri. Atëherë ushqimi, vjen në raport të kundërt me zgjedhjen dhe me forcën.
Domethënë, sa më shumë që një qenie të mbështetet tek forca dhe tek fuqia e përzgjedhjes, më të vështirë do ta ketë ajo sigurimin e mjeteve të jetesës. - ↑ Fakti që një luaneshë e uritur do të preferonte këlyshin e saj mbi vetveten dhe i jep atij një copë mish që ndryshe do ta kishte ngrënë; Fakti që pula frikacake do të sulmonte një qen apo luan për të mbrojtur zogjtë e saj të vegjël; fakti se pema e fikut ndërsa vetë ushqehet me baltë me qëllim që të prodhojë për të vegjëlit e saj –të cilët janë frutat e saja– qumësht të pastër... kjo në mënyrë të vetëkuptueshme u tregon atyre që nuk janë të verbër se edhe ato veprojnë në përputhje me urdhërat e Qënies së vetme që mëshira, bujaria dhe dhembshuria e të Cilit janë të pafund.
Përsëri, fakti që edhe bimët edhe kafshët e pavetëdijshme funksionojnë në mënyrën më të urtë e më të vetëdijshme tregon, në mënyrë të pakundërshtueshme, se Një i Gjithëditur Absolut dhe Një i Gjithurtë Absolut është Ai i cili i ka vendosur ato në punë dhe i bën ato të veprojnë në Emrin e Tij... - ↑ Shënim: Fjalia, “A do të ishte e mundur që?” në këtë të vërtetë përsëritet shumë herë, sepse ajo shpreh misterin më domethënës. Çudhëzimi dhe mungesa e besimit përgjithësisht burojnë nga zakoni apo shprehia e të imagjinuarit të gjërave të jenë të pamundshme dhe shumë larg peshës së arsyes, dhe kështu i mohon ato.
Tani, në këtë diskutim të Ringjalljes, është demonstruar në mënyrë vendimtare se pamundësia e vërtetë, absurditeti dhe paarsyeshmëria, dhe vështirësia e vërtetë deri në pamundësi i përkasin rrugës së mosbesimit dhe metodës së çudhëzimit, ndërsa mundësia e vërtetë, lehtësia deri në domosdoshmëri dhe arsyeshmëria e vërtetë janë veçoritë e rrugës së besimit dhe të udhës së Islamit. - ↑ Po, lulja e bukur që është në skajin më të lartë të stolisjes e të zbukurimit, dhe fruti i shndëritshëm që është në shkallën më të lartë të mjeshtërisë e të perfeksionimit, të cilat varen me një fije të hollë në fundin e degëve të thata si kockë... padyshim kjo është një afishe, një shpallje për të gjitha qëniet e vetëdijshme duke i bërë ata të lexojnë artet e bukura të prodhuara nga një Krijues i mrekullueshëm e i Gjithurtë. Ky krahasim vlen jo vetëm për botën bimore, por gji- thashtu edhe për botën shtazore...
- ↑ Një ndodhi në lidhje me këtë pikë u bë proverb. Një herë një bukuroshe e famshme dëboi nga prania e saj një njeri të zakonshëm i cili ishte dashuruar marrëzisht pas saj. Atëherë, me qëllim që të ngushëllonte vetveten, ai tha: “Sa e shëmtuar është!”, duke mohuar kështu bukurinë e saj.
Gjithashtu, një herë një ari qëndroi nën ca pjergulla rrushi, dhe dëshiroi të hante nga ato kokërra të ëmbëla rrushi, mirëpo kur dora e tij nuk i arriti dot, dhe kur i pamundur të ngjitej në pjergull, tha me vete në formë ngushëllimi, se rrushi duhet të jetë i thartë, i pabërë dhe duke hunguruar vazhdoi rrugën e tij. - ↑ Megjithëse të gjitha qëniet që veprojnë si pasqyra për bukurinë e All-llahut (xhel-le sha’nuhu) shuhen e zhduken vazhdimisht, por ato që vijnë pas tyre tregojnë e shfaqin në format e tyre e në veçori të njëjtën bukuri e hijeshi, kjo tregon se ato bukuri nuk u përkasin atyre... por shembujt e dukshëm të bukurisë janë shenjat dhe treguesit e një bukurie të jashtëzakonshme e të shenjtë.
