Translations:Yirmi Üçüncü Söz/219/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden
    22.03, 9 Ocak 2025 tarihinde Said (mesaj | katkılar) tarafından oluşturulmuş 202572 numaralı sürüm ("Në gjendje të dëshpëruar unë nxora kokën tek dritarja e trenit dhe hodha vështrimin përpara me qëllim që të mund të shihja fundin e tunelit. Ndërkohë pashë se në vendin e hyrjes së tunelit kishte shumë gropa. Njerëzit flakeshin në to nga një tren i gjatë. Në këtë moment pashë një gropë përballë meje. Në çdo anë të saj ndodhej nga një gur varri. Shikova me habi dhe vërejta se në atë gur varri ishte emri '''“Said”'..." içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu)
    (fark) ← Önceki sürüm | Güncel sürüm (fark) | Sonraki sürüm → (fark)

    Në gjendje të dëshpëruar unë nxora kokën tek dritarja e trenit dhe hodha vështrimin përpara me qëllim që të mund të shihja fundin e tunelit. Ndërkohë pashë se në vendin e hyrjes së tunelit kishte shumë gropa. Njerëzit flakeshin në to nga një tren i gjatë. Në këtë moment pashë një gropë përballë meje. Në çdo anë të saj ndodhej nga një gur varri. Shikova me habi dhe vërejta se në atë gur varri ishte emri “Said”, i shkruar me shkronja të mëdha. Atëherë me habi e frikë thirra: O bo bo! Sa keq! Ndërkohë, befas dëgjova zërin e burrit i cili më pat dhënë këshilla tek dera e hotelit.

    Ai tha: “A erdhe në vete?” Unë iu përgjigja: “Po, por është shumë vonë tani, dhe nuk më ka mbetur më fuqi...” Atëherë ai tha: “Pendohu dhe mbështetu tek Zoti.” Unë iu përgjigja pozitivisht!