Shkopi i Musait
Me Emrin e Tij të Cilit i takon Lavdërimi
Ashtu siç kanë nevojë besimtarët dhe mësuesit e shkollave moderne, në këtë shekull të çuditshëm, për koleksionin “Shkopi i Musait” po ashtu dijetarët dhe hafizët e Kuranit Kerim kanë nevojë të madhe për koleksionin “Dhul Fikar”.
Sepse në trajtesën mbi mrekullitë e Kuranit, për shembull, shumë vërsete, të cilët patën qenë zbuluar para dyshimeve dhe kundërshtimeve, janë treguar se përmbajnë shkreptimat e mrekullisë dhe shumë pika të holla e të larta.
Në emrin e të gjithë studentëve të Risale-i Nurit.
Said Nursi
Me Emrin e Tij të Cilit i takon Lavdërimi
وَاِنْ مِنْ شَىْءٍ اِلاَّ يُسَبِّحُ بِحَمْدِهِ
“Dhe s’ka gjë që të mos e lëvdojë lartësinë e Tij”.
Paqja, mëshira dhe bekimet e Zotit qofshin mbi ju gjithmonë e përherë!
Aziz, sıddık kardeşlerim!
Duke parë se Risale-i Nuri ka nisur tashmë të shumëfishohet nëpërmjet makinës së shtypit dhe duke parë kthimin e studentëve dhe të mësuesve, të cilët lexojnë filozofinë moderne në shkolla, drejt Risale-i Nurit, duhet të shpjegohet e vërteta vijuese:
Ajo filozofi të cilën e sulmon Risale-i Nuri dhe që e godet fuqishëm është vetëm lloji i filozofisë së dëmshme dhe jo filozofinë në mënyrë absolute.
Sepse lloji i filozofisë dhe i urtësisë që i shërben jetës së shoqërisë njerëzore, moralit, Arritjeve humane, industrisë dhe përparimit, -ajo filozofi- është në harmoni dhe në pajtim me Kur’anin; madje një filozofi e tillë i shërben urtësisë së Kur’anit dhe nuk e kundërshton atë. Prandaj, Risale-i Nuri nuk e kundërshton dhe nuk konfrontohet me këtë llojë filozofie.
Sa për llojin tjetër të filozofisë, meqenëse ajo e shtyn njeriun në çudhëzim, në ateizëm dhe në moçalin e Natyrës, si dhe është shkaku i së keqes, i shthurjes, i pakujdesisë dhe i çudhëzimit; dhe meqenëse me çudirat e saj magjepse ajo kundërshton të vërtetat e mrekullueshme të Kuranit, Risale-i Nuri e sulmon dhe i jep asaj goditje me provat më të fuqishme në krahasimet e përfshira në shumicën e pjesëve të tij. Risale-i Nuri nuk sulmon filozofinë e dobishme dhe të orientuar drejt. Prandaj, antarët e shkollave laike, -sekulariste- mund ta përqafojnë -dhe duhet ta përqafojnë- Risale-i Nurin pa ngurim dhe pa kundërshtim.
Por në mënyrë krejtësisht të pakuptimtë dhe të padrejtë, hipokritët, shtiracakët e fshehtë po kthejnë një numër hoxhallarësh kundra Risale-i Nurit, vepër e cila është një pronë e vërtetë e hoxhallarëve dhe e njerëzve të medreseve -shkollave fetare-; dhe gjithashtu ata shfrytëzojnë edhe krenarinë diturore, egon, tek disa filozofë duke i bërë të dalin kundra Risale-i Nurit; Prandaj e shoh të përshtatshme përfshirjen e kësaj të vërtete, e kësaj pjese, në fillimin e secilit prej këtyre koleksioneve, “Shkopi i Musait” dhe “Dhul Fikar”.
Said Nursi
Me Emrin e Tij Të Cilit i Takon Lavdërimi
Shkreptima e Njëzet e Tetë dhe Rrezja e Tetë provuan me të njëjtin numër se imam Aliu (Zoti qoftë i kënaqur me të) dha njoftime për Risale-i Nurin pothuajse në mënyrë të qartë në veprën e tij Xhelxhelutije.