- ↑ Ai, mbretëria e të cilit ka zgjatur një mijë e treqind e pesëdhjetë vjet, i cili ka përgjithësisht më shumë se trëqind e pesëdhjetë milionë nënshtetas, subjektet e të cilit për çdo ditë ripërtërijnë besëlidhjen e tyre me të, për plotësimet e të cilit ata dëshmojnë vazhdimisht, urdhërave të të cilit ata u binden me nënshtrimin më të plotë, që ngjyra shpirtërore e atij personaliteti ka ngjyrosur gjysmën e globit dhe një të pestën e njerëzimit; ai personalitet është i dashuri i zemrave të tyre dhe edukatori i shpirtërave të tyre, atëherë pa dyshim ai personalitet është shërbëtori më i madh i krijuesit të të gjitha botëve.
Gjithashtu, meqenëse shumica e llojeve të qënieve e përshëndesin misionin dhe mesazhin e atij personaliteti, duke mbajtur çdo lloj fruti të mrekullisë së tij, sigurisht, ai personalitet është krijesa më e dashur e Krijuesit madhështor. Gjithashtu, dëshira për përjetësi që ekzsiton tek të gjithë njerëzit për shkak të vetë prirjes së tyre, ajo dëshirë që e ngre njeriun nga ultësia më e ulët duke e ngjitur tek lartësia më e lartë, sigurisht është më e madhja e dëshirave dhe e kërkesave. Nuk ka dyshim se ai që i paraqet ato kërkesa në emër të të gjithëve tek Plotësuesi i të gjitha nevojave, sigurisht ai është më i madhi midis robërve të Tij... - ↑ Qysh nga koha kur Profeti, bëri së pari lutjen e tij deri në kohën aktuale, të gjitha salavatet e bekimet që bëhen e i dërgohen atij nga komuniteti i tij janë një lloj “Amini” i përjetshëm për duanë e tij, një formë e pjesëmarrjes së përgjithshme në të. Çdo salat e selam mbi të (lutje paqeje dhe bekimi) që bëhet nga antarët e komunitetit mysliman gjatë kryerjes së faljes, gjithashtu duaja e shfaqur pas thirrjes së ikametit, sipas medhhebit Shafii është vetëm se një “Amin” i fuqishëm e i përgjithshëm për lumturinë e përhershme.
Profeti (alejhis-salatu ves-selam) në duanë e tij dëshiron lumturi të përjetshme, dhe pikërisht kjo është ajo të cilën e dëshiron me të gjithë fuqinë e gjuhës së gjendjes së tij të natyrshme, dhe segmentet më ndriçuese të humanizmit thonë: “Amin” pas tij. A do të ishte e mundur që një dua e tillë të mos pranohet? - ↑ Në të vërtetë, në asnjë mënyrë nuk do të ishte e mundur që Krijuesi i kësaj bote, me të gjithë administrimin e Tij të mos shikonte veprat e atij profeti i cili gëzon pozitën më të lartë midis krijesave të tij, në një kohë që Ai Krijues vepron në Kozmos me të gjithë njohurinë e urtësinë siç shihet qartë...
Gjithashtu në asnjë mënyrë nuk do të ishte e mundur që Ai Krijues i gjithëditur të qëndronte indiferent ndaj veprave dhe lutjeve të këtij shërbëtori më të zgjedhur dhe të mos i jepte rëndësi.
Gjithashtu, në asnjë mënyrë nuk do të ishte e mundur që Ai Krijues i Plotëfuqishëm e i Gjithëmëshirshëm të mos u përgjigjej atyre duave e lutjeve duke qëndruar indiferent.
Po, nëpërmjet dritës së Profetit Muhammed (alejhis-salatu ves-selam), forma e botës ka ndryshuar. Esenca e vërtetë e njerëzimit dhe ajo e të gjitha qënieve në Kozmos u bë e qartë nëpërmjet asaj drite dhe atij ndriçimi; kështu u bë e qartë se krijesat kanë secila mesazhet e Krijuesit të përjetshëm duke shpallur Emrat e bukur Hyjnorë, se ato janë të urdhëruara e të ngarkuara me funksione të ndryshme, se janë krijesa të çmueshme me kuptim e domethënie dhe të destinuara për të shfaqur përjetësi. Po të mos kishte qenë ajo Dritë, ekzistencat do të ishin dënuar me asgjësim të plotë, gjithçka do të ishte e pavlefshme, e pakuptimtë, e padobishme, e kotë, e ngatërruar, rezultat i rastësisë së verbër dhe e zhytur në errësirën e iluzionit.
