Translations:Yirmi Üçüncü Lem'a/37/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden
    07.54, 27 Ekim 2024 tarihinde Said (mesaj | katkılar) tarafından oluşturulmuş 172545 numaralı sürüm ("'''Pamundësia e Dytë''' Trupi yt, o njeri, i ngjason një pallati të mahnitshëm që ka një mijë e një kube dhe tek çdo kube qëndrojnë të varur e pa mbështetje gurët. Madje, qënia jote është një mijë herë më e mrekullueshme se sa një pallat i tillë, sepse pallati i qënies tënde ripërtërihet vazhdimisht me rregull të plotë. Duke lënë mënjanë shpirtin tënd vërtetë të mrekullueshëm, zemrën dhe aftësitë e tjera të hol..." içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu)
    (fark) ← Önceki sürüm | Güncel sürüm (fark) | Sonraki sürüm → (fark)

    Pamundësia e Dytë

    Trupi yt, o njeri, i ngjason një pallati të mahnitshëm që ka një mijë e një kube dhe tek çdo kube qëndrojnë të varur e pa mbështetje gurët. Madje, qënia jote është një mijë herë më e mrekullueshme se sa një pallat i tillë, sepse pallati i qënies tënde ripërtërihet vazhdimisht me rregull të plotë. Duke lënë mënjanë shpirtin tënd vërtetë të mrekullueshëm, zemrën dhe aftësitë e tjera të holla shpirtërore, të cilat në vetvete janë mrekulli, dhe të merrnim në konsideratë e të shqyrtonim vetëm një gjymtyrë të vetme, cilado gjymtyrë qoftë prej gjymtyrëve të trupit tënd që secila i ngjason një banese me kube, një pjese me kube të pallatit. Ashtu si gurët e një kubeje, grimcat qëndrojnë së bashku në drejtpeshim të plotë dhe me rregull duke demonstruar se secila prej tyre është një ndërtesë e mrekullueshme, një vepër e jashtëzakonshme arti dhe në mrekulli e fuqisë Hyjnore, si për shembull „syri dhe gjuha‟.