Gjithashtu në Xhelxhelutije, ai parashikoi trajtesën e fundit të Risale-i Nurit me rreshtat:
“Dhe nëpërmjet emrit të Shkopit të Musait errësira do të shpërndahet, do të largohet”.
Para dy vitesh, unë pandeha se trajtesa EL-Ajetul Kubra “(Shenja më e madhe”) ishte pjesa e fundit e Risale-i Nurit, por tani, qysh në 64 (1944 Pas Krishtit.) ajo u plotësua; dhe meqenëse rreshtat e lartëpërmendura parashikojnë një trajtesë që do të largonte errësirën, do të jepte dritë, dhe do të mohonte magjinë; dhe meqenëse pjesa e parë e këtij koleksioni, “Frutet e besimit” veproi si mbrojtja jonë në Gjykatë dhe shpërndau, largoi errësirën që kishte rënë mbi ne; dhe pjesa e dytë largoi errësirën e filozofisë, e cila kishte formuar një front kundra Risale-i Nurit, dhe e kishte detyruar grupin e ekspertëve të Ankarasë të nënshtrohej dhe ta vlerësonte atë; dhe meqenëse ndodhen shenja të shumta se ajo do të largonte errësirën e së ardhmes; dhe meqenëse ashtu si Shkopi i Musait a.s. që shkaktoi të vërshonin dymbëdhjetë burime dhe ishte mjeti i njëmbëdhjetë mrekullive, po ashtu koleksioni i tanishëm përbëhet nga njëmbëdhjetë Çështje dritëdhënëse të “Frutave të besimit” dhe njëmbëdhjetë prova të sigurta të “Provës elokuente”; - të gjitha këto më kanë dhënë bindjen se me rreshtat e lartëpërmendur Imam Aliu (Zoti qoftë i kënaqur me të) shikonte drejtëpërdrejtë tek ky koleksion i quajtur “Shkopi i Musait”, dhe se ai e parashikonte atë, e brohoriste dhe e lavdëronte.
Said Nursi
PJESA E PARË
DENİZLİ HAPSİNİN BİR MEYVESİ
Zındıka ve küfr-ü mutlaka karşı Risale-i Nur’un bir müdafaanamesidir. Ve bu hapsimizde hakiki müdafaanamemiz dahi budur. Çünkü yalnız buna çalışıyoruz.
Bu risale, Denizli Hapishanesinin bir meyvesi ve bir hatırası ve iki cuma gününün mahsulüdür.
Said Nursî
Meyve Risalesi
Asâ-yı Musa’dan İkinci Kısım
HÜCCETULLAHİ’L-BÂLİĞA RİSALESİ
On Bir Hüccet-i İmaniyedir
Bu risaleyi Ankara Ehl-i Vukufu çok takdir ettikleri gibi; bu defa da beraetimize ehemmiyetli bir sebep ve küfr-ü mutlakı kıran en keskin ve yüksek ve kuvvetli bir hüccet-i kātıa ve bürhan-ı bâhirdir.
Said Nursî
Birinci Hüccet-i İmâniye (Âyetü'l-Kübrâ)
İkinci Hüccet-i İmâniye (Otuz İkinci Söz'ün 1. Mevkıfı)
Üçüncü Hüccet-i İmâniye (Yirmi Üçüncü Lem'a)
Dördüncü Hüccet-i İmâniye (Otuzuncu Lem’a’nın İkinci Nüktesi)
Beşinci Hüccet-i İmâniye (Otuzuncu Lem’a’nın Üçüncü Nüktesi)
Altıncı Hüccet-i İmâniye (Onuncu Söz'ün Dokuzuncu Hakikati)
Yedinci Hüccet-i İmâniye (Otuz Üçüncü Mektup'un On Yedinci Penceresi)
Sekizinci Hüccet-i İmâniye (Münâcat)
Dokuzuncu Hüccet-i İmâniye (Dokuzuncu Şuâ'nın Mukaddime-i Haşiyesi)
Onuncu Hüccet-i İmâniye (Yirminci Mektup)
On Birinci Hüccet-i İmâniye (Yirmi İkinci Söz'ün Birinci Makamı)