Është për shkak të këtij misteri që ashtu siç i thonë njerëzit “Amin” duasë së Profetit (alejhis-salatu ves-selam), gjithashtu të gjitha qëniet e tjera nga sipërfaqja e tokës gjer tek Froni i All-llahut (xhel-le sha’nuhu) dhe nga dheu gjer tek yjet krenohen me dritën e profetit (alejhis-salatu ves-selam), dhe shpallin lidhjen e tyre me të. Në të vërtetë vetë shpirti i adhurimit të Profetit (alejhis-salatu ves-selam) nuk është tjetër veçse duaja e lutja. Përsëri të gjitha lëvizjet dhe shërbimet janë një lloj duaje. Për shembull: zhvillimi i bërthamës deri sa bëhet pemë është një lloj duaje për Krijuesin... - ↑ Shfaqjet e modeleve të mahnitshme artistike janë të panumërta në faqen e tokës, e cila është si një faqe e ngushtë dhe e vogël në krahasim me botën e gjërë të Ahiretit, po kështu, shfaqja e modeleve të ringjalljes dhe të Kijametit në treqind mijë prej krijesave me rregullsi e drejtpeshim, dhe shkruajtja e tyre në atë fletë të vetme me këtë sistem të mrekullueshëm, pa dyshim këto janë më të vështira se sa përgatitja e strukturës së hollë e simetrike e Xhennetit në botën e gjërë të përjetësisë.
Prandaj mund të thuhet: krijimi i kopshteve të pranverës së bashku me lulet dhe aromat që ato përmbajnë, është një çështje më e vështirë dhe që ngjall më shumë çudi e habi se sa krijimi i Xhennetit, në krahasim me cilëndo shkallë të Xhennetit që është më e lartë se pranvera. - ↑ Është rënë dakord me unanimitet se përmbysja e të vërtetave është e pamundur. Është krejtësisht e pamundur që ndonjë gjë të bëhet po e kundërta dhe e anasjellta e vetvetes, dhe është e pamundur me shkallën e njëmijtë që diçka e kundërt, e cila ruan pikërisht natyrën e saj, njëkohësisht të bëhet e njëjtë me të kundërtën e vetvetes ashtu si të kthehej bukuria absolute - ndërsa qëndron dhe ruhet ajo bukurinë një shëmti reale! Atëherë transformimi i bukurisë së qartë e të dukshme Hyjnore në të kundërtën e saj, ndonëse ajo e ruan përjetësisht esencën dhe qëndrueshmërinë si një bukuri e tillë, është pamundësia më e çuditshme në vlerësimet e logjikës që ajo të kthehet në shëmti...
- ↑ Po jeta e çdo gjëje është e pakët dhe afati i saj është i shkurtër, megjithëse vlera e të gjitha gjërave është e lartë dhe mjeshtëritë e tyre të holla artistike janë më të lartat e më të bukurat. Kjo nënkupton se çdo gjë është vetëm se një model, një formë e diçkaje tjetër, se ajo ka funksionin e drejtimit të shikimeve të blerësve për tek të vërtetat origjinale. Duke qenë kjo gjendja, mund të thuhet, dhe ashtu është, se zbukurimet e shumëllojshme të jetës së kësaj bote janë modelet e mirësive të Xhennetit, të përgatitura nga mëshira e të Gjithëmëshirshmit dhe Mëshirëplotit të Vetëm për shërbëtorët e Tij të dashur.
