Translations:Mustafa Hilmi'nin Mektubu/4/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden
    07.11, 31 Ekim 2024 tarihinde Said (mesaj | katkılar) tarafından oluşturulmuş 175034 numaralı sürüm ("Në shekullin e tanishëm, personaliteti kolektiv i Risale-i Nurit, emri i të cilit është Nur, Dritë, ka marrë manifestimin e dritës së Kuranit, diellit të përjetshëm të kësaj të vërtete. Si një dritëkërkues, Risale-i Nuri u drejtohet atyre, të cilët ashtu si lakuriqat e natës nuk dëshirojnë të dalin prej errësirës dhe duke fjetur në pakujdesi e kthejnë ditën e tyre në natë dhe nuk kuptojnë më tepër dhe më tej se sa sho..." içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu)
    (fark) ← Önceki sürüm | Güncel sürüm (fark) | Sonraki sürüm → (fark)

    Në shekullin e tanishëm, personaliteti kolektiv i Risale-i Nurit, emri i të cilit është Nur, Dritë, ka marrë manifestimin e dritës së Kuranit, diellit të përjetshëm të kësaj të vërtete.

    Si një dritëkërkues, Risale-i Nuri u drejtohet atyre, të cilët ashtu si lakuriqat e natës nuk dëshirojnë të dalin prej errësirës dhe duke fjetur në pakujdesi e kthejnë ditën e tyre në natë dhe nuk kuptojnë më tepër dhe më tej se sa shohin sytë e tyre, drejt të vërtetave të besimit; ai tregon rrugën e drejtë për të gjithë ata që nuk janë krejtësisht të verbër.

    Ai i godet me topuzin e tij prej drite kokat e mosbesimtarëve duke u thënë: “Ose flakini tutje aftësitë arsyetuese dhe bëhuni kafshë, ose i përdorni kokat tuaja dhe bëhuni qënie të vërteta humane!”