- ↑ Po, ndodhen shumë qëllime për ekzistencën e çdo gjëje, dhe rezultate të shumta vijnë nga qënia e saj. Këto nuk janë të kufizuara për këtë botë e për shpirtërat e njerëzve siç e imagjinojnë njerëzit e çudhëzimit, duke qenë të humbur kështu në kotësi e paqëllimshmëri. Përkundrazi, qëllimet për ekzistencën dhe rezultatet e qënies së të gjitha gjërave lidhen me tre kategoritë e mëposhtme:
E para dhe më e larta është ajo që drejtohet për tek Krijuesi i saj. Domethënë: paraqitja e çudirave të mrekullueshme dhe e mjeshtërive të holla artisike përpara shikimeve të Dëshmitarit të parapërjetësisë – çka i ngjason një parade ushtarake, ku mjafton për atë shikim jeta e objektit në fjalë, sikur edhe për një çast të vetëm; madje do të mjaftonin aftësia e asaj gjëje për të shfaqur fuqitë e saja të fshehura që i ngjasojnë qëllimit edhe pa qenë shfaqur ndonjë herë në jetë. Ky qëllim kuptohet plotësisht, për shembull, nga krijesat e holla që zhduken shpejt dhe nga farërat e bërthamat, secila si një vepër arti, që kurrë nuk ka ardhur në jetë, domethënë, kurrë nuk ka mbajtur fruta e lule. Ato të gjitha mbeten të paprekura nga kotësia e nga paqëllimshmëria. Kështu qëllimi i parë i të gjitha gjërave është që të shpallin, nëpërmjet jetës së tyre dhe ekzistencës, mrekullitë e fuqisë dhe shenjat e mjeshtërisë së Krijuesit, dhe t’ia shfaqin ato shikimit të Monarkut të Gjithëlavdishëm.
Kategoria e dytë e qëllimit të ekzistencës dhe e rezultateve të qënieve lidhet me krijesat e vetëdijshme. Çdo gjë është si një Mesazh Hyjnor e mbushur me të vërteta, është një poemë artistike, ose një fjalë urtësie e Krijuesit të Gjithëlavdishëm, të cilën e paraqet Krijuesi përpara shikimeve të engjëjve, të xhindeve, të njerëzve dhe të kafshëve, duke i ftuar ata që ta studiojnë atë. Domethënë, është një objekt për t’u shqyrtuar e për t’u nxjerrë si mësim nga çdo qënie e vetëdijshme që e shikon atë.
Kategoria e tretë e qëllimit të ekzistencës dhe e objektivit të krijesës lidhet me shpirtin e vetë asaj gjëje, si ndjeshmëria e kënaqësisë dhe e gëzimit, kalimi i jetës dhe qëndrueshmëria në të me të gjitha rehatitë.
Për shembull, në qoftë se ne marrim në konsideratë qëllimin e një shërbëtori të ngarkuar me detyrën e drejtimit të ndonjë anije të madhe mbretërore, ne shikojmë se vetëm një e qindta e atij qëllimi lidhet me vetë timonierin, domethënë, me rrogën e vogël që ai merr; ndërsa nëntëdhjetë e nëntë përqind të rezultateve të anijes lidhen me mbretin i Cili e ka në pronësi anijen.
Kështu, në qoftë se qëllimi i orientuar për tek vetë gjëja e tek dynjaja është një, qëllimet që orientohen tek Krijuesi i asaj gjëje janë nëntëdhjetë e nëntë. Në dritën e kësaj shumësie qëllimesh, ne tani mund të shpjegojmë përputhjen dhe pajtueshmërinë absolute midis Urtësisë Hyjnore dhe ekonomisë nga njëra anë, dhe midis Dorëgjërësisë e Bujarisë Hyjnore dhe sidomos dorëgjërësisë, nga ana tjetër, të cilat duken si dy të kundërta e kontradiktore. Në qëllimet më vete të gjërave, Dorëgjërësia dhe Bujaria mbisundojnë, dhe Emri El-Xhevad, Gjithëbujari, shfaqet. Nga këndvështrimi i qëllimit të veçantë, frutat dhe kokrrat, në të vërtetë, janë përtej llogaritjes dhe ato demonstrojnë një Bujari të pafundme. Por, në qëllimet e përgjithshme, Urtësia mbisundon dhe Emri El-Hakimu, i Gjithurti, shfaqet. Megjithatë qëllime të shumta ka një pemë, secila nga frutat e saj i përmban ato qëllime të shumta, dhe ato mund të ndahen në tre kategoritë që ne i përmendëm. Qëllimet e tyre të përgjithshme demonstrojnë një urtësi të pafund e një ekonomi të pakufishme. Urtësia e pafund bashkohet me Bujarinë absolute të cilat duken si dy të kundërta.
Për shembull: Njëri nga qëllimet për ngritjen e një ushtrie është ruajtja e qetësisë dhe e rendit; në qoftë se do ta shihje ushtrinë nga ky këndvështrim, do të vëreje se aty ka një numër më të madh se ai që është i mjaftueshëm. Ndërsa në qoftë se ne e shikojmë ushtrinë duke marrë në konsideratë edhe qëllimet e tjera, si ruajtjen e kufijve kombëtarë, zmbrapsjen e armikut e të tjera, aty ne do të shikojmë se numri është pothuajse tek limiti i kërkuar. Atëherë masa e saj do të jetë në ekuilibër perfekt me urtësinë e plotë. Kështu “Urtësia” e shtetit do të bashkohej me madhështinë e tij. Dhe në këtë rast, mund të thuhet se ushtria nuk ka më shumë trupa se sa limiti i kërkuar... - ↑ Shënim: Po, është e përshtatshme që frutat, lulet dhe gjethet në majat e në degët e një peme, të cilat vijnë nga thesaret e furnizimeve të siguruara prej Mëshirës Hyjnore, të largohen kur ato vjetërrohen dhe kur detyrat e tyre janë në fund. Ndryshe porta do të mbetej e mbyllur për ato që vijnë pas tyre, dhe do të ngrihej një pengesë kundër shtrirjes së Mëshirës së All-llahut (xhel-le sha’nuhu) dhe kundër shërbimeve për t’u kryer nga vëllezërit e tyre (domethënë nga anëtarët e tjerë të species). Për më tepër, me kalimin e rinisë ato bëhen të mjera e të turbulluara keq.
Gjithashtu, pranvera është si një pemë frytdhënëse që, me radhë, është një tregues i Fushës së Ringjalljes. E ngjashme me këtë, bota e njeriut, në çdo shekull, është një pemë frytdhënëse me urtësi, e cila të fton për shqyrtim e për të nxjerrë mësime dhe bota në tërësi, është si një pemë e çuditshme frutat e të cilës dërgohen në tregun e Botës së Përtejme. - ↑ Shënim: Shiko tek shënimi i Aspektit të Shtatë.
- ↑ Shënim: Po, e Shkuara, e shtrirë nga koha e tanishme deri tek fillimi i krijimit, është mbushur plot ndodhi e ngjarje. Çdo ditë, çdo vit, e çdo shekull që erdhi në ekzistencë është si një rresht, si një faqe, e si një libër i shkruar nga Pena e Paracaktimit; Dora e Fuqisë së All-llahut (xhel-le sha’nhu) ka skalitur atje Shenjat e Tij të mrekullueshme me Urtësinë dhe me Rregullin më të madh. E ngjashme me këtë, e Ardhmja, që shtrihet që nga koha e tanishme deri në Ditën e Ringjalljes, deri në Xhennet, e deri në përjetësi, është tërësisht brenda mundësive. Domethënë: Ashtu si e Shkuara që përbëhej nga ngjarje të shumta që ndodhën me të vërtetë, po kështu e Ardhmja përbëhet nga ndodhi të mundshme që mund të ndodhin me të vërtetë.
Tani, në qoftë se këto dy zinxhirë të kohës do të krahasoheshin me njëri-tjetrin, kuptohet se ashtu siç krijoi Ai të djeshmen së bashku me ekzistencat e saja, po ashtu, nuk ka dyshim nga asnjë aspekt, se Ai është i aftë të krijojë të nesërmen me të gjitha ekzistencat e saja. Gjithashtu këto krijesa të jashtëzakonshme të kohës së shkuar, e cila është fushë çudirash, janë mrekullitë e Një të Gjithëfuqishmi të Gjithëlavdishëm. Ato dëshmojnë në mënyrë vendimtare se i Plotëfuqishmi i Vetëm është i aftë të krijojë të gjithë të Ardhmen dhe ndodhitë e saja të mundshme, dhe të shfaqë në të të gjitha çudirat e mrekullitë e saj.
Po, ashtu si Ai i Cili krijon një mollë të vetme, sigurisht është i aftë t’i krijojë të gjitha mollat në botë, madje edhe ta sjellë në ekzistencë pranverën e madhe, sepse Ai i Cili nuk mund ta krijojë pranverën nuk mund ta krijojë mollën, pasi ajo mollë prodhohet në atë punishte, dhe kush mundet të krijojë një mollë të vetme, atëherë, Ai është i aftë të krijojë pranverën, pasi çdo mollë është një shembull i zvogëluar i një peme, madje i një kopshti, ose shembull në miniaturë e gjithësisë. Bërthama e mollës që mban brenda vetvetes historinë e jetës së pemës së saj, nga pikëpamja e mjeshtërisë artistike, është një mrekulli e tillë, saqë Ai i Cili e krijon atë kështu, nuk është i paaftë dhe nuk i mungon absolutisht asgjë.
Kështu, Ai i Cili krijon të sotmen, gjithashtu është i aftë të krijojë Ditën e Ringjalljes, dhe vetëm Ai i Cili krijon pranverën, është i aftë të krijojë ndodhitë e Ringjalljes. Ai që i shfaqi të gjitha botët e së shkuarës dhe i lidhi ato me shiritin e kohës, me të gjithë Urtësinë e Rregullin, pa dyshim Ai është i aftë të shfaqë botëra të tjera e t’i lidhë ato me shiritin e së Ardhmes e t’i shfaqë ato atje dhe do t’i shfaqë. Ne e kemi provuar në mënyrë të prerë në disa Fjalë dhe veçanërisht tek Fjala e Njëzet e Dy, se “Ai që nuk mundet të krijojë gjithçka, ai nuk mundet të krijojë as edhe një gjë të vetme, dhe Ai që krijon një gjë të vetme, ai mundet të krijojë gjithçka. Gjithashtu, në qoftë se krijimi i Gjithçkaje do t’i atribuohej një Krijuesi të vetëm, atëherë krijimi i të gjitha gjërave do të bëhej aq i lehtë, sa krijimi i një gjëje të vetme, dhe kështu vjen lehtësia. Ndërsa, në qoftë se, në të kundërtën, krijimi do t’u atribuohej shkaqeve të panumërta dhe shumësisë, atëherë krijimi i një gjëje të vetme do të bëhej aq i vështirë sa krijimi i gjithçkaje dhe një vështirësi e tillë do të ngrihej në shkallën e refuzimit e të pamundësisë... ” - ↑ Si rrënjet e pemëve dhe të barishteve
- ↑ Si gjethet dhe frutat.
- ↑ Kur’an, 30: 50
- ↑ Po, mohimi është një fyerje e përbuzje për të gjitha krijesat, pasi ai i akuzon ato për kotësi e pavlefshmëri, është një mohim i shfaqjes së Emrave të bukur Hyjnorë në pasqyrat e krijesave. Është një përgënjeshtrim i të gjitha krijesave pasi hedh poshtë dëshminë e krijesave për Emrat Hyjnorë. Ai i prish potencialet e mundësitë e njeriut deri në një shkallë të tillë saqë rrëmben prej tij fuqinë për të pranuar të mirën e për t’u reformuar. Gjithashtu, mosbesimi është një padrejtësi shumë e madhe, është një shkelje kundra të gjithë krijesave dhe ndaj të drejtave të Emrave të bukur Hyjnorë.
Kështu mbrojtja e atyre të drejtave dhe natyra e pandreqshme e shpirtit të mohuesit, bëjnë të domosdoshëm që mosbesimi duhet të jetë i pafalshëm. Verseti: اِنَّ الشِّرْكَ لَظُلْمٌ عَظِيمٌ “T’i përshkruash ortakë All-llahut është padrejtësia më e madhe.” (Kur’an, 31: 13) e shpreh këtë kuptim. - ↑ Ndodhen dy lloje drejtësie, njëri është pozitiv dhe tjetri negativ.
Lloji pozitiv është t’i japësh të drejtën e meritueshme atij që i takon. Kjo formë drejtësie ekziston gjithandej botës në formën më të qartë, sepse siç u provua te e Vërteta e tretë, se ajo çfarë kërkon çdo gjë dhe ajo çfarë është e domosdoshme për ekzistencën e vazhdimësinë e jetesës së saj, të cilën ajo gjë e kërkon nga Krijuesi i saj, me gjuhën e prirjes së saj të bashkëlindur, me gjuhën e nevojës natyrale, dhe me gjuhën e domosdoshmërisë së saj, ajo gjë i jepet asaj në përputhje me një balancë të veçantë dhe me një kriter të veçantë. Domethënë, kjo formë drejtësie është aq e sigurt sa vetë jeta e vetë ekzistenca.
Lloji i dytë i drejtësisë, negativja, qëndron në ndëshkimin e padrejtësive; ky lloj u jep keqbërësve hakun e tyre nëpërmjet shpagimit e dënimit. Ky tip drejtësie edhe në qoftë se nuk shfaqet plotësisht në këtë botë, mirëpo ndodhen shenja e tregues të panumërt që na lejojnë neve për ta kapur me intuitë e për ta perceptuar natyrën e vërtetë të saj. Për shembull, të gjitha goditjet qortuese dhe kamxhikët ndëshkimorë që u ranë popujve kundërshtarë, nga Adi e Themudi gjer tek popujt kryengritës të këtij shekullit tonë, sigurisht tregojnë se një drejtësi e lartë e sundon botën... - ↑ Në qoftë se thuhet: “Përse shembujt e tu përbëhen kryesisht nga lulet, farërat dhe frutat?..”
Përgjigjja jonë do të ishte se ato janë më të çuditshmet dhe më të hollat e mrekullive të fuqisë së All-llahut (xhel-le sha’nuhu). Për më tepër, meqenëse natyralistët, filozofët dhe njerëzit e çudhëzimit kanë qenë të pamundur që ta lexojnë shkrimin e hollë që është shkruar tek ato nga pena e Kaderit dhe e Fuqisë, ata u mbytën tek ato dhe ranë në moçalin e natyrës... - ↑ Kur’an, 16: 60
- ↑ Kur’an, 81: 1
- ↑ Kur’an, 22: 1
- ↑ Kur’an, 99: 1
- ↑ Kur’an, 82: 1
- ↑ Kur’an, 84: 1
- ↑ Kur’an, 78: 1
- ↑ Kur’an, 88: 1
- ↑ Kur’an, 30: 17-19
- ↑ Shënim: I gjithë ky stacion nuk është shkruajtur akoma.
- ↑ Shënim: Por, meqenëse çështja e jetës ka lidhje me ringjalljen, ajo është përfshirë këtu. Përveç kësaj, ajo përmban një aluzion të hollë e të thellë për shtyllën e besimit në Kaderin Hyjnor tek përfundimi i çështjes së jetës.
- ↑ Kur’an, 36: 29
- ↑ Kur’an, 16: 77
- ↑ Kur’an, 7: 172
- ↑ Kur’an, 16: 77
- ↑ Kur’an, 36: 78-79
- ↑ Kur’an, 36: 83
- ↑ Kur’an, 2: 117
- ↑ Kur’an, 36: 83
- ↑ Kur’an, 36: 83
- ↑ Kur’an, 81: 1
- ↑ Po mund të kuptohet nga ky krahasim se sa e lehtë është të bësh një pohim pozitiv dhe sa e vështirë është të bësh një mohim e refuzim. Në qoftë se për shembull dikush do të thonte, “ekziston diku në sipërfaqen e tokës një kopsht i mrekullueshëm që frutet e të cilit janë si kutia qumështi, dhe dikush tjetër do të thonte, jo, nuk ekziston një kopsht i tillë. I pari, pohuesi, duhet vetëm të tregojë vendin e atij kopshti ose të tregojë disa nga frutat e tij, me qëllim që të provojë me lehtësi pretendimin e tij. Ndërsa i dyti, mohuesi, në kontrast, duhet të kontrollojë e të tregojë të gjitha anët e globit tokësor me qëllim që të justifikojë mohimin e tij. Gjithashtu, dëshmia e dy dëshmitarëve të vërtetë do të ishte e mjaftueshme për të vërtetuar ekzistencën e Xhennetit, përveç qindra e mijëra treguesve, frutave dhe shenjave të demonstruara nga ata që e vërtetojnë ekzistencën e tij. Ata që e mohojnë atë duhet të kontrollojnë, të eksplorojnë e shqyrtojnë gjithësinë e pafundme dhe kohën e pafund përpara se ata të mund të provojnë mohimin e tyre, dhe atëherë të demonstrojnë mosekzistencën e Xhennetit. Prandaj, o vëllezërit e mi të moshuar, kuptojeni se sa i lartë është besimi në Botën e Përtejme...
Said Nursi